Monday, February 18, 2008

Republika e Kosovës, Shteti më ri në Evropë


Dott. Alban Daci


Sapo lindi një foshnje e re dhe e shendosh në familjen e madhe evropiane të shteteve sovrane që quhet Republika e lirë, e pavarur dhe sovrane e Kosovës.
Sot me date 17 shkurt Kosova jonë e dashur është më në fund e lirë, është shtet me integritetin e saj territorial. Kjo është një ditë e madhe historike për shqiptarët dhe për botën demokratike të civilizuar mbi principet e demokracisë, lirisë, dhe tolerancës.
Ne të gjithë shqiptarët kudo që ndodhemi duhet ta festojmë këtë ditë ashtu siç festojmë 28 nëntorin, sepse ka të njëjtat vlera, të njëjtën peshë historike dhe të njëjtën simbolikë, atë të Lirisë së merituar por të vonuar të cenuar në mënyrë të pa drejtë.
Tek sytë e shqiptarëve mund të lexosh gëzimin, shpresën, lirinë e merituar por në mendimet e tyre jam i sigurt që mund të gjesh tolerancën, prosperitetin, dëshirën për tu integruar në zonën euro-atlantike, vullnetin për të harruar të kaluarën dhe forcën për të krijuar të ardhmen e shkëlqyer, duke bashkëpunuar me të gjithë në zbatim të kriterit të fqinjësisë së mirë.
Falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve leader në Bashkimin Evropian, Aleancës së Atlantikut, luftës së drejtë për liri të popullit shqiptarë në Evropë, sot ka fituar drejtësia duke mposhtur padrejtësinë, ka fituar paqja kundër agresionit, ka fituar liria kundër mizorisë, ka fituar integrimi kundër izolimit, kanë fituar shqiptarët, ka fituar Kosova ka fituar bota e civilizuar.
Bota e civilizuar perëndimore sapo shembi një mur të dytë në Evropë, duke konfirmuar edhe një herë me zë të fortë dhe me vendosmëri të hekurt se, kur behët fjalë për nocionin Liri, është më e bashkuar së kurrë.
Sot çdo qytetar i Evropës së Bashkuar, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i botës së civilizuar është “kosovar”, sepse të përbashkët kanë Lirinë si vlerën më të lartë njerëzore.
Shteti i ri i Kosovës konfirmon edhe një herë si të drejtë, të domosdoshëm dhe të nevojshëm të drejtën për vetëvendosje të popujve si dhe përjashton luftën si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshje duke shprehur me bindje dhe vendosmëri se “ Lufta agresive është dhe duhet të jetë e ndaluar përgjithmonë”.
Politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rikonfirmohet edhe njëherë që është po e njëjta e pa ndryshuar. Për ta kuptuar më mirë mjafton të citojmë një thënie të presidentit Uillson se: “Zhvillim autonom”, nënkupton një botë të sigurt duke u bazuar në principin se “ për çdo komb liridashës, që ashtu si i yni, dëshiron të bëj jetën e vet, ka të drejtën të vendos për institucionet e veta”.
Siguria e garantuar nga Aleanca Atlantike u rikonfirmua edhe një herë se është “Oksigjeni i Prosperiteti” që ka pranuar bashkëpunimin dhe integrimin ekonomik evropian.
Në kontestin aktual ndërkombëtar Evropa gjendet në një pozicion që ne terma historik, është e re dhe unike: Evropa nuk sundon dhe nuk është e sunduar, nuk është e izoluar por dhe nuk është në gjendje të kontrolloj e vetme botën.
Shumë herë citohet që historia është prodhim njerëzorë. Ne shqiptarët sapo i shtuam diçka të mrekullueshme, të pa zëvendësueshme dhe të paharrueshëm historisë tonë kombëtare, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Brezi ynë duhet të jetë krenar që arriti ta përjetoj këtë ditë të paharruar që bëri realitet ëndrrën tonë shekullore për liri.
Të dashur bashkatdhetar tashmë zgjohuni dhe mos mendoni se po ëndërroni, por është realitet, Kosova është shteti me i ri i Evropës. Prandaj, le ta gëzojmë dhe në të njëjtën kohë të fillojmë menjëherë punën me intensitet të plotë për krijimin e institucioneve, për zhvillimin ekonomik dhe të garantojmë prosperitetin politik, kulturore, dukë dhëne shembullin personal se ne dimë të integrohemi në Evropë, dimë të respektojmë minorancat dhe dimë të bëjmë shtet.

Tuesday, February 12, 2008

Lo Stage di Alban Daci

La relazione dello Stage
presso
L’azienda “Box Internazional S.r.l”


Nome: Alban
Cognome: Daci
N.Matricola: 2739674
Corso di studio: Scienze internazionale e Diplomatiche ( Organizzazioni e Relazioni Internazionali)


Soggetto ospitante: L’azienda “Box Internazional S.r.l”, Viale B.Bisagno,
int. 15 – 16129 Genova

Periodo dello stage: per un periodo di tre mesi dal 7 maggio 2007 fino al 7 luglio 2007
Box International S.r.l.
Dal 1982 la Box International S.r.l. di Genova opera con successo nel settore dei container e della logistica. E' specializzata nella vendita e nel noleggio di tutti i tipi di container nuovi e usati (ISO-Termici e non ISO) sia per il magazzinaggio che per i trasporti e le spedizioni. Noleggia e vende anche Casse Mobili, Mafi-rolltrailers e Carri Ferroviari. Prodotti & Servizi sono forniti ai maggiori Conduttori, agli Armatori italiani ed esteri, all'industria esportatrice, agli Operatori Multimodali del Trasporto MTO ed anche agli utilizzatori finali. Dai depositi di: Bologna, Genova, La Spezia, Livorno, Milano, Napoli, Ravenna, Rivalta- Scrivia, Trieste e Venezia è in grado di fornire contenitori, anche con autoscaricanti, in tutta Italia, Isole comprese e all'estero. Nel caso in cui i containers siano necessari in un'area diversa dalle località di giacenza, può fornire la soluzione migliore per riposizionarli laddove il mercato li richieda.Attività svolta
Durante lo stage ho fatto ricerca e sviluppo operativa e su internet- Gestione logistica, cantainers, carri ferroviari, flextank, casse mobili, container frigoferi, cisterna, prefabbricati uso ufficio, Monoblocchi, ecc
Valutazione Finale:
Con questo stage ho imparato e praticato da vicino tante conoscenze informative che ho ricevuto fin dal periodo universitario, soprattutto quelle del campo economico, in modo particolare del Marketing. Ho imparato come è importante lavorare in gruppo ed avere relazioni di reciprocità con il personale per raggiungere gli obiettivi del lavoro in buon fine. Un ruolo importante durante il periodo dello stage ha avuto il dirigente dell’azienda “Box International S.rl) sig. Angelo Martinengo che mi è stato sempre vicino per farmi imparare e darmi istruzioni giusti in modo che potevo imparare le cose necessarie in modo efficiente e per un breve periodo di tempo. Sono sicuro che questa esperienza mi servirà in futuro per realizzare i miei obiettivi come un bravo imprenditore che sa gestire, investire e portare innovazione su : Gestione logistica, cantainers, carri ferroviari, flextank, casse mobili, container frigoferi, cisterna, prefabbricati uso ufficio, Monoblocchi, ecc.

Genova, 7 luglio 2007

Firma del tirocinante
ALBAN DACI.

Invito ufficiale del sig. Alban Daci

Invito ufficiale del sig. Alban Daci, presidente dell’associazione “Nuova Generazione Albanese”presso il “Consolato Onorario di Albania” in Piemonte con On. Giovanni Firera

La visita del sig. Alban Daci, presidente dell’associazione “Nuova Generazione Albanese” a Torino è venuta dopo una lunga e stretta collaborazione con On. Giovanni Firera “Console Onorario di Albania” in Piemonte, che riguarda la comunità albanese presente in particolare modo nella regione di Piemonte e in Liguria .Come due istituzioni che hanno lo scopo della protezione dei diritti e il miglioramento delle condizioni degli albanesi che vivono e lavorano da tanti anni in queste due regioni, hanno deciso a realizzare i seguenti passi.Aprire all’interno della sede del “Consolato Onorario di Albania” a Torino, un ufficio di coordinamento dell’associazione “Nuova Generazione Albanese” che sarà a disposizione per gli studenti e gli operai albanesi che vivono in questa città.La responsabilità dell’ufficio di coordinamento dell’associazione “Nuova Generazione Albanese” per la città di Torino è affidato al Console in persona.L’associazione “Nuova Generazione Albanese” ha proposto a nominare On. Giovanni Firera “Membro Onorario” dell’associazione. On. Giovanni Firera è persona pieno d’energie che lavora con tanta passione senza stancarsi per la comunità albanese stabilito in Piemonte ed altrove.Si è parlato anche per altri progetti importanti che per ora sono delle idee ma che nel futuro saranno messe in pratica.Torino, 28/06/2007
Da sinistra: Dott. Giovanni Firera Console d'Onore d'Albania in Piemonte e Dott. Alban Daci, Presidente dell'associazione albanese "Nuova Generazione Albanese"

Fjalimi i z.Alban Daci


Ky fjalim eshte mbajtur nga Alban Daci ne Kongresin e Pare Boteror te Diaspores Shqiptare, qe u zhvillua ne Rimini


Pershendetje zonja dhe zoteri, motra dhe vellezer shqiptar. Falenderoj dott. Alban Kraja qe me dha mundesi te jem i pranishem ne kete evenimet te pare dhe unikal ne lloj e tij


Ne kete salle shikoj shume shqiptare qe fataliteti Histori i kane bere qe me dhimbje dhe mall te jene larg Shqiperise, por me deshiren e madhe per tu kthyer nje dite.Si pjese e diaspores shqiptare, ose me sakt si kryetar Gjenerates Re Shqiptare-Itali do te kisha kenaqesi te shprehja disa rreshta te cilat dalin nga thellesia e cdo shqiptare. Te Jesh Shqiptar Eshte Nje Nder, Ta Mbajme Kete Nder e Kemi Per Detyre Koherat jane duke u nderruar ne Ballkan dhe ne Europe.Nje brez tjeter eshte duke ardhur, me nje mendje me te kthjellet e nje shpirt me te pasur. Ende nuk kane fuqi ekonomike e politike, megjithate fryma e tyre ndjehet anekend: ne shkolla, ne auditore, ne familje, ne kafe ne internet. Eshte nje fryme re, qe kerkon nje ardhme te re te karakterizuara nga prosperiteti, integrimi dhe zhvillim ekonomike. Eshte pikerisht kjo fryme e re qe refuzon varferine si fatalitet e imoralitetin si kusht. Qe spraps kengen e kukuvajkave e profkat e rimohuesve. Qe natyrshem kerkon t’i kthej nderin e humbur vendit te vet. Gjenerata Re Shqiptare eshte nje shoqate e themeluar ne vitin 2002, me baze ne New York me deget e saja te shtrira ne pese kontinente. Gjthe bota e perjetoj permbysjen e sistemit komunist ne rrjedhen e ngjarjeve pas renies se “Perdes Se hekurt” Murit te Berlinit, ne fund te 1989-se. Ne shqiptaret jo vetem e perjetuam kete permbysje, por ishim protagonistet e ketij ndryshimi qe luftuam ne mer te demokrazise dhe vlerave humane. Gjenerata e Re Shqiptare eshte pjese e Gjenerate s Re Boterore me interesa te perbashketa si: demokrazia, paqja , prosperiteti qe kane si finalitet nje te ardhme te sigurt per te gjithe. E emertuam organizaten Gjenerata Re Shqiptare, sepse aspirojme dhe perpiqemi per integrimin e plote te shoqerise shqiptare ne shoqerite e civilizuara boterore. Gjithashtu jemi te vetedijshem, se eshte e rendesishme qe shoqeria shqiptare te ngrej lart vlerat kulturore dhe parimet e shoqerise si nje shoqeri me prejardhje nga qyteterimi i mocem Ilir ( Ketu vlen te permendet se eshte civilizimi me i mocem ne Evrope): si dhe te perkrahe plotesisht qyteterimin e nje bote moderne Ne, Gjenerata Re Shqiptare jemi te vendosur per te mbrojtur interesin kombetar shqiptar ne marrveshje me parimet demokratike perendimore, te inkurajome vlerat e arsimit te larte, duke dhene eksperienzat tona per ta ngritur ne piedestalin e standarteve me te mira jo vetem ne Ballkan, por edhe me gjere.Ne duhet te bashkohemi duke perqendruar te gjitha energjite tona per te perballur njehere e mire problemet qe hasin shqiptaret si emigrinimn e paligjshem, punen e zeze qe kryejne shqiptaret brenda dhe jasht vendit, integrimin e Shqiperise ne institucionet euro-atlantike, korrupsionin zyrtar, papunesine, analfabetizmin dhe mungesen e perkujdesjes mjekesore. Te gjithe se bashku mund te kontribuojme per te nje Shqiperi te begate me shqiptar te lumtur Alban Daci, kryetar

