Dott. Alban Daci
Për shkak të amullisë politike si dhe të periudhës së gjatë e tranzicionit që po kalon vendi ynë shumë të rinj po largohen nga Shqipëria, për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurtë.
Një numër i madhe i tyre kanë preferuar kryesisht universitet më të mira Perendimore. Studentët shqiptar nuk janë thjeshtë pjesë e auditorëve në këto universitete, por janë lider persa u përket aftësive në kuadrin e studimit. Studentët shqiptarë janë me te mirët dhe kanë arritur rezultate të shkëlqyera në fusha të ndryshme profesionale, akademike dhe shkencore. Aftësitë e tyre gjeniale kanë bërë qe në mjediset e ndryshme akademike të këtyre universiteteve të mbrohen vlerat kulturore dhe historike të Kombit . Roli i tyre është vital, sepse kanë krijuar dhe mbrojtur një opinion të drejtë mbi shqiptarët si: nje popull me kulturë dhe civilizim shumë të moçem. Këto studentë i kanë treguar botës se nuk jemi hajdutë te rëndomtë, nuk jemi vetëm klandestinë, nuk jemi të pa integruar, ashtu sic e kanë pasqyruar disa sterotipe për interesa të caktuara.
Duke analizuar numrin e madh të studentëve qe studiojnë jasht vendit dhe që nuk dëshriojnë që pas studimeve të kthehen në Shqipëri mund të themi se kemi te bëjmë me një rrjedhje truri!
Të largohesh nga Shqipëria për një periudhë relativisht të gjatë do të thotë se: fillon dhe ndjehesh mik në shtëpinë tënde, sepse të ndjehesh pjesë e asocuar e një shoqërie duhet të jesh jo vetëm pjesmarrës në evenimentet e saj por edhe protagonist e ideator.
Per ne, jeta shoqërore ne Shqipëri nuk është një tribunë vlerash dhe nuk përfaqëson mendimet dhe idetë tona. Shumë gjëra ndodhin pa marr konsensin apo miratimin tonë. Politologu Loëell ka theksuar që çdo njeri qe preket nga një aksion ka të drejtë te reagojë drejtpërdrejt ose duke qenë i përfaqësuar nga persona të përzgjedhur prej tij. Në të gjitha aksionet politike apo shoqërore si dhe në proceset që i kriojnë këto aksione jo vetëm që nuk na jepet mundësia për të qënë drejt per drejt pjesmarrës, por as që të kemi përfaqësues të zgjedhur me virdiktin tone.
Shembulli me konkretë janë zgjedhjet e fundit parlamentare që u zhvilluan me datë 3 korrik. Zgjedhjet në vendet demokratike konceptohen si: procese te institualizuara, ku përzgjidhen përfaqësuesit, të cilët janë anëtarë zyrtarë te organizatave. Këto organizata janë partitë që formojnë të ashtuquajturin sistem politik i një vendi.
Zgjedhjet, janë hapi themelor që percaktojnë mjdesin, regjimin dhe komunitetin politik të një vendi. Në këto zgjedhje pjesëmarrja e studentëve që studiojnë jashtë, si dhe emigrantëve ka qenë shumë e vogel. Kjo ka ndodhur per disa arsye:
Pengesa në lejet e qëndrimit në vendet ku jetojne
Mos interesimi, sepse një pjesë e mirë e tyre e shikojne Shqipërinë si një Atdhe që nuk interesohet për to dhe që gati-gati, tashmë, e kanë humbur dhe qe kanë krijuar nje Atdhe të dytë.
Humbja e besimit dhe e shpresës nga kompleksi i sistemit politik shqiptar, i cili ka prodhuar largimin e tyre të pa dëshirueshëm.
Keq informimi, ose me mirë le të themi mungesa e informimit, mbi programet politike si dhe mbi fushatën zgjedhore. Informimi është nje ndër faktorët kryesor që bën të mundur përcaktimin e kategorisë së votuesve si dhe shpjegon arsyen përse i përkasin asaj kategorie votuesish.
Këto shkaqe dhe pengesa në të njëjtën kohë realizojnë në një farë mënyre “rrjedhje truri” edhe në radhët e rinisë studentore . Kjo është një humbje të rëndësishme e kapacitetit intelektual me pikpamje perëndimore dhe bashkëkohore.
