Wednesday, January 14, 2015
A po ju rikthehet BE vlerave te Krishterta
Dje per te here te pare ne histori, Papa, ishte i pranishem ne zemren e BE e foli per me shume dinjitet, per te kaluar ndarjet, per me shume vlera njerezore e theksoje forcen e nje brezi te ri.
Ai nder te tjera tha: “Krishterimi nuk eshte rrezik per laicitetin e Shteteve dhe per pavaresine e Institucioneve te BE. Perkundrazi Europa mund te jete e mbrojtur nga eksremizmat qe lundrojne ne Bote”.
Gjithashtu ai theksoi:”Pershkrimin e nje Europe te semure nga vetmia dhe e te mosbesuar kundrejt institucioneve te saj te konsideruara si larg qytetareve dhe te infektuar nga lodhja dhe plakja”.
Gjithashtu Papa riktheson vlerat e familjes pa te cilen nuk ka kuptim shoqeria e vete BE.
Cili eshte mesazhi i Papes? A po u rikthehet BE vlerave te Krishterimit? Sot me shume se kurre Europa ka nevoje per unitet ne vlera te perbashketa solidariteti e humanizmi. Me mire se Krishterimi nuk i perfaqeson askush ne BE.
Sot ekstremizmat, emigracionet e problemet ekonomike po e lodhin Europen duke e cuar drejt nje perspektive te paqarte.
Vizita e Papes e fjala e tij eshte edhe nje pergjigje per populzimat, ekstremizmat e idete fashiste qe po gjejne hapesire per shkak te krizes e konsumimit te elites se vjeter politike.
Papa flet per vlera soft e bashkuese te krishterimit qe duhet te kapercejne ndarjet dhe te afrojne popujt.
Ai mund te konsiderohet pa frike nje lider i madh demokristian qe nuk eshte indiferent kundrejt politikes dhe ngjarjeve.
Mesazhi i Papes eshte pozitiv edhe per Shqiperi sepse e nxit te reflektoj per ceshtje qe kane te bejne me punen dinjitetin njerezore, demokracine. Dje Papa beri nje hap gjigand per nje Europe me te re, te bashkuar e me shume dinjitet.
Shqiperia qe mund te bejme
Kemi dy qendrime sot per Shqiperine:
- Te Rilindjes, se Shqiperia po shkon per mrekulli, se kriza po kalon, se papunesia nuk ekziston, reforma te rendesishme po behen, progrese te medha po arrihen.
- Te Opozites, se Shqiperia eshte si me keq, se papunesia eshte ne nivelet alarmante, se pasiguria eshte ne nivele rekord, se represioni shteteror eshte i ngjashem me ato te kohes se Regjimit.
- Te Opozites, se Shqiperia eshte si me keq, se papunesia eshte ne nivelet alarmante, se pasiguria eshte ne nivele rekord, se represioni shteteror eshte i ngjashem me ato te kohes se Regjimit.
Ka nje te vertete te madhe, e cila nuk ka ngjyrime politike, por pasqyreon jeten reale me te cilen perballen per cdo dite qytetaret.
Shqiperia mendoj se vuan me shume ne drejtimin psikologjik, sesa ne ate cfare pasqyrojne shifrat per papunesine, krimin, varferine.
Fatkeqesisht ne vendin tone ka te pakten 20 vite qe eshte krijuar nje ide e pergjithshme, se ai nuk behet me dhe e vetmja rruge ka mbetur nenshtrimi dhe pranimi i realitetit, ose largimi dhe lenia e gjithckaje pas shpine.
Shqiperia, nuk ka nevoje per reforma strukturore, se sa per reforma te medha psikologjike.
Sot, shqiptaret kane nevoje te motivohen per te punuar, qofte edhe me rroga te vogla.
Shqiptaret, nuk duan te zgjohen per cdo dite me idene se nuk do te punojne, e te rrine me ore te tera ne lokalet e tymosura duke konsumuar thasheme dhe nje kafe te zeze, qe per nga shija le per te deshiruar e per nga cmimi sigurisht qe eshte therese, per rastet e papunesise.
Sot, kemi nje gremine ekonomike, nje borxh publik gjithnje e ne rritje, nje papunesi ne shifra rekord.
Sot, kemi nje sipermarrje private ne prag falementimi masiv, kemi konsumin ne limet me te uleta qe kemi pasur ndonjehere.
Shqiptaret, nuk mendojne me te konsumojne, ne ato qe konsiderohen lluks, pushime, darka jashte, por mendojne se si do te garantojne buken ne darke dhe pagimin e energjise elekrike.
Kam degjuar shume te thone, se shqiptaret nuk duan te paguajne dhe jo se nuk arrijne ta paguajne energjine elektrike.
Jam i bindur qe ata qe shprehen se shqiptaret nuk duan ta paguajne energjine elektrike, nuk njohin vendin e tyre, nuk njohin realitetin, ose e njohin dhe duan ta manipulojne per qellime politike.
Une, per shkak te aktivitetit tim politik, kam njohur nje Shqiperi, qe nuk e kisha njohur me pare, kam njohur shume varferi, shume pesimizem, shume papunesi, por edhe shume deshire nga shqiptaret per te punuar e ndertuar vendin.
Te marrin rastin e fshatrave, kryesisht ne Veri dhe ne Juglindje te Shqiperise, ku kemi nje bujqesi e cila eshte ne nivelet e primitivitetit, e kjo nenkupton qe nga makinerit per punimin e tokes, mundesine per te paguar punimin e tokes, per te bere sherbimet, mungesa e kanaleve vadites. Pa llogaritur faktin se shume zona sidomos ne Veri, per shkak te rilievit dhe infrastruktures, nuk arrijne te garantojne buken e vitit, dhe jo me te kene mundesi te shesin prodhimet e tyre, per te pasur te ardhura menjeane.
90% e familjeve fshatare ne Veri jetojne me asistencen sociale e cila nuk e kalon shumen e 30 mije lekeve te vjetra ne muaj per cdo familje edhe pse jane numeroze nga minimumi ne kater anetare e deri ne 12 anetare.
Atehere, me thoni familje te tilla a kane mundesi te paguajne energjine elektrike? Une, e theme me bindje e pa demagogji qe nuk kane asnje mundesi reale monetare per ta paguar.
Kam edhe nje bindje tjeter, qe besoj edhe shume te tjere si une e ndajne, se po te mos ekzistonte emigracioni, shumica e familjeve ne Shqiperi e te thuajse te gjitha ne Veri te Shqiperise, do te kishin ngordhur per buke.
Megjithate, sot emigracioni po kalon nje krize te thelle e dergesat ne para jane gjithnje e me te pakta. Pa llogaritur faktin, se emigracioni ka kaluar ne nje faze te re, ne ate familjare, me pak fjale tashme emigranti ka femijet e nusen ne emigracion e per shkak te shpenzimeve nuk ka me mundesi tu dergoje edhe te afermeve te tjere leke ne Shqiperi.
Politika shqiptare, fatkeqesisht ka hyre ne llogoren e konfliktit e demagogjise e nuk i intereson fare situata e veshtire e vendit e problemet e qytetareve.
A duhet te mendojme e te bindemi se Shqiperia nuk behet, apo te themi troc qe kjo politike nuk eshte e interesuar per ta bere Shqiperine.
Sot, kemi nje ekonomi te bllokuar nga humbja e ekuilibrit mes nje prodhimi te ulet vendas, qe ne shumicen e rasteve per shkak te politikave antikombetare doganale, nuk mbrohet e nuk siguron hapesiren per tregun e brendshem e jo me per konkurence Rajonale dhe nje konsum gjithnje e nje renie, apo drejt nje gremine te garantuar.
Kemi nje papunesi te larte per shkak te renies se investimeve, mungeses se likuiditetit dhe kushteve shume shtrenguese dhe procedurave burokratike bankare te kredidhenies.
Kemi nje industri inekzistence dhe te vetmen forme “zingare” do ta quaj une te industrise, Fasonerine, e cila nuk prodhon mireqenie e zhvillim afatgjate, por nenshtrim e skllaveri.
