Wednesday, January 14, 2015

Opozita fitoje perseri e kjo fale Berishes

    
10430851_741182089296416_4299478477290590521_nMe ne fund arrihet marreveshja per rikthimin e Opozites ne Parlament. Nuk kisha dyshime se kjo do te ndodhte, se ne te kundert ashtu sic kam theksuar do te krijohej nje situate e paprecedente, sepse Shqiperia do te behej vendi i pare ne Kontinentin Europian pa Opozite ne Parlament.
Gjithashtu, une jam nder te paktet qe kam shkruar se Shqiperia ishte kthyer ne nje “Diktature Parlamentare”. I vetmi politikan ne Opozite qe e kishte kuptuar kete situate ishte Berisha, nje lider historik. Ngjarjet e dhunes ne Parlament e ritheksuan edhe njehere instalimin e Diktatures Parlamentare e cila pervec dhunes “insitucionale” kunder Opozites kishte kaluar ne nje dhune te mirefillte edhe fizike. Ne kete situate, misioni i Opozite ne Parlament nuk kishte me kuptim dhe kishte mbaruar. Vazhdimi i qendrimit te Opozites ne nje Parlament qe nuk perfaqesonte demokracine ishte e rrezikshme per gjithe sistemin demokratik dhe ne veçanti per elektoratin e Djathte. Berisha ishte ai qe me shume se te gjithe te tjeret besonte se menyra e vetme per te rifituar betejen demokratike ishte bojkoti deri ne fund e pa kompromis. Shume politikane pa eksperience e ne lidhje interesash me Poziten e kritikuan per qendrimin et ij, por shpejt u kuptua se ai kishte te drejte dhe se e njihte mire kundershtatin politik.
Arritja e marreveshjes se re per rikthimin e Opozites ne Parlament jo vetem eshte e rendesishme, por sjelle risi edhe ne menyren e te konceptuarit te Opozites nga Pozita. Sipas, kesaj marreveshje, se pari Parlamenti do te jete me i mbrojtur nga elementet kriminal, qe jane prodhuar nga listat e partive ne zgjedhjet e fundit. Kjo ka ndodhur me shume nga Shumica aktuale e cila nuk ishte e shqetesuar shume per kritere, por me shume ishte e interesuar te merrte me cdo kusht pushtetitn e per kete mblodhi rreth vetes edhe njerez me biografi te njellosur ligjore e penale.
Kjo marreveshje i jep identitetin e merituar Opozites sepse parashikohen ndryshime ne rregullore dhe ne kohe, e cila behet e barabarte mes Kryetarit te Opozites dhe Kryetarit te Pozites.
Kjo marreveshje padyshim eshte nje fitore per Opoziten, por eshte nje fitore e madhe edhe per vete Berishen qe deshmon edhe njehere se roli i tij eshte i pazevendesueshem ne PD. Ai ishte i vetmi qe tha se “nuk duhet te rikthehmi ne Parlament pa nje marrevshje dhe pa nje seance te posaçme”.

Lufta e Ftohtë ka filluar dhe Rama ashtu si Hoxha po zgjedh Lindjen

    
received_886580574707273Një deklaratë e pa precedent ka ardhur nga Kryeministri Rama qe kërcënon hapur BE duke e futur realitetin shqiptar në një thes me realitetin e Serbisë, Malit te Zi e Maqedonisë.
Madje, Rama ka thënë, se “kur ballkanasit janë të lodhur nga pritja për të hyrë në BE është e vështirë që BE t’i fus në një vathë e të sillen si dele të mira”.
Së pari, kjo tregon injorancë të Ramës e të Bushatit, sepse BE në lidhje me zgjerimin është shprehur e qartë për Shqipërinë duke i dhënë Statusin e Vendit Kandidat.
Së dytë, është injorancë e Ramës e Bushatit që shqiptarët i fut me një thes me serbët, sllavo-maqedonasit e serbo-malazezët. Shqipëria e Kosova janë të  mirëpritura në BE, por anëtarësimi i tyre ka të bëjë me një seri detyrash shtëpie që as Tirana e as Prishtina siç duket nuk janë në gjendje t’i bëjnë.
Së treti, është gabim i madh që Rama të kërcënojë drejtpërdrejt BE! Shqiptarët dhe Opozita duhet të distancohen nga kjo çmenduri e radhës. Vendi i Shqipërisë e shqiptarëve është në familjen Europiane.
Ne, shqiptarët jemi mirënjohës për atë ç’ka ka bërë BE për Demokracinë dhe proceset integruese të Shqipërisë. Kërcenimi i Ramës po vjen pas disa filtrimeve me Rusinë dhe Kinën. Situata ashtu siç e kanë deklaruar analistët e Politikave Ndërkombëtare është në fillimin e ri të një Luftë të Ftohtë e fronti i dytë i kësaj Luftë të Ftohtë përveç Ukrahinës është Ballkani. Në dallim me Konferencën e Jaltës, ku Shqipëria u la në Bllokun Komunist, me këtë kërcënim komunist të tipit primitiv duket qarte, se Rama po e zgjedh Lindjen duke braktisur Perëndimin. Duhet ta ndalojmë sa jemi në kohë!

