Alban Daci
Te menjehershme qene vleresimet pozitive
te nderkombetareve per zgjedhjet duke i cilesuar ato si shume te mira. E vetmja
force politike e cila akoma pa u mbyllur procesi zgjedhor qe i cilesoi ato si jo demokratike dhe me probleme
serioze duke edhe mos i njohur ishte Aleanca Kuq e Zi.
Ndoshta ne fillim kjo mund te
jete dukur cmenduri edhe nga disa drejtues te Aleances Kuq e Zi. Isha pikerisht
une, me konsultime te drejteperdrejta me forumet e partise dhe me kryetarin z.
Spahiu qe vendosa te dilja ne nje deklarate per shtyp para KQZ per te denoncuar
manipulimin, vjedhjen dhe tjetersimin e votave te shqiptare.
Kete nuk e beri as vete
drejtuesit e PD, e ndoshta per shkak te shokut psikologjikisht qe kishin marre
nga bombardimi me informacione te bujshme se Opozita kishte fituar bindshem.
Madje, vete kryetari i PD, Berisha, ne deklaraten e tij per shtyp me te cilen
prezantoi edhe doreheqjen e tij nga funksionet drejtuese ne PD deklaroi se: ai
eshte vendim i sovranit dhe une e pranoi si tille.
Pa kaluar shume kohe dhe me
kthellimin e drejtuesve te PD, shpejte u kuptua se keto zgjedhje ishin si te gjitha
te tjerat e ndoshta edhe me te zeza. Edhe ne kete rast si ne te gjitha rastet e tjera
nuk kishin munguar rastet e vjedhjes, tjetersimit e manipulimit te votes permes
presionin fizik dhe manipulimit me para.
Shembulli i pare dhe real se keto
zgjedhje kishin problem te medha ishte Qarku Lezhe. Keto zgjedhje kane pasur probleme
te medha. Disa fenome ishin te njohura e
e te perseritura e disa te tjera ishin te reja. Se pari, ishte blerja dhe
shitja masive e votes kundrejt parave ne dore. Se dyti, fleta e votimit ishte
shume e madhe e per kete arsye nuk garantonte fshehtesine e votes, sepse
komisioneret e kuptonin per nga pozioni dhe ulja e kokes se votuesit se per ke
parti po votonte. Nuk ishte nje rastesi qe dy parti te reja si Aleanca Kuq e Zi
dhe Fryma Re Demokratike ishin te parafundit dhe te fundit. Votuesit e ketyre dy partive, sidomos ato te
AK ishin te shantazhuar gjithandej nga PS dhe nga forcat e tjera politike. Ata
te frikesuar nen vezhgimin e
komisionereve nuk paten guxim te votinin per AK.
Problem tjeter serioz ka qene
fakti perseri i madhesise se fletes se votimit dhe monitorit te numerimit.
Fleta ishte e madhe e monitori ishte krejt i paqarte. Keshtu vota eshte eshte
lexuar jo sic ka qene ne realitet, por si do te donin te ishte. Keshtu shume
vota te AK jane lexuar si vota te partive te tjera. Kjo behej mbi bazen e nje
marreveshje mbi numeruesit neper KZAZ.
Megjithate, mendoj se pas zgjimit
te PD, procesi zgjedhore ka marre nje rruge tjeter te ndryshme nga ata qe e kishin
konsideruar tashme nje process te mbyllur. Pas vendimit per hapjen e te gjitha
kutive te QV te Qarkut Lezhe e Shkoder, shume gjera te “pa lara” do te dalin ne
shesh e do te shihet si drita e syrit se si eshte vjedhur apo tjetersuar vota e
qytetareve.
Nuk duhet te harrojme faktin, se
shume vota ne kundershtim me ligjin jane blere kundrejt parave, para se te
hidheshin ne kuti, por kjo eshte nje histori tjeter qe kerkon analiza
antropologjike, psikologjike e sociale te shoqerise tone.
Megjithate tashme nje gje eshte e
sigurt se ne bashke me disa parti te tjera jemi ne Opozite dhe duhet te
perballemi mbi nje sistem qeverisje qe bazohet mbi blerjen e shitjen e votes. Vete
PD eshte perfshire ne nje process te gjate rinovimi per shkak te gares per
kryetarin e ri te kesaj force politike.
Gjithashtu, AK po analizon te
gjithe procesin e saj para dhe paszgjedhore dhe po tenton te ngreje nje
strategji te re per te bere nje opozite te forte. Ajo qe duhet te ndodh ne kete
realitet politike eshte qe Opozita duhet te bashkohet dhe parimi i ketij
bashkimi duhet te jene bindjet e Djathta te cilat ecin paralelisht edhe me
bindjet dhe idealet kombetare.
Dikur jam shprehur se AK eshte
nje parti me prirje te Djathta dhe kjo per vete faktin, se vetem partite e
Djathta bejne politike patriotike. E Majta si filozofi politike nderkombetar
nuk eshte e orientuar asnjehere drejt nacionalizmit apo patriotizimit liberal.
E Djatha shqiptare qe sot
identifikohet me vete Opoziten duhet te ribashkohet per te sjelle nje filozofi
krejt te re politike e cila mbeshtetet tek nje konkurrence e lire e tregut, por
pa harruar mireqenien sociale.
Aleanca Kuq e Zi eshte e gatshme
te bashkepunoje me cdo force opozitare qe mbeshtetet ne vlerat e patriotizmit
liberal dhe te mireqenies sociale. AK nuk ben dallime me asnje force politike
duke perfshire edhe PD pasi te kete nje kryetari te ri te legjitimuar nga
forumet e larta drejtuese.
Nje front i perbashket opozitar do ta
shpetonte Shqiperine nga arroganca politike dhe do t’i ofronte asaj nje mundesi
me te mire per nje te ardhme me te respektuar.