Gjenerata Re Shqiptare
www.studenti.forum-2007.com

Emigracioni shqiptar dhe integrimi social


Dott. Alban Daci

Emigracioni Shqiperia ka pasur nje fenomen masiv emigrimi nga fillimi i viteve 90. Ky aspekt i rendesishem i regjimit demografik ishte pothuajse i pa njohur para viteve 90, kur shoqeria shqiptare ishte nje shoqeri e mbyllur. Pas viteve 90 perberesi kryesor qe percakton regjimin demografike behet emigrimi, ku 15% e popullsise ka emigruar ne vitet e fundit. Italia dhe Greqia mbeten vendet kryesore te emigrimit te shqiptareve. Ky fakt ka ndodhur si nga afersia gjeografike dhe kulturale,si nga veshtiresia per te bere zgjedhje te emigrimit,ne menyre te rregullt dhe legale. Gjate 1997 Shqiperia paraqet indikatoret normal te rraportit te emigrimit legal/klandestin.Ne fillim te viteve 1997 ne Itali rezultonin te legalizuar 62.000 emigrant shqiptar,kurse numri total i emigranteve shqiptare ne kete vend ishte rreth 100 000. Raporti mes emigranteve legal dhe jo legal ishte me i larte ne Greci.Rreth 350 000 emigrante rreth te cileve jo me shume se 100 000 ishin te legalizuar.Ne emigracionin shqiptar dominojne me shume meshkujt se sa femrat.Ne Itali meshkujt perbejne 70.9 % te emigranteve. Nga vitet 90 emigracioni eshte konsideruar nje nder elementet kryesore per te perballuar jeten dhe siguruar te ardhmen,vecanerisht ekonomike,te individit,te familjes dhe te shoqerise shqiptare.Rritja e faktoreve qe shtyjne njerezit te lene vendin e tyre drejt nje vendi tjeter, nuk kane qene vetem paqartesite qe kane sjelle kriza ,por edhe dobesimi i faktoreve terheqes,qe rrjedhin nga kontraditat e shumfishta,eksperiencat individuale dhe nga rritja e madhe e pengesave drejt emigrimit dhe integrimit te emigranteve. Ne cdo rast motivet kryesore te emigracionit mbeten ato ekonomike,situata ekonomike e vendit dhe nevoja e rritjes ,ndersa risorset e brendeshme per momentin jo te perdorura si duhen, do te ndikojne tek emigracioni per vitet pasuese. Integrimi social Niveli i integrimit te emigranteve shqiptare ne Itali dhe Greqi dhe problematika e mardhenieve me popullsine e ketyre dy vendeve jane te ngjashme.Mardheniet me istituzionet,sherbimin social ne keto vende kane pak a shume te njejten tipologji. Jane duke bere perpjekte per te permisuar rraportin mes numrit te emigranteve klandestin dhe atyre te legalizuar.Pjesa me e madhe e emigranteve shqiptare ne Itali dhe Greqi punojne ne sektorin e ndertimit dhe ne ate te agrikultures (meshkujt) dhe ne sherbimet shtepiake (femrat). Punesimi ne kete sektor reagon me shume si nje faktor mbijetese,se si nje faktor integrimi,civilizimi dhe emancipimi. Imaxhi i emigranteve shqiptare me shume eshte i ndertuar nga shtypi dhe televizioni se sa ai qe rrjedh nga eksperinca e prezences dhe mardhenieve qe ata ndertojne me popullsine e vendeve ku kane emigruar. Studiuesit dhe ekspertet per emigracionin ne keta vende demostrojne qe opinioni negativ mbi shqiptaret rrjedh nga persona qe nuk kane pasur asnjeher konktakte direkte me shqiptaret. Fakti qe shqiptaret punojne kryesisht ne keto sektor ,ne pune te zeze, ne aktivitet jo legale,mungesa e vemendjes se autoriteve te disa organeve shqiptare drejt integrimit te tyre,kthen jeten sociale te bashkesise se emigranteve shqiptare shume te mekur dhe pa peshe. Potenciali emigrues i shqiptareve nuk ka rene,sidomos gjate vieteve 1997. Kjo situate ka ndodhur nga mos perdorimi racional i te ardhurave qe rrjedhin nga emigrimi,nga situatat e komplikuara ne Shqiperi dhe nga mungesa per nje periudhe te gjate kohe,te nje strategjie kombetare per emigracionin dhe ne vecanti per emigrantet qe kthehen ne Atdhe. Gjermania ka filluar disa projekte te bazuar ne dhenien e kredive bankare per emigrantet qe kthehen ne Shqiperi per te pasur mundesi te nisin aktivitet ekonomike. Shtytja kryesore qe i ben emigrantet te kthehen eshte falementimi i iniciativave te tyre. Pjesa me e madhee atyre qe kthehen i perkasin kategorise qe nuk kane mundur te integrohen me sukses ne shoqerite e vendeve pritese,ose te detyruar nga fshesat e policise. Fenomeni i jo suksesit eshte i shpjegueshem duke marre ne konsiderate kushtet e emigrimit klandestin. Marrveshjet e bera kohet e fundit me vendet fqinje ne fushen e emigracionit,duke perdorur mekanizma te rinj,duke ulur rraportin mes emigranteve klandestin dhe atyre legal,mund te sjelle ndryshime pozitive duke krijuar perspektiva te mira te perfitimeve,keshtu per te motivuar kthimin ne Atdhe per te investuar

GJENERATA RE SHQIPTARE-ITALI,UNIONE GENERALE D’ALBANIA DHE LEGACOOP

GJENERATA RE SHQIPTARE-ITALI,UNIONE GENERALE D’ALBANIA DHE LEGACOOP

Takimi u mbajt tek “Hotel Bliston” ne Genova.Gjate ketij takimi ishte i pranishem edhe televizoni lokal “Telecitta”. Perpfaqesue per GJRSH-Itali ishte kryetari i saj z.Alban Daci. Ne kete takim u diskutua mbi komunitetin shqiptare qe eshte i pranishem ne Liguria. Komuiniteti shqiptar ka kapacitete siperrmarrje superiore ne krahasim me komunitet e tjera. Ky komunitet ka nevoje per politika integruese qe te kontRibuojne per nje korporativizem te vertete shqiptar. Ky proces per vete kompleksitetin e tij kerkon rrjete informacioni. Duke pare qe problemet sociale ne pergjithesi jane te nje spektri te gjere. Atehere si pergjigje efikase eshte korporativizmi,nje siperrmarrje e vertet korporative.Ne qender te ketyre inisiativave duhet te jene edhe istitucionet shteterore,sepse vete korporativizmi eshte nje nder elementet kryesore te welfare, i cili lejon dhe ka nevoje per ndihmen e strukturave administrative shteterore. Tragjedia e Darsenes ,ku mbeti i vrare puntori shqiptare ,ka kontribuar ne terheqjen e vemendjes se publikut mbi problemet esenciale shoqerore me te cilat perballen emigrantet. Unione Generale d’Albania shprehu inisiativen e tij duke thene se: Duam te krijojme nje Lob shqiptare,qe mund te drejtoj,menaxhoj dhe te perdore prezencen e shqiptareve.

Giorgio :Shqiptari qe erdhi ne Gjenova ne 1389

Dott. Alban Daci

Ne shekullin e XIV turqit Otoman pas fitoreve te her pas hershme ne gadishullin e Ballkanit,pesojne disfaten e tyre ne betejen e quajtur Merli me 28 qershor 1389.
Dyndjet Otamane ne Ballkan gjate kesaj periudhe ishin te shoqeruara me akte dhune mbi popullaten e pafajshme vendase.
Te detyruar nga situata e pasigurise qe ishte krijuar, shume familje detyrohen te marrin rruget e arratise kryesisht drejt gadishullit Apenin.
Nga ky fluks refugjatesh i jepet rasti Manuelo de Valente qe ne Mesina te Italise te perfitoj nje skllav shqiptar qe ishte larguar nga vendi i tij ne 1387.
Giorgio trasferohet bashke me “padronin” e tij ne Gjenova,qytetin e tregtareve dhe sipermarresve te zote.
Giorgio mendonte se Gjenova eshte nje qytet tolerant ,ku edhe sklleverit mund te perfitojne lirine e merituar si dhe shperblimin e tyre moral si qenie me te drejta te barabarta njerezore. Ne vendlindjen e tij kishte qene njeri i lire,prandaj donte te rikthehej i tille.
Keshtuqe vendos te paraqes nje kerkese falje tek duka Antoniotto Adorno.
Ne kete kerkese falje citon si me poshte:
…Duka i “perjetshem”blej besimin tend kristian dhe tradhetine e turpshme ku qesh vete viktime…
Ne fakt i mbarkuar me gruan dhe tre femijet ne nje varke sicilane sapo arrine ne Messina shitet tradhetish si skllave tek gjenovezi Valente.
Amadeo Pescio shkruan:
« Antoniotto Adorno ishte i frikshem dhe ambicioz,por jo i lige dhe ne 1389 Girgio i jep lirine ,shtetesine gjenoveze dhe origjina e tij Durresi behet mbiemri i familjes se tij qe me pas do te ngjitej ne majat e dinastise derigjuese te Gjenoves dhe Liguries.»
Gjenova ishte nje qytet me mundesi te medhaja punesimi si per vendasit ashtu edhe per te huajt ,fale portit dhe pozicionit gjeografike.
Ne mes te viteve 400 nje Antonio Durazzo sipas gjasave nipi i tij,nis aktivitetin si mendafshpunues dhe tregtues artikujsh kinkalerie ne Pietraminuto ,duke vene bazat e nje suksesi per nje periudhe plot 200 vjecare .Gjate te ciles kjo familje ( familja Durazzo) i jep Republikes se Gjenoves plot 9 Duke.
Kjo periudhe suksesi mbyllet me Giorolamo Durazzo, i cili nga 1802 deri ne 1805 ishte Duke i Republikes se Liguries.
Ishte arkipeshk,kardinal,diplomat prane pallatit madheshtore tek Rruga Balbi.
Pallati madheshtore ne ditet e sotme quhet “Palazzo Reale” eshte i mirembajtur dhe hapesirat e tij paqyrojne kulturen,traditen,artin shqiptar.
Kjo qe ka ndodhur ne shekullin e XIV mund te ndodh sot?
Eshte shume e ngjashme qe edhe ne ditet e sotme nje shqiptar i ardhur te behet kryetar bashkie i qyetetit te Gjenovez ose kryetar Regjoni per Ligurien.
Gjenova eshte nje qytet kosmopolitik e tolerant me kapacitet te hatashme per krijur mjedise integruese ne gjirine e saj shoqeror pa dhembshuri rrespekti te plote te zakoneve ,kostumeve dhe ligjeve ne fuqi.
Pikerisht kjo forme rrespekti beri te mundur qe familja Durazzo te mbreteroj duke treguar imazhin e vertet te qenit shqiptar.

Demokracia favorizon dhe pershpejton zhvillimin ekonomik

Dott. Alban Daci

Zhdukja e “Perdes Hekurt” qe ka ndare kontinentin tone pas Luftes se II Boterore ,ka krijuar nje oportunitet unik per vendet e Europes Juglindore qe te shkeputen nga e kaluara totalitare per tu bashkengjitur vlerave te demokracise,te drejtave dhe lirive civile per te ndertuar shtetin e se drejtes dhe istitucionet e tij.
Pas vitetve 90 keto vende kane aspiruar ne Europen e Bashkuar,bazuar ne rregullat thelbesore te jetes se perbashket ,te Kombeve te lira dhe te barabarta.
Keto Aspirata mund te behen konkrete ,nese keto vende aplikojne Demokraci Politike dhe Demokraci Sociale te cilat jane elemente perberese te se njejtes Arkitekture.
Demokracia Politike dhe Demokracia Sociale jane elemente kryesore unifikuese per Europen ne konceptin istitucional.
Jane dy vlera te pandashme qe luajne nje rol te rendesishem edhe ne modele ekonomike qe kane njohur zhvillime praktike ne jeten sociale te cdo Shteti.
Sistemi ekonomik per vete kompleksin e tij kerkon vezhgime dhe vendime koherente.
Modelet ekonomike kane njohur cikle te ndryshme si progres edhe regres ,por ndryshimet me te rendesishme patjeter qe i perkasin mesit te pare te shekullit te kaluar.
Ne vitet 20 klienti i vetem i ekonomise se nje vendi ishte vete Shteti,por fal ideve te reja ekonomike nga Keynes dhe Say te fshaqura kryesisht ne vitet 30 kemi nje tendence drejt ekonomise se hapur bazuar mbi tregun e lire qe ka perfaqesuar ne menyre natyrale me shume inisiativat dhe aksionet e ndermarra nga individet se sa inisiativat e ndermarra nga Shteti.
Keto iniziativa nuk do te ishin realizaur ne formen konkrete te tyre pa deshiren dhe vullnetin e Shtetit.
Pra, shteti ka qene promovues i ketyre ideve qe sollen nje stad te ri zhvillimi ekonomik.
Rolin e Shtetit ne zhvillimin e konomik te nje vendi e shohim qarte tek Shtetet e Bashkuar te Amerikes qe kane lindur si nje vend ku problemi paresor eshte lufta kunder “pushtetit”
E gjithe historia e ketij vendi perfaqeson tentativen kostante per te vendosur zbulimin e pushteteve ne menyre qe te jene demokratikisht te kontrolluar.
Kjo ka qene beteja e luftuar mbi te gjitha fushat ato kostitucionale me federalizmin,ato ekonomike me antitrust,ato elektorale duke kerkuar nje model organik brenda sistemit.
Ne disa vende te Europes Juglindore tregu i lire nuk eshte me i afte tu pergjigjet nevojave te zhvillimit,sepse keto vende mbartin nje zhvillim energjik te korrupsionit qe sjell falimentimin e tregut te lire.Keto vende ne pergjithesi jane vende me sistem social pak te zhvilluar dhe me jo eficence mekanizmi solidariteti dhe mbrojtje sociale.
Korrupsioni ne keto vende ka dobesuar sherbimet publike, ka rritur varferine ,sepse ka pakesuar investimet publike.
Per nga shkalla e madhesise korrupsionin mund ta grupojme ne dy grupe:
Korrupsion i madh ne rast abuzimi nga funksionaret e larte
I vogel ne rast abuzimi nga funksionaret e vegjel.
Per te luftuar korrupsionin duhet te kemi parasysh dy aspekte:
Korrupsioni duhet pare si nje e keqe qe mund te luftohet permes vendimeve direkte (reforme tek e drejta penale,agjensi antikorrupsioni,mbrojte te informatoreve).
Nga ana tjeter si nje keq-qeverisje.Ne rastin e fundit eshte e rendesishme te njohesh shkaqet dhe ti zhvillosh duke nderrmarre nje seri reformash ne drejtesi dhe ne administrate.
Administrata duhet te ece mbi konceptin e susidiaritetit,qe te jete per qytetar dhe ne sherbim te qytetareve.
Korrupsioni ka bere qe pasuria te grumbullohet ne duart e nje minornace,duke krijuar mostrasparence qe mund te kete nje zgjidhje te vetme : mardhenie reciproke mes demokracise dhe zhvillimit ekonomik.
Pikerisht Demokracia favorizon dhe pershpejton zhvillimi ekonomik .
Me Demokraci nenkuptojme “Qeverisje te mire”te bazuar tek ligjet,istitucionet e shendosha,dhe mbi te gjitha te respektuar nga qytetaret.
Modeli ekonomik duhet te jete prodhimi i nje strukture ,ku shteti dhe qyetetaret jane partner me drejta te barabarta.

