Dott. Alban Daci Me “Traktatin Schengen” shtetet qe kanë aderuar sot mund të kalojnë lirisht kufijtë e përbashkët pa ju nënshtruar kontrolleve (vetëm në rastin kur janë të justifikuara për motive të rënda të rendit publik ose për sigurinë kombëtare). Në mesin e viteve 80 me objektivin për të forcuar më tej procesin e integrimit, Evropa duhej të thellonte dhe të ripërcaktonte konceptin e “Lëvizjes së Lirë të Personave”. Vendet tradicionalisht me numër të madh emigrantësh si: Franca, Belgjika, Holanda dhe Gjermania ndërmarrin një sërë masash që frenonin numrin e madh të hyrjeve të ekstrakomunitarëve në territorin e tyre. Këto masa bëjnë që fluksi i emigrantëve të s’postohet drejt shteteve që më parë ishin pak të prekur ose fare nga ky fenomen. Për disa shtete anëtare, lëvizja e lirë e personave duhej të aplikohej ekskluzivisht vetëm për qytetarët evropian. Kjo impononte mbajtjen e kontrollove në kufij për të bërë ndarjen mes qytetarëve evropian dhe qytetarëve të vendeve të Treta. Hipotizimi i një marrëveshje ishte i pamundur, sepse në relacion me lëndën në diskutim, ishte i domosdoshëm konsensusi unanim i të gjithë Shteteve anëtare. Atëherë një grup shtetesh si: Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Vendet e Ulëta vendosin të krijojnë në formë autonome një territor pa kufij, të ashtuquajturën “ hapësira Schengen” nga emri i qytetit të Luksemburgut në të cilin u firmos Marrëveshja dhe më vonë Traktati. Më vonë marrin pjesë në Marrëveshje dhe Traktat shtet si: Italia, Spanja, Portugalia dhe pastaj Greqia, Austria, Danimarka, Suedia dhe Finlanda. Norvegjia dhe Islanda duke qenë se ishin anëtare të Bashkimit Evropian, marrin pjesë dhe bëhen në një moment të dyte anëtare me drejta të plota të “Traktatit Schengen” . Ndërsa vendosin të qëndrojnë jashtë “zonës Schengen”, duke mbajtur kontrollin e kufijve, Irlanda dhe Britania e Madhe. Ndër pikat kryesore Traktati Schengen parashikon: heqjen e kontrollit të kufijve të përbashkët dhe transferimin e tyre në kufijtë e jashtëm përcaktimin e përbashkët të kushteve të kalimit të kufijve të jashtëm ndarjen, në aeroporte dhe porte, të pasagjerëve që s’postohen brenda “ zonës Schengen” nga të tjerët harmonizimin e kushteve për hyrjet dhe dhënien e vizave riforcimin e bashkëpunimit në çështjet juridike dhe koordinimin mes organeve policore ndërmjet shteteve për luftuar trafikun e drogës, armëve, emigracionit klandestin etj. Traktati Schengen është bazuar kryesisht mbi instrumentet e kontrollit dhe parashikon kryesisht vizat e hyrjeve për të huajt: krijimin e një vize uniformë ( Vsu) që vlen maksimumi për 90 ditë hyrje dhe qëndrimi në territoret e vendeve te “zonës Schengen” për qytetarët esktrakomunitar me pasaportë të vlefshme ose me dokument të barasvlershëm dhe me mjete financiare të mjaftueshme për qëndrimin dhe për kthimin ne atdhe ( një vize e tillë lëshohet nga Shteti i destinacionit ose nga Shteti ku bëhet hyrja). Krijimi i një “Liste të Bllokuar”, ku janë vendosur ndalimet e hyrjeve dhe nëse një Shtet ka ndërmend të ndryshoj politikat përballë një Vendi të përfshirë në listë, mund ta bëj vetëm më marrëveshjen e të gjithëve. mundësinë e lëshimit të një vize për një periudhë të gjatë si për motive punësimi apo bashkim familjarë, viza për me shumë se tre muaj (të lëshuara nga Shtete në bazë të rregullave respektuese) që përcakton qëndrim vetëm në territorin e Shtetit që ka akorduar hyrjen, që ndryshe mund të quhet vizë kombëtare. Në konkludim mund të themi se: “Traktati Schengen”, ka bërë të mundur heqjen e kufijve për shtetet që kanë firmosur, krijimin e një kufiri të jashtëm të vetëm, përgjatë të cilit kontrollet bëhen në bazë të procedurave identike të përcaktuara bashkërisht në Traktat. Janë marrë norma të përbashkëta në fushën e një koordinimi më të mirë mes organeve të policisë, doganave, administrimit në drejtësi për të luftuar në mënyrë të veçantë terrorizmin dhe kriminalitetin, vizave, të drejtës së azilit dhe të kontrollit të kufijve të jashtëm për të ripërcaktuar konceptin e lëvizjes së lirë të personave brenda “zonë Schengen”. Gjithashtu është krijuar Sistemi i Informimit Schengen (SIS) që bën të mundur shkëmbimin e të dhënave mbi identitetin e personave dhe përshkrimin e objekteve të kërkuara. SIS në praktikë është një rrjetë informimi nga ku të dhënat kombëtare të Shteteve anëtare lidhen më një qendër kryesore të dhënash në Strasburg , ku përpunohen dhe kontrollohen nga çdo Shtet anëtarë në bazë të një bashkëpunimi të përbashkët. |