Fasoneria, nuk perfaqeson interesat e ekonomise shqiptare, por te disa lobeve ekonomike, te cilat akumojne para e pasuri ne kurriz te shfrytezimit te krahut te punes. Keto para, thuajse gjithmone nuk behet pjese ekonomise e tregut shqiptare, por menjehere bashke me produktet tekstike te perpunuara perfundon jashte ne sistemet bankare te huaja, per tu mos kthyer me ne forme investimi. Them, keshtu, pasi edhe per makinerite qe sjellin ne Shqiperi, per shkak te politike fiskale shqiptare nuk paguajne dogane.
Sot, ne kemi nje kapitalizem te ashper e ndoshta me te ashperin ne Bote. Kapitalizmi i sot i Shqiperi mund te konsiderohet me ate fillim viteve ’900 ne SHBA. Pra, ne sot, kemi nje purifikim absurd te Shtetit kundrejt individit, kemi nje individualizem te stimuluar, por pa pasur nje tesut te shendosh social e demokratike.
Individi, apo qytetari nuk gjene asnje lloj forme mbeshtetje ne Shqiperi, qofte edhe ne rastet ekstreme te mbijeteses. Kemi nje nivel shume te ulet te jeteses, kemi rroga qe nuk pasqyerojne realitetin e cmimeve e kemi pensione qe nuk kapin as limitin e mbijeteses.
Shqiperia, nuk behet me demagogji, nuk behet me llogore politike, nuk behet me reforma, qe kane per qellim mbajten e pushtetin e forcimin e klaneve e lobeve.
Shqiperia, nuk behet me monopolizimin e sektoreve ekonomik, nuk behet me monopolizimin e trashgimine e vendeve te punes, qofte edhe ne administraten publike.
Shqiperia, nuk behet pa i kushtuar vemendje kerkimit shkencor dhe inovacionit.
Shqiperia, nuk behet duke braktisur qytetarin ne meshiren e fatit.
Sot, ka nevoje per tre nderhyrje te medha e te menjehershme. Krijimin e vendeve te punes. Kjo Qeveri, duhet te marr kurajon te shpall zona te reja per rindertim apo riformim. Pse, te mos kthehet i gjithe Veriu ne nje kantier te madh pune? E rendesishme eshte rroga, por kam pershtypjne se me e rendesishme eshte qe te rinjte shqiptare te zgjohen ne mengjes me idene se do te shkojne ne pune.
Qeveria, duhet te hap projekte e programe qe cdo qytetari, t’i garantoje minimumin e jeteses.
Ne kemi nje sistem bankar krejt informal, askush nuk e di se cfare behet me bankat ne Shqiperi.
Nje gje mund te theme, qe kushdo qe ka nevoje per kredimarrje, duhet te kaloje nje jete neperbanka, te gjej garanci qe edhe nuk i ka dhe pasi ta marr te paguaj nje interes te larte, qe praktikisht nuk e ndihmon per te permisuar realitetin ekonomik, por e gropos edhe me tutje.
Kjo nuk eshte Shqiperia qe meritojme dhe i kemi te gjitha mundesi per te bere nje Shqiperi te merituar, por sigurisht qe kjo te ndodh, fillimisht duhet te bejme zevendesim elitash dhe aplikimin e nje mendesi te re, qe sfidon riskun e deshtimit si ne kaluaren dhe lufton per nje te ardhme te ndryshime, te re, energjitike dhe progresive.
Sfida me e madhe e dyshes Rama-Meta, ndryshimet kushtetuese
Sfida me e madhe e dyshes Rama-Meta janë padyshim ndryshimet Kushtetuese sidomos në pjesën e kompetencave te Presidentit te Republikës dhe mënyrës së zgjedhjes të Kryeministrit.
Presidenti Nishani, sot mund të konsiderohet, Presidenti me i suksesshëm në periudhën e pluralizmit, më i rëndësishëm, me i panjëanshëm dhe më ekuilibrues se edhe Berisha si President.
Pse them kështu? Sepse, në Kohën e Berishës, ishte thuajse kulturë që Berisha të shihej jo vetëm si Presidente Republikës, por edhe si lider i Demokracisë. Kjo, për faktin se kultura e institucioneve të pavarura ishte akoma primitive. Gjithashtu, Berisha në atë kohe gëzonte një pushtet absolut e nuk kishte rival as brenda e as jashtë.
Ndërsa, sot Nishani po përballet me një maxhorancë deri diku injorante ne ndarjen e pushtetit, por edhe e pangopur për ta gllabëruar atë të terin.
Sot, kemi një tendencë të qartë të dyshes Rama-Meta, për t’i rrëmbyer kompetencat Presidentit. Kjo nuk ka më dyshime. Mjafton të rishikojmë pyetjet jo profesionale, pa baza juridike të bëra nga Sokol Balla në drejtim të Presidentit Nishani tek Top Story. Ato nuk ishin pyetjet e Ballës, por të dyshes Meta-Rama.
Presidenti, tregojë një profesionalizëm të lartë dhe dëshmojë se e njeh shumë mirë sistemin kushtetues të Shqipërisë.
Deri tani dyshja Rama-Meta, kanë dështuar për të sfiduar Presidentin- e vetmja rruge që u mbetet është ndryshimet Kushtetues, duke bërë të mundur vendosjen e Republikës Kryeministrore, me një kryeministër të zgjedhur nga Populli dhe për një Presidente, thjeshtë simbol, por pa asnjë kompetence shtetërore.
Këto ndryshime po tentohen të bëhen, duke pasur parasysh se Rama dhe Meta janë të vetëdijshëm që nuk plotësojnë asnjë standard për tu bërë ndonjëherë në jetë President. Ata çalojnë sidomos në kriteret e moralit.
Asgjë e re në Kosovë
Alban Daci
Më në fund në Kosovë kemi nëj Qeveri. A kemi risi? Asnjë lloj risie, e vetmja risi nëse mund të konsiderohet kështu është fakti se tashmë nuk kemi një boshllëk politik, se de facto e de jure kemi një ministri. A kemi konsumim politik dhe institucional? Së pari, kemi vazhdimësinë e Thacit, sepse shumica e ministra janë po ato që kanë qenë. Pra, duhet të hiqet nga mendja dyshimi se kemi alternim pushteti. Kemi thjeshte riciklim pushteti. Gjithashtu, nuk kemi asnjë risi as edhe nga Isa Mustafa, i cili humbi Komunën e Prishtinës, pikërisht për shkak të keq qeverisjes. Çfarë mund të pritet më shumë nga Isa Mufta, unë personalisht pres shumë pak, ose hiç fare.
Së dyti, çështje e rëndësishme me të cilën duhet të përballohet Qeveria e Re është ajo e dialogut dhe çështja e bisedimeve me Serbinë. Isa Mustafa është i vetmi politikan që nuk ka shprehur asnjëherë asnjë opinion në lidhje me dialogun e Serbisë. Ndoshta barra e madhe në të kaluarën e ka lodhë për të bërë reagime. Ndërsa qëndrimi i Thacit, nuk është i ri, ai shquhet për qëndrim të tipit as mish e as peshk. Ndryshe thotë publikisht e ndryshe sillet në BE, pasi takohet me ndërmjetësuesit.
Së treti, sfidë e madhe në Kosovë është korrupsioni, i cili lidhet pikërisht me Qeverinë Thaci I e II. Sot, kemi një bashkëqeverisje mes LDK e PDK. A do të kemi një luftë kundër korrupsionit? Kjo alibi bie menjëherë, kur jemi dëshmitar të riciklimit të pushtetit dhe jo rotacion të pushtetit.
Së katërti, problem të madhe Kosova sot ka në lidhje me çështjen e punësimit dhe problemet e zhvillimit ekonomik. Kosova nuk ka një strategji zhvillimi. Qeveria Thaci I e II nuk kanë ndonjë precedent të ndonjë strategjie zhvillimi. Po ashtu edhe Mustafa me eksperiencën e tij në Komunën e Prishtinës nuk ka asnjë sukses në këtë drejtim e për më tepër në krijimin e vendeve të reja të punës.