Z. Froku pa bashkim rrezikoni deshtim total ne zgjedhjet lokale

    
received_799651136774961
Z. Mark Froku nuk ka dyshime se nuk eshte politikan e ate nuk din ta bej. Megjithate, me ka pelqyer fakti se deri ketu ka ardhur me meritat e veta. Por deri ketu e nuk ka asnje mundesi apo rruge per te shkuar me tutje. Pertej faktit se ai ka luajtur me termin Parti Kristian Demokrate. Ne histori ka vetem demokristiane e jo Kristiane e Demokratike. Jane lojra fjalesh qe vene para zgjedhjeve percarese e te paqarta elektoratin demokristian.
Ne takimin e fundvitit ai ka deklaruar, se “do te marr 50 mije vota”. Se pari, kjo eshte deklarate me hile per elektoratin demokristian. Pse? Sepse nuk e deklaron me ke do i marr dhe si do i marr? Nga kjo deklarate ai mendone se do t’i marr votat e demokristianeve e t’i coj tek PS! Pertej iluzionit dhe deshires sa reale eshte shifra e 50 mije votave?
- Nese qendron ne koalicion me PS nuk merr as nje 1 mije vota. Elektorati i vetem i z. Froku eshte krahinor e lokalist e lidhet vetem me Puken. Duke u identifikuar me PS z. Froku ne Puke nuk merr asnje vote, sepse PS, me te cilen eshte ne kualicion nuk ka mbajtur asnje premtim. Madje, PS nuk ka mbajtur as pretimet e koalicionit as me vete z. Froku duke e perjashtuar nga cdo lloj forme perfaqesimi. Gjithashtu, partia e z. Froku nuk ka as pyjet e Pukes ne kompetencen e tij.
- Nese del nga koalicioni e qendron vetem nuk merr asje komune e asnje bashki, sepse as Kodi zgjedhor nuk e favorizon.
Z.Froku ne mesazhin e tij me strukturat e partise ne festen e fundviti ka deklaruar, se “do te hap partine kudrejt akademikeve e biznesmeneve”. Mos eshte pak vone kjo? Nuk ka parti, por ka vetem z. Froku i cili ka fituar per disa rrethana te caktuara ne zgjedhjet Parlamentare, por tashme ato rrethana kane ndryshuar e jane shume te veshtira.
Opsioni i vetem i z. Froku eshte nje bashkim serioz me PDK-FDSH dhe hartimi i nje strategjie te perbashket elektorale. Ne keto rretha, atehere mund te behet i mundur edhe rezultati i 100 mije vota te perbashketa demokristiane.

