Wednesday, January 14, 2015

Z. Froku pa bashkim rrezikoni deshtim total ne zgjedhjet lokale

    
received_799651136774961
Z. Mark Froku nuk ka dyshime se nuk eshte politikan e ate nuk din ta bej. Megjithate, me ka pelqyer fakti se deri ketu ka ardhur me meritat e veta. Por deri ketu e nuk ka asnje mundesi apo rruge per te shkuar me tutje. Pertej faktit se ai ka luajtur me termin Parti Kristian Demokrate. Ne histori ka vetem demokristiane e jo Kristiane e Demokratike. Jane lojra fjalesh qe vene para zgjedhjeve percarese e te paqarta elektoratin demokristian.
Ne takimin e fundvitit ai ka deklaruar, se “do te marr 50 mije vota”. Se pari, kjo eshte deklarate me hile per elektoratin demokristian. Pse? Sepse nuk e deklaron me ke do i marr dhe si do i marr? Nga kjo deklarate ai mendone se do t’i marr votat e demokristianeve e t’i coj tek PS! Pertej iluzionit dhe deshires sa reale eshte shifra e 50 mije votave?
- Nese qendron ne koalicion me PS nuk merr as nje 1 mije vota. Elektorati i vetem i z. Froku eshte krahinor e lokalist e lidhet vetem me Puken. Duke u identifikuar me PS z. Froku ne Puke nuk merr asnje vote, sepse PS, me te cilen eshte ne kualicion nuk ka mbajtur asnje premtim. Madje, PS nuk ka mbajtur as pretimet e koalicionit as me vete z. Froku duke e perjashtuar nga cdo lloj forme perfaqesimi. Gjithashtu, partia e z. Froku nuk ka as pyjet e Pukes ne kompetencen e tij.
- Nese del nga koalicioni e qendron vetem nuk merr asje komune e asnje bashki, sepse as Kodi zgjedhor nuk e favorizon.
Z.Froku ne mesazhin e tij me strukturat e partise ne festen e fundviti ka deklaruar, se “do te hap partine kudrejt akademikeve e biznesmeneve”. Mos eshte pak vone kjo? Nuk ka parti, por ka vetem z. Froku i cili ka fituar per disa rrethana te caktuara ne zgjedhjet Parlamentare, por tashme ato rrethana kane ndryshuar e jane shume te veshtira.
Opsioni i vetem i z. Froku eshte nje bashkim serioz me PDK-FDSH dhe hartimi i nje strategjie te perbashket elektorale. Ne keto rretha, atehere mund te behet i mundur edhe rezultati i 100 mije vota te perbashketa demokristiane.