Qeveria e Kosovës mund të konsiderohet thjeshtë një Qeveri halli e kjo sigurisht edhe për shkak se VV, AAK dhe Lëvizja nuk i luajtën ashtu sic duhet kartat e politikës dhe nuk e kuptuan lojën e Hashim Thacit. Gjithashtu, nuk jam dakord me vendimin e Ramush Haradinaj që ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit. Ai është lideri i Partisë së tij, përfaqëson një numër të caktuar të elektoratit që duhet t’i përfaqësojë edhe ne Parlament. Beteja me e rëndësishme e një lideri sot bëhet në Parlament. Lëshimi i mandatit të tij, nuk bën gjë tjetër veçse se le në mëshirën e fatit elektoratin e tij dhe po ashtu lenë në mëshirën e fatit krejt Demokracinë e Kosovës. Fjalimi i z. Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme është historikë e do të ketë konsekuenca pozitive për Demokracinë në Kosovë. Gjithashtu, ai i dha një sinjal të fortë Qeverisë se do të jetë një faktor i rëndësishëm në foltoren e Parlamentit. Pra, sot lider më të fortë në Parlament nga Opozita shikoj vetëm Albin Kurtin. A mjafton? Jo! Prandaj, Ramush Haradinaj nuk duhet ta lëshonte mandatit. Demokracia vjen përmes protestave demokratike që duhet të shoqërohen me beteja po legjislative e demokratike në Parlament, për më tepër që kemi një Qeveri halli, të brishtë dhe jo koherentë. Pra, të thjeshtë për ta rrëzuar!
24 vjet PD, kaq afër dhe kaq larg
Në 24 vjetorin e PD nuk mund të rrija pa shkruar diçka. Jo, për gjo, por jam një familje fisnike, e persekutuar në atë kohë e deri diku edhe në këtë kohë. Këto, janë qëndrimet të mia, si intelektual, si gazetar, si njeri që jetojnë jashtë dhe nuk kanë lidhje me angazhimet e mia profesionale, apo ish angazhimet e mia politike. Për sa, u përket këtyre të fundit nuk janë pishman për çdo akt apo qëndrim që kam bërë, sepse e kam bërë me koshencën e plotë, Faktin, nëse kam pasur të drejtë apo jo, është koha si dëshmitare që e vërteton. Deri tani po dëshmon se kam pasur të drejtë.
24 vjet PD! 24 vjet sakrifica e dëshira për të instaluar demokracinë në Shqipëri. Besoj, se duhet të bëjmë dy dallime të mëdha e thelbësore. Të jesh sot demokrat nuk do të thotë patjetër të jesh militant i PD apo në strukturat e PD. Gjithashtu, jo kushdo që ka qenë tek PD, është punësuar nga PD, është mbajtur nën sqetullat e PD, është patjetër demokrat. PD nuk është subjekti që shpiku termin demokraci në Shqipëri. Termin demokraci e shpikën, e mbajtën gjallë të gjithë ata që nuk bashkëpunuan me Regjimin, që u shpallën armiq të Partisë, që u internuan, që u persekutuan, pushkatuan! Këto mbajt gjallë termin demokraci dhe u sakrifikuan si vlerë e lartë për të.
Unë, dhe familje ime, nuk jemi punësuar ndonjëherë nga PD, nuk jemi përfshirë ndonjëherë në strukturat e PD. Megjithatë, ajo mbeti gjatë Partia jonë, menduam seriozisht se ajo ishte e jona. Duke qenë që familjarisht vetëm kam sakrifikuar për Demokracinë shqiptare, pa marr asgjë në këmbim, atëherë i kam gishtat e lirë të shkruaj si intelektual dhe qytetar. Dikur kam kontribuar drejtpërdrejt për PD, kam besuar se ajo ishte Partia e demokracisë shqiptare. Megjithatë, ku u afrova pranë saj gjeta shumë nga ata që kishin qenë të 41, që më kishin persekutuar e sot më jepni leksione demokracie.
Pa dyshim PD, mbetet tempulli më i fortë i pluralizmit shqiptar. Ajo mbetet ideali i lirisë, i asaj lirie që shumë shqiptarë që nuk e patën asnjëherë, por e menduan si tempull ku mund ta rigjenin e mund ta kultivonin. Nuk dua tu hyj replikave të brendshme të kësaj Partie, për faktin se nuk kam qenë asnjëherë pjesë e organikës së saj. Megjithatë, ju garantoj se, Shqipëria ka shumë demokrat, të cilët kanë kontribuar shumë për PD, por vazhdojnë të qëndrojnë jashtë saj. Disa qëndrojnë për faktin se kanë krijuar një fobi për termin parti e disa të tjerë, sepse nuk janë thirrur asnjëherë. Ndoshta, ka ardhur koha që këta të thirren e me sinqeritet maksiamal.
Kam ndjekur me vëmendje proceset reformuese të PD. Kam ndjekur më vëmendje “fenomenin elitë” që z. Basha e prezantojë përmes koordinatorëve të rinj. Nuk kam dashur t’i hyj kësaj polemike, sepse çdo person që pranon të bëhen pjese e PD, është një mënyrë apo tjetër një vlerë e shtuar. Megjithatë, me bindje u them se pak ka elita në politikë, ose për ta mos e ekzagjeruar, nuk ka fare. E dini sa elita ka nëpër botë, ish demokrat, që kanë sakrifikuar për PD, që janë larguar për shkak të angazhimit me PD. E dini sa të rinj, me të vërtetë elitë janë jashtë që janë të gatshëm të bëhen pjesë e PD!
Nuk është çudi që në Shqipëri edhe termi elitë të jetë sipas qejfeve dhe të interpretohet sipas realitetit. Të mbarosh një shkollë si jashtë apo brenda nuk është elitë, të trashëgosh pushtetin në parti, sepse babai ikën e vjen i birë nuk është elitë. Elitë, është çdo qytetarë që ka dhënë rezultate të shkëlqyera në fushën e tij profesionale dhe këtë eksperiencë e ka vënë ne shërbim të vendit apo të Kombit. Në këtë kuptim, besoj se ka pak elita në partitë shqiptarë. Për këtë duhet të jeni dakord edhe ju që po e lexoni këtë shkrim.
Nuk jam kundër pushtetit të trashëguar, sepse kjo formë ka ekzistuar edhe në demokracitë më të mëdha perëndimore, siç është vetë Mbretëria e Britanisë së Madhe, por trashëgimia siguron vazhdimësinë e nuk garanton risi. Shqipëria në përgjithësi e vetë PD kanë nevojë për risi. Kjo risi nuk duhet të jetë një mosmirënjohëse me të kaluarën dhe të vazhdojë me “tabula raza”, por të jetë në një harmoni mes të vjetrës e të resë.
Deri vonë kam qenë partizan, që të vjetrit duhet të largohen e duhet ta marrin vendin të ritë. Kohët e fundit kam filluar të kem dyshimet e mia. Pse? Sepse, Europa, ku bëjmë pjesë edhe ne është e ndërtuar nga një lidership klasik. Kështu, në një përplasje ballore mes të resë e të vjetrës, do të fitonte përsëri e vjetra. Në këtë këndvështrim dhe në një interes kombëtar, mendoj se reja nuk duhet të përjashtojë të vjetrën, por së bashku të kenë qëllim final progresin.
PD sot ka dy çështje kyçe. Militantë mosmirënjohës, të cilët shiten sipas rastit. Po ndjek më vëmendje në facebook, në vendin e thashethemeve, se si disa që nuk e meritonin të ishin me dele, u punësuan nga PD, hëngrën nga PD e sot vetëm pse nuk po hanë përsëri e nuk janë pjesë e strukturave shprehin vrer për të. Këta, lloj militantësh pa ideal e pa moral, së pari duhet të jenë mirënjohës, që u dha më shumë se meritonin.
Çështje e dytë kyçe e PD, është çështje e thithjes se elitave të vërtetave dhe elementëve të rinj. Nuk është një proces i thjeshtë, sepse ata që merren me politikë, janë kthyer në hiena, por është i domosdoshëm. Thithja e elementëve të rinj, një vizion i qartë konkret dhe i shkruar në letër për një qeverisje të vërtetë të vendit janë të vetmet mundësi që PD të jetë ashtu siç ka qenë, simboli i lirisë edhe për ata që aspiruan, por nuk e patën kurrë.
