Dott. Alban Daci
Vetëvendosja është akti legjitim që sjell paqen, largon luftën dhe garanton stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë
Pa dyshim që në arenën ndërkombëtare në qendër të vëmendjes është çështja e Kosovës, e cila për lidhjen e saj historike me të kaluarën si dhe në perspektivë me të ardhmen, ku forma dhe koha e një zgjidhjes përfundimtare të kësaj çështje, zë një vend mjaft të rëndësishëm në vendosjen e paqes se qëndrueshme dhe afatgjate jo vetëm ne rajonin e Ballkani por edhe me gjerë.
E bëra këtë parantezë pasi në të kaluarën e nxehtë historike për shkak të zgjidhjeve të njëanshme, dritë shkurte dhe jo afatgjate, Ballkani ka qenë “shkaku” i një serie luftash me karakter rajonal deri në shkallë botërore. Mjafton të përmendin shkakun dhe vendin, ku zuri zanafilla e Luftës së I Botërore.
Prandaj, duke mësuar nga gabimet e së kaluarës si dhe me dëshirën dhe aspiratën e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme pa luftë dhe konflikte, organizata e Kombeve të Bashkuara, vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si mjaft shtete te tjera me fuqi dhe peshë ne sistemin ndërkombëtarë po luajnë rol mjaft të rëndësishëm në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare, por pengesë serioze po bëhen autoritet e Beogradit, ku reagimet e tyre shkojnë më larg, duke u shprehur se nëse: “shqiptarët e Kosovës do të vetë shpallnin pavarësinë atëherë do të rikthenin trupat e armatosura serbe për të ndaluar këtë akt”.
Me sa duket dhe siç pritej lidershipi i Serbisë nuk ka ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit, por ashtu siç ndodh me një rrugë ekzistuese që vetëm i ndryshohet sinjalistika, ku e konsumuara zëvendësohet me të renë, duke mbajtur të njëjtën vijë përshkruese dhe të njëjtin destinacion. Ashtu ka ndodhur edhe me aktorët e politikës aktuale të Serbisë, ku figurat e reja kanë zëvendësuar figurat e konsumuara për shkak të faktorëve te brendshëm dhe të jashtëm, por që ndjekin të njëjtën mënyrë të menduari dhe të vepruarën me klasën e vjetër gjenocidbërëse Milloshevicjane.
Le të analizojmë me gjakftohtësi: Akti i vetëvendosjes është i parashikuar në kartën e Kombeve të Bashkuara si dhe në Aktin final të 1975 të Konferencës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë. Gjithashtu, akti i vetëvendosjes ku, mund të përfshihet edhe vetshpallja e pavarësisë së shqiptarëve të Kosovës, që për vite me radhë ka qenë në shtypje dhe gjenocid, përbën elementin bazë të asaj që ne sot jemi mësuar ta quajmë Demokraci, ku shumica ka të drejtë të vendos, por duke respektuar pakicën.
Në Kosovë më shumë se 90% e përbëjnë shqiptarët të cilët, kanë qenë gjithmonë të shtypur dhe të skllavëruar nga autoritet e Beogradit, ku serbët realisht zënë më pak se 10% të popullsisë në këtë territor ( Në periudhën e Aparteidit në Afrikën e Jugut edhe pse njerëzit me ngjyrë përbënin maxhorancën ato zotëronin në pronësi vetëm 10 % të gjithë territorin).
Prandaj, sipas rregullit bazë të funksionimit të Demokracisë, shqiptarët kanë të drejtë të ushtrojnë vendimmarrjen e shumicës. Në këtë mënyrë dhe sipas të Drejtës Ndërkombëtare vetëvendosja dhe akti i vetëshpalljes së pavarësisë janë më se të drejtë dhe legjitim si në konceptin e Drejtës Ndërkombëtare apo edhe në rregullin bazë të funksionimit të Demokracisë.
Ndërsa deklarata e autoriteteve të Beogradit për rikthimin e trupave ushtarake në Kosovë, dëshmon edhe një herë se sa e brishtë është paqja e dhe stabiliteti në rajon si dhe që klasa e re politike e Serbisë nuk ka ndryshuar, por që thjeshtë ka ndryshuar fasadën e fytyrave dhe emërtimet partiake.
Në aspektin ndërkombëtarë një deklaratë të tillë do ta konsideroja gafë diplomatike si dhe mos koherencë kohore me të Drejtën Ndërkombëtare aktuale, sepse sipas mendimit klasik dhe bashkëkohor e shoqëruar edhe me akte konkrete juridike ndërkombëtare, lufta nuk shihet më si mjeti kryesorë dhe i pazëvendësueshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Përkundrazi, ajo shihet si diçka që i përket rendit të vjetër ndërkombëtar, rolë kryesorë në zgjidhjen aktuale të mosmarrëveshje mes shteteve zëne mjetet paqësore.
Kjo deklaratë tregon se diplomacia e Beogradit ka dështuar me argumente juridike dhe demokratike, dhe kjo është e vërtetë, pasi mjafton të ndjekësh dhe të lexosh deklaratat e tyre në lidhje me këtë çështje, ku shpesh herë i referohen të Drejtës Ndërkombëtare dhe në veçanti Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Në të vërtetë të gjithë argumentet e tyre të përcjellura në bisedime si dhe në deklarata bien ndesh me të Drejtës Ndërkombëtare, sepse kjo e drejtë e thekson dhe e njeh qartë të drejtën e vetëvendosjes së popujve.
Pra, kur autoritet e Beogradit flasin për të Drejtën Ndërkombëtare, për cilën të drejtë e kanë fjalën? Nëse e kanë fjalën për Drejtën Ndërkombëtare që është në fuqi dhe e pranuar ndërkombëtarisht, atëherë duhet të njohin dhe pranojnë pavarësinë si dhe të drejtën për vetëvendosje të Shqiptarëve të Kosovës, por nëse e kanë fjalën për ndonjë të drejtë false të krijuar me argumente të rreme, atëherë ata janë jashtë aktualitetit hapësinor dhe kohor dhe ju mbetet që të shkojnë në ndonjë trup tjetër qiellor për ta zbatuar.
Tashmë jemi të gjithë dëshmitarë që ishte pikërisht lidershipi i vjetër i Serbisë që për realizimin e Serbisë së Madhe, e cila nuk ka ekzistuar asnjëherë, ka qenë protagonistë dhe shkaktar i luftërave më të fundit të realizuara në ish Jugosllavi, nga të cilat kanë rrjedhur vrasje të pafajshme, shfarosje si dhe gjenocide të pa drejta. Nga këto konflikte Serbët nuk kanë fituar asgjë, përkundrazi kanë humbur shumë.
Prandaj, liderat e rinj serb nëse duan që vendi i tyre të ecë në rrugën e prosperitetit, integrimit dhe zhvillimit, duhet të jenë të vetëdijshëm si dhe të fillojnë të bashkëjetojnë me idenë që Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë e tyre. Gjithashtu, duhet të pranojnë faktin e nxjerrë edhe nga mësimet e të kaluarës që lufta nuk është e mirë për askënd, sepse konfliktet e të gjithave llojeve kanë treguar se nuk ka luftë të mirë dhe paqe të keqe.
Vetëvendosja, është i vetmi akt ndërkombëtar i drejtë dhe legjitim që sjell paqen dhe largon luftën, siguron prosperitetin, integrimin, zhvillimin dhe fqinjësinë e mirë në harmoni me normat e të Drejtës Ndërkombëtare.