Alban Daci
Konflikti mes izralianeve
dhe palestinezeve eshte nder me te disktuarit ne aktualitetin tone. Edhe pse
bota, akoma edhe sot, eshte e mbushur me konflikte dhe luftera, disa prej te
cilave jane edhe me te gjakosura, megjithate konflikti i Lindjes se Mesme (mes
palestinezeve dhe izralianeve) ze vendin me te rendesishem ne televizionet,
gazetat, webet dhe radiot boterore. Kjo, sepse sipas opinioneve te shumices, me
kete konflikt jane te lidhur drejtperdrejte ose jo shume ceshtje te tjera qe
bejne pjese ne lojen e shahut te Lindjes se Mesme te cilat influencojne mbi
sigurine dhe vendimet e vendeve te tjera e te Perendimit dhe te Azise.
Konflikti arabo-izralian
e ndan tashme prej kohesh opionin publik boteror: mes atyre qe jane ne favor te
arsyetimit isralian dhe atyre qe jane ne favor te arsyetimit palestinez. Keto
opione shpesh jane te lidhura me ideologji dhe interesa te caktuara te
interesave qe jane ne loje. Nuk mungojne rastet e opinioneve negative mbi
ceshtjen te cilat ne shumicen e rasteve lidhen me projektimit e gjeopolitikes
rajonale ose te rastet e tjera si pasoje e mungeses se thelle te njohjes per
ceshtjen ose te fakteve.
Ne histori ndodh shpesh
qe faktet e verteta me vullnet ose jo shtremberohen sipas qejfeve ose nuk
mungojne edhe tentativat per t’i falsifikuar krejtesishte ato.
Megjithate, kjo ceshtje
meriton te trajtohet mbi fakte konkrete dhe te gjitha analizat e bera mbi kete
ceshtje duhet te jene te orientuara drejt nje zgjidhje paqesore mes dy popujve,
te cilat jane te pranishem ne ate territory qe nga koha e fillimit te
njerezimit. Kjo ceshtje duhet te kete nje zgjidhje afategjate dhe qe garanton
njehere e mire nje mirekuptim mes paleve. Zgjidhja e kesaj ceshtje do t’i jepte
shprese edhe pjeses tjeter te botes qe perms guximit dhe deshires per paqe e
mirkuptim mosmarreveshjet mund te shuhen per t’i lene hapesire bashkepunimit
reciprok.