Saturday, March 31, 2012

Tubimi i AK sot në Kavajë

Sot Aleanca Kuq e Zi realizoi një tubim madhështor në Kavajë. Pikërisht në qytetin e Ushtar Kavajës (Indrit Cara) për te kujtuar 12 vjetorin e rënies së tij heroike në Kosovë. Sot, Aleanca Kuq e Zi hapi një shprese të re në shoqërinë shqiptare. Shpresën e ndryshimit ose të asaj që vetë z. Kreshnik Spahiu e quajti "Pranverë Shqiptare". Sot mori fundi dimri i madh 22 vjeçar i mbuluar me njerëz antikombëtarë që pikërisht, sot në ditën përkujtimore të Indrit Carës, preferuar të përuleshin bashkë me tradhtarin Dule përballë flamurit grek. Ato sot në këtë ditë të shënuar, nuk preferuan të këndonin himnin kombëtar, por të thurnin referate për Dulen dhe grekët. Megjithatë, sot Kavaja e dha përgjigjen e saj ashtu si 22 vjet më pare: Demokracia do të bëhet vetëm nga shqiptaret. Këtë mision të shenjte e ka marr si obligim për ta kryer Aleanca Kuq e Zi.

Dibra bëhet Kuq e Zi


Dibra është mbuluar me heroizma dhe me lavdi për të mbrojtur nderin e dinjitetin e vetë, nderin dhe dinjitetin e vatanit, për të mbrojtur vatrën dhe Atdheun. Dibra është mbuluar me dije e kulturë për zhvillim, rritje e përparim. Në ngjarjet dhe situatat më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare Dibra shpesh here ka qenë e para e shumë herë të tjera, ndër të parat. Prandaj, Dibra përsëri do të jetë e para dhe ndër të parat që do e bëjë Shqipërinë vetëm Kuq e Zi. Dibranët në histori kanë ngritur dhe kanë luftuar vetëm për një flamur, për flamurin e Skënderbeut Kuq e Zi me Shqiponjën dy Krenare.

Friday, March 30, 2012

Malet e Dibrës bëhen Kuq e ZI


Alban Daci

Në Shqipëri ka shumë realitet jetësore që për interesa të caktuara ose më saktë për mos interesim nga shtypi shqiptare fshihen. Janë realitete qe i prekim çdo ditë, që i trashëgojmë nga historia, por që nuk kemi dëshirë apo guxim ti pranojmë si dhe pse jo ti publikojmë për tua rikujtuar atyre që ndoshta i kanë harruar ose nuk i kanë përjetuar asnjëherë.

