Friday, May 24, 2013

Censura, turpi i politikës së vjetër


Alban Daci

Ajo që po ndodh në Shqipëri është e turpshme, antidemokratik dhe e frikshme. Pushteti i Berishës në bashkëpunimin me Klanin Rama po censurojnë Aleancën Kuq e Zi, të vetmen forcë politike në Shqipëri.
Kjo bën të ngrihen dy pikëpyetje të mëdha: A kemi një pusht-tet demokratik? A ka shpresa që Edi Rama të sjell demokracinë e munguar? Regjimi Berisha, dihet tashmë që vetëm demokratik nuk mund të konsiderohet, por kjo nuk duhet të na shqetësojë shumë se është në perëndim. Ndërsa Rama hiqet sikur do të sjellë tek shqiptarët demokracinë e munguar. Është krejt një fasade dhe mashtrim i radhës. Rama po ndjekë gjurmët e Berishës, sepse akoma pa ardhur në pushtet, përdor pusht-tetin kundër demokracisë. Ai përdor censurën, emblemën e diktaturës kundër Aleancës Kuq e Zi.
Çfarë po bën me këtë akt? Ai personalisht po tenton t'u mbyll derën mijëra të rinjve të mirëshkolluar që kanë aderuar tek AK dhe duan të kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Pra, Rama gjen guximin dhe arrogancën e tij prej një tirani për të sfiduar Rininë shqiptare, të vetmen energji të papërlyer dhe idealiste që ekziston në Shqipëri.
Një gjë duhet të ketë të sigurt Rama, se tentativa e tij për të na censuruar është totalisht e turpshme dhe e dështuar. Rinia shqiptare është plotësisht e vetëdijshme se mediat nuk janë të lira dhe bëjnë tellallin. Prandaj, kanë zgjedhur FB për të treguar forcën e mendimit dhe energjinë e një politike të re kombëtare të pasqyruar dhe përfaqësuar nga AK, e vetmja force politike patriotike në vend.
Historitë e Libisë, Irakut, Sirisë dëshmojnë se Rinia nuk mund të ndalet as nga censura e as nga frika. Rinia shqiptare e ka bere zgjedhjen e saj që është dërgimi në "shpi" i Berishës dhe Rama për tu mos bërë kurrë Kryeministër. Ka ardhur koha për një model tëri politik, krejtësisht rinor të pa korruptuar, idealiste dhe të guximshme.