Wednesday, January 14, 2015

A po ju rikthehet BE vlerave te Krishterta

    
IMG_4718522211003
Dje per te here te pare ne histori, Papa, ishte i pranishem ne zemren e BE e foli per me shume dinjitet, per te kaluar ndarjet, per me shume vlera njerezore e theksoje forcen e nje brezi te ri.
Ai nder te tjera tha: “Krishterimi nuk eshte rrezik per laicitetin e Shteteve dhe per pavaresine e Institucioneve te BE. Perkundrazi Europa mund te jete e mbrojtur nga eksremizmat qe lundrojne ne Bote”.
Gjithashtu ai theksoi:”Pershkrimin e nje Europe te semure nga vetmia dhe e te mosbesuar kundrejt institucioneve te saj te konsideruara si larg qytetareve dhe te infektuar nga lodhja dhe plakja”.
Gjithashtu Papa riktheson vlerat e familjes pa te cilen nuk ka kuptim shoqeria e vete BE.
Cili eshte mesazhi i Papes? A po u rikthehet BE vlerave te Krishterimit? Sot me shume se kurre Europa ka nevoje per unitet ne vlera te perbashketa solidariteti e humanizmi. Me mire se Krishterimi nuk i perfaqeson askush ne BE.
Sot ekstremizmat, emigracionet e problemet ekonomike po e lodhin Europen duke e cuar drejt nje perspektive te paqarte.
Vizita e Papes e fjala e tij eshte edhe nje pergjigje per populzimat, ekstremizmat e idete fashiste qe po gjejne hapesire per shkak te krizes e konsumimit te elites se vjeter politike.
Papa flet per vlera soft e bashkuese te krishterimit qe duhet te kapercejne ndarjet dhe te afrojne popujt.
Ai mund te konsiderohet pa frike nje lider i madh demokristian qe nuk eshte indiferent kundrejt politikes dhe ngjarjeve.
Mesazhi i Papes eshte pozitiv edhe per Shqiperi sepse e nxit te reflektoj per ceshtje qe kane te bejne me punen dinjitetin njerezore, demokracine. Dje Papa beri nje hap gjigand per nje Europe me te re, te bashkuar e me shume dinjitet.