Dr. Alban DACI
Më në fund, populli shqiptar e fitoi lirinë e merituar dhe të mohuar për më shumë se gjysmë shekulli, të lëvizin të lirë në Evropë. Tashmë më në fund, u shemb muri i fundit virtual që kishe mbetur në Evropë, ai që ndër vite kishte izoluar padrejtësisht popullin shqiptar. Më në fund, edhe ne jemi jo vetëm gjeografikisht, por edhe ligjërisht evropian dhe mund të lëvizim lirshëm në kontinent.
Historia e pasaportës shqiptare
Pasaporta e parë shqiptare ishte shumë e thjeshtë. Ndryshe nga sot, në pasaportën, e cila përkon me lindjen e republikës së parë shqiptare, elementët e sigurisë ishin një nocion ende i panjohur. I vetmi element sigurie, nëse mund të quhet i tillë, në pasaportën e parë shqiptare, ishte një shënim i vendosur në faqen e fundit, i cili ndalonte falsifikimin e saj.
Ndryshe nga dokumentet e tjera të identifikimit, që do të pasonin ndër vite, në kokën e pasaportës së parë shqiptare, vihet re e vendosur në një rreth me fushë të kuqe, shqiponja me dy krerë e huazuar nga stema e Kastriotëve. Gjithashtu, ndryshe nga pasaportat e sotme shqiptare, pasaporta e parë, në faqen e tretë të saj në vend të emërtimit të sotëm Republika e Shqipërisë kishte të vendosur nocionin “N’emën të shtetit shqyptar”. Po kështu në kokën e faqes së tretë të kësaj pasaporte ishte vendosur vula e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si edhe gjeneralitetet e personit, të cilit i jepej në përdorim ky dokument.
Kjo ka qenë pasaporta që shqiptarët përdornin në atë kohë për të udhëtuar edhe jashtë vendi. Vlen për t’u theksuar fakti, se shqiptarët (ata të paktë që kishin mundësi financiare për të udhëtuar jashtë vendi) nuk kishin nevojë për t’u pajisur për vizë për të lëvizur drejt vendeve evropiane. Kjo ndodhte, ngaqë shtetet, nuk kishin formuar akoma një sovranitet të fortë dhe nuk kishin një polici profesionale kufitare për bërë kontrollin e udhëtarëve.
Gjatë periudhës komuniste, shqiptarët ishin të identifikuar kryesisht me dokument identifikimi, që quhej Letërnjoftim, tek e cila, ndryshe nga pasaporta e Mbretit Zog,u hoq elementi që tregonte besimin fetar. Kurse, me pasaportë pajiseshin vetëm ata që aplikonin për vizë dhe që sipas shtetit komunist plotësonin kriteret për të udhëtuar jashtë e ishte miratuar udhëtimi i tyre. Pasaportat ishin pesë vjeçare dhe mund të rinovoheshin vetëm nëse miratoheshin të drejta të reja për të udhëtuar jashtë vendi.
Duhet të theksojmë, se numri i personave që lëviznin drejt Evropës gjatë regjimit komunist, ishte shumë i paktë, kryesisht ata të shërbimit diplomatik, punonjësit e shtetit, si dhe ata që fitonin ndonjë të drejtë studimi, ose specializimi në vendet, si: Bashkimi Sovjetik, Franca, Italia, Polonia, Rumania, Bullgaria, Çekosllovakia etj.
Duhet të theksojmë, se regjimi i vizave për Shqipërinë nisi pasi ky vend u bë anëtare e OKB-së dhe filloj të krijonte marrëdhënie diplomatike bilaterale dhe multilaterale kryesisht me vendet e ish bllokut komunist.
Pasaporta shqiptare ka evoluar bashkë me kohën, derisa në ditën e sotme mund të themi se kemi arritur në standardin modern. Shqiptarët arritën të lëvizin të lirë në Evropë, duke përdorur pasaportën e re, e cila quhet biometrike dhe përmirwson shumë të dhënat e personit, si dhe elementët e sig
Fundi i një historie tragjike
Gjatë vite të monopartitizmit (periudhës së regjimit komunist) emigracioni propagandohej si një imazh negativ duke e paraqitur si një plagë sociale, i cili ishte frut i kapitalizmit. Për rrjedhojë,regjimi i mbylli të gjitha kufijtë dhe ndalonte çdo lloj tentative për të lënë vendin. Vetëm pas viteve 90, shqiptarët u vërsulën drejt kufijve për t’u larguar si emigrantë me çdo mjetë dhe me çdo kusht.