Sistemi politik ka nevojë për PD dhe PD nuk mund të vazhdojë të bëj një politikë jashtë këtij kontesti. Vendi ka nevojë me të vërtetë për një vizion pragmatist të bërit politik, por jo duke harruar idealet për të cilat u themelua kjo Parti. Ne, që jem jashtë, që nuk kemi mundësi as të pimë një gotë shampanjë ashtu siç kanë bërë disa të tjerë për 24 vjet, i themi gëzuar. Gëzuar, sepse kontribuam dhe mbetemi thellësisht në shpirt demokratik të lindur e të trashëguar.
Kam nje revolte te brendshme per situaten ne Veri
E gjithe Shqiperia eshte ne mjerim, vetem dhjete perqind e popullsise qe kane lidhje me Pushtetin bejne jete luksi.
Kemi ministre qe kane nderruar per cdo dalje publike nga nje kostum Chanel e ta mendosh se e kaluara e kesaj ministrie eshte vetem mesuese.
Falenderoj personalisht si veriore, Albina Deda, Deputeten e PD dhe z. Eduart Ndocaj, Kryetari i FDSH qe po i cerrin masken keto dite propogandes se Pushteti per progrese ekonomike… e vende te reja pune.
Keta dy persona, sot de fakto e de jure jane te vetmi perfaqesues te denje te Lezhes e krejt Mirdites e po na tregojne e na deshmojne nje Shqiperi tjeter, ate te mjerimit.
Eshte i tmerrshem realiteti qe ata na kane treguar permes fotove e vizitave e vizitave ne familjet mirditore e lezhjane. Njerez pa pune, pa shpi e pa katandi, pa shprese e pa dinjitet njerezore.
Kam nje revolte te brendshme si qytetar i Shqiperise e si banore me origjine nga Veriu teksa shoh gjendjen e mjerueshme.
Veriu i braktisur, i harruar dhe i poshteruar si kurre me pare. Mos te harrojme edhe faktet e skllaverimit sic eshte rasti i HEC ne Qafe-Molle.
Cdo intelektual veriore, qe ka pak humanizem, qe beson akoma tek vlera njerezore duhet te rebelohet per kete situate te papranueshme e te turpshme.
Kemi ministre qe kane nderruar per cdo dalje publike nga nje kostum Chanel e ta mendosh se e kaluara e kesaj ministrie eshte vetem mesuese.
Falenderoj personalisht si veriore, Albina Deda, Deputeten e PD dhe z. Eduart Ndocaj, Kryetari i FDSH qe po i cerrin masken keto dite propogandes se Pushteti per progrese ekonomike… e vende te reja pune.
Keta dy persona, sot de fakto e de jure jane te vetmi perfaqesues te denje te Lezhes e krejt Mirdites e po na tregojne e na deshmojne nje Shqiperi tjeter, ate te mjerimit.
Eshte i tmerrshem realiteti qe ata na kane treguar permes fotove e vizitave e vizitave ne familjet mirditore e lezhjane. Njerez pa pune, pa shpi e pa katandi, pa shprese e pa dinjitet njerezore.
Kam nje revolte te brendshme si qytetar i Shqiperise e si banore me origjine nga Veriu teksa shoh gjendjen e mjerueshme.
Veriu i braktisur, i harruar dhe i poshteruar si kurre me pare. Mos te harrojme edhe faktet e skllaverimit sic eshte rasti i HEC ne Qafe-Molle.
Cdo intelektual veriore, qe ka pak humanizem, qe beson akoma tek vlera njerezore duhet te rebelohet per kete situate te papranueshme e te turpshme.
Me shume se kurre kemi nevoje per nje Pakt Social
Situata ekonomike ne Shqiperi eshte me e rende se kurre e kjo nuk eshte e veshtire per tu kuptuar. Qeveria po ben gabim te madh, sepse po mendon si zgjedhje te krizes represion mbi qytetaret e me nje menyre apo tjeter po kerkon te zvogeloje konsumim.
Kjo sigurisht ka efekte te renda dhe regresive per ekonomine shqiptare. Ekonomia shqiptare ka nevoje per shuma te medha investimesh per te stimuluar zhvilimin dhe rritur punesimi…n.
Kete aksion te rendesishem pervec institucioneve shqiptare nuk eshte ne gjendje askush tjeter ta ndermarr e ta realizoje. Pra, duhet te rishikohet mundesia e nderhyrjes se Shtetit ne sitemin makroekonomik dhe mikroekonomik.
Kjo mund te arrihet permes nje Pakti Social, i cili duhet te bashkoje Opoziten dhe Poziten ne disa komisione te perbashketa ekspertesh dhe deputetesh qe duhet te shikojne mundesine e krijimeve te fondeve qe do te shkojne ne duart e iniciatives se lire te qytetarit. Duhet te stimulohen kredite e buta me interesa shume te vogla. Gjithashtu nje Pakt i tille social ka nevoje edhe per nje bashkeqeverisje mes Opozites dhe Pozites. Pra, per nje eriudhe te caktuar kohore mendoj se nje qeveri teknike mes Opozites e Pozites do te ishte zgjidhja me e mire per vendin.
Mendoj se akoma jemi ne kohe per te ndermarr masat e permisimit te situates ekonomike para se ajo te jap efektet e renda edhe ne sociale.
Hapat e para te ketyre efekteve sapo kane filluar e mendoj se eshte vetem fillimi.
Ne kemi nje ndarje te ashper e te eger mes te pasurve e te varferve.
Te varferit perbejne shumicen e te pasurit perbejne pakicen dhe kane lidhje me Pushtetin dhe Politiken.
Une, mendoj se ka vetem nje recete per te shpetuar vedin nga kriza, duhet eliminuar dominimi i 2P (Pushtetit e Politikes) ne ekonomi dhe nxitjen e iniciatives se lire permes programeve e fondeve shteterore.
Kjo sigurisht ka efekte te renda dhe regresive per ekonomine shqiptare. Ekonomia shqiptare ka nevoje per shuma te medha investimesh per te stimuluar zhvilimin dhe rritur punesimi…n.
Kete aksion te rendesishem pervec institucioneve shqiptare nuk eshte ne gjendje askush tjeter ta ndermarr e ta realizoje. Pra, duhet te rishikohet mundesia e nderhyrjes se Shtetit ne sitemin makroekonomik dhe mikroekonomik.
Kjo mund te arrihet permes nje Pakti Social, i cili duhet te bashkoje Opoziten dhe Poziten ne disa komisione te perbashketa ekspertesh dhe deputetesh qe duhet te shikojne mundesine e krijimeve te fondeve qe do te shkojne ne duart e iniciatives se lire te qytetarit. Duhet te stimulohen kredite e buta me interesa shume te vogla. Gjithashtu nje Pakt i tille social ka nevoje edhe per nje bashkeqeverisje mes Opozites dhe Pozites. Pra, per nje eriudhe te caktuar kohore mendoj se nje qeveri teknike mes Opozites e Pozites do te ishte zgjidhja me e mire per vendin.
Mendoj se akoma jemi ne kohe per te ndermarr masat e permisimit te situates ekonomike para se ajo te jap efektet e renda edhe ne sociale.
Hapat e para te ketyre efekteve sapo kane filluar e mendoj se eshte vetem fillimi.
Ne kemi nje ndarje te ashper e te eger mes te pasurve e te varferve.
Te varferit perbejne shumicen e te pasurit perbejne pakicen dhe kane lidhje me Pushtetin dhe Politiken.
Une, mendoj se ka vetem nje recete per te shpetuar vedin nga kriza, duhet eliminuar dominimi i 2P (Pushtetit e Politikes) ne ekonomi dhe nxitjen e iniciatives se lire permes programeve e fondeve shteterore.
Marreveshja FDSH-PDK dhe perspektiva e demokristianeve ne politiken shqiptare
Alban Daci
Marreveshja FDSH-PDK dhe perspektiva e demokristianeve ne Politiken Shqiptare
Dje ndodhi marreveshja FDSH dhe PDK e kjo sigurisht eshte nje lajm i mire per politiken shqiptare, per demokristianet shqiptare e mbi te gjitha per te Djathten shqiptare.
Kjo marreveshje ka disa rendesi ne lidhje me realitetin politike shqiptare.