Ndoshta janë argumente që nuk na sjellin përfitime, por mos të harrojmë se të gjithë ne që përpiqemi të shkruajmë, në qendër të objektivave dhe temë kryesore në krijimet tona duhet të kemi njeriun, duke e përshkruar jetën e tij të zhveshur dhe të thatë ashtu siç dëshmohet me të vërtet, jo vetëm me realitete të bukura, me emocione pozitive, me vizione magjepse për të ardhmen, por edhe me dëshpërime, me mjerime, ku e ardhmja nuk është e sigurt dhe e garantuar.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm për mjerimin e tejskajshëm që ekziston në disa zona të Shqipërisë, sidomos në Veri, ku kemi të bëjmë me të njëjtin mjerim migjenian, ku buka është privilegj dhe jo domosdoshmëri, kur dituria është ëndërr dhe jo realitet, ku jeta është monotoni dhe jo gjallëri e mbushur me emocione të bukura dhe me kujtime të çmuara.
Shqipëria e Veriut është zonë kryesisht më reliev malorë, ku mbizotërojnë malet e larta si dëshmi të qëndresës së malësorit kundër pushtuesve të huaja si: dëshmitar të historisë së evoluimit të shoqërisë shqiptare mes sakrificave dhe mbijetesës.
Dikush nga ju mund të pyes se si e bëjnë jetën banorët e këtyre zonave? Unë, do të thosha se ato realisht nuk jetojnë por përpiqen te jetojnë. Kjo do të thotë se përpiqen të jetojnë për inerci, sepse kushtet nuk janë as të kënaqshme dhe as të pranueshme.
Zoti, ju ka dhuruar një natyrë të mrekullueshme me shumë burime ujore të kristalta dhe të ftohta, ju dhuroj pyje të gjelbra, ju dhuroj një mençuri të mrekullueshme natyrore, ju dhuroj një tokë të begatë me minerale dhe me vlera të rralla ushqyese.
Banorët e këtyre zonave edhe pse kishin gjithë këto të mira të natyrës, nuk kishin atë më thelbësoren përkujdesjen e institucioneve shtetërore. Kjo ka bërë që koha të ec thjeshtë në konceptin kalendarik dhe jo e shoqëruar me proceset e modernizimit shoqëror për të ndryshuar kushtet dhe mënyrën e të jetuarit.
Pas viteve 90-të ndodhi bumi i emigracionit, jo vetëm i jashtëm por edhe i brendshëm, si pasojë e kushteve të mjerueshme që kishin kaluar nga diktatura shfrytëzuese dhe izoluese komuniste. Shumë njerëz kishin arritur mjerimin e tejskajshëm shpirtërorë, ku ishin goditur me pa të drejtë nga e ashtë quajtura “Lufta e Klasave” si dhe ekonomikisht saqë kishin ëndërr të hanin një copë bukë të ngrohtë me djathë. Buka e ngrohtë nuk ekzistonte, sepse derisa vinte tek dyqani ishte bërë gurë e fortë, kurse djathi ishte luks që mund ta konsumonin vetëm anëtarët e “partisë së lavdishme” (që lavdëroj disa injorant dhe luftoj intelektualët e vërtetë) .
Kam dëgjuar që kishte nëna që kishin të sëmurë fëmijët e tyre dhe kishin nevojë për pak qumësht që ta ushqenin dhe lusnin me ditë të tëra çobanin e zonës që t’iu jepte qoftë edhe një gotë.
Kam dëgjuar se shumë njerëz janë detyruar ti kalojnë lumenjtë e rrëmbyeshëm malor me not në mes të dimrit për të shkuar në vendin e punës, sepse nuk kishte urë, ose ura ishte thjeshtë si skemë projektuese, sepse i kishin mbetur vetëm kavot, pasi dërrasat i kishte marrë lumin herë pas here nga rrymat e forta.
Kam dëgjuar se gratë kanë punuar si skllave gjithë ditën duke bërë gropa dhe shpyllëzime për 30 pikë dita që ishin të barabartë me një bukë të mykur dhe kaq. Kam dëgjuar se nxënësit më të mirë dhe më të zot nuk mund të fitonin bursat më të mira të shkollimit, sepse nuk ishin komunist dhe se babai i tyre kishte qenë ndër të parët intelektual në nivel kombëtar që kishte kryer arsimin e lartë jashtë vendit dhe se kishte thënë se komunizmi është sistem që sjell varfëri dhe mjerim.
Kam dëgjuar se partia kishte menduar të kultivonte grurin në maje të malit të Korabit si dëshmi zhvillimi dhe prosperitetit.
Kjo situatë e vërtetë ferri ishte bërë e padurueshme dhe i kishte kthyer këto zona në kampe përqendrimi, të ngjashme me ato të nazistëve gjerman.
Fillimet e viteve 90 sollën shpresën e madhe dhe për zonat malore si dhe për malësorët e ndershëm, duke shpresuar se më në fund dhe zhvillimi dhe modernizimi ti prekte nga afër duke ju dhuruar mirëqenie. Realiteti i ndërtuar dhe i sapo nisur ishte një zhgënjim i radhës për banorët e këtyre zonave, sepse jo vetëm që nuk solli metamorfozën e modernizimit, por solli emigrimin e jashtëm dhe të brendshëm si e vetmja rrugë për tu larguar nga mjerimi në kërkimin e jetës normale.
Shumë familje malësore më në fund patën në duart e tyre një shans për tu larguar nga vendbanimet e tyre drejt të ardhmes të paqartë dhe plotë mundime dhe vështirësive të reja. Kjo ishte e vetmja risi që u bë e pranishme në fatet e tyre të jetës në ndryshim me të kaluarën e izolimit të plotë. Kështu shumica e tyre të detyruar nga mungesa totale e infrastrukturës, të shërbimit shëndetësor, të telekomunikacionit, të arsimit, të punësimit me pak fjalë të kushteve minimale për të ndërtuar të ardhmen e ëndërruar, morën vendimin që nuk e kishin marrë asnjëherë më parë, as në periudhat e luftërave dhe invazioneve për të braktisurat shtëpitë e tyre, vendin e të parëve, vatrën e trashëguar brez pas brezi për tu larguar drejt Shqipërisë së mesme si: në qytetin e Tiranës dhe atë të Durrësit. Megjithatë, një numër familjesh të lidhur fortë me traditën dhe me tokën nuk mundën që ta thyenin këtë tabu dhe pranuan më mirë mjerimin dhe mbajtjen e trojeve të trashëguar nga të parët se sa ndoshta shpresën e jetës më të mirë për të ngritur banimet e tyre me afër me pushtetin qendror dhe më në qendër të Shqipërisë.
Fenomeni i shpërnguljes solli braktisjen e fshatrave të tërë, ku në rrugët e tyre më parë dëgjoheshin zërat ë fëmijëve, kurse sot kanë ngelur vetëm gjurmët e tyre në baltë si dëshmi se aty kohë më parë ka pasur jetë, kullat që më parë ishin të kuvenduara me malësor mikpritës, bujar dhe të besës tani ngjajnë si muze të një periudhe që kohë më parë është jetuar, por që tashmë mbetet si relik e vendosur në historinë e demografisë njerëzore.
Nëse më parë gjatë natës dritat e shtëpive tregonin se sa shumë të populluar ishin fshatrat e këtyre zonave, sot është e vështirë të gjesh ndonjë dritë shtëpie që vezullon ne mesin e natyrës së qetë dhe të botës së harruar. Është njësoj sikur të mundohesh të shikosh në një natë pa hënë dhe më vranësira, yjet në qiell, ku maksimumi në horizontin e shikimit mund të arrish të dallosh me shumë mundime dy tre yje.
Tani një fëmijë i një fshati, ku ka mbetur vetëm një shtëpi duhet të ec me orë të tëra që të takoj një bashkëmoshatar të tij për të luajtur dhe në rast se: gjatë rrugës rrëzohet dhe vritet papritmas, i duhet të rezistoj, duke duruar dhimbjen, derisa babai i tij të kërkoj dhe të gjej ndonjë makinë që mund ta dërgoj në spital, nëse është me fat dhe babai ka gjetur makinën duhet të rezistoj derisa të mbaroj udhëtimi i gjatë nga zona e tij deri tek spitali i qytetit më të afërt. Nëse nuk arrin që të kombinohet të gjithë këto faktor në favor të shërimit të tij, atëherë duhet ti lutet zotit që ti bëj mëshirë dhe t’ia fal jetën edhe kësaj radhe.
Në mëshirën e fatit në këto zona janë dhe nga institucionet e arsimimit bashkë më grupin pedagogjik që kanë në gjirin e tij. E kam fjalën për shkollat e nivelit të arsimit fillor, tetëvjeçar dhe të mesëm. Në shekuj malësorët janë shquar për nivele të larta të inteligjencës natyrore, por që të jesh në një hap me kohën nuk mjafton vetëm kaq, duhet të fillosh të mësosh të shkruash, të lexosh dhe pastaj hap pas hapi të kuptosh në formë shkencore proceset që ndërtojnë kompleksin jetë.
Pra, është i domosdoshëm ndjekja dhe frekuentimi i shkollës. Juve më të drejtë mund të kërkoni të dini në çfarë niveli janë shkollat në këto zona? Pjesë më e madhe e stafit pedagogjik nuk është me arsim dhe kualifikim përkatës, kjo nuk ka ndodhur se në këto zona nuk ka intelektual dhe mësues të merituar, por të gjithë të merituarit dhe më të kualifikuarit janë larguar në emigrimin e brendshëm dhe të jashtëm. Mund të ndodh që dikush që sapo ka mbaruar shkollën e mesme të filloj të jap mësim në tetëvjeçare pse jo edhe ne gjimnaze. Atëherë car mund të pritet nga një panoramë e tillë? Sigurisht që jo një brez i përgatitur dhe i pajisur me kapacitete të forta intelektuale! Epo mirë do të thoni juve se ata mund të jetojnë duke kultivuar tokat e tyre me drithëra dhe perime. Në disa zona mund të themi që termi teknologji për punimin e tokës dhe kultivimin e drithërave nuk ekziston. Nëse dikush nga ju do të kërkoj me kureshtje se nëse ka akoma skllevër edhe në ditën e sotme?
Unë do ju këshilloja me keqardhje të vizitoni këto zona, ku do të gjeni jo skllavërinë e detyruar me forcë dhe të ushtruar me dhunë, por vet skllavërimin e këtyre banore që përdorin mjetet rrethanore të periudhës së Egjiptit të lashtë si: shati, lopata, kazma për të punuar tokën. Janë të vetë skllavëruar për siguruar bukën e misrit gjatë dimrit cila do ju mbaj frymën deri në verën e ardhshme. Ka ndoshta edhe skena qesharake për botën modern, ku mund të shikosh një fshatar që punon tokën me pamend dhe nga pamundësia për të pasur një penë qe, ka përdorur imagjinatën e nevojës dhe ka përshtatur gomarin dhe kaun. Kështu që tokën nuk e lë pa punuar dhe mund të ketë drithë që ta bluaj për të gatuar bukën e misrit në periudhën e dimrit si dhe mund të ketë bërë groshe mjaftueshëm sa për ta shoqëruar atë.
Disa familje ndoshta mund të krenohen se marrin edhe asistencë sociale si për shembull 2000 lekë te vjetra në muaj. Me një shumë të tillë sot nuk mund të kryhet asnjë nevojë. Prindërit e tyre nuk mund të sigurojnë qoftë edhe rrobat për fëmijët dhe jo më pastaj të mendohet që t’iu garantojnë librat dhe mjetet didaktike që ju duhen për mësuar në shkollë. Kjo është situata e vërtet që fatkeqësisht përjetojnë në jetën e përditshme banorët e këtyre zonave. Mjerimin e tyre me rënien e perëndimit e dëshmojnë malet e larta të këtyre zonave të thella, ku me hijen e tyre të rëndë dëshmojnë një jetë të varfër dhe të heshtur, ku natyra vendos fatet dhe përcakton të ardhmen e tyre.
Në mbrëmjen e heshtur malet si dëshmitar shekullor fillojnë të tregojnë dhe të flasin për historinë dhe për problemet e këtyre zonave, sepse askush nga ato që duhet ta bëjnë një gjë të tillë nuk e bëjnë.
Janë pikërisht këto male, ku malësorët kanë vënë ndër shekuj banimet e tyre, janë këto male që shumë herë kanë qenë mburojë e vërtet nga rreziqet e sulmeve armike. Më mirë se këto male askush nuk i njeh problemet dhe vështirësitë e këtyre të banorëve të braktisur nga koha moderne, nga industrializimi, nga Shteti, të lënë në mëshirën e fatit dhe të natyrës. Shpresojmë që të paktën natyra me ligjet e saj të jetë e mëshirshme për këto banor ashtu siç ka qenë deri tani, duke lënë që monotonia të rrjedh e qetë në karvanin jetësor.
Malet në heshtjen e plotë të natyrës dhe në braktisjen totale të pushtetit flasin për bëmat e Skënderbeut, për luftërat dhe qëndresat heroike të dibranëve, për mençurinë e rrallë dhe të jashtëzakonshme të dhomave dibrane.
Gjithmonë në këto maje malesh legjendare është valëvitur flamuri i Gjergj Kastriotit, me ngjyrat magjike Kuq e Zi. Dibra është vendi simbol, ku lindën ngjyrat tona kombëtare, vendi ku u valëvitë flamuri ynë madhështorë, është vendi që ka prodhuar elita dhe liderë që kanë mbrojtur interesat kombëtare.
                Malet legjendare janë dëshmitare të braktisjen që pushteti u ka bërë dibranëve. Por ato sot më shumë se kurrë më parë janë të vendosura të bëhen Kuq e Zi, sepse ky ka qenë amaneti i Gjergj Kastriotit. Për të bërë një Shqipëri të bashkuar, të fortë dhe të nderuar.  Ky është obligimi që ka marrë me vullnetin e popullit Aleanca Kuq e Zi. 

