Alban Daci
Ndoqa me vëmendje mitingun
“madhështor” që për një javë rresht ishte mbështetur fuqishëm nga të gjitha
organet e shtypit që tashmë janë të monopolizuara dhe të komanduara krejtësisht
nga pushteti. Të krahasosh festën e 20 viteve më parë me atë që u bo sot,
kupton që shumë gjëra kanë ndryshuar. Sot, mungon zelli i sinqertë i qytetarëve
ashtu siç kishte qenë 20 vite më parë. Sot, dukej se ai miting ishte i
organizuar dhe komanduar më së miri nga makina e pushtetit. Pra, që ishte diçka
e detyrueshme, që duhet të bëhej në shërbim të pushtetit, dhe jo në shërbim të
demokracisë ashtu siç kishte ndodhur 20 vite më parë.
Gjithashtu, ky mitingu i sotëm
ishte bosh, i thatë dhe jo entuziast. Mungonte ajo grinta e natyrshme që kishin
qytetarët 20 vite më parë. Sot, në fytyrat e qytetarëve lexohej: “Kemi dal këtu
jo se duam, por se na kanë detyruar. Kemi dalë se na bëjnë shantazh për vendin
e punës”.
Lideri i sotëm padyshim për shumë
e shumë faktor nuk ishte ai që ka qenë para 20 vitesh. Ai sot dukej i lodhur.
Dukej si një “bajloz” që nuk ka më forcën dhe energjitë që ka pasur gjithmonë.
Ai, me sa u kuptua nuk arriti ta përfundonte takimin që ishte i parashikuar për
sot. Disa herë piu uji gjatë fjalimit, me shpresën për të gjetur forcën dhe vendosmërinë që e ka
karakterizuar gjithmonë. Fjalimi i tij sot, ishte një retorik e atyre që ka
thënë 20 vite më parë. Nuk ka thënë asgjë të re dhe nuk përfaqësonte asgjë të
re.
Ai, për ato që e kuptuan u tha
qytetarëve: Ju lutem më nxirrni nga kjo valle, se nuk kam më fuqi të kërcej. Ju
lutem më gjeni një arsye që të tërhiqem, por mos me harroni figurë historike. Gjithashtu, ndër të tjera lideri
historik u shpreh: “Sot përulemi me respekt të thellë para
atyre që përmbysën me votë regjimin. Për të gjithë ne, 22 Marsi i vitit 1992 është dita e krenarisë.
Shqipëria para 20 vitesh ishte vendi i burgjeve dhe kampeve të përqendrimit.
Këto dy dekade janë kurorë e lirisë në ballin e çdo shqiptari, janë kurora e
bukur e lirisë në ballin e madhërishëm të Shqipërisë”.
Megjithatë,
krejt natyrshëm vjen pyetja: pse nuk i kishit në krahun tuaj sot? Ku janë ato
që ishin atë ditë bashkë me ju? Sot,
ai ishte krejt i vetëm në podium, si një bajloz i lodhur dhe thuajse i
braktisur nga të gjitha ata njerëz që e mbështetën dhe i besuan atij për plot
20 vjet. Gjithashtu,
është e vërtetë që Shqipëria para viteve ’90 ishte vendi i burgjeve.
Po
sot? Ajo është vendi i krimit të organizuar, ku njerëzit vriten në mesin e
ditës në qendrat urbane. Sot, Shqipëria është vendi i korrupsionit, e cila jo vetëm
është një plagë për gjithë shoqërinë, por ajo tashmë është bërë një
anti-kulturë shtetërore. Pra, breza të tërë të rinjsh po rriten me idenë se të
bësh korrupsion, nuk ka asgjë të keqe, por përkundrazi je i zoti.
Sot,
Shqipëria është vendi i papunësisë së madhe. Rrugët e qyteteve janë mbushur me
të rinj, të cilët të pashpresë për një vend punë, sillen lart e poshtë për të
kaluar kohën të shoqëruar me stres dhe dëshpërim.
Sot,
Shqipëria është vendi i absurditeteve, është vendi i vetëm në Europë që për dy
herë rresht i është refuzuar statusi i vendi kandidat në BE. Shqipëria, sot
është vendi i konfliktit politik dhe i largimit të politikës nga qytetari. Të
gjitha këto e bëjnë këtë festë false dhe më një lider të lodhur tashmë, i cili
nuk mund të sjellë më asgjë të re. Cikli i tij është mbyllur dhe ai tashmë
duhet t’i përkasë historisë. Por, jo si “profeti” që solli demokracinë, por si
një qytetar që bashkë me të tjetër ndihmuan që ai mur të binte. Pra, ai u ndodh
në vendin dhe momentin e duhur dhe jo se pati vizione dhe aftësi profetike.
Ndryshimi
i madh me Aleancës Kuq e Zi dhe PD sot në pushtet është në faktin se e para nuk
i bën mitingjet për të rritur ose mbajtur gjallë kultin e një individi të vetëm.
Ndërsa PD ka 20 vjet që punon e investon në një person të vetëm duke lënë mënjanë
Shqipërinë dhe hallet e shqiptarëve. Problemi kryesor i PD është të bëj përsëri
Kryeministër liderin e saj, kurse Aleanca Kuq e Zi mendon si ta bëj Shqipërinë një zonjë
të nderuar në Rajon.
Aleanca Kuq e Zi ka kauza të mëdha dhe
konkrete që i prezanton para qytetarëve.
Për herë të parë “Çështja e Bashkimi kombëtar” është shtylla kryesore e
një programi politik. Aleanca Kuq e Zi e ka atë objektiv strategjik.
Aleanca
Kuq e Zi u flet qytetarëve për të tashmen dhe të ardhmen. Ndërsa PD ju flet për
ëndrrat e kaluara që nuk i realizoi kurrë.
Aleanca
Kuq e Zi u flet qytetarëve për shpresën demokratike. Ndërsa Partia Demokratike
u flet për dështimin e integrimit në Europë.
Të
gjitha takimet e Aleancës Kuq e Zi, janë plot me entuziazëm, sepse ato nuk
organizohen përmes shantazhit për një vend pune, për të mos paguar energjinë
elektrike me fatura marramendëse, për të paguar taksa më shumë ose më pak. Militantët e PD ndjehen peng të pushtetit. Lidhja
e tyre me PD nuk është e natyrshme, por
e forcuar. PD i ka kapur ato dhe nuk i lëshon më.
Aleanca
Kuq e Zi është energjia e madhe pozitive, sepse në gjirin e saj ka njerëz të
rinj në moshë, mendime dhe vizione, kurse PD ka në gjirin e saj njerëz të
konsumuar, të lidhur ngushtë me pushtetin.
Aleanca
Kuq e Zi ka në gjirin e saj njerëz që e duan vendin dhe punojnë për të. Ndërsa
PD ka njerëz që duan të privatizojnë dhe shesin çdo pronë që u takon gjithë shqiptarëve.
Mjafton të shikojmë privatizimin e Albpetrol.
Aleanca
Kuq e Zi ka besimin se Shqipëria bëhet. Ndërsa PD në gjirin e saj ka njerëz që
Shqipëri në nuk duan ta bëjnë.