Alban Daci
Shqipëria dhe shqiptarët për shkak edhe të regjimit politik si ai i Hoxhës kishin
vuajtur për mohimin e të gjithave lirive, përfshi edhe ato individuale, politike dhe të drejtën për jetën. Shqiptarët kishin vujtur shumë edhe për hapësirën
mediatike dhe për mendimin alternativ.
Pas rrëzimit të Regjimit në Shqipëri u ringjall shpresa se shqiptarët mund
të mendonin ndryshe, të shpreheshin ndryshe. Simboli i shtypit të pavarur pa
dyshim fillon me gazetën Koha Jonë, e cila u bo shpejt zëri më i fuqishëm
mediatik.
Historia e deshi që të ripërsëritej.
Berisha i asaj kohe fillojë të krijonte brenda vetes diktatorin e ri mbi modelin
e diktatorit të vjetër që shqiptarët e kishin rrëzuar vetëm pak vite më parë. Kështu
në këto rrethana të një rilindje të re diktatoriale, gazeta Koha Jonë në atë
kohë u bo e vetmja opozitë. Pa kaluar
shumë kohë Berisha e Sulmoi me gjithë pushtetin. Shqipëria edhe pse kishte një
gazetë të mirë ditore e të pavarur, vuante nga hapësira televizive.
Në këto rrethana lindi një shpresë e dytë
e mendimit të lirë alternativ. Lindi Top Media Group me në krye Top
Channel dhe Top Albania Radio. Askush nuk e kishte menduar edhe kjo iniciativë
e rëndësishme mediatike do të sulmohej e do të kontrollohej nga politika.
Shumë herë gazetarët dhe shoqëria civile është ngritur për ta mbrojtur Top
Media Group përsëri nga sulmet e të njëjtit neodiktator, shtetasi Berisha.
Askush nuk e kishte menduar se kjo media do të bënte të njëjtën gjë që kishte bërë
Berisha, të censuronte një maxhorancë qytetarësh që përfaqësohen nga partia
Aleanca Kuq e Zi.
Nuk dua ta sulmoj Top Media Group, por thjeshtë uroj dhe shpresoj që ajo të
rikthehet dhe të jetë një media e pavarur ashtu siç e duan shqiptarët. Është
turp, mungesë profesionalizmi dhe antidemokratike, që Top Channel nuk transmeton
më asnjë aktivitet të partisë Aleanca Kuq e Zi, vetëm pse kjo e fundit nuk bëri
koalicion me PS.
Të gjithë e dinim se Klan TV do të na censuronte, sepse ishte televizioni i
pushtetit dhe në shërbim të pushteti, por askush nuk e kishte menduar se edhe
Top Channel do të sillej po me të njëjtën mënyrë. Top Channel nëse do të jetë
një media e standardeve europiane, domethënë e pavarur duhet të bëj vetëm
misionin që i takon: të thotë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
Aleanca Kuq e ZI është tashmë një e vërtetë e madhe, sepse ajo ekziston dhe
ka mijëra mbështetës kudo. Kjo kategori personash, shumica e të cilëve kanë nëpër
shtëpi platformën digitalb nuk mund të censurohen padrejtësisht duke u nisur
vetëm nga fakti se nuk duan të jenë me Ramën, por duan të jenë vetëm kuq e zi.
Top Channel nuk mund të vazhdojë me dy fytyra, të kërkojë të jetë e lirë
dhe t’u mohojë lirinë të tjerëve, nuk mund të kërkojë të jetë e pavarur nga
Berisha, kur nuk është e pavarur nga Rama. Top Channel duhet të ketë vetëm një
fytyrë, atë të medies të pavarur dhe gjithëpërfshirëse.