Se pari, ka nje rendesi te madhe simbolike. Deri me sot kemi pasur nje te…ndence in ekstremis te formimeve te subjekteve te reja politike demokristiane. Disa here keto subjekte i kane krijuar persona qe nuk kane kulture politike demokristiane, qe nuk e njohin fare filozofine demokristiane. Kjo ka bere qe shume subjekte te reja pseudo demokristiane te jene kunder filozofise demokristiane e te jene ne aleanca me subjekte politike qe nuk kane asnje lidhje me principet e demokristianeve. Qellimi i ketyre subjekteve ka qene kenaqja e interesave personale e politike te personazheve qe i kane themeluar, por duke goditur rende e duke percare opsionion demokristian ne Shqiperi.
Dje per here te pare kemi nje marreveshje konkrete qe bashkon dy subjekte demokristiane ne vlerat demokristiane e ne sherbim te Komunitetit Katolik. Egoizmi i tepruar i personazheve qe kane abuzuar ne keto vite me konceptin demokristian e ka bere te pamundur bashkimin e gjithe demokristianeve. Madje, mund te themi se disa prej tyre kane pasur qellim te vetem, percarjen e dobesimin e alternatives demokristiane. Ndersa mesazhi i djeshem i FDSH dhe PDK ishte i qarte, te bashkuar jemi me te forte me te perfaqesuar.
Demokristianet shqiptaret kane elektoratin e tyre, te cilin deri tani nuk e kane kuptuar ne gjeneze. Demokristianet jane nje alternative ne politiken shqiptare qe ka feten e vete elektorale.
Se dyti, filozofia demokristiane nuk ka qene asnjehere ne histori nje filozi e majte politike. Prandaj, cdo subjekte qe vete konsiderohet demokristian e qendron majtas, nuk ben gje tjeter vecse tradhton dhe njellos vete idealet e shenjta te demokristianeve.
Filozofia demokristiane eshte per t’i dhene nje kuptim social Shtetit e kjo nuk nenkupton detyrimisht ideologji te majte. Per kete mjafton te shikojme historine e demokristianeve italiane dhe gjermane qe zhvilluan konceptin e nje te djathte sociale, por duke penguar ardhjen ne pushtet te ekstremit te majte apo Komunizmit.
Se treti, Demokristianet shqiptare jane nje alternative plotesuese brenda te Djathtes e duhet te jene bashkefaktore ne ndertimin e nje Shteti social.
Se katerti, Demokristianet duhet te rikthehen tek elektorati i tyre me nje alternative bindese e te ndryshme nga ajo qe eshte bere deri me sot. Sigurisht duker respektuar maksimalisht principet klasike te demokristianeve.
Se katerti, marreveshja e FDSH e PDK duhet te jete nje sinjal e nje ugur bashkimi per te gjithe faktorin e vertete demokristiane. Oficet nuk jane me te rendesishme se misioni dhe idealet. Nje rruge e perbashket eshte e domosdoshme.
Dje ndodhi marreveshja FDSH dhe PDK e kjo sigurisht eshte nje lajm i mire per politiken shqiptare, per demokristianet shqiptare e mbi te gjitha per te Djathten shqiptare.
Kjo marreveshje ka disa rendesi ne lidhje me realitetin politike shqiptare.
Se pari, ka nje rendesi te madhe simbolike. Deri me sot kemi pasur nje te…ndence in ekstremis te formimeve te subjekteve te reja politike demokristiane. Disa here keto subjekte i kane krijuar persona qe nuk kane kulture politike demokristiane, qe nuk e njohin fare filozofine demokristiane. Kjo ka bere qe shume subjekte te reja pseudo demokristiane te jene kunder filozofise demokristiane e te jene ne aleanca me subjekte politike qe nuk kane asnje lidhje me principet e demokristianeve. Qellimi i ketyre subjekteve ka qene kenaqja e interesave personale e politike te personazheve qe i kane themeluar, por duke goditur rende e duke percare opsionion demokristian ne Shqiperi.
Dje per here te pare kemi nje marreveshje konkrete qe bashkon dy subjekte demokristiane ne vlerat demokristiane e ne sherbim te Komunitetit Katolik. Egoizmi i tepruar i personazheve qe kane abuzuar ne keto vite me konceptin demokristian e ka bere te pamundur bashkimin e gjithe demokristianeve. Madje, mund te themi se disa prej tyre kane pasur qellim te vetem, percarjen e dobesimin e alternatives demokristiane. Ndersa mesazhi i djeshem i FDSH dhe PDK ishte i qarte, te bashkuar jemi me te forte me te perfaqesuar.
Demokristianet shqiptaret kane elektoratin e tyre, te cilin deri tani nuk e kane kuptuar ne gjeneze. Demokristianet jane nje alternative ne politiken shqiptare qe ka feten e vete elektorale.
Se dyti, filozofia demokristiane nuk ka qene asnjehere ne histori nje filozi e majte politike. Prandaj, cdo subjekte qe vete konsiderohet demokristian e qendron majtas, nuk ben gje tjeter vecse tradhton dhe njellos vete idealet e shenjta te demokristianeve.
Filozofia demokristiane eshte per t’i dhene nje kuptim social Shtetit e kjo nuk nenkupton detyrimisht ideologji te majte. Per kete mjafton te shikojme historine e demokristianeve italiane dhe gjermane qe zhvilluan konceptin e nje te djathte sociale, por duke penguar ardhjen ne pushtet te ekstremit te majte apo Komunizmit.
Se treti, Demokristianet shqiptare jane nje alternative plotesuese brenda te Djathtes e duhet te jene bashkefaktore ne ndertimin e nje Shteti social.
Se katerti, Demokristianet duhet te rikthehen tek elektorati i tyre me nje alternative bindese e te ndryshme nga ajo qe eshte bere deri me sot. Sigurisht duker respektuar maksimalisht principet klasike te demokristianeve.
Se katerti, marreveshja e FDSH e PDK duhet te jete nje sinjal e nje ugur bashkimi per te gjithe faktorin e vertete demokristiane. Oficet nuk jane me te rendesishme se misioni dhe idealet. Nje rruge e perbashket eshte e domosdoshme.
Opozita fitoje perseri e kjo fale Berishes
Me ne fund arrihet marreveshja per rikthimin e Opozites ne Parlament. Nuk kisha dyshime se kjo do te ndodhte, se ne te kundert ashtu sic kam theksuar do te krijohej nje situate e paprecedente, sepse Shqiperia do te behej vendi i pare ne Kontinentin Europian pa Opozite ne Parlament.
Gjithashtu, une jam nder te paktet qe kam shkruar se Shqiperia ishte kthyer ne nje “Diktature Parlamentare”. I vetmi politikan ne Opozite qe e kishte kup…tuar kete situate ishte Berisha, nje lider historik. Ngjarjet e dhunes ne Parlament e ritheksuan edhe njehere instalimin e Diktatures Parlamentare e cila pervec dhunes “insitucionale” kunder Opozites kishte kaluar ne nje dhune te mirefillte edhe fizike. Ne kete situate, misioni i Opozite ne Parlament nuk kishte me kuptim dhe kishte mbaruar. Vazhdimi i qendrimit te Opozites ne nje Parlament qe nuk perfaqesonte demokracine ishte e rrezikshme per gjithe sistemin demokratik dhe ne veçanti per elektoratin e Djathte. Berisha ishte ai qe me shume se te gjithe te tjeret besonte se menyra e vetme per te rifituar betejen demokratike ishte bojkoti deri ne fund e pa kompromis. Shume politikane pa eksperience e ne lidhje interesash me Poziten e kritikuan per qendrimin et ij, por shpejt u kuptua se ai kishte te drejte dhe se e njihte mire kundershtatin politik.
Arritja e marreveshjes se re per rikthimin e Opozites ne Parlament jo vetem eshte e rendesishme, por sjelle risi edhe ne menyren e te konceptuarit te Opozites nga Pozita. Sipas, kesaj marreveshje, se pari Parlamenti do te jete me i mbrojtur nga elementet kriminal, qe jane prodhuar nga listat e partive ne zgjedhjet e fundit. Kjo ka ndodhur me shume nga Shumica aktuale e cila nuk ishte e shqetesuar shume per kritere, por me shume ishte e interesuar te merrte me cdo kusht pushtetitn e per kete mblodhi rreth vetes edhe njerez me biografi te njellosur ligjore e penale.
Kjo marreveshje i jep identitetin e merituar Opozites sepse parashikohen ndryshime ne rregullore dhe ne kohe, e cila behet e barabarte mes Kryetarit te Opozites dhe Kryetarit te Pozites.