Monday, February 11, 2008

Mardheniet kauze dhe efekt ne politiken Shqiptare

Dott. Alban Daci

Duke ndjekur procesin zgjedhor mund te them se Shqiperia po shkon drejt demokracise.
Ne keto zgjedhje u vu re nje pjesmarrje e larte e popullsise. Kjo pjesmarrje mund te shpjegohet pikerishte nga mardhenia magjike qe politiloget e quajne kauze-efekt.
Kauza ishte :
Keq qeverisja e Partise Socialiste.Kjo Parti jo vetem qe nuk solli prosperitet ne vend por istaloj nje administrate burokratike, jo efikase dhe krijoj nje sistem korrupsioni me te sofistikuar ne Europe .
Partia Socialiste jo vetem qe nuk mbajti premtimet, por thelloj deri ne palce varferine e cila ka prekur te gjitha shtresat e shoqerise sone.
Efekti ishte:
Reformimi i Partise Demokratike si ne kuadrin e programit te saj social-ekonomik edhe ate inter-istitucional ne organizimin e saj strukturor. Duke u shendruar nje parti e hapur me shoqerine civile.Nje nga arrtitjet e kesaj force politke ishte mposhtja dhe mos njohja e "Ligjit te Hekurt te Oligarkise" qe pothuajse gjithmone ka qene baza e funksionimit tek partite shqiptare,por duke u kthyer ne nje force politike ku cdo kush mund te japin kontributin e tij ne te mire te vendit te tij Shqiperise.
Mendoj qe qeveria e re do te jete me shume nje qeveri teknike se sa nje qeveri partiake.
Them teknike, sepse rolin kryesore do ta luajne specialistet e fushave te ndryshme. Shqiperia ka nevoje per reforma si dhe per hapa te rendesishem qe te do te jene vendimtare per te.Pra, ka nevoje per nje "trust" te vertet qe ka nje vullnet dhe pergjegjesi per funksionin sublik qe mbart.
PD-ja me rifomimin e saj mendoj se eshte forca e vetme polike ne Shqiperi qe ka kapacitete per ta pasur kete "trust". Shihet qarte tek figurat e reja si ne moshe dhe ne mentalitet qe kane pranuar ti bashkangjiten kesaj force politike duke qene jo vetem amator por promovues te vertet te kesaj fitorje historike.
Fitorja e PD-se nuk eshte fitorja e nje force apo e nje kahu politike, por simbolizon fitoren e Demokracise formale dhe sostanziale.Mendoj keshtu pasi per vendet ne tranzicion eshte i domosdoshme Alternimi i pushtetit.
Merite e ketij Alternimi qe ne vetvete simbolizon nje ndryshim te madh i perket pikerishte popullit shqiptare, i cili edhe nje here dha virdiktin e tij duke mbrojtur vlerat e demokracise per te aspiruar ne Europen e Bashkuar si dhe ne NATO. Keto zjedhje treguan qe shoqeria shqiptare eshte plotesishte e amancipuar dhe e demokratizuar. Tani u takon te zgjedhurve qe ta rrespektojne kete virdikt si dhe te jene pergjegjes.

Të huaj në vendin tonë

Dott. Alban Daci

Për shkak të amullisë politike si dhe të periudhës së gjatë e tranzicionit që po kalon vendi ynë shumë të rinj po largohen nga Shqipëria, për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurtë.
Një numër i madhe i tyre kanë preferuar kryesisht universitet më të mira Perendimore. Studentët shqiptar nuk janë thjeshtë pjesë e auditorëve në këto universitete, por janë lider persa u përket aftësive në kuadrin e studimit. Studentët shqiptarë janë me te mirët dhe kanë arritur rezultate të shkëlqyera në fusha të ndryshme profesionale, akademike dhe shkencore. Aftësitë e tyre gjeniale kanë bërë qe në mjediset e ndryshme akademike të këtyre universiteteve të mbrohen vlerat kulturore dhe historike të Kombit . Roli i tyre është vital, sepse kanë krijuar dhe mbrojtur një opinion të drejtë mbi shqiptarët si: nje popull me kulturë dhe civilizim shumë të moçem. Këto studentë i kanë treguar botës se nuk jemi hajdutë te rëndomtë, nuk jemi vetëm klandestinë, nuk jemi të pa integruar, ashtu sic e kanë pasqyruar disa sterotipe për interesa të caktuara.
Duke analizuar numrin e madh të studentëve qe studiojnë jasht vendit dhe që nuk dëshriojnë që pas studimeve të kthehen në Shqipëri mund të themi se kemi te bëjmë me një rrjedhje truri!
Të largohesh nga Shqipëria për një periudhë relativisht të gjatë do të thotë se: fillon dhe ndjehesh mik në shtëpinë tënde, sepse të ndjehesh pjesë e asocuar e një shoqërie duhet të jesh jo vetëm pjesmarrës në evenimentet e saj por edhe protagonist e ideator.
Per ne, jeta shoqërore ne Shqipëri nuk është një tribunë vlerash dhe nuk përfaqëson mendimet dhe idetë tona. Shumë gjëra ndodhin pa marr konsensin apo miratimin tonë. Politologu Loëell ka theksuar që çdo njeri qe preket nga një aksion ka të drejtë te reagojë drejtpërdrejt ose duke qenë i përfaqësuar nga persona të përzgjedhur prej tij. Në të gjitha aksionet politike apo shoqërore si dhe në proceset që i kriojnë këto aksione jo vetëm që nuk na jepet mundësia për të qënë drejt per drejt pjesmarrës, por as që të kemi përfaqësues të zgjedhur me virdiktin tone.
Shembulli me konkretë janë zgjedhjet e fundit parlamentare që u zhvilluan me datë 3 korrik. Zgjedhjet në vendet demokratike konceptohen si: procese te institualizuara, ku përzgjidhen përfaqësuesit, të cilët janë anëtarë zyrtarë te organizatave. Këto organizata janë partitë që formojnë të ashtuquajturin sistem politik i një vendi.
Zgjedhjet, janë hapi themelor që percaktojnë mjdesin, regjimin dhe komunitetin politik të një vendi. Në këto zgjedhje pjesëmarrja e studentëve që studiojnë jashtë, si dhe emigrantëve ka qenë shumë e vogel. Kjo ka ndodhur per disa arsye:

Pengesa në lejet e qëndrimit në vendet ku jetojne
Mos interesimi, sepse një pjesë e mirë e tyre e shikojne Shqipërinë si një Atdhe që nuk interesohet për to dhe që gati-gati, tashmë, e kanë humbur dhe qe kanë krijuar nje Atdhe të dytë.
Humbja e besimit dhe e shpresës nga kompleksi i sistemit politik shqiptar, i cili ka prodhuar largimin e tyre të pa dëshirueshëm.
Keq informimi, ose me mirë le të themi mungesa e informimit, mbi programet politike si dhe mbi fushatën zgjedhore. Informimi është nje ndër faktorët kryesor që bën të mundur përcaktimin e kategorisë së votuesve si dhe shpjegon arsyen përse i përkasin asaj kategorie votuesish.
Këto shkaqe dhe pengesa në të njëjtën kohë realizojnë në një farë mënyre “rrjedhje truri” edhe në radhët e rinisë studentore . Kjo është një humbje të rëndësishme e kapacitetit intelektual me pikpamje perëndimore dhe bashkëkohore.
Deri me sot nga organizmat tona shtetërore është bërë shumë pak ose për të thënë nuk është bërë asgjë. Nuk kemi parë dhe nuk kemi dëgjuar qoftë edhe një projekt konkret të hartuar dhe te vënë në zbatim nga organanizmat shtetërore, siç është Ministria e Punëve të Jashtme. Pra, me deshirë a pa deshirë, me qëllim apo pa qëllim, jemi aktualisht jo të mirëpritur ose le të themi të përjashtuar nga shoqëria shqiptare.
Eshtë qesharake kur shikon që shteti shqiptar nuk ka asnjë informacion qoftë minal mbi numërin, vështiresitë, si dhe për rezultatet që arrijnë këta studentë gjatë periudhës së studimeve. Si mund të mendohet që qeveria në detyrë, që sapo mbyll ciklin e saj qeverisës, mund të këtë ndërmarrë ndonjë hap të frytshëmt, ku nuk zotëron konkretish një statistikë qoftë edhe informale mbi numrin e studentëve shqiptare që studiojne nëpër botë.
Duke pare që shteti mëmë, nuk ka bërë asgjë për ta studentët ose komunitete të caktuara studentore krijuan organizata që kishin për qëllim të mbronin të drejtat e tyre, të promovonin ide të përbashkëta mbi çeshtje të caktuara kombëtare, për të mbrojtur identitetin, si dhe preardhjen e tyre si një komb i kulturuar.
E tillë është Gjenerata Re Shqiptare në Botë , e para organizatë shqiptare që ka paraqitur projektin “ “Mirëserdhët në Atdhe”. Ky projekt ju bën thirrje që të gjithë studentëve shqiptarë, kudo në botë, që të bashkëpunojnë duke paraqitur CV pranë kësaj organizate, e cila do t’ia dërgoj herë pas here Qeverise Shqiptare. Ky projekt do të konkretizohet fal edhe bashkëpunimit që na ka ofruar Partia Damokratike me në krye liderin e saj, z.Sali Berisha, i cili i shikon studentët qe studiojnë jashtë vendit si pjesë e rëndesishme dhe e pandarë e Brezit Bashkohore Shqiptar, që do të bëjë të mundur integrimin si dhe përparimin ekonomiko-kulturorë të Shqipërisë.
Gjenerata Re Shqiptare për vetë shtrirjen e saj mbi pesë kontinente, është e vemtja organizatë që në bashkëpunim me organet shtetërore të krijoi mjedisin, si dhe të gjitha kushtet e nevojshme për të kthyer “trurin” e larguar.
Shembulli GJRSH duhet ndjekur në forme bashkëpunimi edhe nga organizata të tjera që kanë kryesisht shtrirje të karakterit lokal. Ka ardhur koha që aftësitë dhe kapacitet tona t’i investojmë këtu, në Atdheun tonë. Dëshira jonë nuk mungon, tani thjeshtë qeveria e re duhet të ketë vullnetin e mirë për ta konkretizuar. Shpresojmë që me të vërtet të ketë ardhur koha për ndryshim dhe që këtë ndryshim ta prekim edhe studentët apo emigrantet qe janë detyruar të largohen nga Shqipëria.
Nëse një dite do të na krijohen kushtet për t’u kthyer dhe për t’u integruar në specialitetet e fituara, atëherë me të vërtet ka mbaruar periudha kalimtare e tranzicionit për vendin tonë. Përsa kohë do të kemi flukse qytetarësh që largohen, do të thotë se kemi tranzicion, gjë që le të kuptosh që në Shqipëri ka shumë pengesa që nuk bëjnë të mundur gjetjen e hapësirave, të cilat bëjnë të mundur krijimin e kushteve për më të mirë të karakterizuar nga prosperiteti dhe mirëqënia.Që ndryshimi të jetë i sukseshëm duhet të jetë i karakterizuar nga reforma radikale dhe këto reforma duhet të prekin të gjitha shtresat shoqërore, veçanërisht rininë e shkolluar jashtë vendit, si një investim i madh intelektual për këtë vend . Shqipëria është një vend që i ka kapacitet e duhura për ta realizuar këtë ndryshim.

