Wednesday, January 14, 2015

Shqiperia qe mund te bejme

    
IMG_4718522211003
Kemi dy qendrime sot per Shqiperine:
- Te Rilindjes, se Shqiperia po shkon per mrekulli, se kriza po kalon, se papunesia nuk ekziston, reforma te rendesishme po behen, progrese te medha po arrihen.
- Te Opozites, se Shqiperia eshte si me keq, se papunesia eshte ne nivelet alarmante, se pasiguria eshte ne nivele rekord, se represioni shteteror eshte i ngjashem me ato te kohes se Regjimit.
Ka nje te vertete te madhe, e cila nuk ka ngjyrime politike, por pasqyreon jeten reale me te cilen perballen per cdo dite qytetaret.
Shqiperia mendoj se vuan me shume ne drejtimin psikologjik, sesa ne ate cfare pasqyrojne shifrat per papunesine, krimin, varferine.
Fatkeqesisht ne vendin tone ka te pakten 20 vite qe eshte krijuar nje ide e pergjithshme, se ai nuk behet me dhe e vetmja rruge ka mbetur nenshtrimi dhe pranimi i realitetit, ose largimi dhe lenia e gjithckaje pas shpine.
Shqiperia, nuk ka nevoje per reforma strukturore, se sa per reforma te medha psikologjike.
Sot, shqiptaret kane nevoje te motivohen per te punuar, qofte edhe me rroga te vogla.
Shqiptaret, nuk duan te zgjohen per cdo dite me idene se nuk do te punojne, e te rrine me ore te tera ne lokalet e tymosura duke konsumuar thasheme dhe nje kafe te zeze, qe per nga shija le per te deshiruar e per nga cmimi sigurisht qe eshte therese, per rastet e papunesise.
Sot, kemi nje gremine ekonomike, nje borxh publik gjithnje e ne rritje, nje papunesi ne shifra rekord.
Sot, kemi nje sipermarrje private ne prag falementimi masiv, kemi konsumin ne limet me te uleta qe kemi pasur ndonjehere.
Shqiptaret, nuk mendojne me te konsumojne, ne ato qe konsiderohen lluks, pushime, darka jashte, por mendojne se si do te garantojne buken ne darke dhe pagimin e energjise elekrike.
Kam degjuar shume te thone, se shqiptaret nuk duan te paguajne dhe jo se nuk arrijne ta paguajne energjine elektrike.
Jam i bindur qe ata qe shprehen se shqiptaret nuk duan ta paguajne energjine elektrike, nuk njohin vendin e tyre, nuk njohin realitetin, ose e njohin dhe duan ta manipulojne per qellime politike.
Une, per shkak te aktivitetit tim politik, kam njohur nje Shqiperi, qe nuk e kisha njohur me pare, kam njohur shume varferi, shume pesimizem, shume papunesi, por edhe shume deshire nga shqiptaret per te punuar e ndertuar vendin.
Te marrin rastin e fshatrave, kryesisht ne Veri dhe ne Juglindje te Shqiperise, ku kemi nje bujqesi e cila eshte ne nivelet e primitivitetit, e kjo nenkupton qe nga makinerit per punimin e tokes, mundesine per te paguar punimin e tokes, per te bere sherbimet, mungesa e kanaleve vadites. Pa llogaritur faktin se shume zona sidomos ne Veri, per shkak te rilievit dhe infrastruktures, nuk arrijne te garantojne buken e vitit, dhe jo me te kene mundesi te shesin prodhimet e tyre, per te pasur te ardhura menjeane.
90% e familjeve fshatare ne Veri jetojne me asistencen sociale e cila nuk e kalon shumen e 30 mije lekeve te vjetra ne muaj per cdo familje edhe pse jane numeroze nga minimumi ne kater anetare e deri ne 12 anetare.
Atehere, me thoni familje te tilla a kane mundesi te paguajne energjine elektrike? Une, e theme me bindje e pa demagogji qe nuk kane asnje mundesi reale monetare per ta paguar.
Kam edhe nje bindje tjeter, qe besoj edhe shume te tjere si une e ndajne, se po te mos ekzistonte emigracioni, shumica e familjeve ne Shqiperi e te thuajse te gjitha ne Veri te Shqiperise, do te kishin ngordhur per buke.
Megjithate, sot emigracioni po kalon nje krize te thelle e dergesat ne para jane gjithnje e me te pakta. Pa llogaritur faktin, se emigracioni ka kaluar ne nje faze te re, ne ate familjare, me pak fjale tashme emigranti ka femijet e nusen ne emigracion e per shkak te shpenzimeve nuk ka me mundesi tu dergoje edhe te afermeve te tjere leke ne Shqiperi.