Deri me sot nga organizmat tona shtetërore është bërë shumë pak ose për të thënë nuk është bërë asgjë. Nuk kemi parë dhe nuk kemi dëgjuar qoftë edhe një projekt konkret të hartuar dhe te vënë në zbatim nga organanizmat shtetërore, siç është Ministria e Punëve të Jashtme. Pra, me deshirë a pa deshirë, me qëllim apo pa qëllim, jemi aktualisht jo të mirëpritur ose le të themi të përjashtuar nga shoqëria shqiptare.
Eshtë qesharake kur shikon që shteti shqiptar nuk ka asnjë informacion qoftë minal mbi numërin, vështiresitë, si dhe për rezultatet që arrijnë këta studentë gjatë periudhës së studimeve. Si mund të mendohet që qeveria në detyrë, që sapo mbyll ciklin e saj qeverisës, mund të këtë ndërmarrë ndonjë hap të frytshëmt, ku nuk zotëron konkretish një statistikë qoftë edhe informale mbi numrin e studentëve shqiptare që studiojne nëpër botë.
Duke pare që shteti mëmë, nuk ka bërë asgjë për ta studentët ose komunitete të caktuara studentore krijuan organizata që kishin për qëllim të mbronin të drejtat e tyre, të promovonin ide të përbashkëta mbi çeshtje të caktuara kombëtare, për të mbrojtur identitetin, si dhe preardhjen e tyre si një komb i kulturuar.
E tillë është Gjenerata Re Shqiptare në Botë , e para organizatë shqiptare që ka paraqitur projektin “ “Mirëserdhët në Atdhe”. Ky projekt ju bën thirrje që të gjithë studentëve shqiptarë, kudo në botë, që të bashkëpunojnë duke paraqitur CV pranë kësaj organizate, e cila do t’ia dërgoj herë pas here Qeverise Shqiptare. Ky projekt do të konkretizohet fal edhe bashkëpunimit që na ka ofruar Partia Damokratike me në krye liderin e saj, z.Sali Berisha, i cili i shikon studentët qe studiojnë jashtë vendit si pjesë e rëndesishme dhe e pandarë e Brezit Bashkohore Shqiptar, që do të bëjë të mundur integrimin si dhe përparimin ekonomiko-kulturorë të Shqipërisë.
Gjenerata Re Shqiptare për vetë shtrirjen e saj mbi pesë kontinente, është e vemtja organizatë që në bashkëpunim me organet shtetërore të krijoi mjedisin, si dhe të gjitha kushtet e nevojshme për të kthyer “trurin” e larguar.
Shembulli GJRSH duhet ndjekur në forme bashkëpunimi edhe nga organizata të tjera që kanë kryesisht shtrirje të karakterit lokal. Ka ardhur koha që aftësitë dhe kapacitet tona t’i investojmë këtu, në Atdheun tonë. Dëshira jonë nuk mungon, tani thjeshtë qeveria e re duhet të ketë vullnetin e mirë për ta konkretizuar. Shpresojmë që me të vërtet të ketë ardhur koha për ndryshim dhe që këtë ndryshim ta prekim edhe studentët apo emigrantet qe janë detyruar të largohen nga Shqipëria.
Nëse një dite do të na krijohen kushtet për t’u kthyer dhe për t’u integruar në specialitetet e fituara, atëherë me të vërtet ka mbaruar periudha kalimtare e tranzicionit për vendin tonë. Përsa kohë do të kemi flukse qytetarësh që largohen, do të thotë se kemi tranzicion, gjë që le të kuptosh që në Shqipëri ka shumë pengesa që nuk bëjnë të mundur gjetjen e hapësirave, të cilat bëjnë të mundur krijimin e kushteve për më të mirë të karakterizuar nga prosperiteti dhe mirëqënia.Që ndryshimi të jetë i sukseshëm duhet të jetë i karakterizuar nga reforma radikale dhe këto reforma duhet të prekin të gjitha shtresat shoqërore, veçanërisht rininë e shkolluar jashtë vendit, si një investim i madh intelektual për këtë vend . Shqipëria është një vend që i ka kapacitet e duhura për ta realizuar këtë ndryshim.