DEMOKRACIA dhe tipologjia e formes qeverisese

Dott. Alban Daci
Demokracia eshte term qe rrjedh nga greqishtja ( Demos,“popull“ e kratein,“pushtet“ qe shpjegon nje sistem politike te bazuar mbi sovranitetin e shtetasve, te cileve ju njihet e drejta per te zgjedhur formen e qeverisjes dhe per te zgjedhur ne menyre direkte ose jo direkte antaret e trupit legjislativ te shtetit, perfaqesuesit e pushtetit lokal, dhe jo gjithmone kryetarin e shtetit.Ketu mund te kemi parasysh forma te ndryshme qeverie, ku kryetari i shtetit nuk zgjidhet ne forme te drejtperdrejte nga populli.
Per shembull: Forma parlamentare nuk parashikon zgjedhjen e kryetarit te shtetit ne forme te dreperdrejte. Ne Itali kryetari i shtetit zgjidhet nga nje «Kolegj i Madh».Ne analizen e diteve te sotme, termi demokraci perfshin edhe barazine juridike te shtetasve ne ushtrinim e votes, nga e cila nuk duhet perjashtuar askush per arsye race, feje, seksi. Kemi edhe raste kur ekzistenca e disa kushteve sherben per te garantuar liri ne ushtrimin e votes. Keto kushte zakonisht mund te jene: pluraliteti i opsioneve ne dipozicion, mundesia e veteformimit te nje opinioni te vertete.Ne pergjithesi behet ndarja mes demokracise perfaqesuese, ku aktiviteti i pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ u besohet perfaqesuesve te zgjedhur, me mandat te limituar,por jo urdherues ( pra te revokuar), dhe demokracia direkte, ku pjesa me e madhe e aktiviteve te pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ vendosen ne menyre direkte nga shtetasit me vote maxhorance, ndersa per perfaqesuesit qe merren me entet kyce nuk eshte e mundur ushtrimi i nje kontrolli direkt dhe jane te revokueshem ne cdo moment.Eshte oportune te ndash mbi planin teorik demokracine nga monarkia kushtetuese, ne te cilen jane zgjedhur vetem antaret e trupi legjislativ, nga ku eshte zgjedhur kryeministri dhe kabineti; shume monarki kushtetuese funksionojne sot si demokraci, me nje sovran qe ushtron nje funksion te perhershem simbolik.Gjithashtu eshte e rendesihme te bejme nje dallim mes demokracise dhe republikes: Ne historine moderne perendimore te dyja shpesh jane te bashkuara dhe sot pjesa me e madhe e demokracive jane te organizuar sipas qeverisjes republikane, te dy termat nuk jane sinonime.Republikat faktikisht jane themeluar mbi hyrje jo demokratike dhe shprehin faktikisht nje sitstem politik te bazuar mbi pushtetin e aristokracise, mbi diktaturen ose mbi totalitarizmin.Qytet-shtet greke dhe Roma gjate viteve te para te republikes ishin demokraci direkte: ne asamblete antike mblidheshin te gjithe shtetasit ( te perjashtuar ishin sklleverit dhe grate) dhe kishin te drejten e votes dhe te fjales. Arsitoteli ne tipologjine e tij dallon tre foma qeverisje “pure“ dhe forma te “prishura”, forma puro eshte quajtur politia ( qeveria e maxhorances ose e shumices), forma e “prishur” eshte quajtur ( qeveria qe favorizon te varferit).Tek ndarja qe ben Aristoteli koncepti demokraci interpretohet si legjitimiteti i nje pjese te se njejtes qeveri. Per shume arsye ky dallim do te vazhdonte te ishte i perdorshem deri ne periudhen e filozofeve te viteve 800, te cilet do te merrnin si shembull referimi dhe studimi tipologjine e Arsitotelit ( pershembull Kant dhe Hegel).Kjo tregon qe ne menyre te vecante nga Aristoteli, mendimi perendimor politik ka trashguar koncepte themelore per te kuptuar “boten e konbeve” ne format e ndryshme gjate rruges se ndryshimeve dhe evolimeve historike. Si cdo sistem konceptesh te ndertuara mbi bazen e disiplinave historike dhe sociale edhe tipologia e fomave te qeverisjes mund te jete punuar dhe faktikish ka qene e punuar dhe perpunuar ne bazen e tre kritereve: a) per te pershkruar dhe klasifikuar format e qeverisjes historikisht te dhena, sipas asimilimit te ngjashmerive dhe dhe venien ne pah te ndryshimeve, b) per te shprehur nje preference persa i perket nje forme ose sipas nje rregulli baze, ku format e ndryshme te nje sistemi nuk jane vetem antologjik por edhe jo sociologjik, c) per te pershkruar etapat e ndryshme historike sipas hapesirave te se njejtit sistem konceptual,Disa forma jane te percaktuar nga nje rregull kronoligjik qe zakonisht nuk koncidon as me rregullin antologjik dhe as me ate jo sociologjik.Keto tre kritere vlejne dhe na ndihmojne per te dalluar formen e mire nga e keqja, dhe te keqen nga me e keqja, ose per te perfaqesuar rrugen historike si kalim ( te detyruar) nga nje forme e percaktuar ne nje tjeter.

Perkujtohet Albert Kolgjeka!

Dje me date 8 nentor ne ambjentet e museu te detit u organizua nje ceremoni e vecante per te kutjuar Albertin, puntorin shqiptare qe humbi jeten tek porti Antik ne Genova.
Ceremonia ishte organizua nga Unioni i Pergjithshem Shqiptar dhe te ftuar ishin: Ilirian Kolgjeka, Hasan Mucostepa konsull i Republikes se Shqiperise ne Milano,Giuseppe Maria Durazzo konsull nderi ne Principaten e Monakos, Ivan Drogo sekretar i pergjithshem i Unionit te Pergjithshem Shqiptar, Alban Daci kryetar i Gjenerates Re Shqiptare, vellai i te ndjerit si dhe shoke dhe miq te tij.
Gjate ketij perkujtimi u diskutua qe sa me shpejt qe te jete e mundur te zbardhet e verteta, te vendoset drejtesia dhe pergjegjesit nese ka te vihen para ligjit. Pra, eshte e rendesishme qe te vendoset drejtesia morale.
Duke besuar tek drejtesia Italiane si dhe tek kembengulja jone, mendojme se shume shpjet kjo drejtesi do te arrithet

Fjalimi i z. Alban Daci

Mirembrema te Gjitheve qe jeni te pranishem ne salle.
Eshte nje nder i madh per mua te jem i pranishem mes jush ne perkujtim te Albert Kolgjekes, punetorit shqiptar qe humbi jeten gjate ndertimit te museut te detit, i cili eshte vendi ku sot ne jemi mbledhur.
Alberti ishte njeri i mire qe kishte mardhenie te mira me miqet dhe shoket e punes.Ishte shembull per tu ndjekur nga te gjithe emigrantet.Ai si te cdo kush tjeter kishte endrra dhe projekte per te ardhmen: enderronte qe nje dite te kthehej ne Shqiperi, te krijonte familje, te kishte femije…me pak fjale te ishte i lumtur duke bere nje jete normale.
Faktetsisht enderrat u shuan pikerisht ne nje dite me shi, ku gjithcka u be e erret per te dhe familjen e tij.
Nga ai moment ky museo eshte simbol jo vetem i punetoreve shqiptare qe punojne ne sektorin e ndertimit, por i cdo kujt qe beson ne vlerat njerezore.
Ky muze per familjen e Abertit eshte i mallkuar, sepse ketu humben djalin e tyre te shtrejte, kurse per ne eshte vendi i nje tragjedie qe nuk duhet te perseritet me kurre.
Per te kujtuar Albertin jemi te pranishem edhe ne studentet shqiptare, sepse njohim repektojme dhe praktikojme vlerat njerezore qe perbejne thelbin dhe botkuptimin jetesore.
Ne respektojme dhe perkrahim te emigrantet shqiptare, ku nje pjese e tyre punojne ne kushte te prapanueshme persa u perket elementeve te sigurise, pageses, orarit te punes si dhe shume elemente te tjere te rendesishem.
Ne jemi ketu, sepse kemi nje kauze te perbashket: realizimin e nje jete te mire, te qete dhe te sigurt.
Ne universitetin e Genoves studiojne afersisht 400 student shqiptare, te cilet kane rendimentin me te lart jo vetem ne raport me studentet e huaj, por edhe me ata italiane.
Pra, ne jemi nje kapacitet i rendesishem intelektual qe mund te japin nje kontribut te vyer ne zhvillimin ekonomik, politke dhe social jo vetem per Shqiperine por edhe per Ligurian.
Ne perfitojme mentalitetin, metodat e punes dhe te studimeve perendimore, ne vecanti ate italian, duke u bere nje ure e rendesishme lidhje mes dy vendeve qe kane njohur mardhenie me karakter miqesor, respektues dhe bashkpunim reciproke.

Fale GJENERATES RE SHQIPTARE-ITALY

Gjenerata Re Shqiptare ne bashkpunim me istitucionet vendore si dhe me mjaft organizma te tjere jo qeveritare, po ndihmon dhe po mbeshtet komunitetin shqiptare qe eshte i pranishem ne Itali dhe ne vecanti ne Liguria.
Fale Gjenerates Re Shqiptare.zeri i shqiptareve po degjohet cdo dite e me teper...
Me date17 nentore 2005 une Alban Daci, kryetar i organizates Gjenerata Re Shqiptare isha i ftuar tek kanali televiziv "TeleGenova", pikerisht ne programin prestigjoz " GENOVA allo Spechio". Gjate ketij emisione ishin te ftuar zv. Presidenti i Regionit Liguria si dhe te tjere .
Gjenerata Re Shqiptare-Italy ka hartuar mjaft projekte te rendesishme qe priten ne vihen ne zbatim duke u realizuar ne te ardhmen.
Per 28 nentor ne nder te festes tone Kombetar, ne Gjenerata Re Shqiptare do te organizojme nje feste te permasave te medhaja, pikerisht ne ambjentet e Universitetit te Genoves.
Qellimi i kesa feste eshte: shkembimi inter-kulturor mes studenteve shqiptar, italian dhe erasmus me qellim qe te njihem me kulturen, civilizimin, zakonet dhe me mjaft pasuri te vyera qe i posidojme ne si Kombe.

Mr. AA Gill, Wellcome in Albania!



Dott. Alban Daci



Mr. AA Gill, Wellcome in Albania!
Mësoni të vërtetën dhe jo paragjykimet


Mr.AA Gill, shkruan një artikull tek gazeta “Sanday Time”, ku ndër te tjera shkruan: Secila fjali që brenda vetes përmban emrin Shqipëri s'ka mundësi të të mos bëj të qeshesh. Shqipëria është qesharake

Është një far mr.Gin që me një udhëtim nga airoporti Nën Tereza gjer tek hoteli i akomodimit në Tiranë dhe anasjelltas, paska qenë në gjendje jo vetëm të njohë Shqipërinë dhe botën shqiptare, por edhe të shkruaj një artikull me paragjykime të pavërteta dhe të fantaksura që vetëm një anglez i vërtetë nuk do t’i shkruante.
Them kështu, sepse tradita e gjatë e udhëtarëve anglez ka dhënë vlerësime të merituara dhe të mrekullueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ishte e natyrshme që kjo traditë te merrte trajtën e vëzhgimeve të mirëfillta, që nga Lord Bajroni deri tek bashkohësit e tij si: koloneli Martin Lik, Mis Durhami etj.
Mis Durhami jo vetëm që ishte albanologe e zonja. por edhe mike e shqiptarëve në një kohë, ku nëpër Evropë qarkullonin lirisht opinione qesharake dhe indiferente mbi baza të pa vërteta për ta. Mandje, shpesh keto opinione merrnin zjarr pikërisht nga prapaskenat e politikës,dhe diplomacisë së fshehur, që përfaqësohej më së miri nga oratorët e politikës antishqiptare. Vepra e Durhamit kushtuar ballkanasve dhe vecanërisht shqiptarëve, ishte dhe do të mbetet një kundërvenie e hapur ndaj të ashtëquajturve sëmundje të qytëterimit që kanosnin qytërimin tonë shekullor.
Durhami bëri thirrje që misioni i civilizuesve që i jepnin vetës evropianët në Ballkan, të mos shoqërohej me shkatërrimin e këtyre vlerave, por të bëhej gjithcka për konservimin e tyre si një pjesë e thesarit botëror.
Mr. AA Gill, kohërat kanë ndryshuar dhe bashkë me të kanë evoluar edhe njerëzit. Kjo do te thotë se shqiptarët tashmë janë pjesëtarët dhe nisëmtarët e shumë proceseve ekonomike, kulturore, shkencore dhe politike jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por edhe më gjërë. Unë, e kuptoj zellin tuaj të madh që keni për të njohur “realitetin” e botës shqiptare, por për ta realizuar atë. Nuk ishte nevoja që të bënit udhëtimin aventuresk mbi të cilin jeni bazuar, sepse falë globalizimit, principit të lëvizjes së lirë saksionuar në kartën e të drejtave të njeriut miratuar në 1948, si dhe oreksit të madh që kanë për dituri : shqiptarët, mund t’i gjesh, t’i njohësh dhe t’i takosh në ambjentet e gjithë kolegjeve dhe universiteteve jo vetëm angleze por edhe atyre botërore.
Shqiptarët, nese jeni me të vertet i interesuar për t’i njohur, mund t’i kërkosh dhe t’i gjesh në majat e cdo fushë jetësore dhe në cdo cep të botës.
Me sa arrrij të kuptoj jo vetëm juve por edhe mjeran të tjerë si ju, të shtirur si të verbër dhe të shurdhët, të shitur apo të blerë, të larë apo të pa larë, nga lobe të caktuara anti shqiptare, do të vazhdojnë po me të njejtin ritëm ashtu si ju dhe me pa të drejtë të na paragjykojnë neve, shqiptarëve.
Ju e dini shumë mirë që cdo paragjykim ka për qëllim të sfidoj faktet dhe të vërtetën, por paragjykime të tilla janë të destinuara të dështojnë akoma pa u kristalizuar, sepse faktet janë më shumë në numër dhe në vlera. Nëse fakte të tilla do t’i vendosnim për ballafaqim në peshoren e drejtesise, ajo do të anonte më shumë nga ne, sepse paragjykimet në cdo rast apo në cdo formët dhe pothuajse në të gjitha studimet janë mendime të pa paramenduara, të pa vërteta dhe ne shumicën e rasteve janë elementet bazë dhe burimet fillestare që përdoren për te krijuar stereotipe, te cilët krijojnë doktrina racore si pershembull:
Një shqiptar vjedh, për rrjedhojë të gjithë shqiptarët janë hajdutë!!! Kjo nuk është aspak e vërtetë pasi nuk mund të përdorim paragjykimin për të përgjithësuar gjërat. Gjithashtu një studim i tillë nuk do të ishte aspak i sakët, pasi duke berë një kalim të tillë të përgjithshem pa e studiuar me saktësi, rast pas rasti dhe sipas shkallës. Do te gabonim në premisën e madhe nisur nga premesa e vogël si pershembull:
Sokrati ka mjekër, të gjithë dhitë kanë mjekër dhe për rrjedhoj dhitë janë njerez!!!
Jam dakord me filozofin, sociologun gjerman Weber, që cdo studim studiohet nga studiuesi mbi bazat e interisit vetjak të tij, por që një studim të jetë i sukseshëm duhet të pranohet nga publiku si i drejtë dhe i dobishëm.
Studimi i juaj apo i mbështësve tuaj jo vetëm që është i gabuar, por si i tillë edhe i pa pranueshëm. Ju themi juve dhe të tjerëve si ju, që ne nuk jemi të vetmuarit e botës së izoluar nga gjithcka positive apo negative dhe gjithëcka që na rrethon si e tillë. Perkundrazi, kemi shumë miq dhe kapacitetet e duhura intelektuale jo vetëm per t’iu dhënë përgjigjen e merituar, por edhe për të realizuar aspiratën universale për liri, prosperitet dhe integrim në familjen e madhe të përbashkët botërore.
Ne kemi shume miq në bote, sepse bujaria për ne është një ndër vërtytet më të larta të vlerave njerëzore. Ne nuk kemi prapa skena, nuk bëjmë diplomaci të shfehur, nuk jemi të pa bes, por kemi guxim, vendosmëri për të realizuar ëndrrat tona si dhe për të rregulluar të gjitha padrejtësitë që janë bërë ndaj nesh.
Ne kemi besim dhe mbeshtje për të vendosur drejtesinë në kauzën tonë dhe për t’iu thënë që mos bëni gabim të bëni padrejtësi më në kurrizin tonë, për të kënaqur qejfet e iluzioneve të ndokujt apo të disave.
Prandaj, ju themi jo vetem juve por të gjithëve si ju: Wellocome in Albania, që të mësoni të vërtetat dhe jo paragjykimet, të njihni dhe të mbështetni të drejtat dhe jo të shtrembutat, vlerat dhe jo anti vlerat, të njihni civilizimin tonë të mocëm Ilir, që ka dhënë një kontribut të madh në zhvillim e famljes sonë të përbashkët Evropiane nga e cila keni mësuar edhe ju dhe të dënoni mizoritë e pa mëshirshme barbare dhe shkatërruese të Evropes plake të cilat i manifestoni pa pike edhe ju sot..
Mr. Gin nëse jeni me të vërtetë anglez dhe që besoni në vlerat e demokracisë, lirisë, drejtësisë dhe jo të ligësisë, për të njohur Shqipërinë dhe shqiptaret:Ndiqni traditën e gjyshërve tuaj që albanogjinë e patën pasion të dorës së parë dhe thellohuni në studimet e veprave të Shekspirit, Bajronit si dhe të Mis Durhamit, sepse aty do të gjeni me të vërtetë shpirtin shqiptar dhe hiqni dorë nga opinionet qesherake, indiferente dhe aspak të vërteta të cilat sadopak hedhin hije mbi imazhin e kombit tuaj të kulturuar.

