Friday, May 10, 2013

Një kapitull duhet të mbyllet dhe një i ri duhet të hapet


Alban Daci, Kandidat për deputet

Europa është kontinenti me i vjetër, ku politika u aplikua për herë të parë në komunitet për të mirë e të gjithëve. Po ashtu Europa është kontinenti, ku politika u konsiderua edhe shkencë, ose me saktë mbretëresha e të gjitha shkencave. Megjithatë, e gjithë Europa dhe vetë Shqipëria kanë një problem dhe një dilemë të madhe. Po mbyllet një cikël me njerëz të vjetër dhe me mendësi të vjetra dhe janë kërkesa emergjente për një brez të ri, energjik dhe të reformuar.
Në gjithë Europën e duke përfshirë edhe Shqipëri, ka pushtetarë që u kanë mbijetuar disa periudhave, diku komuniste e tranzicioni, e diku  gjetkë të kapitalizmi të fortë dhe jo njerëzorë. Shqiptarët po përballen me fenomene të reja deri diku e të vështira po ashtu. Shqiptarët po përballen me Bashkimin Kombëtar, me procesin e lulëzuar të globalizimit dhe me procesin e rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës të integrimit.
Për këto arsyeje Shqipëria ka nevojë për brezin e ri që po rritet dhe po i përjeton këto tre procese. Shqiptarët duhet të bëjnë me datë 23 qershor një zgjidhje historike mes të vjetërve me mendësi të vjetër dhe të rinjve energjik dhe reformator.
Shqiptarët duhet ta pranojnë hapur se një kapitull i vështirë si ai tranzicionit duhet të mbyllet bashkë me personat që e kanë simbolizuar dhe të hapin kapitullin e reformimit, Bashkimit Kombëtar dhe të integrimit. 
Shqiptarët me të drejtë do të pyesin ku mund t’i gjejnë vlerat e të ardhmes për të deklaruar të mbyllur të kaluarën? Nuk mund t’i gjen as tek PS e as tek PD, sepse drejtuesit e këtyre dy partive kanë më shumë se 20 vjet dhe i kanë konsumuar idetë dhe fytyrat e tyre e nuk premtojnë me asgjë të re në të mirë të vendit. Aleanca Kuq e Zi është e vetmja forcë që është e re për nga mendësia dhe ku mosha mesatare është 27 vjeç. Aleanca Kuq e Zi është e vetmja forcë që garanton Bashkim Kombëtar, sfidë e përshtatje me globalizimin dhe interes për procesin e integrimit.