Thursday, March 29, 2012

Demokracia në Histori


Dott. mag Alban Daci

Demokracia, nga këndvështrimi politik, është regjimi më i dëshiruar. Disa janë të mendimit se demokracia duhet të adoptohet nga të gjitha shtetet për të ndjekur “paqen e përhershme” të teorizuar nga Kant[1], një paqe që varet në mënyrë thelbësore nga forma demokratike e shteteve, që përjashton zgjedhjen e luftë dhe tenton të reagoi me një fuqi jo luftarake: “diplomacinë”.
Në realitet ky vizion është shumë i kritikuar nga realistët, të cilët janë të mendimit se shteti, edhe pse mund të jetë demokratik, nuk duhet të reagoi si i tillë –pra në mënyrë demokratike- për shkak të “gjendjes të natyrës”[2]. Në përgjithësi realistët mohojnë çdo raport mes natyrës së brendshme të ushtrimit të pushtetit në shtet dhe tendencës së tij për të pasur marrëdhënie paqësore me shtetet e tjera.
 Realistët i bazojnë kritikat e tyre mbi sjelljen e shteteve në sistemin ndërkombëtar si për shembull kriza e Falkland. Sigurisht sjellja në vazhdim e Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë nuk mund të konsiderohet demokratike, përkundrazi ai është një veprim tipik despotik. Një konsideratë tjetër që duhet të bëhet është: nuk ka pasur kurrë një konflikt mes dy ose më shumë vendeve demokratike. Të gjithë konfliktet ka ndodhur mes regjimeve demokratike dhe jo demokratike ose ekskluzivisht mes regjimeve jo demokratike.
Duhet të nënvizojmë faktin se demokratizimi i sistemit ndërkombëtar është një proces i pandalshëm. Ky proces sipas Huntington[3] është i ndarë në valë. Vala e parë[4] (1828-1926) e konsideruar si më e gjata është përshkruar në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe është bazuar mbi lirimin e brendshëm që sillte në të njëjtë kohë edhe lirimin e shkëmbimeve mes shteteve dhe popujve.
Vala e dytë[5] fillon teorikisht në vitin 1922 dhe ka pasur një efekt të ndryshëm nga e para: vendet e mbetura jo demokratike kanë ndjekur eksperiencën e vendeve demokratike për shkak të ashtuquajturit “infektimi demokratik”. Ndërsa Azia, Afrika dhe Amerika Latine, si pasojë e kolonializmit europian, gjatë fazës së dytë, kanë importuar modelin demokratik të vendeve europiane.
Vala e tretë fillon me fundin e regjimit të Frankos në Spanjë dhe të transformimit demokratik të Portugalisë. Rënia e Bashkimit Sovjetik si pol i dytë dhe si rival ideologjik e ushtarak, ka lehtësuar propagandimin e demokracisë përmes efektit alone[6]Rritja ekonomike si asnjëherë më parë e realizuar falë modelit liberal, ka favorizuar penetrimin e kapitaleve në kontestet jo demokratike. Ajo ka sjellë edhe një proces liberalizimi politiko-ekonomik në shtetet jo demokratike. Nga moment e mbrapa demokracia nuk ishte një fenomen që përhapej vetëm për motive ekonomike por edhe ideologjike.
Në fakt demokratizimi është nxitur gjithmonë nga Perëndimi për të kundërshtuar totalitarizmin komunist. Rënia e Bashkimit Sovjetik ka implikuar përshpejtimin e penetrimit të demokracisë veçanërisht në ish shtetet satelite të Bashkimit Sovjetik. Duhet të theksojmë se pjesë e këtij transformimi u bë edhe Shqipëria me rënien e regjimit komunist. Idetë liberal-demokratike u bënë promovuese për proceset e rëndësishme politike dhe ekonomike. Për ish vendet satelite të Bashkimi Sovjetik, demokratizimi është përdorur edhe si formë publicitare për të siguruar ndihma ekonomike dhe politike nga vendet perëndimore. Kjo ishte e vetmja mënyrë që këto vende të kalonin boshllëkun e madh politik dhe ideologjik të trashëguar nga rënia e Murit të Berlinit si dhe krizën e ekonomike të shkaktuar modeli ekonomik i dështuar.
Një rindërtim tjetër interesant është i Doyle[7] ku flitet për flukset (valët) ose riflukset. Në mënyrë principate ka të bëj me lidhjen mes suksesit të demokratizimit dhe politikës ndërkombëtare përderisa ardhja e demokracive të reja koencidon me fundin e një efekti të rëndë global. Kjo ka ndodhur për shkak të fitoreve të shteteve demokratike në Luftën I Botërore[8] dhe pastaj pas mbarimit të Luftës së Ftohtë me rënien e grupit sovjetik[9]. Doyle në kundërshtim me Huntington nënvizon dhe një proces të kthyer mbrapa në disa shtete, që kanë kaluar nga liberal në diktatorial.
Pasi mbaron fluksi demokratik, fillon vetëm pak vite më vonë, faza e riflukseve që sjell kalimin e 10 shteteve nga liberal në diktatorial[10]. Ndërsa Lufta II Botërore krijon një fluks demokratizimi, me falimentimin e shteteve fashisteve si Italia, Gjermania, Austria dhe Japonia, pra shtete që kishin humbur ushtarakisht konfliktin botëror dhe që u janë përfshirë ndryshimeve të brendshme me reformave demokratike. Ky fluks i demokratikeve është përfunduar me ose pranimin e parë të demokracisë.
Doyle e përcakton periudhën që vazhdon pas përfundimit të luftës si periudha e riflukseve të mëdha, sepse regresi i disa shteteve në mos demokracinë kishte arritur majën më të lartë mes viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë[11]. Pra, demokratizimi nuk ka pasur suksese të stabilizuara në të gjitha shtetet, përkundrazi është dëshmuar i brishtë në shumë konteste. Modalitetet e adoptimit të modelit demokratik në një kontest të brendshëm të shteteve kanë bërë të mundur arritjen e një statusi global të homogjenizuar[12].
Lindja e “shpejtë” e disa demokracive ka krijuar një kategori të “demokracive difektoze”, ku demokracia është puro elektorale, por kërkesat e demokracisë[13] nuk kanë hapësirë. Fareed Zakaria[14] ka shkruar: “demokracia është i vetmi burim i legjitimitetit politik; dhe diktatorët si Husni Mubarak në Egjipt dhe Robert Mugabe në Zimbabve shpenzojnë para për të organizuar zgjedhje kombëtare që pastaj, pa dyshim fitojnë pa asnjë dyshim”.



