Rama me shume mundim, por me sukses cdo dite po gjene nje arsye per te dale para mediave. Ndoshta i duket sikur qytetaret po e ngaterrojne me Berishen, i cili del ne publik gjate mbledhjeve te Keshillit te Ministrave.
Me thene te drejten kete here sikur kemi probleme me termat,
"Kryeminister ne Detyre" e "Kryemininster i Zgjedhur". Me pak fjale nuk po e marrim veshte se kush eshte
realishte Kryeministri i shqiptareve. Sipas Kushtetutes, persa kohe Edi Rama
nuk ka marre mandatin per te krijuar "Qeverine Re" e persa kohe nuk eshte votuar
ne Parlamente dhe nuk eshte dekreduar nga Presidenti i Republikes, thjeshte
konsiderohet kryetari i "Mazhorances Re", dhe sigurisht edhe kryetar i PS.
Le te analozojme strukturen e Qeverise te
prezantuar nga Rama. Se pari, kjo strukture nuk ka asgje te re nga strukturat
klasike qeveritare te njohura deri me sot. Perkundrazi, ka bere hapa mbrapa.
Qeverite e vendeve demokratike vitet e fundit jane te prirura per te bere
shkurtime ne buxhet si dhe ne numer postesh. Rama, duke pasur parasysh se LSI,
ka fituar shume mandate dhe sipas teorise qe kjo e fundit ka per pushtetin,
atehere ajo ka kerkuar shume ministri.
Numri ekzistues i ministrive ishte i
pamjaftueshem per PS dhe jo me edhe per LSI. Ne keto rrethaha Edi Rama, gjeti
zgjidhjen klasike duke shtuar numrin e ministrive. A ka qene i domosdoshem per
nje eficence me te mire shtimi i numrit te ministrive? Une, mendoj se jo, sepse
ne nuk kemi pasur nje mirefunksionim te ministrive ekzistuese. Pastaj, ne
kushte te bilancit shtetero, nje shtim i tille do te thote ashtu sic ka
shkruar me te drejte Berisha, nje rritje rreth 30% te shpenzimeve te Qeverise,
qe bien mbi kurrizin e qytetareve.
Ajo per cfare ka nevoje nje qeverisje e re
eshte nevoja per nje mentalitet te ri, qe lidhet qe me rekrutimin e punonjesve
te ri civil, me respektimin e qytetareve, me kulturen institucionale si dhe me
deshiren per te pasur transparence. Gjithashtu, cdo ministri duhet te kete nje
objektiv afatmesem dhe afatgjate. Kete nuk e degjova nga Rama. Nga Rama degjova
vetem nje gje:"Pushtet per te gjithe".
Shqiperia ka probleme serioze ne lidhje me
krizen ekonomike qe e ka pllakosur ate si dhe vendet e tjera te Europes. Per
kete arsye ceshtja kryesore e Qeverise Re, duhe te jete se cfare modeli
ekonomik duhet te zgjedh. Per te bere te mundur kete duhet te ngreje
institucione te zhvillimit ekonomik, ose institucione te tjera qe jane te
orientuar per rritjen e ekonomise kombetare. Shume teori ekonomike dhe
institucionale krahasojne rritjen e PIL (Prodhimi te Brendshem Lord) me
mireqenien ekonomike. Duhet te sqarojme se edhe si statistike PIL i Shqiperise
nuk tregon rritje te kenaqshme te ekonomise vitet e fundit.
Megjithate, po te kemi parasysh fjalimin e
famshem te Robert Kennedy te bere me 18 mars 1968 ne Universitetin e Kansas mbi
PIL amerikan deshmon nje gje shume te rendesishme qe teorite ekonomike klasike
deri ne ate kohe nuk e kishin analizuar. Robert Kennedy thoshte edhe pse SHBA
kane njohur nje rritje prej miliarda dollaresh te PIL ne vitetet e fundit, kjo
nuk deshmon rritjen e mireqenies per qytetaret amerikan. Ai e vinte theksin tek dhuna ne rritje ne
shoqerine amerikane, tek sherbimi ambulator. Ai thoshte se suksesi i vendit nuk
matet me te dhenat e PIL, me publicitetet e cigareve, me ndotjen e ajrit dhe te
ambulancave per te hequr kufomat qe mbushit rruget ne fundjave. Rritja e PIL
nuk parashikon soliditetin e vlerave familjare.
Edhe pse kane kaluar shume vite nga fjalimi i cili
ishte edhe ndoshta i parafundit per Robert Kennedy, asgje nuk kane ndryushuar
me realitetin e sote. Sot ne Shqiperi kemi te njejtin realitet si ne kohet e
Kennedy. Kemi ambulancen qe nuk te vjen me ardhur me te sjellje ndihmen e
shpejte. Vetem pak dite me pare patem rastin e Durresit. Kemi gazetat dhe
shtypin, i cili e nis diten me kronikat e zeza, duke i bere ne kete forme
reklame dhunes me te cilet jane te detyruar te ushqehen femijet. Sot, kemi nje
numer te madh te akteve te vetvrasjeve…kemi nje numer te madh te divorceve…
Pyetja me e rendesishme per Qeverine Re eshte
se: cfare do te bej me keto fenomene negative? Para se te shtoje numrin e
ministrive per te kenaqur rrethin qe e rrethon, ajo duhet te filloje te mendoje
seriozisht per te ngritur ato qe quhen institucione informale. Kjo mund te
arrihet mbi te gjitha duke stimuluar vleren intelektuale, te dijes dhe duke
krijuar fonde apo hapesira konkrete per iniciativa te shendosha sociale. Sot
per sot kemi nje Akademi Shkencash inekzistence dhe qe ne shumicen e rasteve
eshte e lidhur ngushte me pushtetin.
Megjithate, nuk mjaftojne vetem institucionet
informale, por ndoshta edhe me te rendesishem jane edhe institucione formale.
Pra, duhet te krijohen rregulla, ligje te cilat do te bejne nje rilidhje te re
mes institucioneve formale dhe struktures politiko-ekonomike. Baze e kesaj
lidhje te re duhet te jene rishpendarja e te ardhurave, nje sistem juridik i
shendoshe dhe ajo qe njihet ne literature governance.
Shqiperia le shume per te deshiruar persa u
perket institucione te zhvillimit ekonomik. Se pari, nuk kemi te qarte se cfare
forme do te kete dualiste, si ne kuptimin gjeografik ashtu edhe ne kuadrin e
kompetencave, apo moniste. Se dyti, deri me sot kam pare nje role shume te vaket
te institucioneve formale ne promovimin e institucioneve te zhvillimit ekonomik.
Kjo ka bere qe sot, Shqiperia, te mos kete nje model konkret zhvillimi. Kjo
eshte alfa e nisjes se nje pune te mbare.
Une, kam dyshimet e mia se kjo Qeveri do te
arrije te beje keto hapa, duke pasur parasysh, se ajo ka nje mungese te theksuar
te burimeve njerezore qe do te ishin ne gjendje jo vetem t’i ideonin, por edhe
t’i realizonin. John Kennedy beri ne ate kohe gjene me te mire, qe mbeti nje
shembull per te gjithe te tjeret pas tij. Krijoi eliten e trurit, duke mbledhur
rreth vetes njerezit me te zote. Per te realizuar kete ai nuk perdorin kriteret
politike te ndarjes se tortes se pushteti. Rama, nuk mund ta beje kurre kete
gje per sa kohe eshte peng i marreveshje poitike e cila pervec se mund te
sjellej destabilitet te governance, nuk ofron asgje tjeter pozitive.