Alban Daci
Ky reagim vjen per nje shkrim qe kjo gazete ka botuar sot ne hapesiren e
saj me titull “Rishfaqet Kreshnik Spahiu dhe deklaron: Kam dhjetë vjet që
agjëroj”. Se pari nje sqarim per Gazeten Tema, drejtuesit e saj e per te gjithe
ata qe jane ne merak se ku ndodhet Kreshnik Spahiu? Ju themi te gjitheve se
Kreshnik Spahiu eshte i pranishem mes shqiptareve dhe kuqezinjeve.
Ai nuk ka pse te zhduket se nuk ka mbi supe as Gerdrecin, as 21 janarin,
as ‘97 apo ndonje tragjedi tjeter te popullit shqiptar. Nuk ka mbi supe as
turpin e shitjes apo te blerjes se territoreve.
Se pari, Gazeta Tema ka keqperodorur nje deklarate qe z. Spahiu ka dhene
permes nje telefenonate per Gazeten Shqiptare i pyetur nese agjeronte meqe
ishte Muaj i Shenjte. Ai eshte pergjigjur duke thene te verteten se: “Agjeron
prej 10 vitesh”.
Pra, nuk eshte e vertete ajo qe thote Gazeta Tema se Kreshnik Spahiu
rishfaqet, por kete radhe duke mos folur per politiken. Ai eshte pyetur per nje
pyetje qe nuk kishte te bente per politiken dhe pergjigjen e ka dhene po jo
politike.
Nuk e kuptoj c’te keqe ka qe nje person, qofte politikan, qofte avokat
apo mjek deklaron, se beson ne zot dhe eshte praktikues i besimit te tij. Kjo
nuk do te perbente asnjelloje problemi ne cdo vend te botes, pervec Gazetes
Tema, drejtuesi i te ciles ben pjese tek shumica e atyre personave qe kane
shkaterruar tashme cdo lloj vlere pozitive njerezore ne kete vend.
Po sikur te mos mjaftonte kjo, kishte nje lum te “natyrshem” komentesh
poshte shkrimit te publikuar tek Gazeta Tema, qe z. Spahiu na e cilesonin
ekstremist, fanatik, taleban etj. Pse ka kaq shume injorance ne shoqerine tone?
Po pse Bush qe beson ne Bibel dhe betohet ne Bibil duhet te konsiderohet i prapambetur.
Pse gjithe ato profesor shkencash te nivelit te larte boteror qe besojne ne
Kuran duhet te konsiderohen te prapambetur dhe fanatik?
Besimi eshte ceshtje personale e cdo personi dhe nuk duhet as te
komentohet e as t’i prish pune askujt. Kete reagim e bej me shume ne planin
personal duke pasur rastin se me z. Spahiu kam bashkepunuar nga afer dhe e njoh
me mire se sa ata qe shkruajne larte e poshte si tellall te politikes me
qellimin per ta baltosur.