Sunday, June 30, 2013

Shqiptarët, të ardhmes i bën gjëmën


Alban Daci

Zgjedhjet u mbyllën! Disa qanë, disa të tjerë qeshën e disa të tjerë u zgërdhinë. A fituan shqiptarët në këto zgjedhje? Përgjigja sipas meje është jo! Ndoshta unë e ekzagjeroj, por flas i qetë, pa emocione dhe i pangarkuar me militantizëm. Shqiptarët nuk kanë fituar, por kanë humbur përmes shitjes së tyre. A është faji i shqiptarëve që u shitën për lekë, euro, apo miell? Disa thonë jo, sepse argumentojnë se, shqiptaret janë varfëruar aq shumë sa nuk dinë c’bëjnë. Është e ditur teoria se kur një vend është në mjerim nuk ka demokraci. Megjithatë lind pyetja: kur shqiptarët do të dalin nga mjerimi dhe të bëjnë demokracinë? Kjo është pyetja më e rëndësishme në këto momente, përtej festimeve të militantëve dhe të politikanëve të vjetër që tashmë janë të konsumuar. Shqiptarët e shitën votën, të ardhmen dhe dinjitetin për pak para. Shqitarët të vetmin mekanizëm që kishin në dorë për të bërë demokraci ishte vota, ato e shitën atë dhe bashkë me të edhe mundësinë për të qenë më të lirë dhe më të bashkuar.
Në këto zgjedhje nuk humbëm ne të rinjtë që zgjohëm kauzën kombëtare përmes Aleancës Kuq e Zi, por shqiptarët humbën mundësinë e përfaqësimit në Parlament nga djem e vajza të reja, të panjëllosur e me plot dëshirë për të punuar për këtë vend. Një grup politikanësh të vjetër e të dhjamosur me pasurinë tonë, me djersën e prindërve tanë na sulmuan, na blenë njerëzit e në fund donin të azgjesonin edhe politikisht.
Aleanca Kuq e Zi u ofroi shqiptarëve mundësinë për të votuar kauzën e bashkimit dhe cështjen shqiptare, por ato zgjodhën të shiten dhe të skllavërohen. Nëse sot Berisha është larguar, kjo është një fitore e madhe për të gjithë shqiptarët dhe kjo fitore i takon padyshim Aleancës Kuq e Zi e djemve e vajzave që e krijuan këtë frymë duke protestuar edhe dy herë në ditë, në shi, në vapë e në cdo cep të Shqipërisë. Por jam i sigurtë se ardhja e Metës me Ramën është një fatkeqësi reale për cdo shqiptarë.
Parlamenti i ri nuk do të jetë as KuqeZi e as i përfaqësuar drejt, por i mbushur me injorantë, njerëz imoral, hajdutë, greke e gjithëlloj që nuk e vrasin mendjen as për Shqipërinë e as për shqiptarët. Shqiptarët shumë shpejt do e kuptojnë se i kanë bërë gjëmën të ardhmes, unë jam i sigurt për këtë e do të jem dëshmitarë i kësaj.