Dott. Alban Daci
Botuar me 22 gusht 2007
Gazeta Ndryshe
Organizata e Atlantikut të Veriut përfaqëson urën që lidhë Evropën dhe Amerikën e Veriut në një aleancë të vetme mbrojtëse dhe sigurie. Qëllimi thelbësorë i NATO-s i shprehur në Traktatin e Uashingtonit është të ruaj lirinë dhe sigurinë e të gjithë anëtarëve të saj përmes mjeteve politike dhe ushtarake.
Këtë objektiv dhe qëllim Aleanca e ka arritur që nga 1949 duke ju siguruar anëtarëve të saj mbrojte kolektive. Ajo ka ndërtuar dhe një “forë” shumë të rëndësishëm konsultimi mbi çështjet relative të sigurisë së vendeve anëtare duke qenë një shtyllë thelbësore e paqes dhe stabilitetit për zonën euro-atlantike.
Me mbarimin e Luftës së Ftohtë, NATO, ka marrë detyra të reja thelbësore, mes të cilave krijimin e partneritetit në fushën e sigurisë me vendet demokratike të Evropës, të Kaukazit dhe Azisë qendrore.
Në përgjigjen e ndryshimeve të kontekstit global të sigurisë, Aleanca e Atlantikut të Veriut, ka zënë përgjegjësi të rëndësishme mes të cilave: të përballoj konfliktet rajonale dhe etnike në Evropë si dhe ato që vijnë dhe ndodhin jashtë zonën euro-atlantike por që e kërcënojnë seriozisht atë.
Sot, kjo Aleancë është e impeniuar në një hapësirë gjithnjë e më të madhe aktiviteti, ku ndonjëherë ka promovuar bashkëpunim me Rusinë, Ukrainën dhe vendet e tjera jo anëtare të NATO-s, duke përballur me një stil të ri sfidat e shekullit të XXI si:atë të terrorizmit ndërkombëtarë.
Për të konservuar pikërisht efikasitetin në mbrojte dhe promovuar sigurinë në këtë kontest të ri sigurie që ndryshon me shpejtësi, Aleanca është impeniuar në një transformim që parashikon të gjithë aspektet e programit si: misione të reja, anëtarë të rij, kapacitet të reja, partneritete të reja dhe mënyra të reja operimi.
Sulmet terroriste të 11 shtatorit ne 2001 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës- ku avionët e linjave të shërbimit civil u përdoren si armë të shkatërrimit në masë- na kanë bërë të kuptojmë mënyrën se si është ndryshuar kontesti i sigurisë pas mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe shfaqja e formave të reja të cilat rrezikojnë shoqërinë civile bashkëkohore .
Në përgjigje të kësaj situate të re të krijuar, aleatët kanë thirrur për herë të parë artikullin 5 të Traktatit të Uashingtonit që ndërton mekanizmin e mbrojtjes kolektive të NATO-s, për t’iu dhënë një mbështetje politike dhe praktike Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjigjen e tyre kundër sulmeve terroriste për bërë të mundur përmisimin e kapaciteteve të Aleancës në përballimin e kërcënimeve të terrorizmit ndërkombëtarë.
Sigurisht që evenimentet e 11 shtatorit të 2001 kanë shkaktuar një goditje të rëndë për Aleancën, por NATO kishte shumë vite që kishte filluar të adaptonte pikërisht mentalitetin operues për të përballuar këtë kontekst të ri të sigurisë ndërkombëtare.
Në 1999, aleatët kishin aprovuar dokumentin që përmblidhte sfidat që NATO duhet të përballoj duke përcaktuar edhe mënyrën se si duhet ta bëj një gjë të tillë. Ky dokument e konsideronte terrorizmin si një kërcënim serioz porsa i përket periudhës pas Luftës së Ftohtë.
Pra, sipas situatës së re të krijuar në Botë, kërcënim seriozë për vendet anëtare të NATO- s nuk janë vetëm shtetet e mëdhaja që kanë interesa influence dhe shfrytëzimi të kundërta me Aleancën, por edhe vendet që konsiderohen të “dobëta”, që kanë vështirësi që të integrohen në sistemin ndërkombëtarë.
