Historia ka treguar se kur PD-istat dhe PS-istat mbeten te pakenaqur nga partia e tyre, ose nga lideri suprem i partise ne menyre idhnake e te deshperuar largohen dhe zakonishte krijojne parti te ngjashme me partine meme. Olldashi u mund edhe keqas biles ne betejen per kryetar te PD. Aq e dhimbshme ishte humbja sa e shprehu me plote vrere ne nje konference per shtyp menjehere pas rezultatit te humbjes. Edhe pse nuk pati guxim ta shprehte pakenaqesine e tij kunder liderit historik, Berishes, konteksti u kuptua se ishte per te. Megjithate, me nje rezultate aq te thelle humbje, Olldashi nuk ka pse te merzitet, thjeshte duhet te bindet se Basha pelqehet shume me shume nga baza se sa ai. Olldashi njihet per karakter te veshtire dhe vitet e fundit fale edhe mbeshtetjes pikerisht te liderit historik, Berisha, eshte mesuar vetem me fitore dhe kjo gje e veshtireson poziten e tij psikologjike. Gjithashtu, a do ja fale Berisha akuzat qe Olldashi pati guximin t'i ngrinte kunder tij per gjithe procesin e gares per ta "zevendesuar"? Po edhe nese Berisha ja fale, a do te arrije t'ia fale vetes kete humbje Olldashi? A do te gjeje forcen te vazhdoje te marre pjese ne mbledhjet e Kryesise, ku ai nuk mundi te behet Kryetar? Apo mos valle do te largohet si i idhnuar nga partia e tije? Nese do e bej ate gje, a do te beje nje parti te re sic kane bere te tjeret apo do te bashkohet me Topin? Gjithcka mund te ndodh! Le te presim se cfare mund te ndodh. Nje gje dihet se tashme kryetari i zgjedhur eshte Basha dhe ka shume pune per te bere.