Thursday, July 11, 2013

Per cfare do te mbahet mend Rama?


Alban Daci

Historia e Rames gjate kohes qe ishte kryetar i bashkise mbahet ne mendje per prishjen ndertimeve mbi Lane e ndertimin e komplekseve te reja me pllate banimi dhe qendra tregtare. 
Aksioni i menjehershen i Rames prej kryeministri nisi menjehere me prishjen e ndertimeve pa leje ne bregdet. Sic duket Rama ka fobi ndertesat e ndertuara nga te gjerat, te cilat ne shumicen e rasteve i prish me fadroma e ne ato raste, ku per shume arsye nuk i prish, ka deshire t'i lyej sipas qejfi te tij. 
Gjithashtu, Rama ka nje deshire te madhe per ndertime te reja qe mbajne firmen e tij. Rama eshte i vetedijshem per situaten ekonomike dhe politike ne vend, eshte i vetedijshem per sistemin e drejtesise qe ekziston. Ai eshte i vetedijshem se eshte peng i shume klaneve dhe i lobeve e per kete arsye ai nuk mund te bej asnje reforme institucionale qe te lere gjurmet e tij.
Ai eshte i bindur qe ne Shqiperi qofte edhe per pak kohe duhet te lere gjurme dhe e vetmja menyre eshte qe te prish ndertimet ne bregdet. Per cfare kujtohet Rama si kryetar bashkie? Per prishjen e ndertimeve pa leje mbi Lane dhe per permbytjen e shkaktuar nga hapja e portave te liqenit artificial. 
Rama eshte krejtesishti vetedijshem se korrupsionin nuk e lufton dot per shkak te Aleances politike qe ka bere si dhe per vete faktin e strategjise qe ka zgjedhur ne kandidaturat brenda partise. 
Reforma ekonomike po ashtu eshte i vetedijshem se nuk i realizon dot, per shkak te nje sistemi fiskal te gabuar dhe te vjedhjeve apo shitjeve te burimeve kombetare. Atehere ai duhet te kujtohet per dicka dhe ka zgjedhur te kujtohet si njeriu qe prishi ca ndertime pa leje ne bregdet dhe qe ndertoi shume komplekse dhe fshatra te tjera turistike, le te themi, sipas standardeve moderne te turizmit.