Monday, February 11, 2008

Modeli WestMister, shembull i Demokracisë



Dott. Alban Daci

Modeli Westmister përbëhet nga istitucione, rregulla, norma që vijnë të komunikuar si prototipe të demokracisë maxhoritare. Ky model zanafillën dhe aplikimin e tij e ka në Britaninë e Madhe.Në qëndër të modelit Westmister qëndron Parlamenti.Sipas Rokkan: istitucioni parlamentar është arena kryesore brenda një shoqërie kryesisht homogjene dhe demokratike.Parlamenti nuk shfaqet kurrë i shkëputur dhe jo koherent përballë zhvillimit social dhe kulturor. Ai cilësohet vendi i sovranitetit efektiv i karakterizuar nga vazhdimësia e madhe historike, nga hegjemonia dhe nga forca e madhe integruese.Qendra e parlamentit është supermadhësia ose sovraniteti qe komplikon pavarësinë e përfaqësuesve në kompleksin e tij si dhe pavarësinë e antarëve në vencanti.Klasifikimi i parë i qeverisë parlamentare klasike është ajo e nje “ Qeverie përfaqësuese dhe përgjegjese”. Kjo vërtetohet edhe nga ideja whig e përfaqësimit që kontribuon dhe jep një rol të rëndësishëm në procesin e vendim-making. Anglezët kur përmendin fjalën Parlament, zakonisht i referohen Dhomës së Komunëve, sepse nuk përfaqëson vetëm interesat dhe kritikat e vendit. Kjo bën që Parlamenti të mos konsiderohet “ kongres i ambasadorëve”, i delegatëve, por Asemblea vendimarrëse e Kombit.Roli i Dhomës së Lordëve është gjithmonë dhe në renie. Sidomos kohët fundit, roli i saj ka qenë thjeshtë vonues në aprovimin e disa vendimeve si: për buxhetin ashtu edhe për financën e vendit.Për të kuptuar modelin Westmister është e rëndësishme të realizohet bashklidhja e ngushtë mes sistemit parlamentar e sistemit bipartiak, i favorizuar edhe nga mungesat e frakturave sociale ose politko-istitucionale në vend.Në fakt kemi edhe raste ku kemi fraktura si:Në Irlandën e Veriut ku ekzistojne fraktura fetare mes protestantëve dhe katolikëve, që kanë bërë të formohen parti me bindje të ndryshme fetare, politike dhe kulturore.Kjo frakturë në shkallë kombëtare është e papërfillshme, sepse Irlanda e Veriut përbën vetem 3% të popullsisë së Britanisë së Madhe.Kushti normal i sistemit parlamentar është ndarja e pushtetit mes dy partive: asaj Konservatore dhe asaj Laburiste, duke rrespektuar rregullat e Demokracisë.Maxhoranca qeverisë rrespekton minorancën, e cila perpiqet të bëhet maxhorancë. Ky proces ndryshe quhet alternimi i pushtetit mes dy partive kryesore, duke përjashtuar rastin e kualicionit të madh gjatë periudhës së Luftës II Botërore.Kjo ndarje mes dy partive është kushti themelor për suksesin parlamentar ( Lowell ).Nje zhvillim i rëndësishëm i qeverisë parlamentare është trasformimi i saj në party government, ku partia është e dëgjuar si unitet i nëvojshëm thelbësor që siguron një maxhorancë të qëndrueshme.Party government është patjetër një risi në krahasim me qeverine parlamentare bazuar mbi pavarësinë e përfaqësuesve në vecanti. Centraliteti i Asamblesë perballe ekzekutivit prezanton një zgjidhje për problemin e stabilitetit dhe koezionit të maxhorancës parlamentare, ku aktori kryesorë nuk është partia e masava, por partia parlamentare që pranon të gjitha istitucionet e qeverisë perfaqësuese dhe përgjegjëse. Pra, do të thotë se partitë britanike marrin një fizionomi mase, me një organizim të përhapur mbi gjithë territorin kombëtar. D.m.th që nuk realizohet roli i pjesmarrjes në vendimarrje i partisë ekstraparlamentare krahasuar me partinë parlamentare të liderit. Partia ekstraparlamentare nuk pengon leadership parlamentar brenda formes qevërisëse demokratike.Faktori istitucional që duhej të rezultonte i rëndësishëm në vendim për të influencuar mbi partitë politike dhe mbi mënyrën e tyre në qeveri që vet deklarimi i sistemit te qeverisë i vendosur mbi Kabinet, ose përqëndrimi i pushtetit legjislativ në një organ ekzekutiv. “ “Mirësia e kushtetuese” nuk konsiston, sipas teorisë tradicionale, tek ndarja e autoritetit legjislativ dhe ekzekutiv, por në të vërtetë merita e saj konsiston tek gjashmëritë dhe veçoritë e tyre.Lidhja ndërlidhëse është Kabineti. Me këtë term rikuptojmë një komunitet të trupit legjislativë të zgjedhur për të qenë trupi ekzekutiv” ( Bagehot). Në vitet 30 ishte vënë re një përqëndrim i inisiativës dhe autoritetit legjislativ në Kabinet. Në këtë fazë detyra e qeverisë ishte kuptuar në kuptimin administrativë, jo