Alban Daci
Aleanca Kuq e Zi u themelua nga djem e vajza të mrekullueshëm të cilët besojnë
thellësisht tek ideali patriotik dhe tek dashuria për vendin.
Aleanca Kuq e Zi u themelua më në krye nga lideri Kreshnik Spahiu, i cili
me formim të thellë patriotik dhe shqiptar beson realisht tek Shqipëria e
Bashkuar.
Ne të gjithë e krijuam Aleancën Kuq
e Zi dhe udhëtuam kudo, në çdo qytetet, mal e kudo ku ka shqiptarë që
ndjeheshin plotësisht kuq e zi.
Shumë sulme të padrejta u bënë kundrejt nesh, por nuk u ndalëm dhe nuk
reshtëm në rrugën tonë të drejtë. Kemi qëndruar me ditë të tëra pa gjumë, kemi
përballuar kërcënime, shantazhe, arrestime e ofendime nga njerëz që vetëm
dhimbje i kanë shkaktuar vendit tonë, por ne përsëri nuk u ndalëm.
Nesër është një ditë e madhe, dita e Kongresit të Aleancës Kuq e Zi. Jam i
sigurt se historia do të shkruaj jo vetëm për ditën e nesërme, por për të
gjitha ditët që i kemi veshur kuq e zi.
Nesër shqiptarët kanë mundësinë të marrin pjesë personalisht dhe të hyjnë në
historinë tonë kombëtare kuq e zi.
Nesër çdo shqiptar ka mundësi të marr pjesë dhe t’u dëshmojë brezave që
vijnë se edhe unë isha aty. Nesër është fillimi i një fitorje të madhe kuq e zi
që do të ndodh me datë 23 qershor.