Kjo marreveshje padyshim eshte nje fitore per Opoziten, por eshte nje fitore e madhe edhe per vete Berishen qe deshmon edhe njehere se roli i tij eshte i pazevendesueshem ne PD. Ai ishte i vetmi qe tha se “nuk duhet te rikthehmi ne Parlament pa nje marrevshje dhe pa nje seance te posaçme”.
Gjithashtu, une jam nder te paktet qe kam shkruar se Shqiperia ishte kthyer ne nje “Diktature Parlamentare”. I vetmi politikan ne Opozite qe e kishte kup…tuar kete situate ishte Berisha, nje lider historik. Ngjarjet e dhunes ne Parlament e ritheksuan edhe njehere instalimin e Diktatures Parlamentare e cila pervec dhunes “insitucionale” kunder Opozites kishte kaluar ne nje dhune te mirefillte edhe fizike. Ne kete situate, misioni i Opozite ne Parlament nuk kishte me kuptim dhe kishte mbaruar. Vazhdimi i qendrimit te Opozites ne nje Parlament qe nuk perfaqesonte demokracine ishte e rrezikshme per gjithe sistemin demokratik dhe ne veçanti per elektoratin e Djathte. Berisha ishte ai qe me shume se te gjithe te tjeret besonte se menyra e vetme per te rifituar betejen demokratike ishte bojkoti deri ne fund e pa kompromis. Shume politikane pa eksperience e ne lidhje interesash me Poziten e kritikuan per qendrimin et ij, por shpejt u kuptua se ai kishte te drejte dhe se e njihte mire kundershtatin politik.
Arritja e marreveshjes se re per rikthimin e Opozites ne Parlament jo vetem eshte e rendesishme, por sjelle risi edhe ne menyren e te konceptuarit te Opozites nga Pozita. Sipas, kesaj marreveshje, se pari Parlamenti do te jete me i mbrojtur nga elementet kriminal, qe jane prodhuar nga listat e partive ne zgjedhjet e fundit. Kjo ka ndodhur me shume nga Shumica aktuale e cila nuk ishte e shqetesuar shume per kritere, por me shume ishte e interesuar te merrte me cdo kusht pushtetitn e per kete mblodhi rreth vetes edhe njerez me biografi te njellosur ligjore e penale.
Kjo marreveshje i jep identitetin e merituar Opozites sepse parashikohen ndryshime ne rregullore dhe ne kohe, e cila behet e barabarte mes Kryetarit te Opozites dhe Kryetarit te Pozites.
Kjo marreveshje padyshim eshte nje fitore per Opoziten, por eshte nje fitore e madhe edhe per vete Berishen qe deshmon edhe njehere se roli i tij eshte i pazevendesueshem ne PD. Ai ishte i vetmi qe tha se “nuk duhet te rikthehmi ne Parlament pa nje marrevshje dhe pa nje seance te posaçme”.
Lufta e Ftohtë ka filluar dhe Rama ashtu si Hoxha po zgjedh Lindjen
Një deklaratë e pa precedent ka ardhur nga Kryeministri Rama qe kërcënon hapur BE duke e futur realitetin shqiptar në një thes me realitetin e Serbisë, Malit te Zi e Maqedonisë.
Madje, Rama ka thënë, se “kur ballkanasit janë të lodhur nga pritja për të hyrë në BE është e vështirë që BE t’i fus në një vathë e të sillen si dele të mira”.
Së pari, kjo tregon injorancë të Ramës e të Bushatit, sepse BE në lidhje me zgjerimin është shprehur e qartë për Shqipërinë duke i dhënë Statusin e Vendit Kandidat.
Së dytë, është injorancë e Ramës e Bushatit që shqiptarët i fut me një thes me serbët, sllavo-maqedonasit e serbo-malazezët. Shqipëria e Kosova janë të mirëpritura në BE, por anëtarësimi i tyre ka të bëjë me një seri detyrash shtëpie që as Tirana e as Prishtina siç duket nuk janë në gjendje t’i bëjnë.
Së treti, është gabim i madh që Rama të kërcënojë drejtpërdrejt BE! Shqiptarët dhe Opozita duhet të distancohen nga kjo çmenduri e radhës. Vendi i Shqipërisë e shqiptarëve është në familjen Europiane.
Ne, shqiptarët jemi mirënjohës për atë ç’ka ka bërë BE për Demokracinë dhe proceset integruese të Shqipërisë. Kërcenimi i Ramës po vjen pas disa filtrimeve me Rusinë dhe Kinën. Situata ashtu siç e kanë deklaruar analistët e Politikave Ndërkombëtare është në fillimin e ri të një Luftë të Ftohtë e fronti i dytë i kësaj Luftë të Ftohtë përveç Ukrahinës është Ballkani. Në dallim me Konferencën e Jaltës, ku Shqipëria u la në Bllokun Komunist, me këtë kërcënim komunist të tipit primitiv duket qarte, se Rama po e zgjedh Lindjen duke braktisur Perëndimin. Duhet ta ndalojmë sa jemi në kohë!
Z. Froku pa bashkim rrezikoni deshtim total ne zgjedhjet lokale
Z. Mark Froku nuk ka dyshime se nuk eshte politikan e ate nuk din ta bej. Megjithate, me ka pelqyer fakti se deri ketu ka ardhur me meritat e veta. Por deri ketu e nuk ka asnje mundesi apo rruge per te shkuar me tutje. Pertej faktit se ai ka luajtur me termin Parti Kristian Demokrate. Ne histori ka vetem demokristiane e jo Kristiane e Demokratike. Jane lojra fjalesh qe vene para zgjedhjeve percarese e te paqarta elektoratin demokristian.
Ne takimin e fundvitit ai ka deklaruar, se “do te marr 50 mije vota”. Se pari, kjo eshte deklarate me hile per elektoratin demokristian. Pse? Sepse nuk e deklaron me ke do i marr dhe si do i marr? Nga kjo deklarate ai mendone se do t’i marr votat e demokristianeve e t’i coj tek PS! Pertej iluzionit dhe deshires sa reale eshte shifra e 50 mije votave?
- Nese qendron ne koalicion me PS nuk merr as nje 1 mije vota. Elektorati i vetem i z. Froku eshte krahinor e lokalist e lidhet vetem me Puken. Duke u identifikuar me PS z. Froku ne Puke nuk merr asnje vote, sepse PS, me te cilen eshte ne kualicion nuk ka mbajtur asnje premtim. Madje, PS nuk ka mbajtur as pretimet e koalicionit as me vete z. Froku duke e perjashtuar nga cdo lloj forme perfaqesimi. Gjithashtu, partia e z. Froku nuk ka as pyjet e Pukes ne kompetencen e tij.
- Nese del nga koalicioni e qendron vetem nuk merr asje komune e asnje bashki, sepse as Kodi zgjedhor nuk e favorizon.
Z.Froku ne mesazhin e tij me strukturat e partise ne festen e fundviti ka deklaruar, se “do te hap partine kudrejt akademikeve e biznesmeneve”. Mos eshte pak vone kjo? Nuk ka parti, por ka vetem z. Froku i cili ka fituar per disa rrethana te caktuara ne zgjedhjet Parlamentare, por tashme ato rrethana kane ndryshuar e jane shume te veshtira.
Opsioni i vetem i z. Froku eshte nje bashkim serioz me PDK-FDSH dhe hartimi i nje strategjie te perbashket elektorale. Ne keto rretha, atehere mund te behet i mundur edhe rezultati i 100 mije vota te perbashketa demokristiane.
Ndonjehere duhet te kemi edhe burrni
Me keqaardhje ve re, se si politika po i ndane vellezerit nga vellezerit, prinderit nga femijet e femijet nga prinderit, miqte nga miqte e shoket nga shoket.
Duket sikur jeta e secilit prej nesh merr kuptim vetem fale politikes. Njeriu duhet te kete parime dhe duhet te jetoje per ta. Ka njerez qe politiken e bejne per servilizem, per pazar, per pushtet, per nje vend pune, per matrapaze. Keto jane shume! Ka njerez qe politiken e bejne per lidership, qe u qendrojne ideve te kultivuara po prej tyre, fale historikut familjare dhe studimit dhe eksperiences personale. Kjo kategori zakonisht dhunohet, keqkuptohet e paragjykohet. Madje, izolohet, censurohet. Megjithate, eshte pikerisht kjo kategori qe ka bere ndryshimet e medha dhe kane shkruar historine. Problemi me i madh i kesaj kategorie eshte se keto e bejne historine para se te tjeret ta shkruajne.
