Te perkthyera dhe te pershtatura ne shqip nga dott. Alban Daci
Diplomacia është arti i thënies “ Përshëndetje qenush i bukur!” … derisa nuk arrin të gjesh një gur.( Ëill Rogers)
Si nisin luftërat? Diplomatët u tregojnë gënjeshtra gazetarëve, pastaj besojnë tek ato që lexojnë. (Karl Kraus)
Në arkeologji ti zbulon atë që nuk është e njohur. Në diplomaci ti mbulon atë që është e njohur. ( Thomas Pickering)
Diplomat është ai që kujton gjithmonë ditëlindjen e një gruaje dhe kurrë moshën e saj. ( Robert Lee Frost). ( Judy Garland).
Kur një diplomat thotë “Po”, do të thotë “ndoshta”. Kur thotë “ndoshta” do të thotë “Jo”. Dhe kur thotë “Jo”, nuk është diplomat. (H.L.Menken).
Ambasadori: është burrë i ndershëm i dërguar për të gënyer jasht në të mirë të vendit të tij. (Izzak Walton in L.Levinson „ The left Handed Dictonary).
Diplomacia është art që lejon një tjetër të veproj në mënyrën tënde. ( David Fros)
Kam zbuluar një mënyrë të pafalentueshme për të mashtruar ambasadorët. Ju them atyre të vërtetën dhe ata nuk më besojnë. ( Comillo di Cavour)
Të bësh një sallatë të mirë do të thotë të jesh një ambasador brilant- problemi i njëjtë në të dy rastet: të dish saktësisht sa vaj duhet të hedhësh bashkë me uthëllën.( Oscar Wilde)
Diplomati është një që reflekton dy herë para se të thotë jo. (Frededrick Sawyer).
Gjysma e artit të diplomacisë konsiston të mos themi asgjë sidomos kur jemi duke folur. ( Will Durant)
Diplomatët janë shpikur vetëm për të humbur kohë. ( Isaac Goldberg)
Të jesh dakort me dicka në linjë principi, do të thotë se nuk ke absolutisht qëllimin që ta vesh në pratikë. (Otto von Bismarck)
Ambasadori është një barometro që tregon gjithmonë kohën që nuk do të bëj. (Pierr Veron)
Diplomatët tradhëtojnë gjithcka, përvec emocioneve të tyre. (Victor Hugo)
Diplomacia vija më e gjate mes dy pikave. (Adrien Decaurcelle)
Kush është ndryshimi mes një diplomati dhe një zonje. Nëse një diplomat thotë “Po” do të thotë “Ndoshta”. Nëse një diplomat thotë “Ndoshta” do të thotë “Jo”. Nëse një diplomat thotë “Jo” nuk është diplomat.Nga ana tjetër nëse një zonjë thotë “Jo” do të thotë “Ndoshta”. Nëse thotë “Ndoshta” do të thotë “Po”. Nëse një zonjë thotë “Po” nuk është një zonjë.
Nuk ishtë diplomat ekselence. E kishte gjuhën më të gjatë se sa truri.
Kompromis: arti për të ndarë një tortë në mënyrë të tillë që secili beson të ketë copën më të madhe. (Leonard L.Levinson)
Diplomacia është arti për të ditur se cfarë nuk duhet të thuash. (M.Trump)
Mos kërko autograf tek një diplomat i huaj, sepse dihet që nuk mban penë...(Guru)
Diplomacia është një lojë shahu që u jep shah mat popujve. (Kar Kraus)