qeverisës. Kabineti, kishte funksion të pastër ekzekutiv, të ndarë nga funksioni legjislativ që vinte zhvilluar nga Parlamenti përmes antarëve të tij private. Ndryshimet që do të sillnin afirmimin e pushtetit legjislativ të Kabinetit do të verefikoheshin parasëgjithash në procedurat parlamentare, duke sjellur në fund një ekuilibër kushtetues mes pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Procesi i përqëndrimit të pushtetit legjislativ në Kabinet, bëri që të zvogëlohet statuti i parlamentarëve, në termin e humbjes së pushtetit të inisiativës legjislative të ushtruar individualisht. Figura e deputetit të pavarur i nënshtrohet gjithmonë më shumë figurës kolektive të partisë parlamentare. Rënia e pergjithshme e parlamentit në vantazh të ekzekutivit, bën që parlamentari të mos ketë ndonjë influencë domethënëse mbi politikën distributive. Keshtu lindi party politics, ose ndarjet mbi linjat e partive në Parlament. Përhapja e pushtetit legjislativë dhe ekzekutiv në Kabinet influencoj mënyrën e të qenit të partive në Parlament dhe në elektorat.Pasojat ishin afirmimi i disiplinës brenda partive mbi parlamentarët në vecanti si dhe konkretizimi i sjelljes së votos i kthyer në parti dhe jo në personalitete në vecanti. Interesi i elektoratit zhvendoset nga personi tek ekzekutivi dhe për të influencuar mbi politikën në guiden e ekzekutivit. Krijohet kështu një raport direkt mes Kabinetit dhe elektoratit, duke kapërcyer de fakto ndërmjeteësimin parlamentar. Tashmë është elektorati ,që duke votuar për nje parti, zgjedh maxhorancën e re parlamentare dhe rrjedhimisht qeverinë. Dhe, kur kjo e fundit ,duke ndjerë më pak maxhorancën në momentet e krizës, është vendi që shikon jo në Parlament. “elektorati ishte më i rëndësishëm për Dhomën e Komunëve (Butt). Kështu u realizua kalimi nga government by parliament in government through parliament. Mardhëniet e reja mes Kabinetit dhe elektoratit shprehen edhe në termat e pricipit të ri kushtetues, përmes doktrinës te mandatit elektoral.Elektorati jo vetëm zgjedh një qeveri, por edhe një politik, mbi bazën e programit të paraqitur nga e njëjta parti. D.m.th ndërlikon që në zonën elektorale që konkurrenca të jetë mes partive me programe dhe leadershipe alternative.Për disa arsye mes Cabinet government dhe Party government nuk duhet ushtruar zgjidhja e vazhdimësisë, njëri presupuzon tjetrin. “ Nëse kjo është nje moshë e Cabinet government, arsyeja në istancën e parë është ajo e moshës Party government.Sistemi bipartiak është pasojë e sistemit maxhoritarë që aplikohet në këtë vend, i cili i ka bërë partitë e tjera të mos kenë ose të kenë një numër mjaft të vogël dhe të pa përfillshëm në Parlament.Pasoje e ketij bipartitizmi është krijimi i një pushteti të fortë ekzekutiv që do të thotë se nuk kemi qeverisje në Parlament, por në Kabinet.Qeveria duhet të jetë e përgjeshme ndaj parlamentit, ne kuptimin accountability. Koncepti i përgjegjësisë së qevërise kundrejt parlamentit kërkon tre supozime.a) I tërë Kabinetib) Pasoja kundër Kabinetit nga ana e kryeministritc) Dorëheqje e Kryeministrit ose shperndarja e Parlamentit nëse qeveria vjen e humbur në ParlamentSartori flet për përgjeshmërine e pavarur dhe funksionale që kërkon pavarësi gjykimi dhe vendimi.Tony Blar ka theksuar se Britania Madhe është vendi më i centralizuar, kjo mund të vërtetohet duke marr si shembull Irlandën e Veriut.Irlanda e Veriut siguroj nje autonomi, por pas trazirave të shkaktuar nga konflikti i lindur mes protestantëve dhe katolikëve, atuonomia e saj u hoq nga votimi me maxhorance të thjeshtë nga Parlamenti britanik.Sic e analizuam Parlamenti është asimetrikë si nga mënyra e zgjedhjes së anëtarëve ashtu edhe nga mënyra kostitucionale dhe funksionale.Nga reformat e ndërrmarra kohët e fundit, Britania e Madhe po shkon drejt një monokameralizmi prefekt.Reforma e ndërrmarrë nga Tony Blar që u quajt “devolution” favorizoj zgjerimin e autonomive për Skocine dhe Galine duke krijuar dhe njohur asambletë e tyre.Pjesë e programit “devolution” ishte edhe aplikimi i sistemit proporcional për herë të parë në IrlandeNë Britaninë e Madhe grupet e interesave janë te lira, por jo korporative.Rasti i studiuar qe vërteton ketë mos bashkë vendimarrje ose korporatizëm ishte rasti revolta e puntorëve kundër reformave të ndërrmarra nga Margarit Thecer.