Ky është fillimi i eksodit të parë pas viteve 90. Arsyet e këtij fillimi eksodi duhet të kërkohen jo vetëm në 45 vitet e një izolimi të vështirë dhe totalitar, por mbi të gjitha në fazën e vështirë të tranzicionit që Shqipëria po kalonte pas rënies së regjimit stalinist të Enver Hoxhës. Duhet të theksojmë se emigracioni shqiptar ka qenë gjithmonë për shkaqe politike-ekonomike.
Faza e dytë e eksodit shqiptar fillon pas vitit 1997. Për shkak të falimentimit të sistemit të piramidave, shqiptarët u gjetën pa para dhe pothuajse në situatën e një lufte civile, ku jeta e askujt nuk ishte e sigurt. Pjesa me e madhe e qytetarëve, të cilët kishin mundësi financiare, për arsye sigurie dhe ekonomie u larguan drejt perëndimit. Madje, kemi edhe një rast, ku piloti ushtarak i ushtrisë shqiptare, mori avionin e flotës ajrore të tipit Mig për të udhëtuar drejt Italisë. Ai u ulë diku, në një rrethinë të qytetit të Barit.
Këtu, duhet të përmendin edhe aksidentin e Otrantos që ndodhi në vitin 1997. Kjo cilësohet si tragjedia më e madhe shqiptare e ndodhur në 20 vitet e fundit. Kjo ngjarje ndodhi si pasojë e përplasje së anijes italiane “Sibila” me anijen shqiptare “Katri i Rades”. Në këtë anije kishin hipur qindra shqiptarë; burra, gra dhe fëmijë, të cilët për një jetë më të sigurt ishin nisur drejt brigjeve italiane. Nga kjo përplasje anija shqiptare u mbyt dhe humbën jetën 98 persona dhe shumë të tjerë u plagosen.
Gjithashtu, nuk mjaftojnë edhe plotë raste të tjera, ku shqiptarët niseshin me gomone dhe me skafe nga brigjet e Vlorës drejt Italisë. Shumë prej kanë humbur, janw fundosur në ujërat e ftohta të Jonit. Akoma edhe sot nuk dihet fati i tyre, të cilët u flijuan për një jetë më të mirë.
Megjithatë, sot më në fund, shqiptarë do të udhëtojnë pa viza, të lirë dhe të respektuar si dhe gjithë qytetarët e Evropës. Ato, do të udhëtojnw me anije, avion dhe me autobus si qytetarë modern të kësaj bote të globalizuar. Më në fund, historia e dhimbshme e eksodeve do të marr fundi. Kjo ditë, duhet t’u dedikohet të gjithë atyre, të cilët, për liri, për një jetë më të mirë, për të garantuar një të ardhme të sigurt për familjarët e tyre sfiduan vdekjen, duke u bërë heroi të pavdekshëm të një periudhe të vështirë.
Fundi i radhëve të gjata nëpër ambasada
Nga sot, më në fund, shqiptarët nuk do të qëndrojnë nën shi, borë dhe breshër në hyrjet e ambasadave për të marrë një vizë. Nga sot, studentët shqiptarë që do të shkojnë për studime në Itali nuk do të quhen “rrezik klandestinë”. Shkova sot tek ambasada greke dhe si për koincidencë, pashë se vetëm paka persona qëndronin para saj, të cilët po aplikonin të merrnin një vizë hyrje për në Greqi. Aty, takova Rolandën, e cili ishte 38 vjeç. Ajo ishte Përmeti. Çfarë mendoni për liberalizimin e vizave?- e pyeta. -Sapo të hyj në fuqi do të ik në Greqi. Do të ik për dëshirë, sepse aty kam jetuar tetë vjet dhe kam punuar si shtëpiake.
