Alban Daci
Ata që nuk kanë sy të shikojnë, ata që nuk kanë veshë të
dëgjojnë, ato që nuk kanë kohë dhe gjakftohtësi të analizojnë kanë thënë e
komentuar mbi Aleancë Kuq e Zi duke i hequr vlerat reale që ajo tashmë posedon.
Dikush ka menduar se Aleanca Kuq e Zi na qenka vetëm një lëvizje rinore! Nuk është
aspak i saktë dhe i drejtë ky konstatim. Ky person dhe të tjerë që mendojnë si
ai i ftojmë të vijnë e të marr pjesë në takime që AK zhvillon dhe jam i sigurt
se do të mendojnë ndryshe. Do të besoi se AK është një forcë gjithëpërfshirëse.
Disa të tjerë na kanë thënë se jemi si “indianët”!
Aleanca Kuq e Zi është kundër steriotipeve, paragjykimeve dhe fenomeneve të
racizmit. Prandaj, ne shprehim respekt për indianët dhe për historinë e tyre.
Ne dëshmojë kudo, në çdo vend e moment se jemi puro shqiptar e ndoshta nga ato
shqiptarët fisnik që nuk bëjmë kompromise me identitetin tonë, me historinë tonë,
me kulturën tonë dhe më faktin e të qenit shqiptar. Ne i thërrasim këta që
mendojnë kështu të vijnë dhe të na takojnë. Jemi të bindur se pasi të na njohin
do ta kuptojnë se jemi 24 karat shqiptarë.
Disa na kanë quajtur me të keq ‘nacionalist’. Ne ju themi
atyre se jemi patriot, që e duam vendin tonë të jetë demokratik, i zhvilluar
dhe i respektuar për vlera pozitive në Rajon.
Ne mendojmë se patriotizmi është vlerë që buron nga kombi dhe
demokracia, të cilat së bashku krijojnë bërthamën bazë për të krijuar të gjitha
format e tjera të bashkëpunimit ndërkombëtar. Pra, nëse nuk do të organizohej
fillimisht forma e shtetit-komb si strukturë sociale, nuk mund të krijoheshin
as aleancat ndërkombëtare e as format e komuniteteve ndërkombëtare duke përfshirë
edhe atë që sot quhet Bashkimi Europian.
Aleanca Kuq e Zi është alternativa reale politike në
vend. Këtë e dëshmojnë të gjitha takimet entuziaste që AK ka zhvilluar në çdo
cep të Shqipërisë. Kudo kemi takuar njerëz të zhgënjyer që i kanë kthyer
shpresat dhe sytë për nga AK. Shumë prej tyre na pyesin me lot në sy: A do ta
ndryshojmë me të vërtetë këtë vend? Ne, jemi idealistë pa iluzione, që jem
zotuar për ta bërë Shqipërinë ashtu siç kemi ëndërruar. Nëse do të jemi të
gjithë të bashkuar, Shqipëria bëhet. Lotët
e qytetarëve, të cilët janë të diskriminuar deri në përbuzje nga politika 20 vjeçare,
janë një betim më shumë qe ne të shkojmë derë më derë, mal në mal, fushë në fushë
e cep më cep nëpër Shqipëri për të larguar këtë qeveri antishqiptare.
Gjithashtu, Aleancën
Kuq e Zi, si forcë reale politike dhe madje edhe pol të tretë në vend e dëshmon
edhe një sondazh i bërë nga Top Channel, i cili edhe në këto momente është
online në faqen e këtij kanali televiziv. Sondazhi i Top Channel drejtohet me
këtë pyetje: A mund të bëhet Aleanca Kuq e Zi një pol i tretë në politikën dypolare
shqiptare? 77% e të anketuarve është përgjigjur po. Pra, më shumë se
gjysma e tyre mendojnë se Aleanca Kuq e Zi mund të jetë pol i tretë.
Megjithatë,
Aleanca Kuq e Zi jo vetëm që është edhe aktualisht një pol i tretë për nga
alternativa, por do të jetë forca kryesore qeverisëse në vend, duke dërguar në
shtëpi forcat e tjera të papërgjegjshme, të cilat tashmë janë të kalbura, të
shterura në ide dhe që nuk posedojnë vullnetin për të mirë-qeverisur këtë vend.
Aleanca
Kuq e Zi, u krijua nga dëshira dhe vullneti që qytetarët shprehën për ndryshim.
Ajo po rritet çdo ditë po nga dashuria dhe besimi që qytetarët kanë tek ajo. Megjithatë,
Aleanca Kuq e Zi, nuk ka dal për egoizma personale për një post pushteti, ashtu
siç ka ndodhur më parë me patickat shqiptare, por ajo lindi një vullnet mbarë
shqiptar për ndryshim. Misioni i AK janë
shqiptarët dhe Shqipëria.