Wednesday, January 14, 2015

Skenarët e Lezhës për Bashkinë: Ndocaj, Tusha, Ndoka dhe Zogaj!


2014-12-05 12.36.34Sot, në formë jo zyrtare po qarkullojnë opsione e kandidatura për Lezhën. Ajo që bie ne sy është tendenca e hapur që PS dëshiron t’i marr bashkinë LSI, por jo duke bërë marrëveshje, por duke e sfiduar drejtpërdrejt. Flitet se Arben Ndoka, deputet i PS në Lezhë ka shfaqur qëllimin e tij për të dalë kandidat i PS në Lezhë në një kohë, kur Viktor Tusha, përfaqësuesi i LSI, ka shpallur zyrtarisht tendencën e qëllimin e tij për një mandat të tretë. Pra, zyrtarisht nga këto momentet pritet që në Lezhë nuk ka më bashkëpunim LSI e PS e për rrjedhojë do të ketë deri diku një përplasje titanike edhe për tortën e pushtetit që deri më sot ka qenë monopol i LSI. Nga ana tjetër kemi një dëshirë të Prec Zogajt për të qenë kandidat i PD në Lezhë. Po ashtu, tashmë kemi publike kandidaturën e z. Ndocaj si demokristian dhe dëshirën e tij për të qenë përfaqësues i vetëm i Opozitës dhe i të Djathtës. Nuk po hyj në analizat në lidhje me kandidaturën e z. Ndoka, pasi këtë po e lë në gjykimin e vetë lezhjanëve, por dua të ndalem pak tek figura e z. Zogaj. I bëj thirrje PD në formë personale të mos mbështes një kandidaturë që ka 20 vjet që është shkëputur nga Lezha e ka po dhjetë vjet thuajse në Opozitë me vetë PD. Lezha nuk ka nevojë për katapulte që dërgohen për të marr vetëm një mandat e pastaj për tu kthyer për të jetuar ne Bllok. Kjo formë në këto 20 vite ka dështuar. Lezhjanët kanë modelin e Mimi Kodhelit, e cila shkojë n e mori mandatin, u bo Ministre e Mbrojtjes dhe gjithsej në Lezhë ka vajtur vetëm një herë në kohë përmbytje për të lëshuar një intervistë e asgjë më shumë. Lezhjanët kanë nevojë të qeverisen nga një kandidat që ka interesa e lidhje me qytetin. Nëse skenari i kandidimit të Viktor Tushës e Arben Nokës është i vërtetë, atëherë fitorja e z. Ndocaj është shumë e lehtë. Arsyet dihen e nuk po i bëj unë analizat, duke ua lënë në dorë lezhjanëve. Megjithatë, PD do të bënte një gabim të madh politik nëse do të dërgonte z. Zogaj që deri para një vit bënte editoriale tek gazeta Shekulli kundër PD dhe Pozitës së asaj kohe. Mendoj se PD duhet të mbështes Kandidaturën e z. Ndocaj për të mbrojtur vlerat e të Djathtës dhe rikthimin e fitores në Veri. Kjo duke pasur parasysh se sipas të gjitha gjasave në Shkodër mund të jetë Tom Doshi kandidat i PS dhe ka shumë gjasa që ta marr Shkodrën. Në këto rrethana, nëse PD do të humbas edhe Lezhën, në mënyrë simbolike ka humbur Veriun dhe zonat e veta të forta historike.