Wednesday, January 14, 2015

Me shume se kurre kemi nevoje per nje Pakt Social

    
10430851_741182089296416_4299478477290590521_nSituata ekonomike ne Shqiperi eshte me e rende se kurre e kjo nuk eshte e veshtire per tu kuptuar. Qeveria po ben gabim te madh, sepse po mendon si zgjedhje te krizes represion mbi qytetaret e me nje menyre apo tjeter po kerkon te zvogeloje konsumim.
Kjo sigurisht ka efekte te renda dhe regresive per ekonomine shqiptare. Ekonomia shqiptare ka nevoje per shuma te medha investimesh per te stimuluar zhvilimin dhe rritur punesimin.
Kete aksion te rendesishem pervec institucioneve shqiptare nuk eshte ne gjendje askush tjeter ta ndermarr e ta realizoje. Pra, duhet te rishikohet mundesia e nderhyrjes se Shtetit ne sitemin makroekonomik dhe mikroekonomik.
Kjo mund te arrihet permes nje Pakti Social, i cili duhet te bashkoje Opoziten dhe Poziten ne disa komisione te perbashketa ekspertesh dhe deputetesh qe duhet te shikojne mundesine e krijimeve te fondeve qe do te shkojne ne duart e iniciatives se lire te qytetarit. Duhet te stimulohen kredite e buta me interesa shume te vogla. Gjithashtu nje Pakt i tille social ka nevoje edhe per nje bashkeqeverisje mes Opozites dhe Pozites. Pra, per nje eriudhe te caktuar kohore mendoj se nje qeveri teknike mes Opozites e Pozites do te ishte zgjidhja me e mire per vendin.
Mendoj se akoma jemi ne kohe per te ndermarr masat e permisimit te situates ekonomike para se ajo te jap efektet e renda edhe ne sociale.
Hapat e para te ketyre efekteve sapo kane filluar e mendoj se eshte vetem fillimi.
Ne kemi nje ndarje te ashper e te eger mes te pasurve e te varferve.
Te varferit perbejne shumicen e te pasurit perbejne pakicen dhe kane lidhje me Pushtetin dhe Politiken.
Une, mendoj se ka vetem nje recete per te shpetuar vedin nga kriza, duhet eliminuar dominimi i 2P (Pushtetit e Politikes) ne ekonomi dhe nxitjen e iniciatives se lire permes programeve e fondeve shteterore.