Alban Daci
Kush eshte ky Prirro Dhima, nje grek i shtirur, i lindur dhe i rritur ne Shqiperi, i cili thote se asnje shqiptare pa letra nuk duhet te qase ne sistemin shendetesor grek. More palaco,ne cdo rast apo rrethane si nuk e kupton se jeta eshte baza e te drejtave te njeriu. Cdo person qe ka nevoje per ndihme pavaresishte statusit qe gezon duhet te ndihmohet. Harron ky Dhima se greket mjekohen fale zemergjeresise se gjermaneve, francezeve, italianeve e spanjolleve qe nga taksat e tyre ndihmojne greket duke u dhene ndihma me miliarda euro. Italia ka mijera emigrante e refugjate, po ashtu edhe Spanja dhe i ofrojne ndihme mjekesore cdo personi qe ka nevoje pavaresishte statusit, ngjyres se lekures apo besimit fetare. Ne Spanje ka reaguar dhe kane dhene doreheqje qindra mjeke derisa vete Qeveria u terhoq nga nje qendrim i tij absurd. Biles mjeket duke e justifikuar edhe vete profesionin e tyre se ka per qellim te mbroje jeten moren nje iniciative ne internet duke dhene deklarata me web se nuk do te zbatonin vendimin e Qeverise dhe se e konsideronin jo vetem te padrejte, por edhe jo human. Te njejten gje kane bere edhe mjeket italiane, te cilet kurre nuk i kane zbatuar vendimet e Qeverise se tyre per te mos kuruar klandestinet. E nuk ka si te ndodh ndryshe, sepse vete konventat e Gjeneves, parashikojne edhe ne rastet ekstreme te luftes se ne momentin, kur nje person paraqitet i lenduar, i paarmatosur dhe kerkon ndihme mjekesore, atij duhet t'i jepet nje ndihme e tille. Le te kthehemi ne Greqi, ky shtet edhe pse pjese e BE, vazhdimishte ka pasur probleme serioze me korrupsionin dhe me shperdorimin e fondeve publike. Nuk duhet te harrojme se Greqia shume here, per shkak te semundjes se vjeter te megalo idea, ose te imperializmit ka harxhur fonde publike dhe te BE, apo ndihma te SHBA per interesa puro shoviniste e imperialiste. Nuk duhet te harrojme se shuma e parareve qe jane dhene si kontribute apo pensione per te gjithe qytetaret shqiptaret e Jugut qe do te deklaroheshin me origjine greke, ka qene pjese e kontributeve te shqiptareve qe kane punuar, fonde te BE, te SHBA, etj.
Pra, greqia leket e Botes dhe te vete grekeve i ka shpenzuar per semundje te vjetra imperialiste. Gjithashtu, duhet te analizojme nje tjeter te dhene te rendesishme qe palaco Dhima kerkon te mohoje, ka me shume se 20 vjet qe mijera shqiptare kane punuar si skllever ne Greqi dhe nuk gezojne asnje lloj te drejte pensioni edhe pse kane derdhur kontribute te rendesishme shendetesore. Pra, shqiptaret nuk kane mundesi te marrin as hakun e punes se tyre, sepse jetojne ne nje shtet raciste, te korruptuar dhe me ide te semura imperialiste.