Wednesday, January 14, 2015

24 vjet PD, kaq afër dhe kaq larg

    
10430851_741182089296416_4299478477290590521_n
Në 24 vjetorin e PD nuk mund të rrija pa shkruar diçka. Jo, për gjo, por jam një familje fisnike, e persekutuar në atë kohë e deri diku edhe në këtë kohë. Këto, janë qëndrimet të mia, si intelektual, si gazetar, si njeri që jetojnë jashtë dhe nuk kanë lidhje me angazhimet e mia profesionale, apo ish angazhimet e mia politike. Për sa, u përket këtyre të fundit nuk janë pishman për çdo akt apo qëndrim që kam bërë, sepse e kam bërë me koshencën e plotë, Faktin, nëse kam pasur të drejtë apo jo, është koha si dëshmitare që e vërteton. Deri tani po dëshmon se kam pasur të drejtë.
24 vjet PD! 24 vjet sakrifica e dëshira për të instaluar demokracinë në Shqipëri. Besoj, se duhet të bëjmë dy dallime të mëdha e thelbësore. Të jesh sot demokrat nuk do të thotë patjetër të jesh militant i PD apo në strukturat e PD. Gjithashtu, jo kushdo që ka qenë tek PD, është punësuar nga PD, është mbajtur nën sqetullat e PD, është patjetër demokrat. PD nuk është subjekti që shpiku termin demokraci në Shqipëri. Termin demokraci e shpikën, e mbajtën gjallë të gjithë ata që nuk bashkëpunuan me Regjimin, që u shpallën armiq të Partisë, që u internuan, që u persekutuan, pushkatuan! Këto mbajt gjallë termin demokraci dhe u sakrifikuan si vlerë e lartë për të.
Unë, dhe familje ime, nuk jemi punësuar ndonjëherë nga PD, nuk jemi përfshirë ndonjëherë në strukturat e PD. Megjithatë, ajo mbeti gjatë Partia jonë, menduam seriozisht se ajo ishte e jona. Duke qenë që familjarisht vetëm kam sakrifikuar për Demokracinë shqiptare, pa marr asgjë në këmbim, atëherë i kam gishtat e lirë të shkruaj si intelektual dhe qytetar. Dikur kam kontribuar drejtpërdrejt për PD, kam besuar se ajo ishte Partia e demokracisë shqiptare. Megjithatë, ku u afrova pranë saj gjeta shumë nga ata që kishin qenë të 41, që më kishin persekutuar e sot më jepni leksione demokracie.
Pa dyshim PD, mbetet tempulli më i fortë i pluralizmit shqiptar. Ajo mbetet ideali i lirisë, i asaj lirie që shumë shqiptarë që nuk e patën asnjëherë, por e menduan si tempull ku mund ta rigjenin e mund ta kultivonin. Nuk dua tu hyj replikave të brendshme të kësaj Partie, për faktin se nuk kam qenë asnjëherë pjesë e organikës së saj. Megjithatë, ju garantoj se, Shqipëria ka shumë demokrat, të cilët kanë kontribuar shumë për PD, por vazhdojnë të qëndrojnë jashtë saj. Disa qëndrojnë për faktin se kanë krijuar një fobi për termin parti e disa të tjerë, sepse nuk janë thirrur asnjëherë. Ndoshta, ka ardhur koha që këta të thirren e me sinqeritet maksiamal.
Kam ndjekur me vëmendje proceset reformuese të PD. Kam ndjekur më vëmendje “fenomenin elitë” që z. Basha e prezantojë përmes koordinatorëve të rinj. Nuk kam dashur t’i hyj kësaj polemike, sepse çdo person që pranon të bëhen pjese e PD, është një mënyrë apo tjetër një vlerë e shtuar. Megjithatë, me bindje u them se pak ka elita në politikë, ose për ta mos e ekzagjeruar, nuk ka fare. E dini sa elita ka nëpër botë, ish demokrat, që kanë sakrifikuar për PD, që janë larguar për shkak të angazhimit me PD. E dini sa të rinj, me të vërtetë elitë janë jashtë që janë të gatshëm të bëhen pjesë e PD!
Nuk është çudi që në Shqipëri edhe termi elitë të jetë sipas qejfeve dhe të interpretohet sipas realitetit. Të mbarosh një shkollë si jashtë apo brenda nuk është elitë, të trashëgosh pushtetin në parti, sepse babai ikën e vjen i birë nuk është elitë. Elitë, është çdo qytetarë që ka dhënë rezultate të shkëlqyera në fushën e tij profesionale dhe këtë eksperiencë e ka vënë ne shërbim të vendit apo të Kombit. Në këtë kuptim, besoj se ka pak elita në partitë shqiptarë. Për këtë duhet të jeni dakord edhe ju që po e lexoni këtë shkrim.
Nuk jam kundër pushtetit të trashëguar, sepse kjo formë ka ekzistuar edhe në demokracitë më të mëdha perëndimore, siç është vetë Mbretëria e Britanisë së Madhe, por trashëgimia siguron vazhdimësinë e nuk garanton risi. Shqipëria në përgjithësi e vetë PD kanë nevojë për risi. Kjo risi nuk duhet të jetë një mosmirënjohëse me të kaluarën dhe të vazhdojë me “tabula raza”, por të jetë në një harmoni mes të vjetrës e të resë.
Deri vonë kam qenë partizan, që të vjetrit duhet të largohen e duhet ta marrin vendin të ritë. Kohët e fundit kam filluar të kem dyshimet e mia. Pse? Sepse, Europa, ku bëjmë pjesë edhe ne është e ndërtuar nga një lidership klasik. Kështu, në një përplasje ballore mes të resë e të vjetrës, do të fitonte përsëri e vjetra. Në këtë këndvështrim dhe në një interes kombëtar, mendoj se reja nuk duhet të përjashtojë të vjetrën, por së bashku të kenë qëllim final progresin.
PD sot ka dy çështje kyçe. Militantë mosmirënjohës, të cilët shiten sipas rastit. Po ndjek më vëmendje në facebook, në vendin e thashethemeve, se si disa që nuk e meritonin të ishin me dele, u punësuan nga PD, hëngrën nga PD e sot vetëm pse nuk po hanë përsëri e nuk janë pjesë e strukturave shprehin vrer për të. Këta, lloj militantësh pa ideal e pa moral, së pari duhet të jenë mirënjohës, që u dha më shumë se meritonin.
Çështje e dytë kyçe e PD, është çështje e thithjes se elitave të vërtetave dhe elementëve të rinj. Nuk është një proces i thjeshtë, sepse ata që merren me politikë, janë kthyer në hiena, por është i domosdoshëm. Thithja e elementëve të rinj, një vizion i qartë konkret dhe i shkruar në letër për një qeverisje të vërtetë të vendit janë të vetmet mundësi që PD të jetë ashtu siç ka qenë, simboli i lirisë edhe për ata që aspiruan, por nuk e patën kurrë.
Sistemi politik ka nevojë për PD dhe PD nuk mund të vazhdojë të bëj një politikë jashtë këtij kontesti. Vendi ka nevojë me të vërtetë për një vizion pragmatist të bërit politik, por jo duke harruar idealet për të cilat u themelua kjo Parti. Ne, që jem jashtë, që nuk kemi mundësi as të pimë një gotë shampanjë ashtu siç kanë bërë disa të tjerë për 24 vjet, i themi gëzuar. Gëzuar, sepse kontribuam dhe mbetemi thellësisht në shpirt demokratik të lindur e të trashëguar.