Diaspora: Duhet të votojmë edhe ne


Dott. Alban Daci


Mijëra shqiptarë vazhdojnë të përjashtohen nga e drejta e votës

Tashmë jemi të gjithë të vetëdijshëm dhe dëshmitar që çdo vit largohen qindra, pse jo dhe mijëra te rinj për tu shkolluar dhe për të punuar jashtë vendit. Një pjese e mire e tyre kanë mundur të organizohen, duke krijuar unione, shoqata, bashkësi me qëllimin e vetëm të mbrojnë të drejtat e tyre legjitime, të cilat rrjedhin nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Mund të shprehemi me plot bindje se: çështjet, sukseset, ëndrrat,dëshirat dhe problemet e tyre janë pasqyruar dhe janë bërë pjesë e opinionit publik, fale këtyre organizmave organizues si dhe ndihmës që ka dhënë media shqiptare duke treguar një gatishmëri të sinqertë dashamirëse ne publikimin e aktiviteteve te ndryshme, si në aspektin shoqëror dhe akademik.
Çdo qytetar shqiptar është ne dijeni që ka studentë dhe emigrantë që studiojnë dhe punojnë jashtë. Madje shumë familje shqiptare janë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ky proces, sepse kanë vajzën ose djalin, motrën ose vëllain, mbesën ose nipin, kushërirën ose kushëririn, shokun ose shoqen jashtë vendit për të kryer studimet e larta ose edhe thjeshtë për të punuar, pasi Shqipëria nuk ju ka siguruar dhe garantuar qoftë edhe kushtet minimale të jetesës.
Po politika dhe institucionet shqiptare a janë të ndjeshme dhe si mendojnë në lidhje me këtë çështje?!
Përsa i përket politikës, pa hyrë në thellësi të problemit dhe në interpretim profesional, ajo duhet të arrije një pikë të përbashkët në të mirë të qytetarëve dhe të vendit. Një kontribut të çmuar që duhet përgëzuar ka luajtur edhe komuniteti ndërkombëtare përmes përfaqësuesve të tyre diplomatike në gjetjen dhe arritjen e konsensusit reciproke për të realizuar zgjedhje demokratike dhe të në Shqipëri. Duke qene se Shqipëria është në një fazë shumë të rëndësishme të integrimit euro-atlantike, ku një nder kushtet themelore për anëtarësim është qëndrueshmëria dhe stabiliteti demokratik. Ne, Diaspora, jemi shumë të shqetësuar, sepse çdo ditë që kalon në mosmarrëveshje ndërpartiake pa gjetjen e një zgjidhje të mesme dhe të pranueshme nga të gjitha palët, aq më e vështirë bëhet ëndrra shekullore e shqiptarëve, për të pasur me të drejtë vendin e merituar dhe te domosdoshëm në familjen e përbashkët evropiane. Kjo ëndërr e bukur dhe merituar, mund të shuhet ndoshta nga persona të papërgjegjshëm të politikës shqiptare, të cilët politikën nuk e venë në shërbim të interesave kombëtare dhe publike, por të madhështisë, karrierës dhe interesit vetjak.
Sa për impaktin shoqëror, ky konsensus mund te themi që do të ishte një dhuratë e çmuar për qytetarët shqiptarë në këtë fundviti, por nuk mund të shprehemi me bindje se ky aksion zgjidh problemin e realizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, sepse në këtë proces nuk janë diskutuar dhe parashikuar të gjithë elementet e domosdoshëm dhe të detyruar për të realizuar atë që quhet pjesëmarrje e qytetarëve në demokracinë e drejtpërdrejtë.
Nga procesi i votimit, që është një ndër elementet kryesorë që përbën atë që quhet momenti ku marrin pjesë në qeverisje dhe vendimmarrje edhe qytetarët e thjeshtë, ose ndryshe siç quhet ushtrimi i demokracisë së drejtpërdrejtë, janë përjashtuar të gjithë studentët dhe emigrantet që studiojnë dhe jetojnë jashtë vendit. Kësaj kategorie i është hequr e drejta themelore dhe legjitime demokratike, ajo te drejtës për të votuar (kjo e drejtë është e garantuar edhe nga neni 45, pika 1 e kushtetutës shqiptare). Dikush mund të thotë se Shqipëria nuk ka histori të gjatë demokratike dhe për rrjedhojë nuk është e përgatitur për të realizuar dhe konkretizuar të drejtën e votës edhe për Diasporën. Kjo, jo vetëm që është e drejtë, por është dhe e realizueshme. Prandaj politika dhe shteti shqiptar janë të detyruar që të garantojnë ushtrimin e saj .
Politika shqiptare duhet të filloj përpjekjet serioze në bashkëpunimi me organizatat shqiptare që janë themeluar në Diasporë, për të gjetur mënyrat dhe mundësitë e ushtrimit të kësaj të drejte të garantuar nga Kushtetuta. Kur politika ka humbur një pjesë të elektoratit të saj, shteti ka të humbur shtetasit e tij legjitim, kurse studentët dhe shqiptarët që studiojnë dhe punojnë jashtë nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike që kanë në dispozicion, atë të ushtrimit të votës.
Nuk është e drejtë dhe aspak demokratike që kjo kategori qytetarësh të qeverisen dhe të përfaqësohen nga individë-politikanë, që nuk janë zgjedhur nga vota e tyre.
Në shume vende të demokracisë perëndimore evropiane po flitet që emigrantët të kenë të drejtën e votës në vendin, ku kanë emigruar (Mendoj, se kjo është një nder iniciativat dhe politikat më të drejta që do të garantoj zhvillim dhe prosperitet në Bashkimit Evropian, sepse një ndër kushtet themelore përsa i përket lëvizjes së lirë te punëtorëve në Tregun e Përbashkët Evropian është heqja dhe përjashtimi i diskriminimit, ku situatat e njëjta nuk duhet të trajtohen në forma të ndryshme, dhe ata të ndryshmet nuk duhen trajtuar me forma të njëjta), kurse në Shqipëri as që flitet që shtetasit e saj që ndodhen jashtë mund të ushtrojnë të drejtën e votës.
Pra, si mund të pretendojmë që ne, jemi të gatshëm të bëhemi pjese integrale e familjes evropiane, ku politika shqiptare jo vetëm që nuk është në gjendje të garantoi një nga të drejta me themelore të demokracisë direkte, atë të ushtrimit të votës, por as që diskutohet dhe nuk flitet rreth kësaj problematike, por thjeshtë qëndron e heshtur duke shfrytëzuar situatën dhe momentet nëpër të cilat po kalon shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe Diaspora në veçanti.
Zgjidhja më e përshtatshme dhe e pranueshme është realizimi i një tryeze të rrumbullakët mes subjekteve politike shqiptare dhe organizatave që veprojnë dhe përfaqësojnë në masë publike diasporën shqiptare. Është e domosdoshme që sa më shpejt që të jetë e mundur të nisin punimet dhe bisedimet në lidhje me zgjidhjen e këtij argumenti, ose më saktë në gjetjen e një konsensusi të dytë, por me ndryshimin e vetëm që këtë radhë ky konsensus nuk duhet të realizohet dhe të arrihet vetëm mes subjekteve dhe aktorëve politikë, por edhe mes politikës dhe shoqërisë civile ( në rastin tonë konkrete Diaspora që është e formuar nga emigrantë dhe studentë që jetojnë dhe studiojnë jashtë vendit.
Përse duhet të votojmë edhe ne, Diaspora Shqiptare?!
Duhet të votojmë edhe ne, pasi jemi qytetarë shqiptarë, bijtë e Shqipërisë që e duam vendin tonë, punojmë dhe japim kontributin tonë të vyer në të gjitha fushat e jetës, për ta bërë Shqipërinë një ndër vendet më demokratike me prosperitet ekonomik dhe politik.
Duhet të votojmë edhe ne pasi, jemi pjesë direkte e sistemit ekonomik të Shtetit Shqiptar, duke derdhur të ardhurat tona që arrijmë t’i kursejmë me plot mundime dhe vështirësi nga puna e lodhshme dhe e mërzitshme larg Atdheut dhe familjes. Këtu vlen të theksohet se emigracioni ka luajtur rol të pazëvendësueshëm për të ndryshuar dhe përmisuar situatën e paqëndrueshme ekonomike në vend.
Duhet të votojmë edhe ne, studentët, pasi po shkollohemi në universitet më të mira në botë, ku akumulojmë kapacitete të shkëlqyera intelektuale dhe profesionale për të cilat ka shumë nevojë vendi jonë që ndodhet në zhvillim e sipër.
Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjete vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet (neni 45 pika1 ne Kushtetutën e Shqipërisë). Duke qenë se edhe emigrantet dhe studentët që punojnë dhe studiojnë jashtë vendit janë qytetar shqiptarë, atëherë e kanë të drejtë të padiktueshme për të votuar. Ne Diaspora, duhet të votojmë, sepse është një e drejte kushtetuese. Një vend që pretendon të jetë demokratik duhet të zbatoj me përpikëmëri Kushtetutën .

Projekti: Mirë se erdhët në Atdhe


DOTT. ALBAN DACI, kryetar
I organizates shqiptare
Gjenerata Re Shqiptare
http://www.studenti.forum-2007.com/


