Wednesday, January 14, 2015
E Djathta është e vonuar/Klani Rama-Meta po fitojnë terren
Ndjej një keqardhje tek sa shikoj, se e Djathta shqiptare është e sëmurë me sindromën e humbjes të sigurt në zgjedhjet lokale.
Kjo sindromë e krijuar virtualisht nga një media televizive/shkruar e monopolizuar nga e Majta por i krijojnë bindjen të Djathtës, se është e paralizuare e nuk mund të ngrihet më në këmbë. Kjo është si puna e atij pacientit që edhe pse është i shëruar ka frike dhe beson se nuk mund te ngrihet në këmbë e të ec.
Gazetaria e shitur bashkë me disa grupe brenda Opozitës- të vetë përjashtuar për shkak të dështimit në zgjedhjet e fundit- po punojnë ditë e natë që t’i mbushin mendjen Opozitës se e ka të kotë të hyj në zgjedhje, sepse do t’i humb.
Sindroma e humbjes është virtuale dhe aspak reale, por po jep efekte reale. Sot, 90% e elektoratit opozitar është në errësirë dhe i pa informuar. Shumica prej tyre nuk e dinë e nuk e kanë të sigurt nëse Opozita do të hyj në zgjedhje. Një tymnaje e madhe është ngritur për bojkot.
Opozita duhet ta harrojë termin bojkot, sepse nuk i shërben vendit e demokracisë. Përkundrazi me bojkot Opozita bëhet palë në krimin e Pozitës për instalimin e diktaturës. Historia do e ndëshkojë Opozitën për bojkotin, ashtu siç ndëshkojë heshtjen e Opozitës në instalimin e Fashizmit, Komunizmit e Nazizmit.
Sot, Opozita është e vonuar, hutuar dhe e çoroditur në lidhje me zgjedhjet lokale e klani Rama-Meta po fitojnë terren në një mjedis të braktisur vullnetarisht nga Opozita.
Jam i bindur, se Opozita nuk del e humbur në këto zgjedhje, por më e fituar se kurrë.
Sot, është e lehtë të mundet një Pozite e dështuar që së pari ka tradhtuar elektoratin e saj e pastaj gjithë Shqipërinë.
Opozita mund të fitojë e do të fitojë edhe përballë realitetit të ri të ndarjes territoriale duke luajtur shumë jo vetëm me siglën partiatike, por edhe tek figurat e forta e popullore sipas komunave e bashkive. Është obligim i çdo opozitari të shërojë Opozitën nga sindroma i humbjes se sigurt.