Saturday, December 11, 2010

Senati amerikan u thotë përsëri jo ushtarëve gay

Dr. Alban Daci


Përsëri një refuzim për Obamën.

Norma që është në fuqi në fakt i ndalon homoseksualët e deklaruar të hyjnë në forcat e armatosura amerikane. Shumë i zhgënjyer presidenti, ka ftuar senatorët “ta ekzaminojnë me kujdes këtë temë të rëndësishme”.


NEW YORK- Senati ka bllokuar përsëri (një gjë e tillë kishte ndodhur në shtatorin e kaluar) ligjin që u lejon gay-ve të deklaruar të shërbejnë në ushtrinë amerikane, duke i dhënë fund hipokrizisë së politikës së “don’t ask don’t tell” në fuqi prej 17 vitesh. Sistemi aktual, i adoptuar nën presidencën e Bill Clinton, autorizon faktisht hyrjen e homoseksualëve në forcat ushtarake me një pakt që orientimi i tyre seksual të mos bjerë në sy. Masa, tashmë e aprovuar nga Dhoma, ka marrë 57 vota në favor dhe 40 vota kundra, ose tre vota poshtë pragut të 60 votave të nevojshme për të ndaluar bllokimin e republikanëve. Ligji përfshinte edhe një rritje të trupave në Afganistan dhe në Irak dhe është hera e parë në 48 vjet që një masë në favor të ushtarakëve refuzohet.

Propozimi ishte i demokratëve, dhe fortësisht i dëshiruar edhe nga presidenti Barak Obama. Prandaj, refuzimi vlen me refuzim edhe për Shtëpinë e Bardhë, e bindur se ligji aktual është hipokrit dhe duhet riformuar. Demokratët ishin të sigurt se do të gjenin edhe mes republikanëve ato pak vota të nevojshme për ta aprovuar, dhe ndërsa edhe një senator demokrat, John Manchi, i Virgjiniës perëndimore, ka votuar kundër. Republikanët kanë votuar “jo” në mënyrë kompakte përveç një rasti, ai i senatores Susan Collins, që u shpreh me keqardhje për rezultatin e votimit. “Kemi humbur një rast të madh”- u shpreh ajo.

I ngjashëm ishte edhe komenti i Obamës: “ Si komandant i forcave të armatosura kam dhënë shtysën time që ky ligj të ndryshonte, sepse jam i vetëdijshëm së forcat tona të armatosura janë absolutisht të përgatitur të punojnë krah për krah edhe me amerikanët që janë në mënyrë të hapur të deklaruar gay ose lesbike”. Për presidentin, normativa në fuqi “dobëson sigurinë tonë kombëtare, zvogëlon kapacitetin tonë ushtarak dhe dhunon principet tona themelore të drejtësisë, integritetit dhe barazisë”.

Me këtë pikë, perëndon mundësia për të aprovuar ligjin, edhe pse ka pasur edhe mbështetjen e krerëve të lartë të Pentagonit, nga momenti që qoftë sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, qoftë edhe shefi Shtabit të përgjithshëm i forcave të armatosura, admirali Mike Mullen, ishin shprehur në favor. Do të jetë në fakt shumë e vështirë që ligji i ri të gjej një klimë të favorizueshme në Senat, në të cilin pesha specifike e republikanëve do të jetë shumë e ashpër se sa aktualja.

Të gjithë janë dakord se ligji është hipokrit. Për këtë edhe presidenti Obama ka deklaruar se “vota e të enjtes nuk duhet të shënojë fundin e sforcimeve tona” dhe ka lancuar një apel në Senat për të “ri ekzaminuar këtë temë të rëndësishme” para se të fillojnë pushimet e krishtlindjeve.