Projekti: Mirë se erdhët në Atdhe



Projekti " Mirë se erdhët në Atdhe" ka për qëllim kthimin në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve dhe integrimin e tyre në vendet e punës sipas shkallës së kualifikimit, jo vetëm të studentëve, por të të gjithë intelektualëve që për arsye ekonomike dhe ato të tranzicionit ndodhen aktualisht jashtë Shqipërisë. Të gjithë këta shqiptarë që për arsye të ndryshme sot janë jashtë vendit, kanë mall dhe dashuri të madhe atdhetare te kthehen, të investojnë dhe të punojnë në atdheun mëmë, Shqipëri. Gjenerata e Re Shqiptare do të jetë ura lidhëse në mes qeverisë shqiptare dhe studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë vendit. Në punën e gjatë e të palodhur për implementimin e këtij projekti ne e konsiderojmë veten partner të Qeverisë dhe partner të studentëve. Ideja : Organizata mbarë shqiptare "Gjenerata Re Shqiptare", duke pasur në gjirin e saj një numër të madh të studentëve që studiojnë në universitet më të mira në Botë, si dhe e vetëdijshme për nevojën që ka vendi ynë, dhe dëshirën e madhe që kanë këta studentë për t'u kthyer në Atdhe ideoi këtë projekt si proces të domosdoshëm dhe të pa shmangshëm, nëse vendi ynë ka dëshirën e mirë për të ecur në rrugën e prosperitetit dhe zhvillimit ekonomiko-social, politiko-organizativ dhe intelektual-kulturor . Aktualisht, mendohet se jashtë vendit studiojnë rreth 25000 studentë, të cilët me eksperiencat jetësore dhe profesionale-intelektuale mund të sjellin një frymë dhe koncept të ri kryesisht perëndimor për sa u përket reformave të domosdoshme në proceset e zhvillimit nëpër të cila po kalon vendi. Ky projekt duhet të mbështet në dy kolona: 1) Kolona e parë janë studentët që studiojnë jashtë 2) Kolona e dytë është Qeveria Shqiptare Ndërmjetësuese, ose urë lidhëse do të jetë organizata "Gjenerata Re Shqiptare", sepse pikërisht "Gjenerata Re Shqiptare", sepse është organizata e parë që e ka ideuar këtë projekt. Gjithashtu është e para dhe e vetmja organizatë që ka një shtrirje të madhe (konkretisht në disa kontinente, aty ku bota shqiptare është e pranishme dhe zëri i saj duhet të dëgjohet mbi bazën e vlerave universale të drejtave të njeriut, demokracisë, paqes dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet kombeve). "Gjenerata Re Shqiptare", ka punuar me përkushtim të madh dhe kjo vërtetohet nga rruga që kemi ndjekur që nga akti i themelimit deri sot. Ne kemi qenë të parët në diasporë që kemi ngritur zërin kundër diskriminimit racor dhe fizik që është ushtruar, me dashje apo pa dashje, kundër shtetasve shqiptarë. Si organizatë kemi realizuar një numër të madh tubimesh para Selisë së Kombeve të Bashkuara në New York. Kemi qenë të parët që kemi organizuar protesta masive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera kundër keqqeverisjes, korrupsionit që bëhej në Shqipëri, etj. Madje ne kemi qenë ata që kemi dhënë kontribut të çmuar për të sjellë ndryshime pozitive duke e menduar Shtetin në shërbim të qytetarëve dhe jo qytetarët në shërbim të shtetit dhe shtetarëve. Jemi e para dhe e vetmja organizatë shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, që kemi marrë letër falënderimi nga Presidenti Bush, për rolin që kemi luajtur në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kemi organizuar një numër të madh aktivitetesh, ku përfshihen edhe aktivitetet ndërkulturore të organizuara nga "Gjenerata Re Shqiptare" në Itali, për shembull: Për herë të parë në Gjenova kremtuam festën e 28 Nëntorit, pikërisht në ambientet universitare. Në këtë kremtim kanë marrë pjesë jo vetëm studentë dhe emigrantë shqiptar, por edhe mjaft studentë nga vende të ndryshme të botës, si dhe dashamirës, të cilët së bashku me ne kanë kënduar himnin kombëtarë dhe kanë kërcyer vallen e vjetër tironse, napolonin. Qëllimi i kësaj feste kremtuese ishte ngritja lart e vlerave kulturore dhe parimeve të shoqërisë shqiptare si një shoqëri me prejardhje nga qytetërimi i moçëm Ilir Unë Alban Daci, në rolin e kryetarit të "Gjeneratës Re Shqiptare" në Itali dhe më gjerë kam marrë pjesë dhe kam përfaqësuar të gjithë të rinjtë shqiptarë, në Kongresin e Parë të Diasporës Shqiptare organizuar në Rimini të Italisë. Jemi e para organizatë shqiptare në Itali që kemi bashkëpunuar me qendrën Mesdhetare të Emigracionit, si dhe me Fakultetin e Informacionit në Gjenova, për kryerjen e një studimi statistiko-akademik mbi familjet emigrante shqiptare. Gjithashtu jemi po të parët dhe të vetmit që kemi ngritur zërin kundër procedurave burokratike të lejeve të qëndrimit, të cilat mbanin peng ardhjen e studentëve shqiptarë për festat e fundvitit pranë familjeve dhe të dashurve të tyre. Madje për këtë kemi përpiluar edhe një letër të hapur drejtuar Presidentit të Republikës z. Alfred Moisu. Kjo letër është botuar te gazeta ditore shqiptare "Koha Jonë". "Gjenerata Re Shqiptare", ka mbrojtur jo vetëm interesat e studentëve në veçanti, por edhe të emigrantëve në përgjithësi. Kjo mund të konfirmohet në shumë raste dhe çështje të ndryshme, por më domethënëse ishte pjesëmarrja e gjithë stafit drejtues, si edhe mjaftë studentëve në përvjetorin e vdekjes të një punëtori shqiptar, i cili humbi jetën gjatë punës për ndërtimin e muzeut të Marinës Detare, tek Porti Antik në Gjenova. Në përkujtim të tij "Gjenerata Re Shqiptare" si përfaqësuesja e studentëve shqiptarë, ka mbajtur një rol mjaft kritikues mbi kushtet e punës, si dhe shfrytëzimin që bëhet jo vetëm kundrejt emigrantëve shqiptarë, por dhe kundrejt çdo qenie njerëzore që shfrytëzohet dhe ndjehet e pa përkrahur . Gjithashtu vlen të përmendet dhe të vlerësohet puna e "Gjeneratës Re Shqiptare" në Maqedoni nën drejtimin e z. Xhelil Bajramit që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për sa i përket çështjes kombëtare. Në bashkëpunim me lidhjen shqiptaro-amerikane ka mbledhur mijëra firma për pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu ka luajtur një rol vendimtar për zgjerimin dhe rikonstruktimin organizativ të "Gjeneratës Re Shqiptare", në të gjitha zonat e banuar me shqiptarë në Maqedoni. Politika të rëndësishme të programit për zgjerim kanë qenë artikujt e shumtë, intervistat e ndryshme të realizuar si në medien vizive ashtu dhe në të përditshmet shqiptare. Pra, jemi krenar për të gjitha këto, si dhe për në hartimin dhe realizimin e këtij projekti që është i pari lloj tij dhe që mban firmën "Gjenerata Re Shqiptare". Jemi të vetëdijshëm se një strategji e tillë nuk rezulton të jetë strukturuar deri më sot as nga strukturat administrative të shtetit. Prandaj i bëjmë thirrje qeverisë që të na jap të gjithë përkrahjen e duhur, si dhe të vejë në lëvizje të gjithë mekanizmat shtetëror për integrim real në punë dhe në shoqëri të të gjithë atyre studentëve shqiptarë që kryejnë me sukses studimet jashtë vendit. E shohim të arsyeshme që kthimin dhe integrimin e studentëve ta konsiderojmë si strategji kombëtare për realizimin e kthimit të trurit të emigruar. Të jesh shqiptar është nder, ta ruajmë këtë nder e kemi për detyrë. Ne, "Gjenerata Re Shqiptare" jemi krenar që jemi shqiptare dhe ketë krenari do ta mbajmë dhe do ta mbrojmë me të gjitha metodat demokratike. Do të punojmë pa reshtur për të përmisuar imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në botë, për të treguar vlerat e larta kulturore dhe njerëzore që zotërojmë ne në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë drejtim kemi planifikuar dhe do të ndërmarrim një seri fushatash sensibilizuese nëpër qytetet evropiane. Elementët përbërëse të kësaj fushate do të jenë: 1) Bashkëpunimet që do të bëhen me organizatat ndërkombëtare në aktivitete ndërkulturore, historike, integruese si dhe binjakëzime. 2) Pjesë e pandarë e këtij procesi do të jenë edhe seminaret dhe konferencat që kemi ndërmend të organizojmë në bashkëpunim me universitet perëndimorë për të pasqyruar dhe informuar qytetarët e botës mbi çështjet dhe proceset nëpër të cilat po zhvillohet Shqipëria. 3) Do të promovojmë artin shqiptar në botë, duke ndihmuar në realizimin e ekspozitave të talenteve të rinj shqiptarë që aktualisht kanë mbaruar ose janë në rrugë e sipër të studimeve universitare. 4) Do të mundohemi, me sa do të na jepet mundësia, për promovimin e turizmit shqiptar, për t'i treguar botës që Shqipëria është vend i mrekullueshëm, me bukuri të rralla natyrore që mund të eksplorohet nga turistët nga e gjithë bota. Shqipëria është një vend demokratik, me një rend të normalizuar që jo vetëm mund të vizitohet për turizëm, por fare mirë krijon mundësia të shkëlqyera investimesh në drejtime të ndryshme ekonomike. 5) Imazhi i shkëlqyer i Shqipërisë në botë mund të përfaqësohet dhe të promovohet nga studentët shqiptarë që studiojnë jashtë, të cilët kanë sjellje shembullore, si dhe rezultate shumë të mira, për sa i përket në drejtim të studimeve si para, gjatë dhe pasuniversitare. Pra, ne do t'i tregojmë botës se kush jemi dhe do t'i krijojmë përshtypjen Evropës që integrimi i saj nuk do të kishte kuptim pa përfshirjen dhe pjesëmarrjen tonë, sepse ne bashkë me kombet e tjera kemi dhënë kontribut të vyer në krijimit e civilizimit të sotëm Evropian. Bashkëpunime dhe binjakëzime Organizata "Gjenerata Re Shqiptare" ju bën thirrje gjithë organizatave shqiptare që kanë statute, qëllime dhe ide të ngjashme me tonat të bashkëpunojnë me ne, duke dhënë kontributin e tyre në dobi të ardhmes sonë të përbashkët me plotë lumturi, prosperitet, të drejta, liri dhe detyrime që kemi ndaj Shqipërisë. Jo gjithmonë duhet të presim se çdo të bëj Shqipëria për Ne, por çdo të bëjmë Ne në të ardhmen për Shqipërinë tonë të dashur. Me keqardhje shikojmë krijimin e disa organizatave studentore mbi qëllime politike dhe që nuk përfaqësojnë aspak të drejtat dhe aspiratat e shqiptarëve. Madje kanë qëllim thjeshtë përfitimi dhe përçarje. Ne nuk pranojmë dhe nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që qëllimet politike t'i vendosim mbi qëllime kombëtare. Nuk veprojmë dhe nuk simpatizojmë asnjë parti politike. Ne duam dhe mbështesim vetëm një parti të madhe, atë që quhet Shqipëri, anëtarët e së cilës janë shqiptarët. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjitha organizatave shqiptare të bashkëpunojnë me ne, pa dallime ngjyrimesh politike që mund të kenë, sepse Shqipëria është një dhe shtetasit e saj janë shqiptarët që sot, o kurrë, kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje. Ne nuk jemi të pavdekshëm dhe nuk pretendojmë të jemi të tillë, e pa pavdekshme dhe e përjetshme është Shqipëria. "Gjenerata Re Shqiptare" mendojmë se ky bashkëpunim mund realizohet: 1) Që në emër të shqiptarizmit t'i bashkëngjitemi familjes së madhe "Gjenerata Re shqiptare". Të gjitha organizatat që do të pranojnë t'i bashkëngjiten organizatës "Gjenerata Re Shqiptare", aspak nuk do t'iu kufizohet imazhi i tyre. Do të ruhet me rigorozitet autonomia e tyre. Për veprimtari të rëndësisë veçantë që kërkon një mbështetje masive dhe gjithëpërfshirëse, me seriozitet të lartë, në bazë të rregullave të lojës, do të përfaqësohemi bashkërisht nën drejtimin e përgjithshëm të "Gjeneratës Re Shqiptare". Pra, do të punojmë dhe do të krijomë një konfederatë të madhe organizative të bazuar në të drejtat dhe liritë universale të njeriut, si dhe në respektimin marrëdhënieve miqësore ndërmjet kombeve. Këtë konfederatë kemi menduar ta quajmë Konfederata "Gjenerata Re Shqiptare" 2) Shkëmbim linkesh, letrash, falënderimesh, ndihmesash, idesh dhe mendimesh 3) Pranojmë edhe bashkëpunime në nivel individësh. Këtu kemi parasysh personazhe mjaft të spikatura të Diasporës shqiptare, që deri më sot nuk e kanë gjetur vetëm e tyre në asnjë formë organizative, por që kanë kapacitet e duhura dhe janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në ndihmë të zgjidhjeve më të mira përsa i përket çështjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Roli i Qeverisë shqiptare Ne e konsiderojmë vendimtar rolin e "Qeverisë shqiptare". Pa ndihmën dhe bashkëpunimin e saj projekti ynë nuk mund të realizohet. Organizata "Gjenerata Re Shqiptare" në bashkëpunim me qeverinë aktuale ka realizuar kthimin e një numri të konsiderueshëm studentësh në Atdhe dhe punësimin e tyre në të gjitha nivelet e administratës. Ky kthim është bërë mbi baza vullnetare, sepse konsiderohet vendim personal. Megjithatë në këtë drejtim ende duhet punuar. Ne mendojmë dhe propozojmë se : 1) Mendojmë që Qeveria Shqiptare duhet te krijoi një grup pune për të shqyrtuar kërkesat për punësim nga studentët që studiojnë jashtë "Gjenerata e Re Shqiptare" do t'i jap asaj të gjithë informacionin e duhur dhe mbështetjen e nevojshme në lidhje me politikat që do të ndiqen në dobi të vendit dhe të 25. 000 studentëve ( numër gjithmonë në rritje) që studiojnë jashtë. 2) Kërkojmë që Ministria e Arsimit të bëj reformë të vërtetë lidhur me njësimin e diplomave, duke eliminuar plotësisht zvarritjet burokratike dhe vonesat e pa justifikuara. Për njësimin e diplomave procedurat duhet të jenë sa më të thjeshta dhe praktike, që nuk kërkojnë kohë dhe burokraci. Duke përfunduar shpreh bindjen, se më përkrahjen dhe mbështetjen e Qeverisë, Gjenerata e Re Shqiptare do të realizoj me sukses projektin e saj ambicioz "Mirë se erdhët në Atdhe". Jemi të bindur se atdheu ynë ka nevojë për të gjithë ne. Të gjithë së bashku do të bëjmë një Shqipëri të zhvilluar demokratike, me shqiptarë të lumtur, të ditur dhe të kualifikuar.

