Wednesday, January 14, 2015
Ndonjehere duhet te kemi edhe burrni
Me keqaardhje ve re, se si politika po i ndane vellezerit nga vellezerit, prinderit nga femijet e femijet nga prinderit, miqte nga miqte e shoket nga shoket.
Duket sikur jeta e secilit prej nesh merr kuptim vetem fale politikes. Njeriu duhet te kete parime dhe duhet te jetoje per ta. Ka njerez qe politiken e bejne per servilizem, per pazar, per pushtet, per nje vend pune, per matrapaze. Keto jane shume! Ka njerez qe politiken e bejne per lidership, qe u qendrojne ideve te kultivuara po prej tyre, fale historikut familjare dhe studimit dhe eksperiences personale. Kjo kategori zakonisht dhunohet, keqkuptohet e paragjykohet. Madje, izolohet, censurohet. Megjithate, eshte pikerisht kjo kategori qe ka bere ndryshimet e medha dhe kane shkruar historine. Problemi me i madh i kesaj kategorie eshte se keto e bejne historine para se te tjeret ta shkruajne.
E bera kete parantez, sepse me erdhi ne mendje nje artikull i shkruar sot per PS ne Lezhe dhe z. Eduart. I vetmi koment i bere per kete shkrime ishte bere nga nje mik i Eduartit, djal i mire!
Ajo qe me beri pershtypje eshte se komenti i tij niste me elozhe deri ne idhuj per disa ish kolege te Eduartit ne PS e Lezhes.
Komentuesi sic e thash eshte nje djale shume i mire, specialiste shume i mire, por problemi i tij dhe i shume djemve te mire si ai eshte se jane peng i nje vendi pune e nuk kane kurajo te zhvillojne aftesite dhe idete e tyre ne te mire te Kombit.
Pra, jane zogjte te mire, por te myllur ne kafaz e te izoluar e rrethuar nga njerez te ligje. Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti se, shpejt, kur behet fjala per karrike e pushtet harrohen idealet, kontributet dhe miqesia. Si mund te harrohet kontributi i Eduartit ne PS ne Lezhe? Keta qe deri dje ishin miqte e Eduarti a kane bere ndonjehere analize pse Eduarti ka keto qendrime, keto kritika? A jane munduar t’i vene qendrimet e Eduartit ne balancen e te vertetes, per te pare ekuilibrin mes te mires dhe te keqes? Ndonjehere nuk duhet shume, por vetem pak burrni me tregu respekt e mirenjohje! Eduarti nuk duhet te shqetesohet e zemerohet se ka shume shoke, por nga ata te vertetet!