[1] “Paqja e përhershme” e Kant, 1795 dhe me interpretimet e Bobbio 1999 “Atë që kishte dashur të afirmonte Kant [...] është se shtetet demokratike, ose homogjen për nga forma e qeverisjes, përdorin më me vështirësi luftën si mjet mes raporteve të tyre se sa shtetet despotike ose jo homogjen.
[2] Përcaktim i cilësive fillestare të njeriut për të justifikuar një koncept gjendjeje: ky është përcaktimi hobbesian (dhe jo vetëm). Ai pra (gjendja e natyrës) nuk është vetëm një kusht historik por një hipotezë e nevojshme që ka për qëllim të njoh problemin qendror që është origjina e fuqisë politike në raport pavarësinë natyrale të njeriut. 
[3] Valët e demokratizimit sipas Huntington në artikullin e Filippo Andreatta “Demokracia dhe politika ndërkombëtare: paqe e ndarë dhe demokratizimi i sistemit ndërkombëtar”; Revista Italiane e Shkencave Politike.
[4] Sipas Huntington industrializimi dhe urbanizimi e kanë shtyrë shoqërinë në mobilizimin politik. Një element tjetër i rëndësishëm është krijimi i klasës borgjeze  sidomos në Europë në krye të ndarjeve klasore sociale: klasa e mesme, klasa punëtore.
[5] Kjo valë fillon të jetë realisht efektive me mbarimin e Luftës Botërore dhe me fitimin e aleatëve.
[6] Efekti alone dhe përhapja e fenomeni të caktuar (në këtë rast demokratizimi në një zonë të caktuar gjeografike.
[7] Doyle (1983) përcakton në mënyrë të saktë momentet kritike në histori ku janë verifikuar flukset dhe riflukset sipas Huntington. Revista Italiane e Shkencave Politike 2/2005. fq. 223-224. 
[8] Vetëm pak vite para se të se Bota të përfshihej në Luftën I Botërore ishin rreth 16 demokraci (Zvicera, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Holanda, Danimarka, Suedia, Kanadaja, Argjentina, Franca, Australia, Norvegjia, Zelanda e Re, Kili, Greqia, Italia dhe Kolumbia). Procesi i demokratizimit në këto 16 shtete ka nisur nga viti 1832 dhe përfundon rreth vitit 1910.
[9] Një numër i konsiderueshëm i shteteve zgjedhin regjimin politik që është demonstruar më efikas mes shteteve (Waltz 1979). Për shembull, fundi i Luftës së Ftohtë dhe fundi i bllokut komunist kanë kontribuar në mënyrë vendimtare në Valën e Tretë të demokratizimit. Thuajse 20 shtete të ish Bashkimit Sovjetik janë përfshirë në reforma të brendshme demokratike.
[10] Riflukset demokratike godasin Kilin në vitin 1924, pastaj Italinë, Gjermaninë, Austrinë, Poloninë, Letonin, Estonin, Çekosllovakinë dhe Argjentinën.
[11] Kili, Libani, Uruguai, Kolumbia, Brazili, Filipinet, Ekuador, Peru, India, Siri Lanka, Salvadori, Turqia, Bolivia, Nigeria, Koreja e Jugut janë të gjithë shtete që kanë humbur statusin demokratik që kishin arritur në valën e riflukseve.
[12] Konkludimi është thuajse identik me atë të S. Panebianco (1997) i cili afirmon se  procesi i demokratizimit nuk është as universal dhe as i pakthyeshëm. Artikull i F. Andreatta Revista Italiane e Shkencave Politike, 2/2005. Fq. 226
[13] Kriteret e demokracisë sipas Diamond 1999: a) të drejtat civile e politike njihen dhe mbrohen; b) respekti i principit Rule of The Law; c) magjistratura dhe autoriteti administrim janë të pavarura; d) një shoqëri pluraliste dhe aktive dhe prania e mjeteve të komunikimit të mos vendosura nën kontrollin shtetëror/ose qeverisës; e) civilët ushtrojnë kontroll mbi ushtarakët.
[14] Gazetar amerikan me origjinë indiane, studiues i politikës ndërkombëtare pranë Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë si dhe ish drejtor i Foreign Affairs Magazine. Në librin e tij “Demokracia pa liri” kritikon instrumentalizmin e demokracisë nga ana e disa sistemeve autoritare de facto si burim të legjitimitetit politik, duke u bazuar mbi një kriter të demokracisë që do të jenë zgjedhjet kombëtare.  