Historia e nje Dinastie Shqiptare



Përgatitur, përkthyer dhe përshtatur nga Dott. Alban Daci
Botuar me 25 janar 2008
Gazeta Ndryshe

Historia e nje Dinastie Shqiptare

Në këtë libër kam kërkuar të tregoj historinë e një dinastie të madhe financiare nga dita e arritjes të parit të fisit ( themeluesit të dinastisë Durazzo) në Gjenova nga porti i Durrësit në Shqipëri në fund të viteve 1300) deri në arritjen dhe mbajtjen për shumë shekuj të pushtetit, që arriti kulmin në zgjedhjen e 9 dukëve ( 30 senator, 2 kardinal, 5 veskop e 16 ambasador) dhe në krijimin e një pasurie përrallore, e dëshmuar akoma sot me pallate, koleksione dhe piktura.Në vitet 1500 thuhej që floriri lind në Amerikë, vdes në Sivilia dhe varroset në Genova. Kjo për të dëshmuar sasi të mdhaja kapitali të grumbulluara dhe të investuara nga aristokracia gjenoveze.Markezi Durazzo, janë të parët për nga rëndësia si mëndafshpunues (tregtar mëndafshi) , pastaj sipërmarrës dhe përkrahës të artit.Një dokument i vitit 1738 u jep atyre vendin e dytë në qytetin e Gjenovës ( città di Genova) pas më të fuqishmeve dhe më antikëve Spinola, por vendin e parë për sa i përket pasurisë në njëjës ( për individ të pasur qe ishin anëtarë të kësaj familje) , sepse pasuria ishte përqendruar në pak duar.Kulmin ekonomik dhe social, Durazzo-t (Durrsakët), e arrijnë më shpejtësi mes viteve 600-të dhe 700-të falë tre vëllezërve Gio Luca, Eugenio dhe Gio Agostino Durazzo që janë "banuesit" e parë të Pallatit Mbretëror të qytetit Gjenovës dhe nga pasardhësit e tyre ( duka Marcelino dhe i biri Gerolamo Luigi, Duka i fundit i Genovës. Giacomo Durazzo , pastaj, drejtor i teatrit të Vienës, muzikolog, koleksionist dhe përfaqësues diplomatik.Të gjithë këto personazhe ndoshta në mënyrë paradoksale janë studiuar pak në respekt me "kushërit" e degëve të tjera të familjes, për tu dhënë atyre një vend të saktë në pemën e gjenokologjisë familjare.Durazzo-t ( durrsakët), ndonëse me origjinë shqiptare, janë emblema e qytetit të Genovës, i cili është një shesh financash me kapitale te mëdha të marra hua nga qytetet e mëdha evropiane, duke forcuar pushtetin e saj ekonomik, dhe pse me ndërrimin e kohëve do të rritej ndryshimi mes potencës ekonomike të Gjenovës dhe dobësimit të saj në planin e politikave ushtarake.Në fund si gazetare kam kërkuar të shtrij një ndërtim të lexueshëm edhe për jo të ngarkuarit në punë, të shoqëruar me përshkrime dhe shënime mbi si ishte ndërtuar Republika e Gjenovës: shteti i drejtuar nga tregtarët, shumë e vogël por në të njëjtën kohë shumë e pasur, ku vjen në thelb, zbulimi i financën ashtu siç ne e kuptojmë sot.Në republikën e aristokratëve ekzistonte , në fakt, një klasë drejtuese që historiani De Rossa e përshkruan "Partia e tërthortë e njerëzve afaristë". Ndërsa Giorgio Doria e quan Gjenovën "Republika Ndërkombëtare e Parasë"Ngjitja e shpejtë e të huajve përfaqëson një "rast" edhe në rrethin e asaj periudhe historike shumë dorëlëshuese në oportunitete.Ngjitja e Durazzo-ve ( Durrsakëve): nga të varfër shqiptar në Dukë dhe të pasur", është në fakt titulli i një kapitulli me titull "Genova Genova" (botuar në 1992 tek gazeta ditore e Gjenovës "il Secolo XIX") që tregon mrekullinë e kësaj ngjitje, i cili përmbledh kuptimin e këtij tregimi.Nëse do të kisha mundësinë të bëja dhe një dedikim të dytë do të doja t'ua dedikoja këtë volum shumë shqiptarëve që njoh. Kanë kaluar pothuajse tre shekulli që kur i pari durrsak ka ardhur në bregun e lulëzuar të liguria-s me një anije. Kishte me vete ne bord familjen e tij dhe shumë ëndrra të zhdëmtuara.Nga anijet e atëhershme në gomonet e sotme ( ose ndoshta të djeshme) ... historia ndjek rrugët e saja.Ky material është marrë, përkthyer dhe përshtatur nga hyrja e librit me titull " i Durazzo" (Durrsakët) shkruar nga Angela Valenti Durazzo më 7 qershor 2004 në Monako. Agela Valenti Durazzo është gazetare dhe shkrimtare. Lindur në Romë në 1963 dhe aktualisht regjistruar në tabelën e gazetarëve jashtë. Është anëtare e trupit të fisnikërisë italiane. Ka shkruar për "Il Buogiorno", "Il Corriere Mercantile", "La Gazzetta del Lunedi", "Il Giornale" (në faqen e dedikuar për "Costa Azzura") duke publikuar artikuj mbi fisnikërinë.Jeton në Costa Azzurra.Përderisa ky libër i dedikohet një familje fisnike shqiptare që ka pasur rol shumë të rëndësishëm për Republikën e Gjenovës si dhe duke ditur që origjina e kësaj familja ishte shqiptare nga qyteti i Durrësit e titullova këtë materialë "Historia e një dinastie shqiptare".Ashtu siç legjendat lindin nga tregimet dhe bëmat ashtu edhe dinastitë krijohen nga njerëz që kanë ëndrra, ide dhe aspirata mbi të ardhmen, duke jetuar me ndershmëri dhe dinjitet të tashmen dhe në të njëjtën kohë përfaqësojnë me krenari të kaluarin, që e përfaqësohet dhe prezantohet si themel i një identiteti kulturor dhe kombëtar që i çoj drejtë suksesit.

E DREJTA NDERKOMBËTARE DHE KOSOVA


Dott. Alban Daci
Botuar me 17 shkurt 2007
Gazeta Ndryshe

Vetvendosja, njohja dhe mosnjohja e shteteve

* Principi i vetvendosjes së popujve
Principi i vetvendosjes ështe parashikuar dhe përfshirë edhe nga Karta e Kombeve të Bashkuara si finalitet organizues. Ajo përcakton që marrëdhëniet miqësore ndërmjet kombeve bazohen mbi respektimin e principit të barazisë dhe të dejtës për vetvendosjes të popujve ( neni 1 paragrafi 2 , të gjithë popujt kanë të drejtën e vetvendosjes. Në vyrtit të kësaj të drejte , ata vendosin lirishtë për statusin politikë dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe social).
Gjithashtu, të njëjtin princip parashikon edhe Aktit final në 1975 gjatë konferencës për sigurinë dhe bashkëpunimin në Europe , të gjithë popujt në liri të plotë kanë të drejtë kur dhe si dëshirojnë të kenë regjimin e tyre politik pa ndërhyrje nga jashtë si dhe të ndjekin zhvillimin e tyre politik , ekonomik, social dhe kulturor .
E drejta e popujve për vetvendosje është parashikuar edhe në Deklaratën e mosndërhyrjes dhe interferencave në marrëdhëniet e brenshme të shteteve Pra, ajo që analizuam më sipër kuptojmë se krijimi i një shteti ( kombëtar ) sovran duhet të ndertojë për çdo popull në menyre konkrete ushtrimin e të drejtës së tij për vetvendosje . Nga ana tjeter integriteti territorial dhe uniteti politik i një shteti sovran duhet të mbështet nga e “Drejta Ndërkombëtare” vetëm nëse rezulton se : Ka nje qeveri që përfaqeson popullin e përfshirë në një territor pa ndarje rracore,fetare dhe ngjyre .
Pra sipas të “Drejtes Nderkombetare” krijimi i shteteve të reja eshte çështje faktike dhe jo juridike .

* Njohja : mbi vlera deklaruese
Njohja nuk është element i domosdoshëm për ndertimin e një shteti , ka efekte deklaruese dhe është akt vetëgjykues që shtetet e tjera mund të marrin në një moment sipas zgjedhjes dhe menyrës së tyre. Kjo teori ka gjetur kryesisht praktikën e shteteve të “civilizuara evropiane” , të cilat vendosin vetë për pranimin e ndonjë shteti në bashkësinë ndërkombetare .
Me aktin e njohjes , nje shtet deklaron se sipas mendimit të tij , shteti i ri i plotëson kushtet e shtetësisë që i parashikon e “Drejta Nderkombetare” si : ka popullsinë e përhershme, territorin e caktuar dhe qevërine e zgjedhur me mjete demokratike për të mbajtur rendin .

* Pozicioni i shtetit që nuk njihet në Komunitetin Ndërkombetar
“ Një shtet jo i njohur ndërkombetarisht nuk mund të jetë objekt i agresioneve, territori i tij nuk mund të jetë i konsideruar ( Terra Nulius ) tokë e askujt , nuk mund të premtojë dhe aktivizojë proçedimet e formimit të normave të të “Drejtës Ndërkombetare” dhe të instaloje raporte bashkëpunimi dhe asistencë ndërshteterore .“

* Efektet e njohjes në marrëdheniet ndërkombetare
Akti i njohjes është një lloj “ Bilete pranimi “ në raportet efektive dhe intensifikuese ndërkombëtare deri për raportet diplomatike e konsullore , përmes të cilave është e mundur një pjesmarrje e plotë e shteteve në bashkëpunimet ndërkombëtare që bazohet mbi aktet vullnetare , ku shtetet e reja dhe në përgjithësi shtetet me të “ dobëta “ ndjejnë ekzistencën për të realizuar potencialitet dhe burimet ekonomike dhe njerëzore që disponojnë .



Pavarësia , zgjidhja e drejtë për KOSOVËN .


Duke ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të madh situatën në Kosovë , e mora si obligim personal në pozicionin njerëzor dhe kombëtar bërjen e kësaj analize për të dhenë kontributin tim qoftë edhe modest për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare në lidhje me statusin final të Kosovës.
Kjo çeshjte ndër shekuj me radhë është përjetuar dhe ndjerë nga shqiptarët si fatalitet historik, ku për objekt ka pasur ndëshkimin , shtypjen, robërimin, skllavërimin, mohimin e të drejtave themelore të tyre.
Ndërsa, për serbët është parë gjithmonë në syrin e pozicionit dominant që mund të bëjë çtë dojë dhe kur të dojë në lidhje me popullsinë shqiptare e cila përbën 90 përqind të popullsisë totale që është e pranishme në teritorin e Kosovës.
Po anaziloj në pozicionin e vlerave njerëzore, sepse brezat e sotëm po rriten në Evropën e Bashkuar dhe Demokratike e cila po përjeton ose më saktë është ndër promovuesit politik, monetaro-ekonomike të procesit të globalizimit.
Kjo tregon që të gjithë ne, të rinjtë e familjes së bashkuar evropiane jetojmë dhe i përkasim mjedisit multikulturor, multietnik dhe multidimensional, ku si bazë strukturore organizuese kemi tolerancën, bashkjetesën, integrimin si dhe të qenit dhe të ndjerit të lirë derisa kjo liri nuk cenon lirinë e të tjerëve.
Bashkëjetesa në një mjedis të tillë bën qo jo vetëm unë dhe bashkombasit e mi ta trajtojnë dhe mbështesin të drejtën legjimitime (të sanksionuara edhe nga e “Drejta Ndërkombëtare”) shtetformuese të shqiptarëve të Kosovës, por të gjithë qytetarët e botës moderne , ku mbizotëron demokracia dhe liria është ideal absolut dhe i pa cënueshëm, duhet të reagojnë në emër të këtyre vlerave që të përkrahin aspiratat e vetvendosjes së Kosovës, si një shtet sovran, i pavarur dhe demokratik.
Duke qenë i vetëdijshëm se shpirtërisht, intelektualisht dhe fizikisht u përkas dhe jam pjesë e këtyre vlerave njërëzore u ndjeva i obliguar për të reaguar, sepse e drejta e një kombi të tërë në sytë e Evropës Demokratike po nëpërkëmbet.
Heshjta e cdo kujt nga ne, para kësaj padrejtësie do të thoshte tradhëti ndaj vlerave universale demokratike që na kanë ushqyer, rritur, përkrahur dhe shoqëruar gjatë pëshkrimit me mjaft vështirësi të ciklit jetësor në historinë njerëzore.
Të heshtës do të thotë të mosnjohësh, mohosh, injorosh, të abuzosh deri në shkatërrim total të vlerave njerëzore dhe të bëhesh palë dhe mbështetës, të përkrahësh mosabarazinë, skllavërinë, teokracinë, pozicionin e pa drejtë dominues duke u bërë palë e asaj që le ta quajme “ Fshirje dhe zhdukje e një populli , sepse i bën hije një populli tjetër”, ose më saktë të bëhesh pjesë e një grupi që në të vërtet nuk përfaqësojnë asnjë popull, por interesat e tyre vetjake për pushtet.
Me të drejtë mund të pyësni se përse në pozicionin Kombëtar?!
Cdo popull me historinë e tij ka ndërtuar identitetin e vetë kombëtar.
Përderisa jam shqiptare dhe që ndjehem krenar për këtë, do të thotë se i përkas identitetit kombëtar shqiptar, i cili në thelb është një identitet kulturor dhe qytetar me komponent kulturor pamorë, mentalitet shoqëror, mënyrën e jetesës dhe nga e drejta e pa shkruar dhe e shkruar.Unë dhe të gjithë bashkëkombasit e mi shqiptar jemi të lidhur shpitërisht me cdo proces që ka për objekt identitetin tonë kombëtar si në rastin mbështetës dhe atë cënues. Situata e Kosovës me të gjitha komponentet e saja është pjesë e kësaj lidhje shpirtërore që na sensibilozon të gjithë ne shqiptarëve anë e mbanë rruzullit tokësor.
Kosova, po kalon një periudhë mjaftë të rëndësishme dhe të vështirë në të njëjtën kohë.
Të rendësishme , sepse për herë të parë pas padrejtësisë ndërshekullore nën mbeshtetjen dhe udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që operojnë në bashkëpunim me vendet e tjera anëtare të organizatës së Kombëve të Bashkuara, po e diskutojnë ceshtjen e Kosovës si argument të vecantë dhe zyrtarë për gjetjen e zgjidhjes se statusit të saj në nivel ndërkombëtarë.
Një rol të rëndësishëm në këtë proces, ka luajtur edhe kryeadministratori i Kombeve të Bashkuar Ahtisari, edhe përse ka qënë mjaft e veshtirë për të, duke qenë se po operonte në rolin e ndërmjetësuesit mes palës shqiptare dhe asaj serbe , ku historia ka treguar se këto dy palë nuk kanë gjetur dhe nuk do të gjejnë ndonjë herë pikë të përbashkët për të vendosur dhe për të zgjidhur një herë e mirë statusin final të Kosovës.
Ahtisari ka deklaruar se : detyra ima ka mbaruar pasi është e pa mundur që zgjidhja e statusit final të bëhet përmes negociatave të drejtëpërdreja dypalëshe mes shqiptarëve dhe serbëve.
Kryadministratori Ahtisari, duhet falenderuar, ngaqë edhe pse operoj në një mjedis shumë të vështirë dialogues, u impenjua seriozisht në gjetjen e zgjidhjes, madje na ofroj edhe një propozim finale.
Ky propozim edhe përse është hartuar nga specialist më të mirë të nivelit ndërkombëtarë nuk ngaranton një zgjidhje të qëndrueshme, përfundimtare dhe afagjate, sepse nuk kënaq dhe plotëson kërkesat e shqiptarëve për pavarësi.
Në këtë drejtim shqiptarët duhet të jenë të kënaqur që ceshtja e të drejtave të tyre u nderkombëtarizua, por jo të besojnë se mund të ofrohet zgjidhja përfundimtare në plotësimin e plotë të kërkesave te tyre.
Shqiptarët e Kosovës duhet ta kërkojnë dhe ta gjejnë lirinë e tyre ndër veti, sepse të jenë të sigurtë që askush nuk ua dhuron. Kjo, mund të vërtetohet fare lehtë nëse bëjmë një vezhgim mbi proceset shtetformuese, ku në të gjitha rastet popujt vetvendosjen e kanë arritur vetë me plotë vështirësi, pengesa dhe sakrifica.
Shqiptarët e Kosovës, duhet të jenë të vetedijshem që po kerkojnë të drejta legjime të mbështetura nga e “Drejta Nderkombetare” që është në fuqi.
Kosova i plotëson dhe meriton të jetë shtet i pavarur, sepse ne bazë të ( nenit1 paragrafi 2, të Kartës së Kombëve të Bashkuara ) , të gjithë popujt kanë të drejtën e vetvendosin. Në vyrtit të kësaj të drejte , ata vendosin lirishtë për statusin politikë dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe social).
Cdo zgjidhje tjetër tjetër nuk ka argomenta juridikë, por përbën thjeshtë akt politikë që bie në kundërshtim me të drejtën legjitime shtetformuese të shqiptarëve të Kosovës.
Të gjitha versionet e zgjidhje që nuk parashikojnë dhe përfshijnë të drejtat dhe aspiritat e shqiptarëve do të jëtë i përkoshëm dhe mund të këtë pasoja majft negative për stabilitetin në rajonin e Balkan

