Tuesday, June 4, 2013

Tre valët e AK




Alban Daci

Vala e parë  është themelimi i AK. Shqipërisë po i cenohej hapur sovraniteti. Vazhdoji fushata famëkeqe nën moton e regjistrimit të popullsisë dhe fesë për të krijuar bindjen ashtu si në 1913 se në Shqipëri kush është ortodoks është serb dhe grek, kush është mysliman është turk e kush është katolik është italian. I vetmi që zbuloji  këtë gjëmë të madhe ishte Kreshnik Spahiu, nënkryetari i KLD në atë kohë, i cili denoncoji qindra raste të  kthimit të paligjshëm të kombësisë nga shqiptarë në greke. Z. Spahiu ju bashkëngjiten qindra patriotë e të rinj që vendosen të themelojnë Lëvizjen Aleanca Kuqezi. U quajt kështu, sepse Shqipëria kishte nevojë për një aleance mes shqiptarëve për të mbrojtur identitetin kombëtar. Ishte po kjo lëvizje me patriotët më të devotshëm që mbrojti edhe shitjen e platformës detare, e cila cenonte hapur e drejtpërdrejtë sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë.
Vala e dytë është kalimi nga Lëvizja e Aleanca Kuqezi na Partia Aleanca Kuqezi. Lëvizja Aleanca Kuqezi bëri programin e saj emergjentë prej dhjetë pikash për ta shpëtuar Shqipërinë nga tirania, shitja e territoreve, ndërrimi i kombësisë, zhvatja e pasurive kombëtare. Asnjëra nga ato pika emergjente nuk do të implimentoheshin nëse AK nuk kthehej në forcë politike dhe si e tillë nuk do të bënte betejë të fortë parlamentare. Pra, AK në filozofi mbetej Lëvizje Mbarëkombëtare, por në aspektin funksional u kthye në parti politike. Ajo filloj strukturimin e partisë me model origjinal demokratik, mbi idenë e grupit dhe komunitetit. Shpejt bëri jehonë modeli politik i AK duke ngjallur shpresë tek shqiptarët.
Vala e tretë është fitimi i zgjedhjeve të 23 qershorit dhe betimi i Kreshnik Spahiut si Kryeministri i vendit. AK do të jetë forca e parë në zgjedhje për disa arsye. Së pari krijoji identitetin e saj origjinal opozitar. Së dyti për hir të idealeve nuk pranoji të bënte pazare me partitë e vjetra, por vendosi të dalë e vetme ashtu siç lindi si forcë e vetme patriotike në vend. Shqiptarët janë ngopur me gënjeshtra dhe me premtime false të politikës së vjetër dhe për këtë arsye me në fund kanë një alternative reale e ndryshe që t'i besojnë e kjo është Aleanca Kuqezi.