Wednesday, January 14, 2015
Per Zotin e panjohur apo per Zotin qe nuk e njohim
Perseri akt terrorist ne mesin e Parisit e viktima jane njerez te pafajshem ligjerisht, por te fajshem se jane pjese e nje bote tjeter te menduari, jetuarit e te besuarit.
Perseri myslimanet jane ne qender te vemendjes e gjithmone ne shenjestren e mostres. Disa qarqe te caktuara ne Perendim po bejne lidhje e krahasime mbi konceptet e superiozitetit te civilizimeve. Ne keto momente te veshtira per gjithe boten duhet te tregohemi te matur e te kujdesshem ne deklaratat, opinionet dhe gjykimet qe mund te behen.
Kjo per faktin se Bota po lundron ne ujera te trazuara. Historia e te krishtereve e myslimaneve eshte nje histori dashurie e urrejtje. Dashuria lidhet drejtperdrejte me fene, sepse te dyja palet besojne ne nje Zot te vetem. Urrejtja mes tyre eshte, kur ata per qellime politike, ekonomike e influence duan ta privatizojne Zotin e ta bejne prone te tyre.
Nuk besoj se ka superioritet e inferioritet mes Perendimit (Krshterimit) dhe arabeve (myslimaneve), por ka periudha e ciklike ku njera pale eshte me e zhvilluar se pala tjeter. E verteta e madhe eshte se Perendimi nuk ka pas interes per kulturen e civilizimin islam. Perendimi vendet islame i ka pare si mundesi per zona influence e per burime te rendesishme ekonomike dhe tokesore. Ndersa vendet arabe e kane pare veten gjithnje me te izoluar, te shfrytezuar e te rrezikuar.
Pra, reagimi i myslimaneve eshte nisur nga ndjenja e inferioritetit dhe deshira deri diku per hakmarrje per te rigjetur prestigjin nderkombetar te humbur.
Te dyja civilizimet besojne ne te njejtin Zot, te panjohur e te pa takuar, sepse Zoti nuk mund te shihet e takohet. Ai identifikohet me vete pranine tone, me ekzistencen tone.
Perendimi ka gabimet e veta te medha kunder myslimaneve, sepse me politiken e saj nderkombetare interveniste prishi ekulibrat shteterore me shume mund te formuar pas Mbarimit te Luftes II Boterore.
Praktikisht, me situaten aktuale: Libia nuk eshte shtet e nuk kontrollon territorin e saj; Iraku nga shtet solid eshte kthyer ne dy pseudo shtete, ISIS dhe Kurdistan; Siria nuk eshte shtet, por ne Lufte Civile. Palestina nuk eshte bere shtet asnjehere. Pra, ne keto vende kemi situaten e anarkise nderkombetare dhe ne keto kushte eshte po anarkia qe me linjen e saj ekstreme krijon modele, ekuilibra e forma te reja shteterore e ketu ne keto forma ndoshta mund te jene edhe modelet terroriste.
Tendencat e influencuara edhe nga modele totalitare me origjine markstiste kane tentuar ne shekullin e kaluar te krijojne modele jo vetem shteterore, por edhe modele shoqerore laike ne shoqeri shume religjoze. Ketu e kam fjalen per shoqerite arabe. Pra, proceset shteterore donin te transformonin shoqerite ne nje realitet te panjohur. Prishja e ketij modeli dhe ardhja e anarkise u dha mundesi fanatikeve te riorganizohen ne forma edhe terroriste per vetembrojtje.
Situata nuk eshte aspak e mire e reagimet in ekstremis nga Perendimi do te pershkallezojne dhunen e do te bejne me popullor terroristet ne shoqerite qe ata perfaqesojne.
Reagimi ekstrem e me mjeteve te forta nga Perendimi do te krijonte alibine e terroristeve: e shikoni, ata duan te na zhdukin e per kete arsye duhet te bashkohemi e te vazhdojme hakmarrjen tone!
Perendimi dhe vendet arabe duhet te gjejnepikavte perbashketa ashtu sic eshte bere ne kohen e kryqezatave, qe kishin respekt mes tyre dhe respektonin njeri-tjetrin. Pra, duhet te kete vullnet per respekt reciprok e per mundesi per bashkejetese. A. Daci