O popull i lashtë grek! Zgjohuni nga gjumi i parahistorisë!



Dott.Alban Daci


Ngjarje të tilla tashmë nuk janë risi apo spontanitet per ne shqiptarët. Eshtë për të ardhur keq se si një komb me qytetërim të lashtë si ai helen, qe krenohet me figura të përjetshme si: Platoni, Homeri, Sokrati, Aristoteli etj, mendimet dhe studimet e të cilëve kanë hedhur bazat e organizimit të shoqërisë njerëzore në formën organizuese që sot quhet Shtet modern, ku kanë dhënë shembull vetjak për brezat e ardhshëm që cdo studim apo kërkim shkencorë, ose edhe vetë organizimi politiko-ekonomik, duhet të kenë në qendër të tyre njeriun dhe duhet ti shërbejë pikërisht atij për ta bërë atë të ndjehet i lirë dhe i lumtur, bien preh e disa klaneve me ide parahistorike, të cilët jetojnë cdo ditë me ide mesjetare, duke besuar se ksenofobia mund të jetë e vetmja mënyrë per të kaluar krizën e identitetit, nëpër të cilën po kalon kombi grek ( Grekët me duket se akoma nuk janë të vetëdijshëm se bota tashmë ka hyrëka hyree ciluke besuar se ksenehet ta ndihojme qe edhe ku shtetet te integrohet dhe te p ne epokën e globalizimit, i cili ka për objekt sfidimin e nacionalizmit të sëmurë, të bazuar në fakte të rreme dhe prova trilluese historike). Do të ishte fatalitet me pasoja shumë negative nëse pikërisht tani, ku të gjithë popujt janë të hapur në marrëdhënie ekonomike, politike, shoqërore, lokale, rajonale dhe universale, Greqia të zgjedh izolimin e shoqërisë së saj duke urryer të gjithë të tjerët që janë ndryshe nga ata. “ Ose me sakt duke besuar akoma se të gjithë ata që nuk flasim greqisht janë barbar dhe të pacivilizuar). Në rast se greket do të zgiidhnin këtë do ti conte në vetmbyllje dhe për rrjedhojë do të vihej në dyshim ekzistenca e tyre. Duke qënë se ne shqiptaret, jemi ndër popujt më të vjeter jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, ku koha ka treguar se jemi koherent në periudha dhe procese nëpër të cilat është përfshirë rajoni, nuk duhet të biem preh e këtyre provokimeve, por duhet të impenjohemi në maksimum për të realizuar integrimin dhe afirmimin tonë të plotë në qarqet ndërkombëtare , në mënyre që të kemi vendin e merituar në keto qarqe.
Ksenofobia është nje proces që zakonisht përfaqëson kombe qe nuk kanë një identitet të vetëm dhe të pastër kombëtar. Pra, për kombe që ndohen në krizë si në hapesirë dhe në kohë.Shprehja e një ksenofobie te tille nga pala greke, nuk është aspakt e dëmshme apo e rrezikshme për ne shqiptarët, por thjeshtë tregon se ai që e perdorë, në menyrë indirekte shpreh frikën e mos ekzistencës së tij si pasojë e mos përshtatjes në proceset moderne në të cilat është përfshirë ose ka qenë e detyruar dhe e kushtëzuar të përfshihet .
O popull i lashtë grek! Zgjohuni nga gjumi i parahistorisë dhe pastrohuni nga pluhuri i paragjykimeve, racizmit, urretjes, ksenofobisë, mundohuni dhe përpiquni të jetoni duke u përshtatur proceve integruese, paqëdashëse, harmonizuese, të respektimit të popujve, të marrëdhënieve të sinqerta dhe trasparente me fqinjët.
Jetoni në aktualitet dhe shikoni të ardhmen tuaj si pjesë të pa ndare dhe të pa vecuar me popujt e tjerë të ballkanit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të fortë dhe të fuqishëm kudrejt procesit të globalizimit.
Duhet ta kuptoni, se ne shqiptaret me ju kemi nje lidhje te forte historike, kjo bën që duam sduam, ju nuk mund të ecni pëpara pa ne dhe ne nuk mund ta kuptojmë ekzistencën tonë pa ndihimën tuaj reciproke, të sinqertë dhe dashamirëse.
Prandaj, duhet të përpiqemi që të mos përsërisim ngjarjet që përkasin një realiteti të vjetër, cilat le t’ia lëmë historisë dhe historianëve që ti gjykojnë, por të kemi marrëdhënie të fqinsisë së mirë dhe të bashkëpunojmë në të gjitha fushat për të dhënë kontributin tonë jo vetëm në prosperitetin e familjes sonë të përbashket evropiane ( Bashkimi Evropina), por pse jo të jemi edhe protagonistë të shumë proceseve ndërkombëtare të cilat do të kenë si qellim mbrojten, rrespketimin e të drejtave të njeriut.

Dita e Verës


Dott. Alban Daci
Botuar me 15 mars 2008
Gazeta Ndryshe

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shëkuj para se të lindte krishtërimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri ( sipas kalendarit Gregorian, "14 Mars") Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshmë, sipas krahinave. Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të "Ditës së Verës" njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as istitucionet kleriakale nuk futnin hundët në kremtime të ashtëquajtura pagane. Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica,i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant.
" Cështë Dita e Verës? Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kur skish lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e lulevet, të shlegjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtëri të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falën perëndivet që siellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës. Në pakë ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të pagamizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbëra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet. Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rralë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë.
Përshkrimin e dytë , i cili flet për kremtimin e " Ditës së Verës" nga malësorët katolikë të veriut, e kemi nga At Berdardin Palaj. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicës:
" Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjestarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e të gjitha shtasët demtuese: gjarpnin mos ti nxajë, lepurin mos t’u hajë loknat e bathën, e shpendin emën për emën e krymbat e tokës mos t’u mbajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me cartë krojet, në mënyrë qi mos me i pam këto sende asnji rob i shtëpis, pse për ndryshej nul lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditet e para të Marsit. Mbas darkë, të gjithë pjestarët e shtëpis bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpis merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue nji nyje e thotë këto fjalë. Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave! Unë pak e Zoti shum! Po lidhim shtringat. Kështu përsërit kët veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krymba e kodra qi don me lidhë
Po në Verilindje si festohet " Dita e Verës"? Hapat e para të fëmirisë i kam kaluar në vendilindjen time Dibër, ku e kam përjetuar drejpërsëdrejti dhe kam qenë dëshmitarë se si Dibranët e festojnë " Ditën e Verës ". Prandaj po përshkruaj pikërisht trevën e Dibrës, duke e simbolizuar me pozicion gjeografik Veri-Lindje, pasi edhe zonat përreth në shumë element e festojnë dhe kanë shumë ngjashmëri me dibranët.
Festimet e kësaj ditë në Dibër fillojnë dy javë përpara, ku djemtë e rinj gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë. Këta mullarë me dëllinja vendosen kryesisht në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë duke u berë konkurrencë të dukshme fshatrave të tjerë për rreth.
Kur, Dielli ulet dal nga dal nga orizonti duke u zëvendësuar nga hëna, të rinjtë afrohen rreth mullarëve të dëllinjave, dhe presin momentin që ti vënë zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtë gjuajnë me bahe ( është mjet i trashwguar brez pas brezi dhe që bëhet në mënyrë artizanale, e cila hedh prej një distance relativisht të largët gurë që kanë permasa mesatare) për të larguar dhe vrarë të keqen, në mënyrë qw pranvera të jetë më reshje të bollshme, për siguruar të korra të mira me shumë "bereqet", nga të cilat do të krijohen rezerva të bollshme për të kaluar peirudhën e gjatë të dimrit. Kurse, vajzat këndojnë rapsodi të trazhguara dhe të tramsetuara brez pas brezi që i kushtohen " Ditës së Verës" Ky ritual vazhdon deri me datë "14 Mars".
Me "14 Mars " në mengjes vendoset një garë e pashpallur kush zgjohet më shpejt në mëngjes ( sipas traditës ai që zgjohet më vonë do ti shkoj i gjithë viti në të shumtën ë kohës në gjumë), familjet që zgjohen më vonë zakonisht kanë edhe një ndëshkim simbolik, ju mbyllet nga jashtë dera e shtëpisë.
Pasi zgjohen, të rinjtë dalin për te mbledhur lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, të cilat i vënë mbi portën hyrëse si dhe brenda shtëpisë. Kurse vajzat ziejnw vezët, dhe i ngjyrosin me mozaikun e ngjyrave. Vezët rroken mes të rinjëve me fitimas ( që do të thotë se ai që ka vezën me të fortë ja fiton dhe ja merr ati që i thyhet ).
Këto ngjarje ndodhin zakonisht në një livadh ose në qëndër të fshatit, ku përvec këtyre riteve bëhen edhe mjaft lorja të tjëra si: "Kala Dibrane", mundje mes djemve të rinjë e etj. Gjatë paradites nënat përgatisin drekën e bollshme, ku një vend të vecante zë flija ( gatim tradicional kryesisht i zonës së Dibrës).
Pas drekës, njërëzit dalin për vizita tek të afërmit.
Kështu mbyllet festimi i Ditës Verës, si një festë që sjell vetëm gëzim, harmoni dhe lumturi në familjet tona.
Vitet e fundit "Dita e Verës" është bërë me të vertet një festë mbarëkombëtare, ku festohet masivisht nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor. Kjo tregon se shqiptarët edhe në festa janë të bashkuar, si një trung i vetëm duke treguar se janë një komb i vetëm dhe që kanë vetëm një identitet, atë shqiptar, i cili rrjedh nga qytetërimi antik Ilir, ndër më të vjetërit jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Dita e Verës e vërteton këtë lidhje, sepse vetë " Dita e Verës" është shumë e lashtë për nga koha e kremtimit dhe mënyra. Është festë pagane që rrjedh nga lashtësia dhë që është ruajtur me shumë fanatizëm deri në ditët tona.
Natyrisht që nga fillimet e kremtimit të saj deri sot, kohët kanë ndryshuar dhe për rrjedhojë edhe mënyra e festimit, por forma e saj bazë është po e njëjta, ka qenë dhë mbetet një festë pagane, me origjinë dhe traditë shqiptare dhe që i dedikohet stinës së pranverës, me të cilën rigjallërohet gjithcka pas një gjumi të lodhur dhe të gjatë dimëror.