Ndonjehere duhet te kemi edhe burrni


2014-12-05 12.36.34
Me keqaardhje ve re, se si politika po i ndane vellezerit nga vellezerit, prinderit nga femijet e femijet nga prinderit, miqte nga miqte e shoket nga shoket.
Duket sikur jeta e secilit prej nesh merr kuptim vetem fale politikes. Njeriu duhet te kete parime dhe duhet te jetoje per ta. Ka njerez qe politiken e bejne per servilizem, per pazar, per pushtet, per nje vend pune, per matrapaze. Keto jane shume! Ka njerez qe politiken e bejne per lidership, qe u qendrojne ideve te kultivuara po prej tyre, fale historikut familjare dhe studimit dhe eksperiences personale. Kjo kategori zakonisht dhunohet, keqkuptohet e paragjykohet. Madje, izolohet, censurohet. Megjithate, eshte pikerisht kjo kategori qe ka bere ndryshimet e medha dhe kane shkruar historine. Problemi me i madh i kesaj kategorie eshte se keto e bejne historine para se te tjeret ta shkruajne.
E bera kete parantez, sepse me erdhi ne mendje nje artikull i shkruar sot per PS ne Lezhe dhe z. Eduart. I vetmi koment i bere per kete shkrime ishte bere nga nje mik i Eduartit, djal i mire!
Ajo qe me beri pershtypje eshte se komenti i tij niste me elozhe deri ne idhuj per disa ish kolege te Eduartit ne PS e Lezhes.
Komentuesi sic e thash eshte nje djale shume i mire, specialiste shume i mire, por problemi i tij dhe i shume djemve te mire si ai eshte se jane peng i nje vendi pune e nuk kane kurajo te zhvillojne aftesite dhe idete e tyre ne te mire te Kombit.
Pra, jane zogjte te mire, por te myllur ne kafaz e te izoluar e rrethuar nga njerez te ligje. Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti se, shpejt, kur behet fjala per karrike e pushtet harrohen idealet, kontributet dhe miqesia. Si mund te harrohet kontributi i Eduartit ne PS ne Lezhe? Keta qe deri dje ishin miqte e Eduarti a kane bere ndonjehere analize pse Eduarti ka keto qendrime, keto kritika? A jane munduar t’i vene qendrimet e Eduartit ne balancen e te vertetes, per te pare ekuilibrin mes te mires dhe te keqes? Ndonjehere nuk duhet shume, por vetem pak burrni me tregu respekt e mirenjohje! Eduarti nuk duhet te shqetesohet e zemerohet se ka shume shoke, por nga ata te vertetet!

Per Zotin e panjohur apo per Zotin qe nuk e njohim

    
2014-12-05 12.36.34Perseri akt terrorist ne mesin e Parisit e viktima jane njerez te pafajshem ligjerisht, por te fajshem se jane pjese e nje bote tjeter te menduari, jetuarit e te besuarit.
Perseri myslimanet jane ne qender te vemendjes e gjithmone ne shenjestren e mostres. Disa qarqe te caktuara ne Perendim po bejne lidhje e krahasime mbi konceptet e superiozitetit te civilizimeve. Ne keto momente te veshtira per gjithe boten duhet te tregohemi te matur e te kujdesshem ne deklaratat, opinionet dhe gjykimet qe mund te behen.
