Wednesday, January 14, 2015
Lufta e Ftohtë ka filluar dhe Rama ashtu si Hoxha po zgjedh Lindjen
Një deklaratë e pa precedent ka ardhur nga Kryeministri Rama qe kërcënon hapur BE duke e futur realitetin shqiptar në një thes me realitetin e Serbisë, Malit te Zi e Maqedonisë.
Madje, Rama ka thënë, se “kur ballkanasit janë të lodhur nga pritja për të hyrë në BE është e vështirë që BE t’i fus në një vathë e të sillen si dele të mira”.
Së pari, kjo tregon injorancë të Ramës e të Bushatit, sepse BE në lidhje me zgjerimin është shprehur e qartë për Shqipërinë duke i dhënë Statusin e Vendit Kandidat.
Së dytë, është injorancë e Ramës e Bushatit që shqiptarët i fut me një thes me serbët, sllavo-maqedonasit e serbo-malazezët. Shqipëria e Kosova janë të mirëpritura në BE, por anëtarësimi i tyre ka të bëjë me një seri detyrash shtëpie që as Tirana e as Prishtina siç duket nuk janë në gjendje t’i bëjnë.
Së treti, është gabim i madh që Rama të kërcënojë drejtpërdrejt BE! Shqiptarët dhe Opozita duhet të distancohen nga kjo çmenduri e radhës. Vendi i Shqipërisë e shqiptarëve është në familjen Europiane.
Ne, shqiptarët jemi mirënjohës për atë ç’ka ka bërë BE për Demokracinë dhe proceset integruese të Shqipërisë. Kërcenimi i Ramës po vjen pas disa filtrimeve me Rusinë dhe Kinën. Situata ashtu siç e kanë deklaruar analistët e Politikave Ndërkombëtare është në fillimin e ri të një Luftë të Ftohtë e fronti i dytë i kësaj Luftë të Ftohtë përveç Ukrahinës është Ballkani. Në dallim me Konferencën e Jaltës, ku Shqipëria u la në Bllokun Komunist, me këtë kërcënim komunist të tipit primitiv duket qarte, se Rama po e zgjedh Lindjen duke braktisur Perëndimin. Duhet ta ndalojmë sa jemi në kohë!