Alban Daci
PS sulmon AK sikur kjo të ishte një gjëmë e vërtetë për të. A është AK një
problem i madh për PS? Normalisht që po. PS me ardhjen e Ramës në pushtet ka
pasur probleme të mëdha me ruajten e ideologjisë së saj si forcë e Majtë. Ardhja e Ramës tek PS u shoqërua me ardhjen e
biznesmenëve, të cilët diku me pasuri e diku me ndihmën e Ramës u infiltruan si
shushunja në strukturat e PS. Ardhja e
biznesmenëve tek PS e forcojë edhe një herë idenë, se me zemër janë Majtas dhe
parat i kanë Djathtas. Kjo nuk shënoi pak probleme në strukturat dhe imazhin e
PS, duke pasur parasysh se baza e PS ishin intelektualë, profesorë që kishin
mend dhe emër, por nuk kishin para. Këtu nis humbja e Ramës dhe shkatërrimi i
PS.
Qasja e dytë negative në PS ishte mënyra se si u krijua që në fillim lëvizja
Mjaft. Lëvizja Mjaft edhe sot për qytetarët nuk është e qartë se pse u krijua
dhe çfarë misioni kishte. Gjithashtu nuk u kuptua se pse kjo lëvizje u shndërruar
në G99 dhe si kjo u fundos në zgjedhje sikur të ishte një hiç. Ajo që mbetet një
mister është fakti, se si strukturat drejtuese të G99 u integruan në PS në mënyrë
krejt sekret, pa asnjë transparencë dhe vetëm me urdhrin e Ramës. Sot, çuditërisht
falë Ramës, profesorët e u larguan dhe PS drejtohet vetëm nga biznesmenët dhe
nga Mjaft-istët. A janë një garanci për fitore këto dy kategori? Unë, them se
jo! Këtë e them për disa arsye.
Së pari për faktin se nga largimi i profesorëve, PS ka humbur në tavolinë të
paktën 7 mandate. Së dyti ka humbur gjënë më të rëndësishme që duhet të ketë një
parti klasike si PS, ideologjinë dhe imazhin e saj si forcë e Majtë. Bashkë me
humbjen e këtij imazhi ka humbur edhe elektoratin e ndershëm socialistë me
formim puro të Majtë dhe me pasione nanoiste.
Një faktor i rëndësishëm që PS ka humbur elektoratin e saj është edhe marrëveshja
e Ramës me Metën. Nuk duhet të harrojmë faktin se socialistët qëndruan në
opozitë për tetë vjet edhe për shkak të Ilir Metës. Marrëveshje e Ramës me Metën,
tregon se Rama nuk hyn në zgjedhje me mentalitet fituesi. Rama e ka të vështirë
të mësojë tek fitorja, sepse ai e di se
si është katandisur PS për shkak të zgjedhjeve të tij.
Një problem tjetër i madh që Rama nuk po e shëron në akthin e tij politik është
hija e Nanos e cila i qëndron gjithmonë nga mbrapa dhe jo rrallë herë i prish edhe
gjumin. Nuk duhet të harrojmë faktin se largimi ose më saktë përjashtimi edhe i
Arben Malaj, i cili njihet si një figurë intelektuale, popullore dhe nanoiste,
do ja prish akoma edhe me shumë gjumin Ramës.
Nga këto që thamë, realisht PS e Ramës, sepse kështu meriton të quhet, ka
rrjedhje elektorati. Shumë socialistë të ndershëm, pas marrëveshjes Rama-Meta, e
kanë parë Aleancën Kuq e ZI si të vetmen
forcë patriotike dhe opozitare me Berishën. Pra, nuk është aspak i vërtetë
fakti, se Aleanca Kuq e Zi ka rrjedhje elektorati, sepse kjo e fundit nuk ka më
shumë se 1 vit e gjysmë si forcë politike dhe do të thotë se kjo është formuar
falë elektoratit të larguar nga PS, PD, nga të pavendosurit, patriotët dhe të
rinjtë që nuk janë përfshirë më parë në politikë.
Argument tjetër se rrjedhjet i ka PS dhe jo AK është edhe fakti se PS para
po merret seriozisht me ne, duke na shantazhuar dhe duke na censuruar ose
krijuar konspiracion në mediat e kontrolluar prej saj. Nëse PS nuk do të kishte
rrjedhje të elektoratit të saj dhe një ankth për një humbje të sigurt në 23
qershor, nuk do të nxirrte vetë Saimir Tahiri me telefon në dorë për telefonuar
aktivistët e AK.
Problemi i imazhit i PS nuk mbaron me kaq. Ajo është një forcë politike tashmë
me probleme ideologjike dhe me figura të konsumuara, të cilat edhe pse kanë mbi
23 vjet në politikë as që e kanë ndërmend të largohen. Ato duan të mbeten si
shushunja duke thithur gjakun e shqiptarëve. Kjo ka bërë që të ketë një përplasje
të madhe me Fressh dhe PS, ku Rama nuk preferoji këto të fundit t’i përfshinte
në listat e saj. Kjo është një ndarje
tjetër e madhe mes Ramës dhe Nanos. Nano të gjithë Fresshistat i
integroji në strukturat e larta të PS dhe sot ato po përjashtohen nga një Rama.
Jo vetëm kaq, por ky nuk dëshiron që të rinj të jetë pjesë e rëndësishme e
partisë dhe për këtë arsye vetë partia rrezikon të jetë e pamotivuar dhe të
konsiderohet e plakur.