Kjo per faktin se Bota po lundron ne ujera te trazuara. Historia e te krishtereve e myslimaneve eshte nje histori dashurie e urrejtje. Dashuria lidhet drejtperdrejte me fene, sepse te dyja palet besojne ne nje Zot te vetem. Urrejtja mes tyre eshte, kur ata per qellime politike, ekonomike e influence duan ta privatizojne Zotin e ta bejne prone te tyre.
Nuk besoj se ka superioritet e inferioritet mes Perendimit (Krshterimit) dhe arabeve (myslimaneve), por ka periudha e ciklike ku njera pale eshte me e zhvilluar se pala tjeter. E verteta e madhe eshte se Perendimi nuk ka pas interes per kulturen e civilizimin islam. Perendimi vendet islame i ka pare si mundesi per zona influence e per burime te rendesishme ekonomike dhe tokesore. Ndersa vendet arabe e kane pare veten gjithnje me te izoluar, te shfrytezuar e te rrezikuar.
Pra, reagimi i myslimaneve eshte nisur nga ndjenja e inferioritetit dhe deshira deri diku per hakmarrje per te rigjetur prestigjin nderkombetar te humbur.
Te dyja civilizimet besojne ne te njejtin Zot, te panjohur e te pa takuar, sepse Zoti nuk mund te shihet e takohet. Ai identifikohet me vete pranine tone, me ekzistencen tone.
Perendimi ka gabimet e veta te medha kunder myslimaneve, sepse me politiken e saj nderkombetare interveniste prishi ekulibrat shteterore me shume mund te formuar pas Mbarimit te Luftes II Boterore.
Praktikisht, me situaten aktuale: Libia nuk eshte shtet e nuk kontrollon territorin e saj; Iraku nga shtet solid eshte kthyer ne dy pseudo shtete, ISIS dhe Kurdistan; Siria nuk eshte shtet, por ne Lufte Civile. Palestina nuk eshte bere shtet asnjehere. Pra, ne keto vende kemi situaten e anarkise nderkombetare dhe ne keto kushte eshte po anarkia qe me linjen e saj ekstreme krijon modele, ekuilibra e forma te reja shteterore e ketu ne keto forma ndoshta mund te jene edhe modelet terroriste.
Tendencat e influencuara edhe nga modele totalitare me origjine markstiste kane tentuar ne shekullin e kaluar te krijojne modele jo vetem shteterore, por edhe modele shoqerore laike ne shoqeri shume religjoze. Ketu e kam fjalen per shoqerite arabe. Pra, proceset shteterore donin te transformonin shoqerite ne nje realitet te panjohur. Prishja e ketij modeli dhe ardhja e anarkise u dha mundesi fanatikeve te riorganizohen ne forma edhe terroriste per vetembrojtje.
Situata nuk eshte aspak e mire e reagimet in ekstremis nga Perendimi do te pershkallezojne dhunen e do te bejne me popullor terroristet ne shoqerite qe ata perfaqesojne.
Reagimi ekstrem e me mjeteve te forta nga Perendimi do te krijonte alibine e terroristeve: e shikoni, ata duan te na zhdukin e per kete arsye duhet te bashkohemi e te vazhdojme hakmarrjen tone!
Perendimi dhe vendet arabe duhet te gjejnepikavte perbashketa ashtu sic eshte bere ne kohen e kryqezatave, qe kishin respekt mes tyre dhe respektonin njeri-tjetrin. Pra, duhet te kete vullnet per respekt reciprok e per mundesi per bashkejetese. A. Daci

