Dott. Alban Daci
Të dashur lexues kur të lexoni artikullin tim, ndoshta do të më paragjykoni nacionalist fanatik, por deri diku gjykimi i juaj është i drejtë, por jo i plotë dhe i saktë. Për të shpjeguar nëse jam apo jo nacionalist po ju citoj një thënie të De Gasperi, që është simboli Rilindjes së Re Italiane, i cili shprehet:
“ Unë jam nacionalist, dhe gjithë jetën time ja kushtova kombit tim italian, por nga kjo ekspericnë kuptova që nuk mjafton të jesh vetëm nacionalist, por që kombi im duhet të bashkëpunojë dhe të jetë në marrëdhënie të mira bashkëpunuese me kombet e tjera.”
Kjo është edhe ideja e tij për Europën e Bashkuar, për të cilën u frymëzua nga shkrimet e Dante Aligerit.
Deklarata e Bollanos skenar i dështuar dhe qesharak
Të dashur bashkatdhetarë, motra, vëllezër shqiptarë, cudirat nuk paskan të sosur, sapo lindi edhe një budallëk por këtë radhë nga i fantaksuri fanatik dhe sharlatani Bollano. Këtij budallëku mund t’ia vendosim emrin “vrima në ujë” ose më saktë të mos e vendosim fare ujin në zjarr, sepse budallëku nuk zgjat më shumë se tre ditë, por budallai që e ka shprehur këtë budallëk do të mbetet përgjithmonë në historinë e personave pa vlerë që simbolizon shitësin e flamujve në kohërat moderne.
Ne nuk duhet të shqetësohemi për personin në fjalë, që është thjeshtë një gur shahu që sapo ka rënë mat me budallëkun e tij egoist, por për ata që fshihen mbrapa tij, ku historia ka treguar se mbrapa budallenjëve ka gjithmonë persona të mencur që i orientojnë sipas aspiratave, qëllimeve dhe objektivave të tyre.
Në Dibër tregohet shpeh një histori: Në një dhomë dibrane me burra të mencur ishte i ftuar dhe do të merrte pjesë edhe një naiv, i cili e kishte gruan e mencur. Duke e njohur mirë gruaja bashkëshortin e tij naiv si dhe shkallën e mencurisë së odave dibrane e thërret burrin dhe i thotë që ti do të hysh në odë, por nuk do të flasësh fare dhe në rast se do të pyesin “po ti si mendon në lidhje më argumentin që biseduam ? ”, ti do të përgjigjesh: “është si është por ashtu sic thoni ju nuk është” dhe kështu bëri njëriu naiv. Në fund të cdo diskutimi që bënin në odë burrat e mencur dibranë pyesnin naivin:” po ti si mendon ? “ Ai për cdo rast jepte përgjigjen e tij standarte të këshilluar nga bashkëshortja e tij: “ është si është por ashtu si mendoni ju nuk është ” dhe kështu të mencurit e rikthenin përsëri disktutimin. Ata vepruan në këtë mënyrë për gjithë natën deri në orët e para të mengjesit, kur më i mercuri dhe më i respektuari që ndodhej në krye të vendit të odës thotë se: “ A nuk po e kuptoni burra që budallai ka hedhur gurin në pus dhe ne nuk po e nxjerrim dot ? ”
Nga kjo histori duhet të mësojmë dhe të kuptojmë se nuk na hyn shumë në punë budallai me budallëkun e tij, por më shumë ne duhet të interesohemi dhe të shqetësohemi për të gjetur se kush janë të tjerët që fshihen nën hijen e tij që i dhanë këshilla se si ta hidhte gurin në pus.
Zotëria e këtij budallëku politik që shpreh injorancë historike si dhe vlerë shitblerje në kuptimin ekonomik është kryetar i bashkisë së Himarës që me horizontin e tij të lashtë dhe shtatanik dhe me mbëshetje nga mbrapa me tendencë për shtyrje përpara na deklaron se: “nuk kërkon më tepër për Vorio Epirin se c’kërkon Shqipëria për Kosovën”, pra kërkon pavarësinë e tij.
Përderisa i fantaksuri Bollano është kryetar i bashkisë së Himarës, atëherë ushtrimi i detyrës së tij bëhet në bazë të raporteve juridike të bazuar dhe të garantuar nga Kushtetuta e Shqipësië, nga e cila jo vetëm siguron të drejta por që ka edhe detyrime. Kjo do të thotë se në cilësinë e përfaqësuesit më të lartë të Organit ekzekutiv të bashkisë së Himarës, nuk mund të bëjë një deklaratë të tillë publike, e cila është në kundërshtim me mesazhin e preambulës së Kushtetutës (që është ligji më i lartë i Republikës së Shqipërisë) dhe citohet si me poshtë:
Ne populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe / ose te vlerat e tjera universale,
me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njëriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqënien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit.
Gjithashtu një deklaratë e tillë cënon integritetin territorial të Shqipërisë, duke rënë në kundërshtim menjëherë me parimet kushtetuese, ose më saktë kryhet shkelje flagrante kushtetuese. Prandaj, për raste të tilla duhet të vihen në lëvizje dhe në zbatim mekanizmat dhe hapat juridik që do të thotë se:
Këshilli i ministrave i Republikës së Shqipërisë duhet të paraqes menjëherë kërkesën për heqjen e mandatit (shkarkimin) të Bollanos nga kryetari i bashkisë së Himarës, pranë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të impenjohet seriozisht në lidhje me këtë argument duke i dhënë pseudo-filit përgjigjen e merituar të bazuar me argumenta kushtetues.
Gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë duhet të formojë menjëherë një Komision hetimor, për të hetuar me mjete demokratike arsyet e daljes së kësaj deklarate si dhe kush fshihet në të vërtetë pas këtij skenari antikombëtar dhe armiqësor.
Rol shumë të rëndësishëm aktiv dhe profesional duhet të luajnë edhe organet që merren me ruajten dhe garantimin e sigurisë kombëtare, për të parë nësë një akt i tillë vjen nga një individ i fantaksur apo kemi të bëjmë me lobingje, organizata, forma organizative terroriste të përkahura dhe të mbështetura nga Shtete sovrane. Në rast se kjo e fundit do të vërtetohej atëherë duhet të vihet në lëvizje me mjete demokratike dhe diplomatike reale, Diplomacia Shqiptare, duke e argumentuar edhe ne bazë të së Drejtës Ndërkombëtare, që ndalohet ndërhyrja e cdo Shteti apo subjekti juridik dhe jojuridik ndërkombëtar (vetëm në rastet kur është shprehur dhe është pranuar mbi bazën e vullnetit të lirë) në punët e brendshme të një shteti sovran në rastin tonë konkret Shqipërisë.
Megjithatë jam i mendimit që Diplomacia shqiptare duhet të jetë më e aftë, më e përgjegjshme, më aktive si dhe më efikase në përfaqësimin e Shtetit shqiptar në bisedimet dypalëshe, shumëpalëshe dhe me ndërmjetësim përsa u përket mbrojtes së interesave jetike kombëtare. Kjo nënkupton se në rast se është e domosdoshme le të hyjmë në bisedime diplomatike, por duke qëndruar “në kembë dhe jo në gjunjë” për zgjidhjen e argumentave të paqarta të trasportuara nga faktori historik.
Një përgjigje të sigurt, precize, të fortë dhe të menjëhershme me mjete demokratike, bashkiakut të “Himarës Shqiptare”, mund ti japin jo vetëm istitucionet shtetërore, që i përmendëm më sipër, por edhe shoqëria civile shqiptare në kompleksin e saj, ku bën pjesë: shtypi i lirë dhe i pavarur, mediat, Akademia e Shkencave, format organizative jofitim-prurëse, intelektualët, deri tek shtetasit e thjeshtë dhe të ndershëm shqiptar.
Skenari i Bollanos edhe pse jam i sigurt që ka regjizor të kualifikuar, nuk do të marrë kurrë cmimin oskar, dhe vetë Bollano nuk do të shpallet asnjëherë aktori më i mirë dhe më i paguar përsa u përket filmave që kanë përdorur ndër shekuj të njëjtin skenar, po me të njëjtët regjizor, po më të njëjtët fanca. Skenare të tilla për shumë faktor që nga tematika që kanë zgjedhur janë të destinuar për të dështuar, duke u bërë pjësë e turpeve që rrjedhin nga egot e vjetra shoviniste ballkanike.
Ky është turpi, ku sapo jeni bërë pjesë e tij, duke rrënjozur imazhin tuaj me prapaskenat luftënxitëse të poltikave të vjetra shoviniste ballkanike, të cilave ju ka dalur boja dhe janë jashtë konceptit aktual nëpër të cilin është përfshirë ky rajon.
Juve, sapo jeni bërë qesharak me fjalët e tua, për të cilat nuk jeni pronar dhe nuk i posedoni më, por jeni thjeshte një vlerë shitblerëse sipas konceptit ekonomik.
Historia ka figura të ndritura si dhe figura qesharake dhe negative, kohët e fundit historisë i kishin munguar këta të llojit të dytë, si Ju!
Bravo të qoftë sapo u rradite edhe ti dhe u bëre pjesë e asaj që quhet moment historik me personazhe qesharak dhe sharlatan, ku i tillë do të mbeteni gjithmonë përsa kohë historia do të jetë si dëshmi e prodhimeve njerëzore. Brezat e ardhshëm do të flasin për ju, duke të përmendur si vlera shitëblerëse, por që nuk e mori asnjëherë cmimin e tij, pasi skenari dështoi dhe më të dështuan edhe regjizorët që me idetë e tyre shoviniste donin të ndalonin kohën, dhe ta rikthenin përsëri mbrapa, ku në finalitet të qëndronte politika joreale, por ajo e komplotëve me partner sharlatanësh.
Ka ikur koha e skenareve, tani jo vëtëm rajoni i Ballkanit, por edhe Europa ka nevojë për politika reale integruese dhe jo denigruese, për bashkëpunime ndërshtetërore dhe jo për nxitje përcarje dhe urretje, ka nevojë për marrëdhënie të mira mes kombeve duke vleresuar vlerat universale dhe jo për palaco që përfaqësojnë skenare me subjekte jashtë llogjikës në kohë, në hapësirë dhe në dimension.
Prandaj, jo vetëm skenari që ka për protagonist ty, por të gjithë skenaret e tjera që kanë dhe do të kenë të njëjtën fizionomi si ky që ti përfaqëson, janë qesharak dhe janë të destinuar për të dështuar.