Gjithashtu, po aty afër takova edhe Vasilin nga Fieri, i cili mendon se liberalizimi i vizave është shumë i mirë. Ai kishte katër fëmijë dhe sot kishte ardhur, sepse njëra nga vajzat e tij po aplikonte për vizë. Ajo dëshironte të bënte bashkim familjar me burrin e saj, që ndodhej në Greqi, ku edhe punonte rregullisht. Vasili, shprehet se liberalizimi i vizave duhet të ishte bërë shumë kohë më parë. Sapo të hyj në fuqi liberalizmi i vizave do të përpiqem të shkoj në Greqi të shikoj vajzën tjetër dhe nipat. Them do të përpiqem, sepse unë jam i papunë dhe nuk kam mundësi financiare për ta përballuar udhëtimin drejt Greqisë. Megjithatë, mendoj se fëmijët do të më ndihmojnë duke më ofruar paratë që duhen për të udhëtuar drejt Greqisë.
Para ambasadës bullgare, takova Edlirën 30 vjeç, e cila kishte mbaruar Fakultetin Ekonomik në Tiranë dhe specializimin në Gjermani. Ajo, po priste të merrte një vizë në ambasadën bullgare, sepse kishte për të marrë pjesë në një trajnim në një nga universitet e Bullgarisë. -Liberalizimi i vizave –tha ajo- është gjë shumë e mirë, sepse mund të lëvizim lirshëm në Evropë dhe nuk do të kemi më nevojë të qëndrojmë në radhë nëpër ambasada për të marrë viza për t’u kualifikuar dhe për marr një studim të mirëfilltë perëndimor.
Gjithashtu rrugës ndalova një djalë të ri, i cili quhej Shkëlqim. Ai, kishte punuar për dy vjet rresht pa dokumente në Greqi. Tani kishe ardhur në Shqipëri dhe kishte filluar të punonte në ndërtim. Pak ditë më parë ishte martuar dhe po më thoshte, se martesën edhe pse duhet të jetë momenti më i lumtur në jetë, e përjetova keq, sepse i vetmi vëlla që kam, Mondi, nuk arriti të vinte nga Greqia -ku punon pa dokumente- për të marrë pjesë në dasmën time. Prandaj, ditën e heqjes së vizave ne si familje e kemi pritur me shumë emocione, sepse kjo ditë simbolizonte dhe mundësi e ardhjes së vëllait për të na parë dhe vizituar.
Lëvizje e lirë, por me rregulla
Ndoshta këto ditë, disa qytetarë kanë krijuar idenë, se po të hiqen vizat ne jemi të lirë dhe mund të lëvizim si të duam dhe kur të duam. Vendet anëtare, duke respektuar sovranitetin e tyre, kanë të drejtë të kontrollojnë dhe të ndalojnë çdo person, i cili sipas informacione përbën rrezik kombëtar, për sigurinë si dhe për terrorizmin.
Gjithashtu, në momente, të caktuar, të cilat lidhen me çështjet e sigurisë kombëtare, një vend amtarë për një periudhë të caktuar, informon vendet e tjera, se do të vendos regjimin e vizave. Megjithatë, të gjitha dispozitat që garantojnë të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve që lëvizin lirshëm në zonë Schengen janë të përcaktuara më së mirë në Konventën e Schengen-it të miratuar më 14 qershor 1985 mes vendeve të shteteve të Bashkimit Ekonomik të Beneluksit, të Republikës Federale të Gjermanisë dhe të Republikës Franceze, e cila kishte për qëllimin eliminimin gradual të kontrollit në kufijtë e përbashkët.
Lëvizja e Lirë është meritë e popullit Shqiptarë
Kjo ditë e shënuar, është meritë e popullit shqiptar, i cili i rezistoj diktaturës më të egër që kishte njohur Evropa. Ai, i mbijetoj tranzicionit më të gjatë që po përjeton Evropa. Edhe pse përjetoi periudha shumë të vështira si këto, ai kurrë nuk reshti së shpresuar dhe ëndërruari për t’u bërë pjesë e Evropës së Bashkuar. Pas shumë shpresave dhe dëshpërimeve, Evropa e civilizuar i hapi dyert për këtë popull të lashtë dhe autokton. Evropa, e kuptoi shumë mirë se shqiptarët janë ndër popujt më vjetër në Evropa, se ata gjithmonë kanë aspiruar për t’iu bashkuar asaj. Prandaj, e meritojnë të jetojnë në paqe dhe në lumturi bashkë me popujt e tjerë evropian.