Hipokrizia e Ramës me tre lapsa në xhaketë dhe mungesa e lirisë në Shqipëri

    
received_886580574707273Sot, marshimi i lirisë në Parisë kishte një mesazh të fortë, që liria është e çdo kujt, e çdo individë, shoqërie, kombi dhe krejt botës është e shenjtë. Megjithatë, në këtë histori si në shumë histori të tjera botërore kishte edhe hipokrizi. Kjo hipokrizi sigurisht nuk qëndronte tek simbolika e ditës që parimisht duhet të bashkojë çdo civilizim, çdo shtet e çdo aleancë. Sigurisht kjo hipokrizi nuk ishte as tek mesazhi më i bukur që u bo nga marshimi i përfaqësive fetare shqiptare që i dhanë leksion krejt botë e vetë Perëndimi për tolerancë fetare. Hipokrizia e kësaj dite ishte tek ajo xhaketa e Ramës, që me tre lapsa kishte simbolizuar lirinë franceze dhe flamurin francez. Ndoshta, ai ishte i vetëdijshëm se atë liri e meritonin vetëm francezët që me mund e me sakrifica e kishin fituar që nga revolucioni i tyre që hodhi poshtë njëherë e përgjithmonë despotizmin dhe oligarkinë.
Megjithatë, Rama në qenësinë e tij, në rolin e kryetarit të Shtetit shqiptar ishte hipokrit fillim e mbarim në mesazhin e tij, sepse në Shqipëri nuk ka as liri shtypi e as liri politike, dy kushtet bazë të demokracisë perëndimore.
Sot, në Shqipëri, gazetarët janë të më të sulmuarit, më të pambrojtur e jo rrallë herë viktima të dhunës fizike, censurës, dhunës psikologjike, dhunës ekonomike, izolimit profesional. Pak kohë më parë shpëtoi nga një atentat gazetar investigativ Artur Cani! Pak kohë më parë një tjetër gazetar investigativ u detyrua të largohej nga vendi pa lënë gjurmë. Ka edhe shumë gazetarë të tjerë që kërcënohen e nuk kanë guxim as të denoncojnë, as të ngrenë zërin.
Pra, të pambrojtur e të trembur gazetarët pranojnë nënshtrimin si të vetmen rrugë për të mbijetuar në një vend, kur liria e shtypit nuk ka kuptim nëse nuk u shërben klaneve politike. Gazetarët shqiptarë nuk janë zëri i së vërtetës, sepse ato janë më pak të paguarit, janë më të shfrytëzuarit e më të pambrojturit në Rajon.
Gazetarët shqiptar nuk janë të lirë, sepse ato vijnë nga një botë politike, ushqehen prej saj e mbahen prej asaj. Sot, kemi një situatë të vështirë politike e sociale në Shqipëri. Kemi një tendencë për të eliminuar demokracinë e për ta zëvendësuar atë me oligarki e me represion shtetëror.
Rama, sot në Paris ishte hipokrit me ato lapsa në xhaketë, sepse ai nuk e pranon lirinë e shtypit si formë reale të demokracisë e të zhvillimit social, kulturor e intelektual.
Sot, Shqipëria, ka vetëm media që janë të lidhura me pushtetin, me politikën e me klanet që ato përfaqësojnë. Askush tjetër nuk është në gjendje të krijojë media të lirë, të pakushtëzuar e demokratike.
Reklamat me origjinë shtetërore janë krejt klienteliste e ju jepen vetëm atyre emisioneve, televizioneve e gazetave që i bëjnë fresk Ramës dhe pushtetit të tij. Askush nuk ka guxim të dal nga kjo rrjetë e rrezikshme antidemokratike e kjo ndodh për dy arsye: Së pari, sistemi ka krijuar një monopol të tillë që kush është jashtë tij nuk ka asnjë lloj mundësie financiare të mbijetojë qoftë edhe një ditë; Së dyti, nëse del nga grupi, je krejt i pambrojtur, i sulmuar dhe i përjashtuar nga çdo lloj talk shoë, nga çdo lloj emisioni apo nga çdo lloj gazete.
Nëse gazetari nuk shkruan e nuk lexon ato që i jepen nga pushteti, ai nuk ka asnjë lloj hapësire mediatike. Përkundrazi, censurohet dhe izolohet edhe nga shoqëria.
Pas 20 vitesh demokraci akoma kemi të njëjtë analistë që sillen nëpër të njëjtat studio, kemi të njëjtët pseugazetarë që i kanë shkruar Regjimit të kaluar dhe i shërbejnë të tashmit. Disa nga këto pseudoanalistë janë edhe me dosje të sigurimit. Liria e shtypit në Shqipëri nuk ekziston dhe kjo është një hipokrizi e Ramës që jashtë e shet si të qenë një realitet që nuk ekziston. Rama po e vret lirinë e shtypit!

Skenarët e Lezhës për Bashkinë: Ndocaj, Tusha, Ndoka dhe Zogaj!


2014-12-05 12.36.34Sot, në formë jo zyrtare po qarkullojnë opsione e kandidatura për Lezhën. Ajo që bie ne sy është tendenca e hapur që PS dëshiron t’i marr bashkinë LSI, por jo duke bërë marrëveshje, por duke e sfiduar drejtpërdrejt. Flitet se Arben Ndoka, deputet i PS në Lezhë ka shfaqur qëllimin e tij për të dalë kandidat i PS në Lezhë në një kohë, kur Viktor Tusha, përfaqësuesi i LSI, ka shpallur zyrtarisht tendencën e qëllimin e tij për një mandat të tretë. Pra, zyrtarisht nga këto momentet pritet që në Lezhë nuk ka më bashkëpunim LSI e PS e për rrjedhojë do të ketë deri diku një përplasje titanike edhe për tortën e pushtetit që deri më sot ka qenë monopol i LSI. Nga ana tjetër kemi një dëshirë të Prec Zogajt për të qenë kandidat i PD në Lezhë. Po ashtu, tashmë kemi publike kandidaturën e z. Ndocaj si demokristian dhe dëshirën e tij për të qenë përfaqësues i vetëm i Opozitës dhe i të Djathtës. Nuk po hyj në analizat në lidhje me kandidaturën e z. Ndoka, pasi këtë po e lë në gjykimin e vetë lezhjanëve, por dua të ndalem pak tek figura e z. Zogaj. I bëj thirrje PD në formë personale të mos mbështes një kandidaturë që ka 20 vjet që është shkëputur nga Lezha e ka po dhjetë vjet thuajse në Opozitë me vetë PD. Lezha nuk ka nevojë për katapulte që dërgohen për të marr vetëm një mandat e pastaj për tu kthyer për të jetuar ne Bllok. Kjo formë në këto 20 vite ka dështuar. Lezhjanët kanë modelin e Mimi Kodhelit, e cila shkojë n e mori mandatin, u bo Ministre e Mbrojtjes dhe gjithsej në Lezhë ka vajtur vetëm një herë në kohë përmbytje për të lëshuar një intervistë e asgjë më shumë. Lezhjanët kanë nevojë të qeverisen nga një kandidat që ka interesa e lidhje me qytetin. Nëse skenari i kandidimit të Viktor Tushës e Arben Nokës është i vërtetë, atëherë fitorja e z. Ndocaj është shumë e lehtë. Arsyet dihen e nuk po i bëj unë analizat, duke ua lënë në dorë lezhjanëve. Megjithatë, PD do të bënte një gabim të madh politik nëse do të dërgonte z. Zogaj që deri para një vit bënte editoriale tek gazeta Shekulli kundër PD dhe Pozitës së asaj kohe. Mendoj se PD duhet të mbështes Kandidaturën e z. Ndocaj për të mbrojtur vlerat e të Djathtës dhe rikthimin e fitores në Veri. Kjo duke pasur parasysh se sipas të gjitha gjasave në Shkodër mund të jetë Tom Doshi kandidat i PS dhe ka shumë gjasa që ta marr Shkodrën. Në këto rrethana, nëse PD do të humbas edhe Lezhën, në mënyrë simbolike ka humbur Veriun dhe zonat e veta të forta historike.

E Djathta është e vonuar/Klani Rama-Meta po fitojnë terren

    
received_886580574707273Ndjej një keqardhje tek sa shikoj, se e Djathta shqiptare është e sëmurë me sindromën e humbjes të sigurt në zgjedhjet lokale.
Kjo sindromë e krijuar virtualisht nga një media televizive/shkruar e monopolizuar nga e Majta por i krijojnë bindjen të Djathtës, se është e paralizuare e nuk mund të ngrihet më në këmbë. Kjo është si puna e atij pacientit që edhe pse është i shëruar ka frike dhe beson se nuk mund te ngrihet në këmbë e të ec.
Gazetaria e shitur bashkë me disa grupe brenda Opozitës- të vetë përjashtuar për shkak të dështimit në zgjedhjet e fundit- po punojnë ditë e natë që t’i mbushin mendjen Opozitës se e ka të kotë të hyj në zgjedhje, sepse do t’i humb.
Sindroma e humbjes është virtuale dhe aspak reale, por po jep efekte reale. Sot, 90% e elektoratit opozitar është në errësirë dhe i pa informuar. Shumica prej tyre nuk e dinë e nuk e kanë të sigurt nëse Opozita do të hyj në zgjedhje. Një tymnaje e madhe është ngritur për bojkot.
Opozita duhet ta harrojë termin bojkot, sepse nuk i shërben vendit e demokracisë. Përkundrazi me bojkot Opozita bëhet palë në krimin e Pozitës për instalimin e diktaturës. Historia do e ndëshkojë Opozitën për bojkotin, ashtu siç ndëshkojë heshtjen e Opozitës në instalimin e Fashizmit, Komunizmit e Nazizmit.
Sot, Opozita është e vonuar, hutuar dhe e çoroditur në lidhje me zgjedhjet lokale e klani Rama-Meta po fitojnë terren në një mjedis të braktisur vullnetarisht nga Opozita.
Jam i bindur, se Opozita nuk del e humbur në këto zgjedhje, por më e fituar se kurrë.
Sot, është e lehtë të mundet një Pozite e dështuar që së pari ka tradhtuar elektoratin e saj e pastaj gjithë Shqipërinë.
Opozita mund të fitojë e do të fitojë edhe përballë realitetit të ri të ndarjes territoriale duke luajtur shumë jo vetëm me siglën partiatike, por edhe tek figurat e forta e popullore sipas komunave e bashkive. Është obligim i çdo opozitari të shërojë Opozitën nga sindroma i humbjes se sigurt.