Wednesday, January 14, 2015
Hipokrizia e Ramës me tre lapsa në xhaketë dhe mungesa e lirisë në Shqipëri
Sot, marshimi i lirisë në Parisë kishte një mesazh të fortë, që liria është e çdo kujt, e çdo individë, shoqërie, kombi dhe krejt botës është e shenjtë. Megjithatë, në këtë histori si në shumë histori të tjera botërore kishte edhe hipokrizi. Kjo hipokrizi sigurisht nuk qëndronte tek simbolika e ditës që parimisht duhet të bashkojë çdo civilizim, çdo shtet e çdo aleancë. Sigurisht kjo hipokrizi nuk ishte as tek mesazhi më i bukur që u bo nga marshimi i përfaqësive fetare shqiptare që i dhanë leksion krejt botë e vetë Perëndimi për tolerancë fetare. Hipokrizia e kësaj dite ishte tek ajo xhaketa e Ramës, që me tre lapsa kishte simbolizuar lirinë franceze dhe flamurin francez. Ndoshta, ai ishte i vetëdijshëm se atë liri e meritonin vetëm francezët që me mund e me sakrifica e kishin fituar që nga revolucioni i tyre që hodhi poshtë njëherë e përgjithmonë despotizmin dhe oligarkinë.
Megjithatë, Rama në qenësinë e tij, në rolin e kryetarit të Shtetit shqiptar ishte hipokrit fillim e mbarim në mesazhin e tij, sepse në Shqipëri nuk ka as liri shtypi e as liri politike, dy kushtet bazë të demokracisë perëndimore.
Sot, në Shqipëri, gazetarët janë të më të sulmuarit, më të pambrojtur e jo rrallë herë viktima të dhunës fizike, censurës, dhunës psikologjike, dhunës ekonomike, izolimit profesional. Pak kohë më parë shpëtoi nga një atentat gazetar investigativ Artur Cani! Pak kohë më parë një tjetër gazetar investigativ u detyrua të largohej nga vendi pa lënë gjurmë. Ka edhe shumë gazetarë të tjerë që kërcënohen e nuk kanë guxim as të denoncojnë, as të ngrenë zërin.
Pra, të pambrojtur e të trembur gazetarët pranojnë nënshtrimin si të vetmen rrugë për të mbijetuar në një vend, kur liria e shtypit nuk ka kuptim nëse nuk u shërben klaneve politike. Gazetarët shqiptarë nuk janë zëri i së vërtetës, sepse ato janë më pak të paguarit, janë më të shfrytëzuarit e më të pambrojturit në Rajon.
Gazetarët shqiptar nuk janë të lirë, sepse ato vijnë nga një botë politike, ushqehen prej saj e mbahen prej asaj. Sot, kemi një situatë të vështirë politike e sociale në Shqipëri. Kemi një tendencë për të eliminuar demokracinë e për ta zëvendësuar atë me oligarki e me represion shtetëror.
Rama, sot në Paris ishte hipokrit me ato lapsa në xhaketë, sepse ai nuk e pranon lirinë e shtypit si formë reale të demokracisë e të zhvillimit social, kulturor e intelektual.
Sot, Shqipëria, ka vetëm media që janë të lidhura me pushtetin, me politikën e me klanet që ato përfaqësojnë. Askush tjetër nuk është në gjendje të krijojë media të lirë, të pakushtëzuar e demokratike.
Reklamat me origjinë shtetërore janë krejt klienteliste e ju jepen vetëm atyre emisioneve, televizioneve e gazetave që i bëjnë fresk Ramës dhe pushtetit të tij. Askush nuk ka guxim të dal nga kjo rrjetë e rrezikshme antidemokratike e kjo ndodh për dy arsye: Së pari, sistemi ka krijuar një monopol të tillë që kush është jashtë tij nuk ka asnjë lloj mundësie financiare të mbijetojë qoftë edhe një ditë; Së dyti, nëse del nga grupi, je krejt i pambrojtur, i sulmuar dhe i përjashtuar nga çdo lloj talk shoë, nga çdo lloj emisioni apo nga çdo lloj gazete.
Nëse gazetari nuk shkruan e nuk lexon ato që i jepen nga pushteti, ai nuk ka asnjë lloj hapësire mediatike. Përkundrazi, censurohet dhe izolohet edhe nga shoqëria.
Pas 20 vitesh demokraci akoma kemi të njëjtë analistë që sillen nëpër të njëjtat studio, kemi të njëjtët pseugazetarë që i kanë shkruar Regjimit të kaluar dhe i shërbejnë të tashmit. Disa nga këto pseudoanalistë janë edhe me dosje të sigurimit. Liria e shtypit në Shqipëri nuk ekziston dhe kjo është një hipokrizi e Ramës që jashtë e shet si të qenë një realitet që nuk ekziston. Rama po e vret lirinë e shtypit!