Thursday, May 15, 2008

Një insekt që fshikullon erën















Dr. Bruno Aloi, Shkrimtari G. Martini
dhe Dr. Alban Daci



Ekspertët e mëdhenj të tetë kombeve ( Shqipëria, Bregu i Fildishtë, Ekuadori, Finlandia, Franca, Kazakistan, Peru dhe Italia) në mars 2007 iu dorzua njëzëri Dario G. Martini, çmimin “Kristofor Kolombo dhe Deti” për tekstet më të mira të përhapura në botë mbi jetën dhe ndërmarrjet e zbuluesit më të madh të gjitha kohërave.
Shqipëria është përfaqësuar nga Dr. Alban Daci, që është anëtarë i kësaj jurie ndërkombëtare, e cila mban emrin “Kolombo”.







Ky është titulli i librit , shkruar nga shkrimtari Dario G. Martini që u publikua sot në sallën kryesore të Bashkisë së qytetit të Genovës. Aktiviteti i përurimit ishte organizuar nga dr. Bruno Aloi, kryetar i “Komitetit Kombëtar Kolombo”, që përshëndeti të ftuarit. Të pranishëm në sallë ishin miq, intelektual, gazetar dhe kritik letrarë. Në këtë mozaik nuk mungonte as prezenca e shqiptarëve, isha edhe unë, i pranishmi special. Them special, sepse për herë të parë në veprat e këtij shkrimtari të madh flitej dhe për një shqiptarë.
Pikërisht nga fundi i faqes tetë citohet dhe z. Alban Daci, si gazetar dhe anëtarë i jurisë ndërkombëtare “Kolombo” që i ka dhuruar Dario G. Martinit çmimin e merituar “Kristofor Kolombo dhe Deti”.
Për mua jo vetëm që është kënaqësi dhe nder që të jem pjesë e përmbajtjes së këtij libri, por që në të njëjtën kohë, përfaqësoj në mënyrë të denjët vendin tim, origjinën time si një shqiptar që aspiroj me intelektin tim, si një eksplorues dhe aktor progresist në kozmosin e kulturës moderne të qytetit të Genovës.
Libri i kushtohet eksploruesit dhe lundruesit më të madh të gjitha kohërave, Kristofor Kolombo, që me zbulimet bëra dha kontributin e tij në zhvillim, integrimin, shkëmbimin e kulturave të ndryshme në botë. Unë, mendoj se eksploruesit më të mëdhenj të kohërave moderne janë shqiptar. Prandaj, edhe unë mesin e këtij realiteti ndjehem sadopak në shpirtin tim si Kolombo i kohërave moderne.




Nga e majta: Shkrimtari Dario G. Martini, Dr. Bruno Aloi kryetar i "Komitetit Kombëtar Kolombo" dhe Dr. Alban Daci