Monday, May 6, 2013

Mesazh për të gjithë kuq e zinjtë!


Alban Daci

Aleanca Kuq e Zi tashmë ka hyrë në një rrugë sa të bukur dhe aq të vështirë. Sot ka prezantuar 140 kandidatët në gjithë Shqipërinë, të cilën kanë si mision valëvitjen e flamurit kombëtar kuq e zi kudo në çdo pëllëmbë tokë, në çdo dritare, në çdo rrugë.
Aleanca Kuq e Zi për herë të si parti krejtësisht shqiptare me ndjenja të forta patriotike do i shtojë Parlamentit shqiptar ngjyrat e munguara, ato kuq e zi.
Aleanca Kuq e Zi, me konsensus të rrallë qytetar e politik  dhe me ndjenjë të fortë patriotike vendosi të zgjedh 140 kandidatë, të cilët nuk janë as ministra, as ish ministra dhe as ish deputet, por patriotë dhe qytetarë të ndershëm, të realizuar profesionalisht dhe të respektuar në zonat, lagjet dhe në qytetet ku jetojnë.
Aleanca Kuq e Zi, çdo qark dhe çdo pëllëmbë tokë të Atdheut e ka për zemër, por betejën e saj më të fortë, më të bukur dhe më domethënës e ka në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë etnike. Për këto arsye, Tirana kishte nevojë për djem të rij, energjikë, të pa trembur dhe të vendosur. Kështu, unë në konsensus me miqtë e kolegët e mi të Sekretariatit dhe të kryetarit z. Kreshnik Spahiu vendosa të jem i pranishëm listën e Tiranës dhe pikërisht në numrin shtatë. Sipas antikitet numri shtatë përfaqëson globalitetin, universalitetin, ekuilibrin perfekt dhe përfaqëson një cikël të mbyll. Për koincidencë këto janë të gjithë cilësitë e mia. Global se linda në Dibër, erdha në Tiranë, u shkollova në Europë dhe u ktheva përsëri për vendin tim po në Tiranë. Ekuilibër, roli dhe formim im prej diplomati është i orientuar për të rregulluar ekuilibra në vendet ku kam vendosur të angazhohem. Një cikël të mbyllur, sepse me datë 23 të vjetrit do të ikin në shpi, kur një gjeneratë e re kuq e zi do të drejtojë vendin drejt progresit.
Unë, dua t’u jap një mesazh të gjithë kandidatëve kuq e zi se nuk ka fare rëndësi kënditja, sepse Shqipëria tashmë e ka bërë zgjedhjen e saj dhe kjo është Aleanca Kuq e Zi, shpresa dhe mundësia e vetme për më mirë.
Të gjithë kandidatëve dhe vetë kryetari z. Kreshnik Spahiu, ju uroj fitore e të mos thyhen në misionin e tyre heroik e kombëtare.
Ju them të gjithë shqiptarëve që ndihen dhe janë kuq e zi, të votojnë Aleancën Kuq e Zi, të ardhmen dhe krenarinë e tyre.
Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha!