Alban Daci
Lexova një artikull të një analisti të njohur, i
cili ndër të tjera thoshte se Aleanca Kuq e Zi do të bëj luftë të ashpër kundër
kryeministrit aktual. Aleanca Kuq e Zi ka ardhur krejt natyrshëm ne terrenin
politik e social të Shqipërisë. Ajo erdhi pas një politike të dështuar 20 vjeçare.
Aleanca Kuq e Zi erdhi si një alternative krejt e re dhe e dobishme për vendin
dhe qytetarët. Për këtë arsye Aleanca Kuq e Zi nuk ka ardhur për të bërë “luftë”
kundër një lideri të vetëm, por për të ndryshuar elitën aktuale politike si dhe
për të shëruar vendin nga virozat 20 vjeçare.
Aleanca Kuq e Zi ka ardhur për të sjellë shtetin
ligjor, respektimin e ligjit. Aleanca Kuq e Zi në bashkëpunim më botën
intelektuale të sistemit të drejtësisë, në bashkëpunim me juristët e ndershëm
do të bëj të mundur reformën e drejtësisë, duke e kthyer drejtësinë në shërbim
të qytetarëve dhe për qytetarët. Aleanca Kuq e Zi do të bëj të mundur që ligji
të jetë i barabartë për të gjithë dhe para ligjit të jenë të gjithë të barabartë.
Aleanca Kuq e Zi ka vullnetin, kapacitetin si dhe besimin e qytetarëve për të
reformuar sistemin gjyqësor.
Në këto 20 vite në Shqipëri ka ndodhur ajo që
quhet demokraci mafioze. Demokracitë mafioze janë të përfaqësuara nga ato regjime,
në kuadrin e institucioneve demokratike tradicionale (vullnetin e popullit,
pranimin e vendimeve nga shumica dhe respektimin e minorancave), arrijnë ta
ushtrojnë pushtetin dhe ta ruajnë përmes favorizimit të partive politike. Me
terma të tjerë demokracitë mafioze janë të lidhura me regjimin e teserave të anëtarësimit
të partive, me favoret politike, me militancën politike si dhe me forcën e
partive për të kontrolluar gjithçka që ndodh në vend. Ndryshimi mes demokracive
mafioze dhe regjimeve totalitare konsiston se në rastin e parë gjithçka duket
si demokratike në aparencë por në funksionim është totalitare, kurse në rastin
e dytë gjithçka duket totalitare dhe ashtu është po edhe në praktikë.
Si në shumë vende ish komuniste duke përfshirë
edhe Shqipërinë, pas viteve ’90 nuk u instalua demokracia e shumëpritur e stilit perëndimor, por u instalua pikërisht
ajo që ndryshe quhet demokraci mafioze. Pra, le të themi, troç e qartë një
pseudodemokraci e krijuar dhe e përdorur nga një grup mafiozësh, të cilët kanë qëllim
të vetëm pushtetin, paranë dhe prestigjin. Perëndimi njeh si regjim demokratik
atë regjim, ku të gjithë ose thuajse të gjithë qytetarët thirren të marrin pjesë
në zgjedhje për të zgjedhur përmes konsultimeve elektorale përfaqësuesit e tyre
që gëzojnë të drejtën e vendimmarrjes. Megjithatë gjithmonë lind pyetja nëse
zgjedhjet janë transparente dhe të ndershme apo janë të tipi sovjetik. Ne
shqiptarët në 20 vite tranzicion nuk arritëm kurrë të kishim zgjedhje të lira
dhe të ndershme. Vota e qytetarit nuk shkojë kurrë tek preferenca e tij. Ajo u
përdor dhe u manipulua sipas interesave të klasës politike. Aleanca Kuq e Zi do
e shërojë Shqipërinë nga manipulim i turpshëm i votës. Kriteri kryesorë i një
demokracie janë zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente.
Pas viteve ’90 Shqipëria kaloi nga një regjim
totalitar në një demokraci mafioze. Për këtë arsye në Shqipëri nuk kemi një
opinion të lirë, demokratik që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të vendit.
Në Shqipëri qarkullon një opinion publik i komanduar dhe i përdorur nga
politika. Aleanca Kuq e Zi do e shërojë Shqipërinë nga opinioni i komanduar. Aleanca
Kuq e Zi do të mbështes e do të përkrah çdo mendje të ndritur, çdo opinion që i
shërben vendit dhe qytetarëve. Për Aleancën Kuq e Zi forca e fjalës së lirë (si
qielli i lirë pa pengesa) është garancia
e suksesit për të ardhmen e të përbashkët.
Kalimi i mundimshëm dhe pa rezultat nga
totalitarizëm në demokraci mafioze bëri të mundur që respektimi i meritokracisë
të ishte një fals i vërtetë në të gjitha nivelet dhe profesionet. Aleanca Kuq e
Zi është e bindur se baza e suksesit në botën e ekonomisë së tregut të lirë është
respektimi i meritokracisë. Pra, secili të respektohet sipas kapaciteteve
intelektuale dhe praktike që ai posedon. Nëse meritokracia nuk respektohet nuk
respektohen as të drejtat dhe lirët e individit si dhe vihet seriozisht në krizë
i gjithë sistemi që përbën ekonominë e tregut të lirë. Ne nuk jemi një shembull
i demokracisë mafioze dhe nuk mbështetemi tek politika e militantit injorant, i
cili edhe pse nuk meriton për shkak të kapaciteteve të vogla intelektuale dhe
praktike që gëzon, ai falë aftësisë së tij prej ushtari politik arrin të përfitojë
padrejtësisht në jetë dhe në profesion. Për Aleancën Kuq e Zi intelektualët e vërtetë,
profesionistët e dalluar kanë një rol shumë të rëndësishëm për progresin dhe
modernizimin e vendit. Për fat të keq deri më sot kemi pasur një emigrim të
theksuar të trurit të vendit. Kjo ka ndodhur për faktin se intelektualët nuk
janë respektuar për vlerat dhe meritat që kanë dhe janë zëvendësuar nga ushtari
qorr i politikës. Aleanca Kuq e Zi jo vetëm që nuk do të lejojë më këtë
rrjedhje truri nga brenda-jashtë, por do të përpiqet që të rikthejë vlerat e
larguara. Sot në Europë edhe në Botë ka qindra e mijëra shqiptarë të talentuar
dhe të dalluar në profesionet që kanë zgjedhur të bëjnë, por që nuk pranojnë të
kthehen në Shqipëri për faktin se ajo drejtohet nga demokracia mafioze. Aleanca
Kuq e Zi është e vendosur ta hedhë poshtë demokracinë mafioze dhe të ndërtojë demokracinë
liberale të stilit perëndimor. Për ta realizuar këtë ka nevojë për mbështetje në
aksione dhe ide nga çdo qytetarë që e donë vendin e tij.
Kalimi nga regjimi totalitar në demokracinë
mafioze ka bërë të mundur që sovraniteti i Shqipërisë të mos jetë në duart e
shqiptarëve. Sigurisht këtu nuk bëhet fjalë për atë pjesë të sovranitetit që
duhet të delegojmë në interes të komuniteteve të përbashkëta ndërkombëtare. Këtë
e kanë bërë shumë vende të Europës Perëndimor dhe nuk ka asnjë arsye që edhe ne
të mos e bëjmë. Por e kam fjalën për atë pjesë të sovranitet tonë kombëtar që
lidhet me sigurinë kombëtar dhe me mbrojtjen e territorit. Sot interesat dhe
burimet e rëndësishme ekonomike të vendit nuk janë në dorë të shqiptarëve dhe në
shërbim të Shqipërisë. Aleanca Kuq e Zi do e shërojë Shqipërinë nga sovraniteti
i komanduar. Ne do të bëjmë të mundur që Shqipëria të jetë e shqiptarëve. Nuk
do të lejojmë askënd që për qëllime politike të shes sovranitetin, vlerën më të
lartë të shtetin-komb. Në një demokraci mafioze nuk ka sovranitet kombëtar,
sepse mafia për shkak të natyrës të saj nuk njeh as shtetin-komb dhe nuk ndjek
as interesat e përbashkëta të qytetarit. Prandaj, Aleanca Kuq e Zi do e rrëzojë
demokracinë mafioze, sepse vetëm kështu Shqipëria do të jetë e shqiptarëve.
Ne sot jetojmë në demokraci mafioze. Kjo nënkupton
faktin se vendi ynë ka më pak shanse të ketë stabilitet të brendshëm social e
politik si dhe të mos jetë një garanci e madhe për paqen dhe stabilitetin në
rajon. Tashmë në marrëdhëniet ndërkombëtarë është e njohur teoria Paqes
Demokratike. Sipas kësaj teoria e cila, le të themi daton që nga Kant sa më
shumë demokratik të jetë një regjim dhe një vend aq më paqësor do të jetë ai.
Kjo lidhet edhe me faktin se në demokraci për vendimet e rëndësishëm që kanë të
bëjnë me vendin merret në konsideratë edhe vendimi dhe vendimi i opinioni
publik. Duke qenë se lufta ka pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët, atëherë
ajo nuk mbështetet dhe aprovohet nga këto të fundit. Aleanca Kuq e Zi lufton të
kthejë në vend demokracinë liberale. Ç’kuptim ka kjo? Duke vendosur demokracinë
liberale do të thotë se në vend do të vendosim stabilitetin politik dhe jashtë
do të jemi një garanci për paqen dhe stabilitetin. Pra, nuk ka kuptim dhe nuk
është aspak e drejtë të thuhet se Aleanca Kuq e Zi nuk simbolizon paqen.
Përkundrazi, ajo është nismëtare e paqes dhe stabilitetit. Në situatën aktuale
të një demokraci mafioze është shumë më e thjeshtë që vendi të hyjë në ndonjë
konflikt rajonal për shkak se interesat
dhe vendimet janë në duart e një pakice. Aleanca Kuq e Zi do e shërojë
vendin nga destabiliteti politik i brendshëm 20 vjeçar dhe do të jetë një
garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ne jetojmë në demokraci mafioze dhe për këtë arsye
vendi nuk mund të integrohet në Europë. Një ndër kushtet e vendosura nga
Traktati i Lisbonës që një vend të anëtarësohet
është respektimi i Kritereve të Kopenhagenit të cilat lidhen me respektimin e
demokracisë. Pra që një shtet të anëtarësohet në BE para së gjithash duhet të
jetë një demokraci liberale. Aleanca Kuq e Zi do e integrojë Shqipërinë në
Europë, sepse në vend do të instalojë demokracinë liberale të stilit
perëndimor. Për Aleancën Kuq e Zi çështja e integrimit është parësore. Megjithatë
integrimi duhet të behët mbi principin e meritokracisë, dinjitetit kombëtar dhe
respektimit reciprok. Ne nuk mund të bëjmë kompromis për çështjet vitale të
kombit vetëm për aktin e anëtarësimit. Ne do të integrohemi në Europë si një
vlerë e shtuar dhe jo si një vlerë e konsumuar. Ne do e çojmë Shqipërinë në
Europë se jemi autokton dhe të lashtë po sa vetë Europa.
Është e vërtetë se Shqipëria në këto 20 vite është
simbolizuar në pak liderë të cilët kanë përgjegjësi personale dhe politike për
situatën në të cilët sot ndodhet Shqipëria. Megjithatë këto liderë nuk janë
beteja e vetme e çdo shqiptari apo edhe vetë Aleancës që i simbolizon ato. Këto
lider kanë instaluar një sistem të tërë antivlerash prej të cilave vendi nuk
mund të bëj hair. Aleanca Kuq e Zi do të bëjë betejë politik e sociale jo vetëm
kundër personave të veçantë të politikës shqiptar, por edhe kundër çdo antivlere.