E bera kete parantez, sepse me erdhi ne mendje nje artikull i shkruar sot per PS ne Lezhe dhe z. Eduart. I vetmi koment i bere per kete shkrime ishte bere nga nje mik i Eduartit, djal i mire!
Ajo qe me beri pershtypje eshte se komenti i tij niste me elozhe deri ne idhuj per disa ish kolege te Eduartit ne PS e Lezhes.
Komentuesi sic e thash eshte nje djale shume i mire, specialiste shume i mire, por problemi i tij dhe i shume djemve te mire si ai eshte se jane peng i nje vendi pune e nuk kane kurajo te zhvillojne aftesite dhe idete e tyre ne te mire te Kombit.
Pra, jane zogjte te mire, por te myllur ne kafaz e te izoluar e rrethuar nga njerez te ligje. Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti se, shpejt, kur behet fjala per karrike e pushtet harrohen idealet, kontributet dhe miqesia. Si mund te harrohet kontributi i Eduartit ne PS ne Lezhe? Keta qe deri dje ishin miqte e Eduarti a kane bere ndonjehere analize pse Eduarti ka keto qendrime, keto kritika? A jane munduar t’i vene qendrimet e Eduartit ne balancen e te vertetes, per te pare ekuilibrin mes te mires dhe te keqes? Ndonjehere nuk duhet shume, por vetem pak burrni me tregu respekt e mirenjohje! Eduarti nuk duhet te shqetesohet e zemerohet se ka shume shoke, por nga ata te vertetet!
Per Zotin e panjohur apo per Zotin qe nuk e njohim
Perseri akt terrorist ne mesin e Parisit e viktima jane njerez te pafajshem ligjerisht, por te fajshem se jane pjese e nje bote tjeter te menduari, jetuarit e te besuarit.
Perseri myslimanet jane ne qender te vemendjes e gjithmone ne shenjestren e mostres. Disa qarqe te caktuara ne Perendim po bejne lidhje e krahasime mbi konceptet e superiozitetit te civilizimeve. Ne keto momente te veshtira per gjithe boten duhet te tregohemi te matur e te kujdesshem ne deklaratat, opinionet dhe gjykimet qe mund te behen.
Kjo per faktin se Bota po lundron ne ujera te trazuara. Historia e te krishtereve e myslimaneve eshte nje histori dashurie e urrejtje. Dashuria lidhet drejtperdrejte me fene, sepse te dyja palet besojne ne nje Zot te vetem. Urrejtja mes tyre eshte, kur ata per qellime politike, ekonomike e influence duan ta privatizojne Zotin e ta bejne prone te tyre.
Nuk besoj se ka superioritet e inferioritet mes Perendimit (Krshterimit) dhe arabeve (myslimaneve), por ka periudha e ciklike ku njera pale eshte me e zhvilluar se pala tjeter. E verteta e madhe eshte se Perendimi nuk ka pas interes per kulturen e civilizimin islam. Perendimi vendet islame i ka pare si mundesi per zona influence e per burime te rendesishme ekonomike dhe tokesore. Ndersa vendet arabe e kane pare veten gjithnje me te izoluar, te shfrytezuar e te rrezikuar.
Pra, reagimi i myslimaneve eshte nisur nga ndjenja e inferioritetit dhe deshira deri diku per hakmarrje per te rigjetur prestigjin nderkombetar te humbur.
Te dyja civilizimet besojne ne te njejtin Zot, te panjohur e te pa takuar, sepse Zoti nuk mund te shihet e takohet. Ai identifikohet me vete pranine tone, me ekzistencen tone.
Perendimi ka gabimet e veta te medha kunder myslimaneve, sepse me politiken e saj nderkombetare interveniste prishi ekulibrat shteterore me shume mund te formuar pas Mbarimit te Luftes II Boterore.
Praktikisht, me situaten aktuale: Libia nuk eshte shtet e nuk kontrollon territorin e saj; Iraku nga shtet solid eshte kthyer ne dy pseudo shtete, ISIS dhe Kurdistan; Siria nuk eshte shtet, por ne Lufte Civile. Palestina nuk eshte bere shtet asnjehere. Pra, ne keto vende kemi situaten e anarkise nderkombetare dhe ne keto kushte eshte po anarkia qe me linjen e saj ekstreme krijon modele, ekuilibra e forma te reja shteterore e ketu ne keto forma ndoshta mund te jene edhe modelet terroriste.
Tendencat e influencuara edhe nga modele totalitare me origjine markstiste kane tentuar ne shekullin e kaluar te krijojne modele jo vetem shteterore, por edhe modele shoqerore laike ne shoqeri shume religjoze. Ketu e kam fjalen per shoqerite arabe. Pra, proceset shteterore donin te transformonin shoqerite ne nje realitet te panjohur. Prishja e ketij modeli dhe ardhja e anarkise u dha mundesi fanatikeve te riorganizohen ne forma edhe terroriste per vetembrojtje.
Situata nuk eshte aspak e mire e reagimet in ekstremis nga Perendimi do te pershkallezojne dhunen e do te bejne me popullor terroristet ne shoqerite qe ata perfaqesojne.
Reagimi ekstrem e me mjeteve te forta nga Perendimi do te krijonte alibine e terroristeve: e shikoni, ata duan te na zhdukin e per kete arsye duhet te bashkohemi e te vazhdojme hakmarrjen tone!
Perendimi dhe vendet arabe duhet te gjejnepikavte perbashketa ashtu sic eshte bere ne kohen e kryqezatave, qe kishin respekt mes tyre dhe respektonin njeri-tjetrin. Pra, duhet te kete vullnet per respekt reciprok e per mundesi per bashkejetese. A. Daci
Hipokrizia e Ramës me tre lapsa në xhaketë dhe mungesa e lirisë në Shqipëri
Sot, marshimi i lirisë në Parisë kishte një mesazh të fortë, që liria është e çdo kujt, e çdo individë, shoqërie, kombi dhe krejt botës është e shenjtë. Megjithatë, në këtë histori si në shumë histori të tjera botërore kishte edhe hipokrizi. Kjo hipokrizi sigurisht nuk qëndronte tek simbolika e ditës që parimisht duhet të bashkojë çdo civilizim, çdo shtet e çdo aleancë. Sigurisht kjo hipokrizi nuk ishte as tek mesazhi më i bukur që u bo nga marshimi i përfaqësive fetare shqiptare që i dhanë leksion krejt botë e vetë Perëndimi për tolerancë fetare. Hipokrizia e kësaj dite ishte tek ajo xhaketa e Ramës, që me tre lapsa kishte simbolizuar lirinë franceze dhe flamurin francez. Ndoshta, ai ishte i vetëdijshëm se atë liri e meritonin vetëm francezët që me mund e me sakrifica e kishin fituar që nga revolucioni i tyre që hodhi poshtë njëherë e përgjithmonë despotizmin dhe oligarkinë.
Megjithatë, Rama në qenësinë e tij, në rolin e kryetarit të Shtetit shqiptar ishte hipokrit fillim e mbarim në mesazhin e tij, sepse në Shqipëri nuk ka as liri shtypi e as liri politike, dy kushtet bazë të demokracisë perëndimore.
Sot, në Shqipëri, gazetarët janë të më të sulmuarit, më të pambrojtur e jo rrallë herë viktima të dhunës fizike, censurës, dhunës psikologjike, dhunës ekonomike, izolimit profesional. Pak kohë më parë shpëtoi nga një atentat gazetar investigativ Artur Cani! Pak kohë më parë një tjetër gazetar investigativ u detyrua të largohej nga vendi pa lënë gjurmë. Ka edhe shumë gazetarë të tjerë që kërcënohen e nuk kanë guxim as të denoncojnë, as të ngrenë zërin.
