Wednesday, January 14, 2015

Sfida me e madhe e dyshes Rama-Meta, ndryshimet kushtetuese

    
IMG_4718522211003
Sfida me e madhe e dyshes Rama-Meta janë padyshim ndryshimet Kushtetuese sidomos në  pjesën e kompetencave te Presidentit te Republikës dhe mënyrës së zgjedhjes të  Kryeministrit.
Presidenti Nishani, sot mund të  konsiderohet, Presidenti me i suksesshëm në periudhën e pluralizmit, më i rëndësishëm, me i panjëanshëm dhe më ekuilibrues se edhe Berisha si President.
Pse them kështu? Sepse, në Kohën e Berishës, ishte thuajse kulturë që Berisha të shihej jo vetëm si Presidente Republikës, por edhe si lider i Demokracisë. Kjo, për faktin se kultura e institucioneve të pavarura ishte akoma primitive. Gjithashtu, Berisha në atë kohe gëzonte një pushtet absolut e nuk kishte rival as brenda e as jashtë.
Ndërsa, sot Nishani po përballet me një maxhorancë deri diku injorante ne ndarjen e pushtetit, por edhe e pangopur për ta gllabëruar atë të terin.
Sot, kemi një tendencë  të qartë të dyshes Rama-Meta, për t’i rrëmbyer kompetencat Presidentit. Kjo nuk ka më dyshime. Mjafton të rishikojmë pyetjet jo profesionale, pa baza juridike të bëra nga Sokol Balla në drejtim të Presidentit Nishani tek Top Story. Ato nuk ishin pyetjet e Ballës, por të dyshes Meta-Rama.
Presidenti, tregojë një profesionalizëm të lartë dhe dëshmojë se e njeh shumë mirë sistemin kushtetues të Shqipërisë.
Deri tani dyshja Rama-Meta, kanë dështuar për të sfiduar Presidentin- e vetmja rruge që u mbetet është ndryshimet Kushtetues, duke bërë të mundur vendosjen e Republikës Kryeministrore, me një kryeministër të zgjedhur nga Populli dhe për një Presidente, thjeshtë simbol, por pa asnjë kompetence shtetërore.
Këto ndryshime po tentohen të bëhen, duke pasur parasysh se Rama dhe Meta janë të vetëdijshëm që nuk plotësojnë asnjë standard për tu bërë ndonjëherë në jetë President. Ata çalojnë sidomos në kriteret e moralit.