Thursday, July 25, 2013

Levizja “Mosha Lirise”




Levizja “Mosha Lirise”

Shqiperia ka pasur gjithmone dhe ka nje brez te rinjsh qe perbejne shumicen e popullsise, por qe gjithmone jane manipuluar, kontrolluar, limituar dhe censuruar nga me te vjetrit qe kane trasheguar dhe mbajtur me cdo kusht cdo zone influence apo forme e mekanizmi pushteti.

Shqiperia ka pasur dhe ka nje brez te rinjsh qe jane te motivuar, te pergatitur dhe te gatshem te japin kontribute te medha, por qe per fat te keq vazhdojne te jene nen nje trysni shtypje totale qe nuk i lejon as te marrin fryme dhe jo me te marrin iniciativa apo situate ne dore.

Levizja “Mosha Lirise” ka per qellim te ngreje ne pahe vlerat e te rinjve dhe t’u krijoi hapesira te mundshme qe ato nga aktore te kthehen ne autore, nga spektaktore ne lojtare, nga nje fasade ne shtylla reale e te forta per te krijuar model te ri politik, mendesi te re filozofike politike, koncept te ri sociale e pse jo edhe sisteme te reja te zhvillimit ekonomik.

Levizja “Mosha Lirise” eshte gjitheperfshirese per nje grup moshe nga 16-45 vjec. Shqiperia eshte vendi me moshen me te re, por ne te njejten kohe kjo moshe eshte per fat te keq edhe me e fjetura ne proceset e rendesishme te vendimarrjes.

Levizja “Mosha Lirise” ka per qellim te zgjoje nga gjumi moshen me vitale te vendit dhe t’i ofroje asaj lirine e munguar dhe te censuar nga te vjetrit.

Levizja “Mosha Lirise” quhet e tille se ka per qellim t’u dhuroje te rinjve lirine e munguar dhe ne te njejten kohe ta mbroje Lirine ne cdo lloje forme qe ajo shfaqet dhe per cdo lloje brezi qe ajo gjendet. Liria eshte vlera me e larte e nje shoqerie demokratike.

Levizja “Mosha Lirise” do te jete promovuesja kryesore e lirise ne vend duke krijuar nje periudhe te re sociale te mbushu me Liri.

Levizja “Mosha Lirise” ne formen e vet klasike nuk konsiderohet levizje politike, por a priori ka vetem qellime politike, sepse politika eshte nje nder format me klasike qe ne shekuj e ka promovuar apo censuruar Lirine.

Levizja “Mosha Lirise” permes promovimit e mbrojtjes se Lirise ka objektiv mbrojtjen dhe promovimin e Lirise se shqiptareve kudo qe ndodhen.

Levizja "Mosha Lirise" si nje levizje bashkohore, do te perdore te gjitha mjetet, procedurat, inciativat dhe format legjitime per te realizuar objektivin e saj final qe eshte promovimi dhe mbrotja e Lirise.

Sqarim: presim interesin e te gjithe te rinjve, mendimet dhe opinionet e tyre per hapat e tjera qe kane te bejne me strukturimin, programin dhe funksionim.

Grupi iniciatore
Kryetar grupi
Alban Daci
kontakt: albandaci@gmail.com