Jemi dëshmitar se si autoritetet kufitare dhe doganore greke kthejnë në
pikat kufitare qindra e mijëra shtetas shqiptar pa asnjë lloj motivimi juridik.
Autoritetet greke jo vetëm i kthejnë padrejtësisht shtetasit shqiptarë, por
thuajse në të gjitha rastet dhunojnë në mënyrë arbitrare dhe të turpshme
pasaportën shqiptare, e cila është simbol shtetëror e kombëtar.
Me këto akte pala greke jo vetëm që shkel në mënyrë flagrante të gjitha
konventat ndërkombëtare për emigrantët, por dhe parimin e lëvizjes së lirë të
bazuar në Traktatin Schengen.
U bëjmë thirrje autoriteteve greke të mos guxojnë të dhunojnë pasaportën
shqiptare, sepse ajo përfaqëson simbolet tona kombëtare dhe do të marrim përgjigjen
e merituar nga 10 milion shqiptar.
Ne jemi mire sot këtu para Ambasadës Greke për të mbrojtur të drejtat e mijëra
emigrantëve shqiptarë që në këto 22 vite kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në
zhvillimin ekonomik të Greqisë.
Ne nuk do I lejojmë autoritet greke t’i trajtojmë emigrantët shqiptarë
sikur të ishin skllevër.
Gjithashtu denoncojmë hapur refuzimin e pasaportave shqiptare për shkak se
toponimet janë shkruar në shqip dhe jo në greqisht.
Argumentimi I palës greke është I padrejtë e në kundërshtim me vetë faktin
se sipas BE, diversiteti është vlerë e shtuar dhe garanton zhvillim.
Gjithashtu, me ardhjen e Qeverisë Kuq e ZI I garantojmë grekët se do I
trajtojmë ashtu siç na kanë trajtuar ata në këto 22 vite.
Do vendosim në zbatim parimin themelor e marrëdhënieve ndërkombëtare, atë të
reciprocitetit.