Politika shqiptare, fatkeqesisht ka hyre ne llogoren e konfliktit e demagogjise e nuk i intereson fare situata e veshtire e vendit e problemet e qytetareve.
A duhet te mendojme e te bindemi se Shqiperia nuk behet, apo te themi troc qe kjo politike nuk eshte e interesuar per ta bere Shqiperine.
Sot, kemi nje ekonomi te bllokuar nga humbja e ekuilibrit mes nje prodhimi te ulet vendas, qe ne shumicen e rasteve per shkak te politikave antikombetare doganale, nuk mbrohet e nuk siguron hapesiren per tregun e brendshem e jo me per konkurence Rajonale dhe nje konsum gjithnje e nje renie, apo drejt nje gremine te garantuar.
Kemi nje papunesi te larte per shkak te renies se investimeve, mungeses se likuiditetit dhe kushteve shume shtrenguese dhe procedurave burokratike bankare te kredidhenies.
Kemi nje industri inekzistence dhe te vetmen forme “zingare” do ta quaj une te industrise, Fasonerine, e cila nuk prodhon mireqenie e zhvillim afatgjate, por nenshtrim e skllaveri.
Fasoneria, nuk perfaqeson interesat e ekonomise shqiptare, por te disa lobeve ekonomike, te cilat akumojne para e pasuri ne kurriz te shfrytezimit te krahut te punes. Keto para, thuajse gjithmone nuk behet pjese ekonomise e tregut shqiptare, por menjehere bashke me produktet tekstike te perpunuara perfundon jashte ne sistemet bankare te huaja, per tu mos kthyer me ne forme investimi. Them, keshtu, pasi edhe per makinerite qe sjellin ne Shqiperi, per shkak te politike fiskale shqiptare nuk paguajne dogane.
Sot, ne kemi nje kapitalizem te ashper e ndoshta me te ashperin ne Bote. Kapitalizmi i sot i Shqiperi mund te konsiderohet me ate fillim viteve ’900 ne SHBA. Pra, ne sot, kemi nje purifikim absurd te Shtetit kundrejt individit, kemi nje individualizem te stimuluar, por pa pasur nje tesut te shendosh social e demokratike.
Individi, apo qytetari nuk gjene asnje lloj forme mbeshtetje ne Shqiperi, qofte edhe ne rastet ekstreme te mbijeteses. Kemi nje nivel shume te ulet te jeteses, kemi rroga qe nuk pasqyerojne realitetin e cmimeve e kemi pensione qe nuk kapin as limitin e mbijeteses.
Shqiperia, nuk behet me demagogji, nuk behet me llogore politike, nuk behet me reforma, qe kane per qellim mbajten e pushtetin e forcimin e klaneve e lobeve.
Shqiperia, nuk behet me monopolizimin e sektoreve ekonomik, nuk behet me monopolizimin e trashgimine e vendeve te punes, qofte edhe ne administraten publike.
Shqiperia, nuk behet pa i kushtuar vemendje kerkimit shkencor dhe inovacionit.
Shqiperia, nuk behet duke braktisur qytetarin ne meshiren e fatit.
Sot, ka nevoje per tre nderhyrje te medha e te menjehershme. Krijimin e vendeve te punes. Kjo Qeveri, duhet te marr kurajon te shpall zona te reja per rindertim apo riformim. Pse, te mos kthehet i gjithe Veriu ne nje kantier te madh pune? E rendesishme eshte rroga, por kam pershtypjne se me e rendesishme eshte qe te rinjte shqiptare te zgjohen ne mengjes me idene se do te shkojne ne pune.
Qeveria, duhet te hap projekte e programe qe cdo qytetari, t’i garantoje minimumin e jeteses.
Ne kemi nje sistem bankar krejt informal, askush nuk e di se cfare behet me bankat ne Shqiperi.
Nje gje mund te theme, qe kushdo qe ka nevoje per kredimarrje, duhet te kaloje nje jete neperbanka, te gjej garanci qe edhe nuk i ka dhe pasi ta marr te paguaj nje interes te larte, qe praktikisht nuk e ndihmon per te permisuar realitetin ekonomik, por e gropos edhe me tutje.
Kjo nuk eshte Shqiperia qe meritojme dhe i kemi te gjitha mundesi per te bere nje Shqiperi te merituar, por sigurisht qe kjo te ndodh, fillimisht duhet te bejme zevendesim elitash dhe aplikimin e nje mendesi te re, qe sfidon riskun e deshtimit si ne kaluaren dhe lufton per nje te ardhme te ndryshime, te re, energjitike dhe progresive.