Dott.Alban Daci
Ngjarje të tilla tashmë nuk janë risi apo spontanitet per ne shqiptarët. Eshtë për të ardhur keq se si një komb me qytetërim të lashtë si ai helen, qe krenohet me figura të përjetshme si: Platoni, Homeri, Sokrati, Aristoteli etj, mendimet dhe studimet e të cilëve kanë hedhur bazat e organizimit të shoqërisë njerëzore në formën organizuese që sot quhet Shtet modern, ku kanë dhënë shembull vetjak për brezat e ardhshëm që cdo studim apo kërkim shkencorë, ose edhe vetë organizimi politiko-ekonomik, duhet të kenë në qendër të tyre njeriun dhe duhet ti shërbejë pikërisht atij për ta bërë atë të ndjehet i lirë dhe i lumtur, bien preh e disa klaneve me ide parahistorike, të cilët jetojnë cdo ditë me ide mesjetare, duke besuar se ksenofobia mund të jetë e vetmja mënyrë per të kaluar krizën e identitetit, nëpër të cilën po kalon kombi grek ( Grekët me duket se akoma nuk janë të vetëdijshëm se bota tashmë ka hyrëka hyree ciluke besuar se ksenehet ta ndihojme qe edhe ku shtetet te integrohet dhe te p ne epokën e globalizimit, i cili ka për objekt sfidimin e nacionalizmit të sëmurë, të bazuar në fakte të rreme dhe prova trilluese historike). Do të ishte fatalitet me pasoja shumë negative nëse pikërisht tani, ku të gjithë popujt janë të hapur në marrëdhënie ekonomike, politike, shoqërore, lokale, rajonale dhe universale, Greqia të zgjedh izolimin e shoqërisë së saj duke urryer të gjithë të tjerët që janë ndryshe nga ata. “ Ose me sakt duke besuar akoma se të gjithë ata që nuk flasim greqisht janë barbar dhe të pacivilizuar). Në rast se greket do të zgiidhnin këtë do ti conte në vetmbyllje dhe për rrjedhojë do të vihej në dyshim ekzistenca e tyre. Duke qënë se ne shqiptaret, jemi ndër popujt më të vjeter jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, ku koha ka treguar se jemi koherent në periudha dhe procese nëpër të cilat është përfshirë rajoni, nuk duhet të biem preh e këtyre provokimeve, por duhet të impenjohemi në maksimum për të realizuar integrimin dhe afirmimin tonë të plotë në qarqet ndërkombëtare , në mënyre që të kemi vendin e merituar në keto qarqe.
Ksenofobia është nje proces që zakonisht përfaqëson kombe qe nuk kanë një identitet të vetëm dhe të pastër kombëtar. Pra, për kombe që ndohen në krizë si në hapesirë dhe në kohë.Shprehja e një ksenofobie te tille nga pala greke, nuk është aspakt e dëmshme apo e rrezikshme për ne shqiptarët, por thjeshtë tregon se ai që e perdorë, në menyrë indirekte shpreh frikën e mos ekzistencës së tij si pasojë e mos përshtatjes në proceset moderne në të cilat është përfshirë ose ka qenë e detyruar dhe e kushtëzuar të përfshihet .
O popull i lashtë grek! Zgjohuni nga gjumi i parahistorisë dhe pastrohuni nga pluhuri i paragjykimeve, racizmit, urretjes, ksenofobisë, mundohuni dhe përpiquni të jetoni duke u përshtatur proceve integruese, paqëdashëse, harmonizuese, të respektimit të popujve, të marrëdhënieve të sinqerta dhe trasparente me fqinjët.
Jetoni në aktualitet dhe shikoni të ardhmen tuaj si pjesë të pa ndare dhe të pa vecuar me popujt e tjerë të ballkanit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të fortë dhe të fuqishëm kudrejt procesit të globalizimit.
Duhet ta kuptoni, se ne shqiptaret me ju kemi nje lidhje te forte historike, kjo bën që duam sduam, ju nuk mund të ecni pëpara pa ne dhe ne nuk mund ta kuptojmë ekzistencën tonë pa ndihimën tuaj reciproke, të sinqertë dhe dashamirëse.
Prandaj, duhet të përpiqemi që të mos përsërisim ngjarjet që përkasin një realiteti të vjetër, cilat le t’ia lëmë historisë dhe historianëve që ti gjykojnë, por të kemi marrëdhënie të fqinsisë së mirë dhe të bashkëpunojmë në të gjitha fushat për të dhënë kontributin tonë jo vetëm në prosperitetin e familjes sonë të përbashket evropiane ( Bashkimi Evropina), por pse jo të jemi edhe protagonistë të shumë proceseve ndërkombëtare të cilat do të kenë si qellim mbrojten, rrespketimin e të drejtave të njeriut.