Këto vende të vogla që në shumicën e rasteve kanë sisteme transitore ose demokraci të reja në formë dhe përvojë, mund të shndërrohen “Shtete të falimentuara” siç vijnë të përcaktuar nga politika e Departamentit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto shtete duke qenë se ndodhen në fazë transitore, ose me regjime të reja dhe të paqëndrueshme demokratike, organizatat e fuqishme terroriste kanë më shumë hapësira dhe mundësi që me shuma të mëdhaja parash të korruptojnë udhëheqësit e këtyre vendeve të dobëta dhe të vogla duke i kthyer në shtete satelite në shërbim të objektivave dhe interesave të tyre terroriste.
Prandaj, jo rastësisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ju kushtojnë një rol dhe vëmendje të veçante shteteve të kësaj natyre. Këtë e vërtetoj edhe turneu i fundit i bërë nga presidenti W.Bush.
NATO tashmë po përballet me një armik të ri dhe të padukshëm që njihet me emrin “Terrorizëm Ndërkombëtarë”, ku presidentit W.Bush në diskutimin e tij të mbajtur me 21 gusht në Kongres e ka karakterizuar luftën kundër terrorizmit si një betejë kundër totalitarizmit në mileniumin e tretë që i ngjason tonit të përdorur nga Truman gjatë fillimeve të para dhe të ashpra të Luftës së Ftohtë.
Lufta kundër një armiku të ngjashëm, parasëgjithash afron vendet perëndimore dhe zvogëlon centralitetin strategjikë të Evropës: terrorizmi ndërkombëtarë mund të luftohet me koalicione të zgjeruara.
Megjithatë ashtu siç ka treguar historiku i saj, NATO është në gjendje që të përballoj me sukses sfidat e reja, sepse ofron mjete efikase ushtarake dhe politike të koordinuara mirë, ofron një kornizë multilaterale qe legjitimon dhe raforcon zgjedhjet aleatëve duke garantuar sigurinë e tyre mbi bazën e ndërhyrjeve dhe koordinimeve reciproke me qëllimin e vetëm për të siguruar dhe garantuar sigurinë kolektive.
NATO gjithmonë ka qenë më shumë se sa një aleancë tradicionale brenda zonës së bllokut, pra në thelb e Evropë, e diçka më pak se një aleancë tradicionale jashtë saj dhe mendoj se një pozicion të tillë ndoshta më me shumë sfida do të ketë në të ardhmen, sepse rendi i ri botëror po ndryshon çdo ditë.
NATO e “Re” ka adoptuar strategjinë e sigurisë që admiron përfshirjen e ish armiqve në forma bashkëpunimi ekonomik dhe këshillues të cilat lejojnë ndërtimin e një rregulli të ri politik dhe ushtarak në nivel kontinental.
Ajo i ka zgjeruar pikërisht detyrat ushtarake me një risi themelore të një rëndësie të veçantë: operacionet “jashtë zone” që parashikojnë impenjimin e burimeve të saja ushtarake jashtë kufijve të aleatëve. Me këtë NATO ka përfshirë një gamë të gjerë objektivash operues qe përfshin kontrollin e kufijve lokal si dhe zhvillimin e operacioneve paqe ruajtëse ( peace-keeping & peace-making). Gjithashtu edhe operacione humanitare si emisionet e çminimit, mbrojtja e refugjatëve, minoriteteve etnike, mbrojtjen e viktimave nga gjenocidet si dhe ndërhyrjet në rastet katastrofave civile dhe ambientale.
Në kompleks, Aleanca në këtë shekull duket se ka qëllime defensive dhe që parasëgjithash mund të ndërhyj nga jashtë në mënyrë fleksibël për të shuajtur konfliktet lokale që mund të përhapen më gjerë duke rrezikuar paqen dhe sigurinë .