Dibra është mbuluar
me heroizma dhe me lavdi për të mbrojtur nderin e dinjitetin e vetë, nderin dhe
dinjitetin e vatanit, për të mbrojtur vatrën dhe Atdheun. Dibra është mbuluar
me dije e kulturë për zhvillim, rritje e përparim. Në ngjarjet dhe
situatat më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare Dibra shpesh here ka qenë
e para e shumë herë të tjera, ndër të parat. Prandaj, Dibra përsëri do të jetë
e para dhe ndër të parat që do e bëjë Shqipërinë vetëm Kuq e Zi.
Dibranët në histori kanë ngritur dhe kanë luftuar vetëm për një flamur, për
flamurin e Skënderbeut Kuq e Zi me Shqiponjën dy Krenare.