Tuesday, March 27, 2012

Aleanca Kuq e Zi është parti shqiptare


Alban Daci


Të dashur qytetarë çudirat në vendin tonë nuk kanë të sosur. Është bërë e modës tashmë që çdo gjë e re që dëshiron të revolucionojë të vjetrën drejt kahut të reformimit e progresit, të sulmohet e të denigrohet ashpërsisht dhe pa të drejtë. Pra, hajde ta sulmojnë duke shpifur e paragjykuar. Kjo kategori personash që tashmë janë në shërbim të pushtetit, nuk e kanë aspak problem të hedhin baltë mbi çdo fenomen dhe aksion (demokratik) që mendon se pushtetit aktual i ka ardhur fundi.
Lexova krejt rastësisht tek një e përditshme  shqiptare, një shkrim sa bosh po aq edhe absurd në të njëjtën kohë me titull: Aleanca Kuq e Zi është një parti turke. 
Së pari titulli i këtij shkrimi dukej qartë që nuk gjente qasje dhe prova konkrete me përmbajtjen e tij. Pra,  dukej qartë se titulli ishte i rekomanduar nga persona që për hir të pushtet personal përpiqen të hedhin baltë dhe të paragjykojnë Aleancën Kuq e Zi.
Nuk e di si Aleanca Kuq e Zi na qenka një parti turke? Nuk e kuptojmë se ku këto “mendje” të ndritura i gjejnë këto konkluzione? Por, siç duket e rëndësishme është të hedhin baltë dhe nuk kanë rëndësi argumentet. Nuk do të arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë me Aleancën Kuq e Zi.
Aleanca Kuq e Zi është parti shqiptare, e dalë nga shqiptarët dhe që përfaqëson interesat e shqiptarëve si brenda ashtu edhe jashtë.  Personin që e ka bërë këtë i shkrim i them, se unë si shumë të tjerë, jam një ndër personat që bën pjesë tek Aleanca Kuq e Zi dhe që beson tek misioni që ajo ka. Unë, nuk di të kem mbajtur ndonjëherë flamurin turk. Përkundrazi, gjatë gjithë kohës që kam jetuar jashtë vendit për të kryer studimet, kam mbajtur gjithmonë në xhaketë flamurin tonë kombëtar. Të tillë janë të gjithë personalitet dhe aktivistët që bëjnë pjesë tek Aleanca Kuq e Zi.
Nuk kemi pse të jemi turq,  ne jemi shqiptar dhe kemi plot arsye pse me u ndje krenar si të tillë. Ne jemi një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe Europës, kemi një ndër kulturat më të pasura dhe të vjetra të Kontinentit, kemi gjuhën tonë të bukur shqiptare e cila është ndër më të moçmet dhe e vetmja në familjen e gjuhëve indo-europiane.
Ne kemi trashëgiminë tonë si popull që i përket Botës Perëndimore dhe që gjithmonë ka inspiruar dhe ka luftuar për të qenë i lirë, i pavarur dhe demokratik.
Për të vërtetuar se Aleanca Kuq e Zi është parti shqiptare, mjafton fakti, se për herë të parë çështja e Bashkimit të Shqiptarëve futet si objektiv strategjik në programin politik të një parti. Këtë gjë e ka bërë deri tani vetëm Aleanca Kuq e Zi. Nuk ka ndodhur kurrë në këto 20 vite që partitë ekzistuese dhe abuzuese ndaj qytetarëve të përfshinin çështjen e Bashkimit Kombëtar në programet e tyre politike.
Përkundrazi, këto parti duke u servilosur dhe duke u shërbyer interesave antishqiptare janë përpjekur që këtë çështjen historike të Bashkimit Kombëtar, mundësisht ta censurojnë dhe ta fshijnë nga qarkulli i ideve iluministe dhe akademike.  
Aleanca Kuq e Zi beson se shqiptarët duhet të bashkohen në diçka më të madhe se sa vetë Shqipëria. E drejta për bashkimit përmes vetëvendosjes është e garantuar edhe nga e Drejta Ndërkombëtare në fuqi. Çdo popull ka të drejtë të vendos për fatin e tij.
Aleanca Kuq e Zi beson dhe dëshiron integrimin e shqiptarëve në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian është përgjigja më e mirë e globalizimit.
Aleanca Kuq e Zi është beson se Shqipëria është një aleate besnike dhe e përkushtuar në NATO, e cila është një aleancë e mbështetur tek vlerat e paqes, demokracisë dhe lirisë së popujve.
Për Aleancën Kuq e Zi, Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimi Europian janë partnerët kryesor strategjik. Gjithashtu, Aleanca Kuq e Zi duke i shërbyer paqes kërkon të ketë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me fqinjët, por duke u respektuar në të njëjtën kohë principi i reciprocitet, si e vetmja mënyrë për të garantuar marrëdhënie miqësore në nivel bilateral dhe multilateral në Rajon.
Aleanca Kuq e Zi është për mbrojtjen dhe respektimin e minoriteteve sipas të Drejtës Ndërkombëtare në fuqi. Aleanca Kuq e Zi nuk mendon se në proceset ku jemi sot, shkëmbimi i territoreve është metodë për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare. Aleanca Kuq e Zi beson dhe respekton zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shteteve sipas normave të kodifikuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në të Drejtën Ndërkombëtare. 

Friday, March 23, 2012

Të çojmë në shpi më të vjetrin e Ballkanit!

Alban Daci


Shqipëria dhe shqiptarët përjetuan, për rreth 50 vjet, që nga mbarimi i Luftës së Dytë deri në fillim të viteve ‘90, një ndër diktaturat më të egra që kishte njohur bota. Më në fund Shqipëria, si pasojë e kalbjes së brendshme të regjimit enverist, si dhe për shkak të faktorëve ndërkombëtarë, ku regjime të ngjashme po binin një e nga një, sikur të ishin gurë shahu, arriti të çlirohet nga ai regjim mizor dhe t’ia nis nga para me një formë të re të menduari, qeverisuri dhe të bërit shtet.
Në Shqipëri nuk ndodhi ashtu siç ka ndodhur gjithmonë gjatë historisë, sepse u përmbys regjimi, por jo elita politike ekzistuese, e cila thellë-thellë mbeti po e njëjta dhe nuk u zëvendësua me një elitë të re politike. Zakonisht, në vendet e tjera dhe në histori, përmbysja e regjimeve, kur ndodh nga poshtë, pra nga lëvizjet popullore, bën të mundur që edhe figurat e reja të elitës politike të jenë krejtësisht të reja dhe të vijnë po nga populli. Në Shqipëri nuk ndodhi kështu. Edhe pse populli shqiptar pati një rol mjaft të rëndësishëm në përmbysjen e sistemit, ai mbeti po jashtë pektës së pushtetit. Elita e re politike ishte përsëri e maskuar me pektën e vjetër të regjimit mizor.
Në fillim të viteve ’90 të gjithë besuan dhe menduan se, më në fund, Shqipëria do të bëhej demokratike dhe perëndimore (këtu e kam fjalën për nga forma e qeverisjes). Shumë liderë të rinj, që dolën në sheshe në këtë kohë ju premtuan qytetarëve liri-demokraci. Këto liderë të rinj, edhe pse po dilnin për herë të parë në skenën politike, nuk ishin aq të rinj në formë të menduari dhe të reaguarit, sepse ato kishin frekuentuar “oborrin mbretëror” të asaj kohe. Ato jo vetëm i kishin frekuentuar ato mjedise, por për vite me radhë kishin qenë plotësisht dakord me idealet dhe qëllimet e oborrtarëve të asaj kohe.
Askush nuk e kishte menduar se, edhe pas 20 vitesh, një ndër liderët më të rëndësishëm të së djathtës shqiptarë, i cili ishte edhe presidenti i pari i pluralizmit politik, do të ishte përsëri një ndër drejtuesit kryesor, si dhe lideri i shumicës në vend. Ky lider, i cili me dorën e tij të hekurt të stilit despotik ballkanas, si dhe duke shfrytëzuar emocionet e pashëruara të qytetarëve për nevojën për të pasur gjithmonë një faraon prirës, shkon dhe merr pjesë edhe në mbledhjet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe me krenari shprehet se me kaq dashamirësi me pritën në këtë sallë edhe para 20 vitesh.
Liderët botërorë, që qenë të pranishëm shikojnë të habitur në sy njëri tjetrin, duke belbëzitur, se edhe pas një vitesh qenka e përfaqësuar Shqipëria përsëri nga i njëjti lider politik. Liderët më të mëdhenj, që kishte njohur bota perëndimore në 20 vitet e fundit, si: Tony Blair, Bill Clinton, George W. Bush dhe shumë të tjerë, jo vetëm që nuk ishin më liderë aktiv të rëndësishëm politikë, por kishin shkruar edhe biografitë e tyre (ky akt shënon fillimin e pensionit për një lider në botën perëndimore) dhe kishin shitur miliona kopje .
Gjithashtu, po i njëjtë lider që fiks 20 vite ma parë doli në skenën politike duke mashtruar dhe premtuar hapur sjelljen e lirisë, demokracisë dhe bërjen e “Shqipërisë si Europa”, vetëm pak ditë ma parë doli përsëri në shesh duke u postuar vetëm pak metra larg nga ai që kishte dal 20 vite ma parë, duke premtuar përsëri demokracinë të cilën e kishte premtuar për 20 vite rresht po pa e realizuar asnjëherë.
Edhe pse Shqipëria vazhdon të kaloi një periudhë të vështirë tranzicioni politik dhe ekonomik, ajo vazhdon të përfaqësohet, si jashtë ashtu edhe brenda, nga i njëjti lider, i cili doli për herë të parë në skenën politike në fillimin të viteve ’90 dhe vazhdon të qëndroi duke shpresuar se Zoti do e ndihmojë shumë për të jetuar gjatë për të garantuar edhe shumë vite të tjera si lider i padiskutueshëm i shqiptarëve. Kush e di sa herë gjatë ditës i lutet Zotit që ta bëj të përjetshëm. Megjithatë, ai gabon rëndë, sepse Zoti edhe profetët që ishin njerëzit më të dashur për të nuk i bëri të përjetshëm. Çdo qenie ka një fillim dhe një fund. Fillimi është në dorën e Zotit. Ndërsa fundit është në dorën e vetë njeriut. Sjellja e tij gjatë jetës dëshmon edhe llojin e fundit që mund të ketë.  Nëse në jetë ke qenë kriminel nuk mund të vdesësh si engjëll. Nëse në jetë ke qenë komunist nuk mund të vdesësh si demokrat. Nëse në jetë ke qenë shtypësh nuk mund të vdesësh duke dashuruar lirinë. Nëse demokracinë kurrë nuk e ke dashur nuk mund të vdesësh duke e respektuar atë.
Shumë vende europiane kanë probleme me atë që quhet pavdekësia  e një lideri. Janë disa vende Europiane që për më shumë se dy dekada vazhdojnë të qeverisen dhe të përfaqësohen nga të njëjtat personazhe. Në lidhje me këtë fenomen aspak demokratik që do ta konsideroja unë, ka disa opinione. Njëri dhe ndoshta më kryesori që qarkullin është, se: Nëse një lider vazhdon të votohet nga populli i tij ai ka të drejtë të qeveris. Unë, nuk jam aspak dakord me këtë ide, për faktin se janë një serë faktorësh që ndikojnë për konfirmimin e një lideri.
Së pari, nëse zgjedhjet, që zhvillohet në një vend që presupozohen demokratik, janë të lira apo jo. Duke pasur parasysh rastin e Shqipërisë, nuk besoj se në Shqipëri janë realizuar në kuptimin e plotë të fjalës zgjedhjet krejtësisht të lira. Së dyti, duhet të merret parasysh fakti, nëse qytetarët kanë një kulturë të lartë politike, apo jo. Shqiptarët nuk mendoj, se kanë pasur dhe kanë një kulturë të lartë politike. Perse ka ndodhur kjo? Duke qenë se Shqipëria ka kaluar në 20 vitet e fundit një periudhë të vështirë ekonomike, sociale, qytetarët kanë menduar gjithmonë për të plotësuar nevojat elementare të jetesës dhe për pasojë nuk kanë qenë të qetë dhe nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të bërë angazhim të plotë politik, si dhe për të reflektuar për situatën politike në vend. Kultura politike për një zgjedhje të re zakonisht krijohet në rastin kur kemi një rryme të re të menduarit. Pra, një grup intelektualësh, të cilët janë të iluminuar për të ndryshuar status quon e mendimit dhe të aksionit. Kjo situatë në Shqipëri po ndryshon për dy arsye. Së pari kemi një grup intelektuales të rinj që kanë kryer studimet e larta në Perëndim, të cilët mendojnë krejt ndryshe nga status quo-ja e vjetër në lidhje me ndërtimin e shtetit ligjor, demokracinë si dhe me kulturën e bërjes politik. Së dyti, tranzicioni i gjatë dhe jo frytdhënës ka dhënë efekte të drejtpërdrejta tek qytetari, i cili tashmë është shumë më koshient dhe i kthjellët në lidhje me politik-bërjen dhe me rolin që duhet te ketë në vendimmarrje.
Edhe  qytetari po bëhet më koshient në lidhje me interesat tij, me të ardhmen e tij dhe të drejtat e ti, ai vazhdon të jetë krejtësisht indiferente kundrejt politikës dhe pasojave, që ajo sjellë në shoqëri. Një ndër shprehjet më të zakonshme për qytetarët shqiptarë mbi politikën është, se ajo nuk na intereson, sepse politikanët shikojnë vetëm interesat e tyre. Ato, harrojnë se pikërisht fati i tyre dhe jeta e tyre varet nga aksionet kryesore që liderët politikë ndërmarrin në kurriz të qytetarëve. Shqiptarët duhet të binden se nga politika varet jeta dhe ardhmja e tyre. Nëse ato zgjedhin një lider të gabuar do të thotë se kanë zgjedhur një të ardhme të gabuar. Ndërsa nëse ato zgjedhin liderin e duhur do të thotë se ardhmja e tyre do të jetë me e ndriçuar dhe më shume e orientuar drejt kahut pozitiv.
Duke shfrytëzuar terrenin e indiferencës të qytetarit për politikën, i cili mjaft pjellor për të, lideri i mazhorancës shqiptare jo vetëm që vazhdon me dekada të tëra të qeveris i pa trazuar, por në shumë konferenca shtypi shprehet se: “edhe në vitin 2017 përsëri unë do të jem këtë në këtë sallë (në sallën e konferencave të Këshillit të Ministrave) duke ju qeverisur”. Shqiptarët nuk duhet ta lejojnë më një gjë të tillë. Ato nuk kanë kohë për të humbur, sepse jeta jetohet vetëm një herë dhe nuk të jep mundësi të bësh më shumë se një zgjedhje. Çdo ditë që jetojmë nën drejtimin e liderit aktual, është një ditë e humbur në terr demokratik dhe në regres politik dhe ekonomik.
Udhëheqësi aktual i Shqipërisë është i fundit dhe më i vjetri në Ballkan. Të gjithë liderët e tjerë të vendeve Ballkanike, që dolën në skenën politike në fillim të viteve ’90, tashmë, kanë dalë në pension politik. Kështu, për shembull, më mizori Sllobodan Milloshevic, jo vetëm që nuk është më lider politik, por ai, ndoshta, tani prehet në ferr për bëmat që ka bërë.
Po ashtu edhe lideri historik i Kroacisë, i cili i siguroi pavarësinë, Franjo Tuđman, nuk është më lider politik dhe prehet në botën tjetër. Gjithashtu, edhe lideri historik i Rumanisë, Ion Iliescu, që zëvendësojë diktatorin mizor Nicu Ceauşescu, pasi bëri tri mandate si president, tashmë, ka dalë në pension politik. Edhe në Mali të Zi, ku lider i saj i padiskutueshëm për 20 vitet e fundit, Djukanovic, dha dorëheqjen nga jeta politike.
I vetmi në Ballkanin Perëndimor edhe Lindor, që edhe pse ka më shumë se 20 vjet në politik dhe që pretendon krejt gëzim se do të jetë edhe për 20 vite të tjera, është ky i yni, i cili vazhdon me metodat e tija autoritare dhe tiranike të qeveris vendin. Ai qeveris duke përdoru dhe ushtruar ‘demokracinë mafioze”, e cila në pamje të parë duket sikur u përket qytetarëve, por realisht ajo është në shërbim të një personi të vetëm dhe të klanit të tij që e rrethon.
Ndoshta, ka ardhur momenti të mendojmë, se pas kësaj periudhe të gjatë që lideri jonë ka në politikë, ai nuk ka më vizione të reja për të për të na qeverisur për një të ardhme me më shumë progres dhe mirëqenie.
Ndoshta, ai thjeshtë mendon të qëndrojë në politikë për të mbrojtur interesat e tij dhe të personave që e ndihmojnë për të qëndruar krejt i sigurt në pozicionin e tij komod të një udhëheqësi absolut. Edhe pse koha kalon, ai mendon se është i pazëvendësueshëm. Në botën njerëzore asgjë nuk është e pazëvendësueshme.
Lideri i mazhorancës aktuale me të vërtetë është më i vjetri i Ballkanit, por ne, shqiptarët, jemi më të rinjtë në Europë. Prandaj, ne duhet të kërkojmë një model të ri, një lider të ri që ka energji, ide dhe vizione për të na qeverisur me metoda demokratike. Mendoj se ka ardhur momenti që në Shqipëri të ndodh një alternim i vërtetë demokratik pushteti, i cili jo vetëm rrit shpresën për një demokraci të shëndosh në vend, por do sjellë edhe një formë të re qeverisje duke vënë në qendër të vëmendjes qytetarët, hallet e tyre dhe jetën e tyre të përditshme. Kushti kryesor për të ndodhur alternimi është: të çojmë në shpi këtë më vjetrin e Ballkanit, i cili edhe pse kanë kaluar 20 vite, vazhdon të na pseudoqeveris. Çdo shqiptarë duhet të ketë vetëm një qëllim politik: largimin e më të vjetrit dhe zëvendësimin e tij me një alternativë të re të besueshme dhe premtuese. 

Thursday, March 22, 2012

PD-istët e lodhur dhe Kuqezinjtë entuziastë


Alban Daci


Ndoqa me vëmendje mitingun “madhështor” që për një javë rresht ishte mbështetur fuqishëm nga të gjitha organet e shtypit që tashmë janë të monopolizuara dhe të komanduara krejtësisht nga pushteti. Të krahasosh festën e 20 viteve më parë me atë që u bo sot, kupton që shumë gjëra kanë ndryshuar. Sot, mungon zelli i sinqertë i qytetarëve ashtu siç kishte qenë 20 vite më parë. Sot, dukej se ai miting ishte i organizuar dhe komanduar më së miri nga makina e pushtetit. Pra, që ishte diçka e detyrueshme, që duhet të bëhej në shërbim të pushtetit, dhe jo në shërbim të demokracisë ashtu siç kishte ndodhur 20 vite më parë. 

Gjithashtu, ky mitingu i sotëm ishte bosh, i thatë dhe jo entuziast. Mungonte ajo grinta e natyrshme që kishin qytetarët 20 vite më parë. Sot, në fytyrat e qytetarëve lexohej: “Kemi dal këtu jo se duam, por se na kanë detyruar. Kemi dalë se na bëjnë shantazh për vendin e punës”.

Lideri i sotëm padyshim për shumë e shumë faktor nuk ishte ai që ka qenë para 20 vitesh. Ai sot dukej i lodhur. Dukej si një “bajloz” që nuk ka më forcën dhe energjitë që ka pasur gjithmonë. Ai, me sa u kuptua nuk arriti ta përfundonte takimin që ishte i parashikuar për sot. Disa herë piu uji gjatë fjalimit, me shpresën për të gjetur  forcën dhe vendosmërinë që e ka karakterizuar gjithmonë. Fjalimi i tij sot, ishte një retorik e atyre që ka thënë 20 vite më parë. Nuk ka thënë asgjë të re dhe nuk përfaqësonte asgjë të re.
Ai, për ato që e kuptuan u tha qytetarëve: Ju lutem më nxirrni nga kjo valle, se nuk kam më fuqi të kërcej. Ju lutem më gjeni një arsye që të tërhiqem, por mos me harroni figurë historike.  Gjithashtu, ndër të tjera lideri historik u shpreh: “Sot përulemi me respekt të thellë para atyre që përmbysën me votë regjimin. Për të gjithë ne, 22 Marsi i vitit 1992 është dita e krenarisë. Shqipëria para 20 vitesh ishte vendi i burgjeve dhe kampeve të përqendrimit. Këto dy dekade janë kurorë e lirisë në ballin e çdo shqiptari, janë kurora e bukur e lirisë në ballin e madhërishëm të Shqipërisë”.
Megjithatë, krejt natyrshëm vjen pyetja: pse nuk i kishit në krahun tuaj sot? Ku janë ato që ishin atë ditë bashkë me ju? Sot, ai ishte krejt i vetëm në podium, si një bajloz i lodhur dhe thuajse i braktisur nga të gjitha ata njerëz që e mbështetën dhe i besuan atij për plot 20 vjet. Gjithashtu, është e vërtetë që Shqipëria para viteve ’90 ishte vendi i burgjeve.
Po sot? Ajo është vendi i krimit të organizuar, ku njerëzit vriten në mesin e ditës në qendrat urbane. Sot, Shqipëria është vendi i korrupsionit, e cila jo vetëm është një plagë për gjithë shoqërinë, por ajo tashmë është bërë një anti-kulturë shtetërore. Pra, breza të tërë të rinjsh po rriten me idenë se të bësh korrupsion, nuk ka asgjë të keqe, por përkundrazi je i zoti.
Sot, Shqipëria është vendi i papunësisë së madhe. Rrugët e qyteteve janë mbushur me të rinj, të cilët të pashpresë për një vend punë, sillen lart e poshtë për të kaluar kohën të shoqëruar me stres dhe dëshpërim.
Sot, Shqipëria është vendi i absurditeteve, është vendi i vetëm në Europë që për dy herë rresht i është refuzuar statusi i vendi kandidat në BE. Shqipëria, sot është vendi i konfliktit politik dhe i largimit të politikës nga qytetari. Të gjitha këto e bëjnë këtë festë false dhe më një lider të lodhur tashmë, i cili nuk mund të sjellë më asgjë të re. Cikli i tij është mbyllur dhe ai tashmë duhet t’i përkasë historisë. Por, jo si “profeti” që solli demokracinë, por si një qytetar që bashkë me të tjetër ndihmuan që ai mur të binte. Pra, ai u ndodh në vendin dhe momentin e duhur dhe jo se pati vizione dhe aftësi profetike.
Ndryshimi i madh me Aleancës Kuq e Zi dhe PD sot në pushtet është në faktin se e para nuk i bën mitingjet për të rritur ose mbajtur gjallë kultin e një individi të vetëm. Ndërsa PD ka 20 vjet që punon e investon në një person të vetëm duke lënë mënjanë Shqipërinë dhe hallet e shqiptarëve. Problemi kryesor i PD është të bëj përsëri Kryeministër liderin e saj, kurse Aleanca Kuq e Zi mendon si ta bëj Shqipërinë një zonjë të nderuar në Rajon.
 Aleanca Kuq e Zi ka kauza të mëdha dhe konkrete që i prezanton para qytetarëve.  Për herë të parë “Çështja e Bashkimi kombëtar” është shtylla kryesore e një programi politik. Aleanca Kuq e Zi e ka atë objektiv strategjik.
Aleanca Kuq e Zi u flet qytetarëve për të tashmen dhe të ardhmen. Ndërsa PD ju flet për ëndrrat e kaluara që nuk i realizoi kurrë.
Aleanca Kuq e Zi u flet qytetarëve për shpresën demokratike. Ndërsa Partia Demokratike u flet për dështimin e integrimit në Europë. 
Të gjitha takimet e Aleancës Kuq e Zi, janë plot me entuziazëm, sepse ato nuk organizohen përmes shantazhit për një vend pune, për të mos paguar energjinë elektrike me fatura marramendëse, për të paguar taksa më shumë ose më pak.  Militantët e PD ndjehen peng të pushtetit. Lidhja e tyre me PD nuk është  e natyrshme, por e forcuar. PD i ka kapur ato dhe nuk i lëshon më.
Aleanca Kuq e Zi është energjia e madhe pozitive, sepse në gjirin e saj ka njerëz të rinj në moshë, mendime dhe vizione, kurse PD ka në gjirin e saj njerëz të konsumuar, të lidhur ngushtë me pushtetin.
Aleanca Kuq e Zi ka në gjirin e saj njerëz që e duan vendin dhe punojnë për të. Ndërsa PD ka njerëz që duan të privatizojnë dhe shesin çdo pronë që u takon gjithë shqiptarëve. Mjafton të shikojmë privatizimin e Albpetrol.
Aleanca Kuq e Zi ka besimin se Shqipëria bëhet. Ndërsa PD në gjirin e saj ka njerëz që Shqipëri në nuk duan ta bëjnë.

Wednesday, March 21, 2012

Aleanca Kuq e Zi është forcë reale politike e sociale


Alban Daci

Ata që nuk kanë sy të shikojnë, ata që nuk kanë veshë të dëgjojnë, ato që nuk kanë kohë dhe gjakftohtësi të analizojnë kanë thënë e komentuar mbi Aleancë Kuq e Zi duke i hequr vlerat reale që ajo tashmë posedon. Dikush ka menduar se Aleanca Kuq e Zi na qenka vetëm një lëvizje rinore! Nuk është aspak i saktë dhe i drejtë ky konstatim. Ky person dhe të tjerë që mendojnë si ai i ftojmë të vijnë e të marr pjesë në takime që AK zhvillon dhe jam i sigurt se do të mendojnë ndryshe. Do të besoi se AK është një forcë gjithëpërfshirëse.
Disa të tjerë na kanë thënë se jemi si “indianët”! Aleanca Kuq e Zi është kundër steriotipeve, paragjykimeve dhe fenomeneve të racizmit. Prandaj, ne shprehim respekt për indianët dhe për historinë e tyre. Ne dëshmojë kudo, në çdo vend e moment se jemi puro shqiptar e ndoshta nga ato shqiptarët fisnik që nuk bëjmë kompromise me identitetin tonë, me historinë tonë, me kulturën tonë dhe më faktin e të qenit shqiptar. Ne i thërrasim këta që mendojnë kështu të vijnë dhe të na takojnë. Jemi të bindur se pasi të na njohin do ta kuptojnë se jemi 24 karat shqiptarë.
Disa na kanë quajtur me të keq ‘nacionalist’. Ne ju themi atyre se jemi patriot, që e duam vendin tonë të jetë demokratik, i zhvilluar dhe i respektuar për vlera pozitive në Rajon.  Ne mendojmë se patriotizmi është vlerë që buron nga kombi dhe demokracia, të cilat së bashku krijojnë bërthamën bazë për të krijuar të gjitha format e tjera të bashkëpunimit ndërkombëtar. Pra, nëse nuk do të organizohej fillimisht forma e shtetit-komb si strukturë sociale, nuk mund të krijoheshin as aleancat ndërkombëtare e as format e komuniteteve ndërkombëtare duke përfshirë edhe atë që sot quhet Bashkimi Europian.
Aleanca Kuq e Zi është alternativa reale politike në vend. Këtë e dëshmojnë të gjitha takimet entuziaste që AK ka zhvilluar në çdo cep të Shqipërisë. Kudo kemi takuar njerëz të zhgënjyer që i kanë kthyer shpresat dhe sytë për nga AK. Shumë prej tyre na pyesin me lot në sy: A do ta ndryshojmë me të vërtetë këtë vend? Ne, jemi idealistë pa iluzione, që jem zotuar për ta bërë Shqipërinë ashtu siç kemi ëndërruar. Nëse do të jemi të gjithë të bashkuar, Shqipëria bëhet.  Lotët e qytetarëve, të cilët janë të diskriminuar deri në përbuzje nga politika 20 vjeçare, janë një betim më shumë qe ne të shkojmë derë më derë, mal në mal, fushë në fushë e cep më cep nëpër Shqipëri për të larguar këtë qeveri antishqiptare.
Gjithashtu,  Aleancën Kuq e Zi, si forcë reale politike dhe madje edhe pol të tretë në vend e dëshmon edhe një sondazh i bërë nga Top Channel, i cili edhe në këto momente është online në faqen e këtij kanali televiziv. Sondazhi i Top Channel drejtohet me këtë pyetje: A mund të bëhet Aleanca Kuq e Zi një pol i tretë në politikën dypolare shqiptare? 77% e të anketuarve është përgjigjur po. Pra, më shumë  se gjysma e tyre mendojnë se Aleanca Kuq e Zi mund të jetë pol i tretë.
Megjithatë, Aleanca Kuq e Zi jo vetëm që është edhe aktualisht një pol i tretë për nga alternativa, por do të jetë forca kryesore qeverisëse në vend, duke dërguar në shtëpi forcat e tjera të papërgjegjshme, të cilat tashmë janë të kalbura, të shterura në ide dhe që nuk posedojnë vullnetin për të mirë-qeverisur këtë vend.
Aleanca Kuq e Zi, u krijua nga dëshira dhe vullneti që qytetarët shprehën për ndryshim. Ajo po rritet çdo ditë po nga dashuria dhe besimi që qytetarët kanë tek ajo. Megjithatë, Aleanca Kuq e Zi, nuk ka dal për egoizma personale për një post pushteti, ashtu siç ka ndodhur më parë me patickat shqiptare, por ajo lindi një vullnet mbarë shqiptar për ndryshim.  Misioni i AK janë shqiptarët dhe Shqipëria.