Alban Daci
Që nga fillimi janë munduar ta shantazhojnë AK, duke e quajtur parti turke,
parti të dalë nga Berisha, parti që duhet të shkonte patjetër tek PS. Mendoj se ka disa arsye pse e sulmojnë kaq egër
Aleancën Kuq e Zi.
E para, klasa e vjetër politike e kishte manipuluar mendjen e shqiptarëve
dhe bënte gjithçka ose asgjë dhe qytetarët flinin në gjumë. Pra, politika e
vjetër kishte bërë një marrëveshje të heshtur me qytetarët, ne do të rrimë edhe
pa ofruar gjë dhe ju nuk keni ku të ikni se nuk keni një alternativë të re.
Dalja e AK e theu këtë heshtje të shëmtuar dhe hapi një dritare shprese tek mijëra
shqiptarë të ndershëm. Pra, AK prishi status quon e mos bërjes asgjë, duke thënë
se shumë gjëra nuk janë bërë dhe hajdeni t’i bëjmë.
Së dyti, AK hape disa tema, të cilat ishin tabu të mbyllura për politikën e
vjetër. Hapi tabunë e Bashkimit Kombëtar duke e ngritur në nivel zyrtar këtë çështje
të drejtë dhe legjitime. Hapi tabunë e limitimit të mandateve. Sot Parlamenti
shqiptare ka po të njëjtët deputet që ka pasur që në fund të viteve ’90 dhe as
nuk e kanë ndërmend të largohen apo të dalin në pension. Theu tabunë e të
Djathtës dhe të Majtës klasike. Shqiptarët falë AK, kuptuan dhe mësuan se mund
të ketë edhe parti të pozicionuar në qendër me filozofi patriotike-demokratike.
AK me politikat e saj patriotike cenojë hapur lobet dhe interesat antikombëtare
të disa vendeve fqinje, të cilët me aksionet e tyre ekonomike kontrollojnë dhe
kanë ne dorë mediat, por dhe disa institucione shtetërore.
Megjithatë, edhe pse AK po sulmohet, ajo nuk ka shanse të tkurret, por ka
perspektivë vetëm rritëse. Kjo po ndodh për disa arsye. Së pari, AK ka njerëz
kryesisht të rinj, me vullnet dhe me energji. Ato nuk janë të lodhur nga jeta
sociale e as të ngopur nga pushteti. Për këtë arsye kreativiteti politikë i AK është
shumë më i lartë dhe cilësor se sa ai i politikës së vjetër. Së dyti, çdo gjë që bëhet me pasion dhe pa interesa
individuale, por me idealizëm të përgjithshëm social, është e destinuar të ketë
vetëm rritje dhe sukses.
Tek AK të gjithë janë vullnetarë dhe janë aty, sepse mendojnë ndryshe,
besojnë ndryshe dhe janë në gjendje të sakrifikojnë çdo gjë për të mirën e
vendit. Kjo nuk ndodh tek politika e vjetër, e cila është ndërtuar dhe jeton
mbi bazën e interesave personale për pushtet ekonomik dhe politik.
Pasioni dhe vullneti në historinë njerëzore kanë qenë dy armët kryesore të
fitoreve. Sot ndoshta është e vërtetë se nuk kishte një milion protestues në
protestën e AK, por zemrat dhe forca e tyre është madhe dhe e pandalshme.
Pastaj, AK ka mijëra e mijëra mbështetës
kudo ku ka shqiptarë, të cilët mbështetjen e tyre do e tregojnë në zgjedhjet e
23 qershorit. Aktivistët e AK janë të pathyeshëm dhe do të jetojnë gjatë në
politikën shqiptare, sepse kanë psikozën e kauzës së drejtë, por të mohuar në
shekuj, atë të qenit krenar se je shqiptar.
Aktivistët e AK janë të vendosur të shkojnë deri në fund, sepse nuk kanë çfarë
të humbin, nuk kanë prona pa fund të marra në mënyrë të padrejtë ose duke përdorur
pushtetin, nuk kanë pasur pafund duke vjedhur Shtetin apo institucionet, nuk
kanë para të marra nga pushteti. Ato nuk mund të humbin, sepse humbje për ta do
të thotë të humbësh vendin, Atdheun, familjen dhe çdo gjë.