Pra, të pambrojtur e të trembur gazetarët pranojnë nënshtrimin si të vetmen rrugë për të mbijetuar në një vend, kur liria e shtypit nuk ka kuptim nëse nuk u shërben klaneve politike. Gazetarët shqiptarë nuk janë zëri i së vërtetës, sepse ato janë më pak të paguarit, janë më të shfrytëzuarit e më të pambrojturit në Rajon.
Gazetarët shqiptar nuk janë të lirë, sepse ato vijnë nga një botë politike, ushqehen prej saj e mbahen prej asaj. Sot, kemi një situatë të vështirë politike e sociale në Shqipëri. Kemi një tendencë për të eliminuar demokracinë e për ta zëvendësuar atë me oligarki e me represion shtetëror.
Rama, sot në Paris ishte hipokrit me ato lapsa në xhaketë, sepse ai nuk e pranon lirinë e shtypit si formë reale të demokracisë e të zhvillimit social, kulturor e intelektual.
Sot, Shqipëria, ka vetëm media që janë të lidhura me pushtetin, me politikën e me klanet që ato përfaqësojnë. Askush tjetër nuk është në gjendje të krijojë media të lirë, të pakushtëzuar e demokratike.
Reklamat me origjinë shtetërore janë krejt klienteliste e ju jepen vetëm atyre emisioneve, televizioneve e gazetave që i bëjnë fresk Ramës dhe pushtetit të tij. Askush nuk ka guxim të dal nga kjo rrjetë e rrezikshme antidemokratike e kjo ndodh për dy arsye: Së pari, sistemi ka krijuar një monopol të tillë që kush është jashtë tij nuk ka asnjë lloj mundësie financiare të mbijetojë qoftë edhe një ditë; Së dyti, nëse del nga grupi, je krejt i pambrojtur, i sulmuar dhe i përjashtuar nga çdo lloj talk shoë, nga çdo lloj emisioni apo nga çdo lloj gazete.
Nëse gazetari nuk shkruan e nuk lexon ato që i jepen nga pushteti, ai nuk ka asnjë lloj hapësire mediatike. Përkundrazi, censurohet dhe izolohet edhe nga shoqëria.
Pas 20 vitesh demokraci akoma kemi të njëjtë analistë që sillen nëpër të njëjtat studio, kemi të njëjtët pseugazetarë që i kanë shkruar Regjimit të kaluar dhe i shërbejnë të tashmit. Disa nga këto pseudoanalistë janë edhe me dosje të sigurimit. Liria e shtypit në Shqipëri nuk ekziston dhe kjo është një hipokrizi e Ramës që jashtë e shet si të qenë një realitet që nuk ekziston. Rama po e vret lirinë e shtypit!
Skenarët e Lezhës për Bashkinë: Ndocaj, Tusha, Ndoka dhe Zogaj!
Sot, në formë jo zyrtare po qarkullojnë opsione e kandidatura për Lezhën. Ajo që bie ne sy është tendenca e hapur që PS dëshiron t’i marr bashkinë LSI, por jo duke bërë marrëveshje, por duke e sfiduar drejtpërdrejt. Flitet se Arben Ndoka, deputet i PS në Lezhë ka shfaqur qëllimin e tij për të dalë kandidat i PS në Lezhë në një kohë, kur Viktor Tusha, përfaqësuesi i LSI, ka shpallur zyrtarisht tendencën e qëllimin e tij për një mandat të tretë. Pra, zyrtarisht nga këto momentet pritet që në Lezhë nuk ka më bashkëpunim LSI e PS e për rrjedhojë do të ketë deri diku një përplasje titanike edhe për tortën e pushtetit që deri më sot ka qenë monopol i LSI. Nga ana tjetër kemi një dëshirë të Prec Zogajt për të qenë kandidat i PD në Lezhë. Po ashtu, tashmë kemi publike kandidaturën e z. Ndocaj si demokristian dhe dëshirën e tij për të qenë përfaqësues i vetëm i Opozitës dhe i të Djathtës. Nuk po hyj në analizat në lidhje me kandidaturën e z. Ndoka, pasi këtë po e lë në gjykimin e vetë lezhjanëve, por dua të ndalem pak tek figura e z. Zogaj. I bëj thirrje PD në formë personale të mos mbështes një kandidaturë që ka 20 vjet që është shkëputur nga Lezha e ka po dhjetë vjet thuajse në Opozitë me vetë PD. Lezha nuk ka nevojë për katapulte që dërgohen për të marr vetëm një mandat e pastaj për tu kthyer për të jetuar ne Bllok. Kjo formë në këto 20 vite ka dështuar. Lezhjanët kanë modelin e Mimi Kodhelit, e cila shkojë n e mori mandatin, u bo Ministre e Mbrojtjes dhe gjithsej në Lezhë ka vajtur vetëm një herë në kohë përmbytje për të lëshuar një intervistë e asgjë më shumë. Lezhjanët kanë nevojë të qeverisen nga një kandidat që ka interesa e lidhje me qytetin. Nëse skenari i kandidimit të Viktor Tushës e Arben Nokës është i vërtetë, atëherë fitorja e z. Ndocaj është shumë e lehtë. Arsyet dihen e nuk po i bëj unë analizat, duke ua lënë në dorë lezhjanëve. Megjithatë, PD do të bënte një gabim të madh politik nëse do të dërgonte z. Zogaj që deri para një vit bënte editoriale tek gazeta Shekulli kundër PD dhe Pozitës së asaj kohe. Mendoj se PD duhet të mbështes Kandidaturën e z. Ndocaj për të mbrojtur vlerat e të Djathtës dhe rikthimin e fitores në Veri. Kjo duke pasur parasysh se sipas të gjitha gjasave në Shkodër mund të jetë Tom Doshi kandidat i PS dhe ka shumë gjasa që ta marr Shkodrën. Në këto rrethana, nëse PD do të humbas edhe Lezhën, në mënyrë simbolike ka humbur Veriun dhe zonat e veta të forta historike.
E Djathta është e vonuar/Klani Rama-Meta po fitojnë terren
Ndjej një keqardhje tek sa shikoj, se e Djathta shqiptare është e sëmurë me sindromën e humbjes të sigurt në zgjedhjet lokale.
Kjo sindromë e krijuar virtualisht nga një media televizive/shkruar e monopolizuar nga e Majta por i krijojnë bindjen të Djathtës, se është e paralizuare e nuk mund të ngrihet më në këmbë. Kjo është si puna e atij pacientit që edhe pse është i shëruar ka frike dhe beson se nuk mund te ngrihet në këmbë e të ec.
Gazetaria e shitur bashkë me disa grupe brenda Opozitës- të vetë përjashtuar për shkak të dështimit në zgjedhjet e fundit- po punojnë ditë e natë që t’i mbushin mendjen Opozitës se e ka të kotë të hyj në zgjedhje, sepse do t’i humb.
Sindroma e humbjes është virtuale dhe aspak reale, por po jep efekte reale. Sot, 90% e elektoratit opozitar është në errësirë dhe i pa informuar. Shumica prej tyre nuk e dinë e nuk e kanë të sigurt nëse Opozita do të hyj në zgjedhje. Një tymnaje e madhe është ngritur për bojkot.
Opozita duhet ta harrojë termin bojkot, sepse nuk i shërben vendit e demokracisë. Përkundrazi me bojkot Opozita bëhet palë në krimin e Pozitës për instalimin e diktaturës. Historia do e ndëshkojë Opozitën për bojkotin, ashtu siç ndëshkojë heshtjen e Opozitës në instalimin e Fashizmit, Komunizmit e Nazizmit.
Sot, Opozita është e vonuar, hutuar dhe e çoroditur në lidhje me zgjedhjet lokale e klani Rama-Meta po fitojnë terren në një mjedis të braktisur vullnetarisht nga Opozita.
Jam i bindur, se Opozita nuk del e humbur në këto zgjedhje, por më e fituar se kurrë.
Sot, është e lehtë të mundet një Pozite e dështuar që së pari ka tradhtuar elektoratin e saj e pastaj gjithë Shqipërinë.
Opozita mund të fitojë e do të fitojë edhe përballë realitetit të ri të ndarjes territoriale duke luajtur shumë jo vetëm me siglën partiatike, por edhe tek figurat e forta e popullore sipas komunave e bashkive. Është obligim i çdo opozitari të shërojë Opozitën nga sindroma i humbjes se sigurt.
Subscribe to:
Posts (Atom)