Monday, February 11, 2008

Historia e nje Dinastie Shqiptare



Përgatitur, përkthyer dhe përshtatur nga Dott. Alban Daci
Botuar me 25 janar 2008
Gazeta Ndryshe

Historia e nje Dinastie Shqiptare

Në këtë libër kam kërkuar të tregoj historinë e një dinastie të madhe financiare nga dita e arritjes të parit të fisit ( themeluesit të dinastisë Durazzo) në Gjenova nga porti i Durrësit në Shqipëri në fund të viteve 1300) deri në arritjen dhe mbajtjen për shumë shekuj të pushtetit, që arriti kulmin në zgjedhjen e 9 dukëve ( 30 senator, 2 kardinal, 5 veskop e 16 ambasador) dhe në krijimin e një pasurie përrallore, e dëshmuar akoma sot me pallate, koleksione dhe piktura.Në vitet 1500 thuhej që floriri lind në Amerikë, vdes në Sivilia dhe varroset në Genova. Kjo për të dëshmuar sasi të mdhaja kapitali të grumbulluara dhe të investuara nga aristokracia gjenoveze.Markezi Durazzo, janë të parët për nga rëndësia si mëndafshpunues (tregtar mëndafshi) , pastaj sipërmarrës dhe përkrahës të artit.Një dokument i vitit 1738 u jep atyre vendin e dytë në qytetin e Gjenovës ( città di Genova) pas më të fuqishmeve dhe më antikëve Spinola, por vendin e parë për sa i përket pasurisë në njëjës ( për individ të pasur qe ishin anëtarë të kësaj familje) , sepse pasuria ishte përqendruar në pak duar.Kulmin ekonomik dhe social, Durazzo-t (Durrsakët), e arrijnë më shpejtësi mes viteve 600-të dhe 700-të falë tre vëllezërve Gio Luca, Eugenio dhe Gio Agostino Durazzo që janë "banuesit" e parë të Pallatit Mbretëror të qytetit Gjenovës dhe nga pasardhësit e tyre ( duka Marcelino dhe i biri Gerolamo Luigi, Duka i fundit i Genovës. Giacomo Durazzo , pastaj, drejtor i teatrit të Vienës, muzikolog, koleksionist dhe përfaqësues diplomatik.Të gjithë këto personazhe ndoshta në mënyrë paradoksale janë studiuar pak në respekt me "kushërit" e degëve të tjera të familjes, për tu dhënë atyre një vend të saktë në pemën e gjenokologjisë familjare.Durazzo-t ( durrsakët), ndonëse me origjinë shqiptare, janë emblema e qytetit të Genovës, i cili është një shesh financash me kapitale te mëdha të marra hua nga qytetet e mëdha evropiane, duke forcuar pushtetin e saj ekonomik, dhe pse me ndërrimin e kohëve do të rritej ndryshimi mes potencës ekonomike të Gjenovës dhe dobësimit të saj në planin e politikave ushtarake.Në fund si gazetare kam kërkuar të shtrij një ndërtim të lexueshëm edhe për jo të ngarkuarit në punë, të shoqëruar me përshkrime dhe shënime mbi si ishte ndërtuar Republika e Gjenovës: shteti i drejtuar nga tregtarët, shumë e vogël por në të njëjtën kohë shumë e pasur, ku vjen në thelb, zbulimi i financën ashtu siç ne e kuptojmë sot.Në republikën e aristokratëve ekzistonte , në fakt, një klasë drejtuese që historiani De Rossa e përshkruan "Partia e tërthortë e njerëzve afaristë". Ndërsa Giorgio Doria e quan Gjenovën "Republika Ndërkombëtare e Parasë"Ngjitja e shpejtë e të huajve përfaqëson një "rast" edhe në rrethin e asaj periudhe historike shumë dorëlëshuese në oportunitete.Ngjitja e Durazzo-ve ( Durrsakëve): nga të varfër shqiptar në Dukë dhe të pasur", është në fakt titulli i një kapitulli me titull "Genova Genova" (botuar në 1992 tek gazeta ditore e Gjenovës "il Secolo XIX") që tregon mrekullinë e kësaj ngjitje, i cili përmbledh kuptimin e këtij tregimi.Nëse do të kisha mundësinë të bëja dhe një dedikim të dytë do të doja t'ua dedikoja këtë volum shumë shqiptarëve që njoh. Kanë kaluar pothuajse tre shekulli që kur i pari durrsak ka ardhur në bregun e lulëzuar të liguria-s me një anije. Kishte me vete ne bord familjen e tij dhe shumë ëndrra të zhdëmtuara.Nga anijet e atëhershme në gomonet e sotme ( ose ndoshta të djeshme) ... historia ndjek rrugët e saja.Ky material është marrë, përkthyer dhe përshtatur nga hyrja e librit me titull " i Durazzo" (Durrsakët) shkruar nga Angela Valenti Durazzo më 7 qershor 2004 në Monako. Agela Valenti Durazzo është gazetare dhe shkrimtare. Lindur në Romë në 1963 dhe aktualisht regjistruar në tabelën e gazetarëve jashtë. Është anëtare e trupit të fisnikërisë italiane. Ka shkruar për "Il Buogiorno", "Il Corriere Mercantile", "La Gazzetta del Lunedi", "Il Giornale" (në faqen e dedikuar për "Costa Azzura") duke publikuar artikuj mbi fisnikërinë.Jeton në Costa Azzurra.Përderisa ky libër i dedikohet një familje fisnike shqiptare që ka pasur rol shumë të rëndësishëm për Republikën e Gjenovës si dhe duke ditur që origjina e kësaj familja ishte shqiptare nga qyteti i Durrësit e titullova këtë materialë "Historia e një dinastie shqiptare".Ashtu siç legjendat lindin nga tregimet dhe bëmat ashtu edhe dinastitë krijohen nga njerëz që kanë ëndrra, ide dhe aspirata mbi të ardhmen, duke jetuar me ndershmëri dhe dinjitet të tashmen dhe në të njëjtën kohë përfaqësojnë me krenari të kaluarin, që e përfaqësohet dhe prezantohet si themel i një identiteti kulturor dhe kombëtar që i çoj drejtë suksesit.